31 C
Prizren
E enjte, 2 Korrik, 2020

Përvjetori në karantinë i masakrës së Krushës

Krusha e Madhe po i bën 21 vjet që kur pa tmerrin e vrasjes dhe masakrimit të 241 personave. Por, plagën e hapur ende po e mbajnë 64 të tjerë të zhdukur.

Këtë herë, fshati e shënoi ngjarjen në karantinë dhe anuluan shumë prej aktiviteteve të planifikuara si mbjelljen e drurëve me moton “Një fidan, një kujtim”, dhurimi i gjakut me moton “Gjaku i Lirisë” dhe disa të tjera, njofton Klan Kosova.

Kryetari i Krushës Selami Hoti pati një kërkesë në emër të qytetarëve të Krushës – kërkesë që e bëjnë çdo përvjetor.

“Fatkeqësisht sivjet ishte përvjetor në karantinë. Iu kemi përmbajtur udhëzimeve të nivelit qendror dhe lokal që të mos mbajmë tubime. Një brengë të madhe që kemi edhe sot mbarë Krusha janë të pagjeturit. Një plagë e rëndë dhe problem shumë i madh që na përcjellë çdo ditë dhe nga mëngjesi deri në mbrëmje. Serbia e njeh vetëm gjuhën e dhunës, prandaj presim nga Bashkësia Ndërkombëtare bëjnë më shumë. Jemi të fyer dhe të indinjuar”.

Mëgjithëse nuk u mblodhën qytetarët për shkak të mbrojtjes nga koronavirusi kryetari i Rahovecit me bashkëpunëtorë, invalidë e veteranë, familjarë të të rënëve, bënë homazhe dhe nderime, te Kompleksi Përkujtimor në Krushë të Madhe, ku kujtuan dhe nderuan të gjithë ata që u vranë, masakruan e u zhdukën nga okupatori serb në luftën për liri.

“Në këtë ditë nderuam e përkujtuam me përkushtim të lartë gjakun dhe veprën atdhetare të të rënëve për liri, të 241 të vrarëve dhe masakruarve , prej të cilëve 64 ende mungojnë e nuk dihet asgjë për fatin e tyre, duke përfshirë edhe atdhetarin dhe burrin e shquar të kombit shqiptar profesor Ukshin Hoti. Lavdia dhe nderimi ju takon të rënëve për liri, ndërsa neve na bie për hise të punojmë e angazhohemi për jetësimin e aspiratave tona kombëtare. Lavdi të rënëve të Krushës së Madhe dhe të gjithë të rënëve anekënd trojeve shqiptare! U jetësoftë akoma më shumë amaneti i të rënëve për Liri”, ka thënë Latifi.

- Advertisement -

Më Shumë

Gruaja i kërkoi divorcin, burri hakmerret duke vrarë dy fëmijët e tyre

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. Mëngjesin e sotëm, babai ka vrarë dy fëmijët e tij, binjakë të moshës 12 vjeçare, dhe më...

Sivjet mbi 31 mijë studentë më pak se vitin e kaluar

Mbi 31 mijë studentë më pak ka Kosova këtë vit krahasuar me një vit më parë. Kjo e dhënë është evidentuar përmes raportit “Statistikat...

Marko Gjuriq rezulton pozitiv me Covid-19

Mediat serbe sot kanë raportuar se Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq, ka dalë pozitiv për Covid-19. Gjuriq thuhet se u  testua...

Bajrami: Brenda disa javësh qytetarët mund të tërheqin 10 për qind të kursimeve nga Trusti

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka thënë se pret që për disa javë apo pak më shumë se një muaj, qytetarëve t’u mundësohet të...

Prizren, 58 fëmijë vijnë në jetë

Në repartin e gjinekologjisë të Spitalit të Prizrenit, gjatë pesë ditëve të fundit kanë ardhur në jetë 58 fëmijë, transmeton PrizrenPress. Teuta Gurgushka, udhëheqëse e...

Arrestohet suharekasi pasi kapet me marihuanë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të hënën në Suharekë është arrestuar një person pasi që i janë gjetur substanca të dyshuara...

Merr rreze dielli, Morena e zhveshur dhe pa jelek afër pishinës

Bukuroshja dhe këngëtarja Morena Taraku është shfaqur sot tërësisht e zhveshur buzë një pishine Bukuroshja ka pasur të veshura vetëm të brendshme derisa shihet se...

Komuna e Prizrenit shpall konkurs për 80 bursa për studentë

Komuna e Prizrenit ka shpallur konkurs për ndarjen e bursave për studentët e kësaj komune që studiojnë në universitetet publike. Numri i bursave që do...

Prizreni, komuna e tretë me më së shumti të infektuar me COVID-19

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, edhe 1,203 raste me COVID-19 janë aktive në gjithë Republikën e Kosovës, ndërsa...

BE ende pa vendim për rihapjen e kufijve, amerikanët pritet të…

Vendet e Bashkimit Evropian nuk arritën të vendosin të premten për një liste të vendeve të sigurta, banorët e të cilëve mund të udhëtojnë...

Një grup i muzikës popullore gjatë viteve ’30 në Rahovec (FOTO)

Muzika në hapësirat ku flitet shqip i ka rrënjët e thella. Shqiptarët që moti janë dhënë pas tingujve të bukur dhe ndijesive të këndshme...

Ndërron jetë veprimtari i kulturës dhe arsimit, Nikollë Kërhanaj

Ditën e sotme (27 qershor) ka ndërruar jetë në moshën 77 vjeçare, shkrimtari, Nikollë Kërhanaj, shkruan GazetaBlic. Kërhanaj u lind në Zym të Hasit më...

Kanye West i bëri Kimit dhuratën më të lirë

Kim Kardashiani dhe Kanye Westi janë shumë të pasur. Janë aq të pasur sa kanë një shtëpi gjigante që kushton 60 mijë dollarë dhe...

Prizren, 22 aktakuza për 24 orë

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga Prokuroria Themelore në Prizren janë ngritur 22 aktakuza kundër 23 personave për...

Afërdita Dreshaj shfaqet më tërheqëse se kurrë

Afërdita Dreshaj është një ndër personazhet publik shqiptar më të komentuar. Modelja, e cila prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës para...

Pranon fajin, ish-polici amerikan kreu 13 vrasje dhe 50 përdhunime – plaçkiti edhe 120 shtëpi

Ish-polici amerikan i cili u shndërrua në vrasës serik të njohur si “Golden State Killer”, ka pranuar se ka kryer 13 vrasje si dhe...

Lajmet e Fundit

Emrat e 46 zëvendësministrave të Qeverisë Hoti

Qeveria e udhëhequr nga Avdullah Hoti ka nisur t’i përngjajë përbërjes së Qeverisë së dikurshme të Ramush Haradinajt, për nga emërimi i zëvendësministrave. LDK-ja...

Voto 4 Ermina-Lekaj Perljaskaj

Seremb Gjergji  Voto një shqiptare e cila ka parime, cilësi dhe dituri, por mbi të gjitha, drejtësi dhe fuqinë për t’i realizuar projekte që i...

Muharremaj: Në Suharekë vetëm 12 raste aktive me COVID-19, u importuan nga Universiteti i Prizrenit

Kryetari i Suharekës Bali Muharremaj, ka treguar se në këtë komunë janë 12 raste aktive me coronavirus. Muharremaj në RTV Dukagjini ka thënë se këto...

Rahovec, e infektuara me COVID-19 shetitet nëpër qytet

Përkundër thirrjeve dhe vendimeve të shumta për kujdes gjatë pandemisë COVID-19, jo të gjithë po i respektojnë ato. Policia e Kosovës ka njoftuar se ka...

Peng i prokurimit, 15 fshatra të Dragashit që pesë vjet pa ujë të pijshëm

Banorët e 15 fshatrave të Komunës së Dragashit po vazhdojnë të kenë sfidë furnizimin me ujë të pijshëm. Përkundër që ka pesë vjet që...