Arrestohet një person në Rahovec për disa vjedhje të rënda

Policia e Kosovës në Rahovec ka arritur të arrestoj një person i cili dyshohet se ka kryer disa vjedhje të rënda që nga muaji janar i këtij viti.

“Personi me inicialet B.Sh, gjatë kësaj periudhe ka kryer disa vepra penale të vjedhjeve të rënda kryesisht duke depërtuar në shtëpitë e pabanuara me çrast vlera e gjërave të vjedhura është e konsiderueshme. Hetuesit policor kanë arritur të gjejnë dhe të sekuestrojnë edhe provat materiale që personi i dyshuar i ka vjedhur në lokacione të ndryshme”, njofton Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë përcjell Klan Kosova.

 

 

“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit personi i dyshuar mbahet në ndalim policor për 48 orë e poashtu lidhur me rastet është arrestuar edhe një person tjetër i dyshuar për veprën penale blerje, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale i cili në vazhdimësi kishte blerë gjëra të ndryshme nga personi i dyshuar”.

Bashkangjitur do te gjeni fotografi te provave materiale te sekuestruara nga Policia :

Më Shumë

Shpërthim në Prizren: Bombë në shtëpinë e avokatit

Një shpërtim ka tronditur një lagje të qytetit të Prizrenit. Ngjarja ndodhi pas mesnatës, ku cak ishte shtëpia e avokatit Betim Kadolli, ku persona të...

Shpërthim në oborrin e një shtëpie në Prizren, policia jep detaje

Një shpërthim i dyshuar me granatë dore ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës në Prizren, duke shkaktuar dëme të...

Lajmet e Fundit