7.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Prizren: Policia nuk respekton urdhëresën e gjykatës, dështon gjykimi ndaj të akuzuarit për posedim të paautorizuar të narkotikëve

Të mërkurën, në Gjykatën Themelore në Prizren, ka deshtuar të mbahet gjykimi ndaj të akuzuarit për veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, F. M.

Shkak i dështimit të kësaj seance ishte mungesa e të akuzuarit, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Ajser Skenderi bëri të ditur se gjykata, më 11 qershor 2020, ka lëshuar urdhëresë për sjelljen e të akuzuarit me dhunë, mirëpo tha se Stacioni policor në Prizren nuk ka vepruar sipas urdhëresës në fjalë.

Zyrtari policor Edmon Villa theksoi se para fillimit të seancës kanë qenë në shtëpinë e të akuzuarit, e kanë njoftuar të ëmën e tij lidhur me seancën, mirëpo i akuzuari nuk është paraqitur në gjykatë.

Pasi që nuk janë plotësuar kushtet për mbajtjen e shqyrtimit gjyqësor, trupi gjykues mori aktvendim që shqyrtimi i sotëm të nderpritet dhe seanca e radhës të caktohet më 24 korrik 2020, në ora 09:30 minuta.

Për të akuzuarin përsëri u lëshua urdhëresë për sjellje me dhunë, për seancën e radhës.

Ndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, të 29 nëntorit 2019, F. M. akuzohet se pa autorizim ka poseduar substanca apo preparate të cilat janë shpallur me Ligj si narkotikë, substanca psikotrope apo analoge, me qëllim të shitjes apo shpërndarjes ose ofrimit për shitje.

Sipas aktakuzës, këtë e ka bërë në atë mënyrë që, më 23 gusht 2019, me dijen e të akuzuarit E. H., derisa ishin duke lëvizur me automjetin e këtij të fundit të markës “Rano Clio” më ngjyrë të bardhë, në orët e vona të mbrëmjes, është kapur nga policia në rrugën “Beteja e Vrrini” në Prizren, ku dhe i është gjetur në posedim një çantë krahu, në të cilin kishte 5 qese plastike me substanca narkotike të llojit “Kokainë” në peshë prej 3.88 gram, 1 qese plastike me substancë narkotike të llojit “Ekstazi” në peshë prej 15.77 gram, 18 qese plastike me substancë narkotike të llojit “Kokainë” në peshë prej 15.77 gram dhe një peshore me mbishkrimin “Constante”, që shërben për matjen e narkotikut.

Me këto veprime akuzohet se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analogë”, nga neni 267, paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Kurse E. H. akuzohet se thelbësisht ka kontribuar në kryerjen e veprës penale në mënyrë tjetër, asisoj që me datë, kohë dhe vend të njëjtë, duke qenë në dijeni për planet për shitje, shpërndarje ose ofrimi për shitje të të akuzuarit F.M., për sasinë e narkotikëve që i kishte në çantë, të njëjtin e merr në automjetin e tij, të markës “Reno Clio” me ngjyrë të bardhë, ku ishin edhe dëshmitarët  lëvizin nëpër qytet ku edhe kapen nga policia dhe ndër të tjera në automjet i është gjetur në ulësen e pasme sasia e narkotikut e llojit “Marihuanë”, në peshë prej 0.57 gram.

Me këto veprime ai akuzohet se ka kryer veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” nga neni 267, paragrafi 1 e lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Kujtimi im për Enverin e Kosovës

Blerim Latifi Kam qenë vetëm gjashtë vjeç, por kujtesa fotografike e atyre ditëve vazhdon të mbetet ende shumë e gjallë tek unë. Në shtëpinë tonë...

Hapet konkursi për Kryeshef Ekzekutiv të Ndërmarrjes Publike “Hidroregjioni Jugor” në Prizren

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” SH.A. ka shpallur një konkurs publik për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv. Kjo pozitë ka përgjegjësi të rëndësishme në menaxhim...

Lajmet e Fundit