9.7 C
Prizren
E premte, 30 Tetor, 2020

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës pezullon protestën e së premtes

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës e ka pezulluar protestën e paraparë të mbahej këtë të premte deri në marrjen e vendimit nga Qeveria e Kosovës gatë ditës së hënë.

Sipas postimit të SHGK-së në Facebook, në rast të mosmarrjes së vendimit për shtyrjen e orarit të punës deri në ora 00:00, atëherë protesta në fjalë do të mbahet në ditët në vazhdim.

Postimi i plotë i kësaj shoqate:

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës përshëndetë qëndrimin e marrur nga mbledhja e djeshme e Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës emergjente me COVID-19, në të cilin ishte e pranishme.

Rekomandimet e këtij komiteti ishin që masat sa i përket orarit të punës dhe qarkullimit të përsonave fizikë duhet që të lehtësohen. Kjo me arsye sepse vlerësimet e fundit lidhur me gjendjen e përhapjes së COVID-19, tregojnë se ka përmirësime të dukshme në uljen e numrit të rasteve pozitive.

Këto rekomandime u mbështetën edhe nga Ministri i Shëndetësisë, z. Armend Zemaj, i cili në takimin e realizuar sot me shoqatën tonë, u zotua që vendimi i Qeverisë së Kosovës do të jetë pozitiv, pasiqë këto vendime gjithnjë janë në përputhje me rekomandimet e komitetit.

SHGK nëpërmjet secilit organizim, takim apo mbledhjeje të realizuar, ka kërkuar që masat sa i përket orarit të punës dhe qarkullimit të personave fizikë të shtyhen deri në ora 12:00, e poashtu ka kërkuar që aktivitetet e shërbimeve në hapësira të brendshme të lehojen sa më shpejtë.

Në bazë të këtyre zhvillimeve, kemi vendosur që protesta e caktuar të premtën me dt. 25.09.2020, të pezullohet deri në marrjen e vendimit të Qeverisë, të hënën me dt. 28.09.2020. Në rast të mosmarrjes së këtij vendimi, atëherë të hënën do të ju njoftojmë lidhur me datën dhe kohën e mbajtjes së kësaj proteste, me organizim dhe mbështetje sa më të madhe!

Ne garantojmë sektorin e gastronomisë se me të gjithë kapacitetin që kemi, nuk do të ndalemi asnjë ditë duke avokuar për interesin dhe shërbimin tuaj.

Ju falëderojmë për mbështetjen tuaj dhe zotohemi që kjo sfidë do të kalohet me pasoja sa më të vogla!

- Advertisement -

Më Shumë

Thesari kërkon kthimin e 2 milionëve

Thesari i Shtetit sot ka dërguar një letër zyrtare në adresë të kompanisë “LDA Group” që dyshohet se ka marrë jashtëligjshëm mbi dy milionë...

Prizren, vijnë në jetë 49 fëmijë

Në Spitalin Rajonal të Prizrenit, gjatë gjashtë ditëve të fundit kanë ardhur në jetë 49 fëmijë. Teuta Gurgushka, udhëheqëse e Maternitetit, ka bërë të ditur...

Dua po sjell duet me këngëtare, ja kur del

Po vjen me projekt të ri muzikor. Dua Lipa ka zbuluar edhe datën se kur do të lansohet kjo këngë që është duet. Dua me anë...

10 raste të reja me COVID në Prizren

Në komunën e Prizrenit të shtunën janë shënuar 10 raste të reja me COVID-19. Rastet pozitive janë nga qyteti i Prizrenit 7 raste dhe...

Albin Kurti del pozitiv me COVID-19

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dalë pozitiv me koronavirus. “Të nderuar anëtarë të Lëvizjes e qytetarë të Republikës, parmbrëmë kisha disa simptoma: kokëdhembje...

Haskuka: Mendoj se deri në fund të mandatit do t’i realizoj 90 % të premtimeve

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka pranuar se mandati i tij në krye ka qenë me shumë sfida, por ai thotë se deri në...

Qeveria i reagon Serbisë: Kosovën e ruan gjaku i dëshmorëve e institucionet demokratike

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Tahiri ka reaguar pas betimit të djeshëm në Kuvend të Serbisë të Qeverisë së re të këtij shteti. “Anëtarët...

Me argumente të fuqishme shkencore kundër të pavërtetave

(Vështrim për veprën Kërkime gjuhësore I dhe II, i autorit Shkëlqim Millaku. Libri u botua në Prizren, viti 2015 dhe 2019.Recensent i librit është...

Ronaldo ka dalë pozitiv me koronavirus 18 herë

Cristiano Ronaldo ka qenë i dëshpëruar që nuk ka mundur ta ndihmojë Juventusin në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës, të cilën “Zonja...

Jakup Krasniqi: Dy të arratisurit që i morën 2 milionët e Thesarit anëtarë të NISMA’s

Kosova këto ditë është tronditur nga lajmi se një punëtor i Thesarit të Kosovës me iniciale L.G. dyshohet se, përmes katër transaksioneve të ndryshme,...

Kongoli: Në vend të demokracisë me D të madhe, ndërtuam një karikaturë në demokraci

Shkrimtari Fatos Kongoli promovoi në Kalanë e Tiranës romanin “Stinë pandemie”. Autori përmes këtij libri të shkruar gjatë 7 muajve izolim u rikthehet ngjarjeve...

Tridhjetë e dy pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Prizrenit

Tridhjetë e dy pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Prizrenit. Drejtori i këtij spitali, Afrim Avdaj tha se 2 prej tyre...

‘Udhëtoni’ në Prizrenin e viteve 50-ta përmes pikturave të mahnitshme të Besim Danjollit

Përderisa jeni duke shëtitur në qendrën e qytetit të Prizrenit, këto ditë krejt rastësisht keni pasur rastin të shihni po këtë qytet të minimizuar...

Rritja e rasteve me COVID 19, mësimi në Kosovë po vazhdon në dy variante

Në shkollat e Kosovës, mësimi vazhdon të mbahet herë në shkolla e herë në platformën online, për shkak të situatës që po përballen me...

Guardiona mund të largohet nga City

Pep Guardiola mund të largohet nga Manchester City. Trajneri spanjoll nuk e ka vazhduar ende kontratën, e cila i skadon në vitin 2021. Kjo ka bërë...

Një i vdekur dhe 284 raste me COVID-19 sot në Kosovë

Në 24 orët e fundit, në Kosovë, ka vdekur një person si pasojë e COVID-19, derisa janë regjistruar 284 raste pozitive, tri më shumë...

Lajmet e Fundit

SHBA/ Uragani ‘Zeta’ la pas gjashtë viktima dhe mijëra persona të pastrehë

Deri tani sipas autoriteteve shtetërore të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën deri më tani si pasojë e uraganit Zeta që ka goditur Shtetet...

Ministri i AAK-së paralajmëron dorëheqjen nga Qeveria Hoti

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka thënë se do ta shqyrtojë dorëheqjen nëse Autoriteti Kosovar i Konkurrencës vlerëson se ka konflikt interesi...

2,869 raste aktive me coronavirus, nëse vazhdon rritja e të infektuarve do të ketë masa të reja kufizuese

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive që nga fillimi i pandemisë është 18.910 raste nga 91.098...

Çka do të ndodhë sot në Prizren ?

09:00 Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me drejtoreshën e Shëndetësisë, Narqize Arënliu-Hoxhaj, vënë gurthemelin e Qendrës së Mjekësisë Familjare në...

Bashkimi me mund fiton ndaj Trepçës, Ylli i revanshohet Pontes

Mojeed Ewuosho dështoi në aksionin e fundit të Trepçës për t’i mundësuar skuadrës së Bashkimit që edicionin e ri në Superligën e Kosovës në...