9.1 C
Prizren
E mërkurë, 30 Shtator, 2020

Prizren: Dënohet i akuzuari për dhënie të 20 eurove ryshfet

Gjykata Themelore në Prizren, të premten, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuari për dhënie të ryshfetit, Adem Curra.

Ai është dënuar me 1 vit burgim me kusht dhe 500 euro gjobë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas aktgjykimit të shpallur nga gjykatësja Raima Elezi, dënimi me burg ndaj të akuzuarit nuk do të ekzekutohet, nëse ai nuk kryen vepër tjetër penale brenda 3 viteve.

Kurse në dënimin me gjobë, të akuzuarit do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim prej 25 korrik ut e deri më 7 gusht 2020, ashtu që një ditë do të llogaritet 20 euro.

I pandehuri Curra obligohet që dënimin me gjobë ta paguajë në afat prej 15 ditësh, pas plotfuqishmërisë së vendimit.

Në rast të mos pagesës së gjobës, të akuzuarit dënimi në fjalë do t’i shndërrohet në dënim me burg, ku për një ditë burgim llogaritet shuma prej 20 euro.

I akuzuari Curra gjithashtu obligohet që në emër të paushallit gjyqësor të paguajë shumën prej 30 euro, si dhe shumën prej 50 euro në emër të fondit për kompensimin e viktimave.

Aktgjykimi dënues ndaj tij është shpallur pasi i njëjti, në shqyrtimin fillestar të mbajtur më 6 gusht, e ka pranuar fajësinë.

Ndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, të përpiluar më 29 korrik 2020, Adem Curra akuzohet se më 25 korrik 2020, rreth orës 03:55 minuta, në pikën kufitare të Vërmicës Shqipëri-Kosovë, në mënyrë të drejtpërdrejtë i ofron personit zyrtar përfitim pasuror.

Sipas aktit akuzues, gjatë kalimit të pikës doganore, me kërkesën e zyrtarit policor për kontrollimin e dokumentit, në dokumentin e udhëtimit – pasaportë, i akuzuari Curra ka futur shumën e të hollave prej 20 euro, të cilën më pas e ka vërejtur zyrtari policor dhe në pyetjen e tij se për “çka janë këto të holla?”, i njëjti i është përgjigjur me fjalët “për ju për të pirë kafe”, ku më pas i pandehuri është ndaluar.

Me këto veprime, i pandehuri Curra akuzohet se ka kryer veprën penale “dhënia e ryshfetit”. /BetimipërDrejtësi

- Advertisement -

Më Shumë

Gashi i PDK’së: Nuk votojmë një ligj që varfëron ekonominë e vendit

Kujtim Gashi nga Partia Demokratike e Kosovës, ka thënë se subjekti që ai përfaqëson, nuk do ta votojnë Ligjin për Rimëkëmbje Ekonimike të propozuar...

Kapet me dy qese marihuanë, arrestohet një person në Prizren

Është arrestuar një person në Prizren pasi që në qantën e tij janë hasur dy qese të vogla plastike 1.2 gr të mbushura me...

Largimi nga Real Madrid, Casillas rikthehet pas në kohë dhe tregon arsyet

Portieri legjendar spanjoll, Iker Casillas, është rikthyer pas në kohë dhe ka folur për largimin e tij nga Real Madrid, të cilin e cilësoi...

Naim Qelaj zgjedhet Avokat i Popullit

Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur Naim Qelën si Avokat të Popullit.Në seancë gjatë votimit kanë marrë pjesë 93 deputetë, 69 kanë votuar pro tij...

Sot mos dilni pa çadër, gjatë gjithë kohës do të ketë shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se do të mbajë mot i ndryshueshëm. IHK njofton se do të ketë reshje shiu, ndërsa shtrirja e...

Qelaj merr zyrtarisht detyrën e Avokatit të Popullit, zotohet se do të respektojë Kushtetutën dhe ligjet

Naim Qelaj ka marrë edhe zyrtarisht detyrën e Avokatit të Popullit nga paraardhësi i tij, Hilmi Jashari, raporton Ekonomia Online. Ky i fundit, i uroi...

Nga një muaj paraburgim dy të dyshuarve për “vjedhje grabitqare” në Prizren

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në...

Ish-Shefi i UÇK’së të hënën në Speciale si i dyshuar për krime lufte

Agim Çeku, ish-Komandant i Përgjithshëm i UÇK’së, do të dalë para Gjykatës Speciale të hënë si i dyshuar për krime lufte. Shkuarjen e tij...

Kuvendi i Malishevës miratoi buxhetin per vitin 2021

Kuvendi i Komunës së Malishevës, sot e ka mbajtur vazhdimin e mbledhjes së rregullt, me pikën e vetme të rendit të ditës, për shqyrtimin...

Njihuni me “Fustanin e Pandemisë”

Meqenëse maskat e fytyrës u bënë të detyrueshme për shumicën e aktiviteteve të përditshme si hyrja në dyqane, përdorimi i transportit publik, frekuentimi i...

Hotelierët dhe gastronomët e Prizrenit e mirëpresin vendimin e qeverisë

Zgjatja e orarit të punës dhe lejimi i klienteles në ambiente të mbyllura është mirëpritur nga të gjitha shërbimet hoteliere dhe gastronomët e Prizrenit. Për...

Situata me Covid-19 në Kosovë: 616 viktima që nga fillimi i pandemisë

Në Kosovë janë 1,699 raste aktive me Cocid-19, ndërsa 616 raste të vdekjes, dhe 13,064 të shëruar. Numri i përgjithshëm deri me tani i të...

Lajmërohet Prokuroria e Hagës: Ndaj Nasim Haradinaj kishte fletarrest, Eulex veproi sipas mandatit

Nasim HARADINAJ u arrestua dje në Kosovë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në bazë të një fletarrestimi dhe urdhri për transferim, të lëshuara...

I riu që u vra nga policia në Prizren flinte në varreza derisa ishte në arrati

Një 32 vjeçar është vrarë nga Polica e Kosovës, familjarët thonë që viktima është dashur të ishte në burg e jo i vdekur. Besnik Shala,...

Nasim Haradinaj del sot para gjykatës në Hagë

Nënkryetari i OVL të UÇK-së Nasim Haradinaj do të paraqitet sot në ora 15.00 në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës...

Divorcohet çifti i famshëm turk

Aktorja Berguzar Korel, e njohur më mirë në zonën tonë si Shehrezadja nga seriali “1001 Netë”, lindi  fëmijën e dytë në mars me aktorin...

Lajmet e Fundit

Këto janë shenjat e horoskopit më besnike në dashuri

Astrologët kanë treguar se cilat janë shenjat më besnike të horoskopit. Sipas tyre këto shenja kanë më shumë të ngjarë të kenë një lidhje...

Zafiri e pranon se e ka ndërruar passwordin e Facebook-ut, thotë se “nëntoka” deshi ta denigrojë

Koordinatori nacional për siguri kibernetike, Zafir Berisha, tha se e ka ndryshuar passwordin në Facebook. Hakimi i llogarisë së tij u bë siç thotë ai...

Berisha i NISMA-s: Nasimi e tha në Hagë atë që duhej thënë

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka thënë se nuk i njeh Dhomat e Specializuara me seli në Hagë. Zv.ministri i Punëve...

Berisha beson se dosjet rrodhën nga vet Specialja

Zv.ministri i Punëve të Brendshëm, Zafir Berisha, beson se dosjet qe u publikuan nga OVL-UÇK-së rrodhë nga Specialja. I pyetur nëse ka informacion të saktë...

Arrestohet personi i kërkuar në Radobravë të Prizrenit

Një person i kërkuar nga organet e drejtësisë është arrestuar në fshatin Randobravë të Prizrenit. “Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në...