23 C
Prizren
E shtunë, 11 Korrik, 2020

Pesë raste të reja me COVID-19 në Prizren

NËNTË TË SHËRUAR DHE DYMBËDHJETË RASTE ME COVID-19!

Sot më 29 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 311 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 12 raste.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 6 raste (sipas vendbanimit: 6 raste Stanovc) dhe komuna e Prizrenit 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Gërnçar) dhe 1 rast me vendbanim në Mirushë, Malishevë.

Sot më 29 maj 2020, janë shëruar 9 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 829 raste.

Nga data 08 shkurt deri më 29 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 14.635 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.064 raste, me gjithsej 30 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 29 maj 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 5.950.089 raste të COVID-19 dhe 362.989 raste të vdekjes.

TË NDERUAR QYTETARË!

ÇDO HAP PËRPARA QË BËJMË, BARTË EDHE RREZIKUN ME VETE DERISA VIRUSI ËSHTË ENDE NË MESIN TONË.

VAZHDONI TË MBANI DISTANCËN FIZIKE DHE MBAJTJEN E MASKAVE!
LANI DUART ME KUJDES DISA HERË NË DITË NGA 20-30 sec!
LEHTËSIMI I LËVIZJES NUK NËNKUPTON MOSRESPEKTIMIN E REKOMANDIMEVE TË INSTITUTIT KOMBËTAR TË SHËNDETËSISË PUBLIKE DHE MINISTRISË SË SHËNDETËSISË!
LEHTËSIMI I MASAVE ËSHTË BËRË PËR TË NA BËRË MË TË PËRGJEGJSHËM!
JU LUTEM TË KENI KUJDES SEPSE AKOMA EKZISTON RREZIK I PËRHAPJES NË VENDET KU KA GRUMBULLIM TË MADH TË NJERËZVE!

LUTEN INSTITUCIONET PËR MBAJTJEN E RENDIT DHE INSPEKTORATET PËR ANGAZHIM TË SHTUAR GJATË DITËVE NË VIJIM!

Ju faleminderit për mirëkuptim!

- Advertisement -

Më Shumë

Kadare bën bujë, me dy romanet “tipike”

“Droit et Liberté” ka botuar, më 1 prill 1979, në faqen n°23, një shkrim në lidhje me dy romanet e Ismail Kadaresë, botuar asokohe...

Vetëm dje 12 lindje në Prizren

Në repartin e gjinekologjisë të Spitalit të Prizrenit, gjatë ditës së djeshme kanë ardhur në jetë 12 fëmijë, transmeton portali "PrizrenPress". Teuta Gurgushka, udhëheqëse e...

Zyrtarët komunalë të Prizrenit dyshojnë se numri i të infektuarve është më i madh sesa tregojnë shifrat zyrtare

Autoritetet komunale të Prizrenit vlerësojnë se situata sa i përket pandemisë COVID-19 është serioze, marrë parasysh shtimin e rasteve në javët e fundit. Përfaqësues të...

Masat kundër pandemisë që u ndërmorën sot nga Qeveria Hoti

Qeveria në krye me Avdullah Hotin ka vendosur masa në kuadër të menaxhimit të situatës kritike të krijuar nga COVID-19. Hoti pas mbledhjes me përfaqësues...

Haskuka ankohet se Qeveria kufizoi orarin e lëvizjes pa e lajmëruar

Masat e marra të dielën e javës që shkoi për kufizim të lëvizjes në Prishtinë, Prizren, Ferizaj e Vushtrri nuk janë konsultuar me kryetarët...

Fernando Pessoa: Epitaf

Nuk jam asgjë E nuk do të jem kurrë asgjë, Nuk dua të jem një hiç, Megjithatë kam brenda vetes tërë ëndërrat e botës! Përktheu: Moikom Zeqo

Inspektorati i Malishevës njofton pronarët e lokaleve se nuk lejohet organizimi i dasmave dhe ahengjeve

Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Malishevës, sot edhe njëherë përmes mjeteve të informimit, ashtu sikur janë njoftuar edhe drejtpërdrejtë, i njofton publikisht të...

Çekiçi shënon golin e 10-të në Slloveni

Endri Çekiçi, sulmuesi i Kombëtares, ka gjetur golin në sfidën e sotme që skuadra e tij, Olimpija Ljubjana, ka luajtur në transfertën delikate me...

Arilena shtrihet pranë shkëmbit (Foto)

Ajo një set të ri të fotografive e ka realizuar. Arilena Ara, në këto foto, duket shumë seksi, sepse, pozoi në formë provokative se kurrë...

Të gjitha testet e djeshme për COVID-19 nga Malisheva kanë rezultuar negative

Dje në territorin e Komunës së Malishevës, të gjitha analizat nga testet e bëra për COVID-19, kanë rezultuar negative. Konfirmimi i analizave është bërë në...

Prizreni me 16 raste të reja me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se të premten në Komunën e Prizrenit janë konfirmuar 16 raste të reja...

Hapet Qendra Artizanale në Prizren

Komuna e Prizrenit, përkatësisht Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik sot ka bërë hapjen e Qendrës Artizanale dhe të kurseve në pesë fusha të...

ShBA-të kërkojnë nga Beogradi drejtësi për vëllezërit Bytyçi

Ambasada amerikane në Beograd tha të martën se drejtësia për tre vëllezërit Bytyçi, shtetas amerikanë, të vrarë në vitin 1999, është përparësi në marrëdhëniet...

Pavarësisht pandemisë COVID-19, diaspora gjatë majit solli në Kosovë mbi 100 milionë euro

Pavarësisht pandemisë COVID-19, mërgata e Kosovës e ka thyer rekordin e dërgesave të parave në vendin tonë. Nga të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës...

Gjashtë raste aktive me koronavirus në Malishevë

Bazuar në analizat e testimeve të sotme për Covid-19, sot janë bërë tri teste të qytetarëve nga Komuna e Malishevës, ku një prej tyre...

Me kuzime lëshohet për qarkullim rruga Prizen-Prevallë

  Ministria e Infrastrukturës njofton qytetarët e Kosovës se nga nesër(11.07.2020), nga ora 08:00 deri në 20:00, do të lejohet qarkullimi i automjeteve deri në...

Lajmet e Fundit

Në Prizren 29 gjoba të shqiptuara ndaj bizneseve të gastronomisë

Zyrtari nga Komuna e Prizrenit, Islam Thaçi për RTV Dukagjinin ka thënë se si pasojë e mosrespektimit të masave nga objektet afariste të gastronomisë...

Prizreni me 16 raste të reja me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se të premten në Komunën e Prizrenit janë konfirmuar 16 raste të reja...

Haxhi Avdyli ofshanë: Ah ku je katandis LDK’ja ime

Deputeti i LDK’së Haxhi Avdyli ka reaguar pas përplasjes së në Kuvend të dy anëtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Debati sonte në Kuvend...

Flet Xhavit Ukaj, deputeti që iu vërsul Osmanit, tregon arsyen e veprimit të tij

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhavit Ukaj, ka folur për Express lidhur me incidentin që ndodhi në...

Deputeti i LDK-së Xhavit Ukaj, i vërsulet Vjosa Osmanit

Deputeti i LDK-së, Xhavit Ukaj i është vërsulur kryetares së kuvendit, Vjosa Osmanit. Menjëherë pas veprimit të tij është ndërprerë senaca e Kuvendit të Kosovës. “Ndërpritet...