15.8 C
Prizren
E diel, 4 Qershor, 2023

Për 24 orë/ Prokuroria në Prizren ka ngritur tri aktakuza, kundër tre personave

Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëzetedy (22) aktakuza, kundër njëzetekatër (24) personave.

Gjithashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar tetë (8) persona të dyshuar dhe janë paraqitur dhjetë (10) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër njëmbëdhjetë (11) personave të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar shtatë (7) persona të dyshuar, ka bërë pesë (5) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj pesë (5) personave të dyshuar, si dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza, kundër pesë (5) personave.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar për 48 orë një (1) person, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar dhe ngritur tri (3) aktakuza, kundër tre (3) personave.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj tre (3) personave të dyshuar dhe ka ngritur një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dy (2) personave të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, brenda 24 orëve ka ngritur një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja”.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza, kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për vepra të ndryshme penale.

Më Shumë

Modriqi pritet të largohet nga Reali

Luka Modriq raportohet se ia ka komunikuar Real Madridit dëshirën për t’u larguar nga klubi. Ky vendim tij thuhet se vjen pas ofertës që ka...

Liria do ia mësyjë Podujevës me 20 autobus, ua siguron tifozëve biletat e tribunës jugore

  Klub i Futbollit, Liria ka njoftuar se ka siguruar të gjitha biletat e tribunës jugore të stadiumit “Zahir Pajaziti” në Podujevë, ku do të...

Lajmet e Fundit