32.8 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

PLUSI I JAVËS NË PRIZREN: Dekorimi i 14 dëshmorëve të Lubuzhdës me titullin “Heroi i luftës”

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, dekoroi me titullin “Heroi i luftës”, 14 dëshmorët e rënë në fshatin Lubizhdë të Hasit.

Nuhi Elezaj, Besim Parallangaj, Selman Osmankaj, Mustafë Gigollaj, Sinan Gigollaj, Xhem Gigollaj,Avdullah Muqaj, Selim e Bylbyl Muqaj, Isni e Shefqet Muqaj, Arben Gigollaj, Zenun Parallangaj e Skënder Parallangaj, janë 14 dëshmorët e rënë në këtë vend.

Presidenti Thaçi tha se Lubizhda e Hasit ishte e radhitur në radhët e UÇK-së.

“Në këtë fitore madhore për ju Kosovën dhe gjithë kombin që jemi së bashku për më tepër se 2 dekada. Ne kaluam s’bashku në momentet më të rënda si qytetarë e vend në përpjekjet tona për liri e pavarësi dhe ndihem krenarë që kaluam së bashku momente më të rënda. Ju u radhitet menjëherë në radhët e UÇK dhe treguat që jeni njerëz të bukës, mirëpritjes e pushkës”, shtoi Thaçi./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Prizreni nis fazën përgatitore më 1 korrik

Klubi futbollistik Prizreni ka bërë të ditur se faza përgatitore zyrtare për sezonin e ri do të nisë më 1 korrik 2025. Megjithatë, një...

Policia shqipton gjobë për zjarrvënie në Malishevë – apel për parandalim të djegieve

Policia e Kosovës ka njoftuar se Stacioni Policor në Malishevë është duke ndërmarrë masa të vazhdueshme për të parandaluar djegiet që, sipas tyre, shkaktojnë...

Lajmet e Fundit