7.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Prizren/ Vetëvendosje shpërthen me akuza ndaj LDK-së: Janë parti e pazareve, kryesuesi i takon LVV-së

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren ka drejtuar akuza ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Është Faruk Dakaj nga Vetëvendosje ai i cili ka shkruar në profilin e tij në Facebook se posti i kryesuesit të Kuvendit Komunal u takon atyre e jo LDK-së, shkruan Gazeta Blic.

Sikurse edhe dihet, pas zgjedhjes së Artan Abrashit si deputet, Kuvendi Komunal i Prizrenit ka mbetur pa kryesues.

Dakaj në reagimin e tij, ndër të tjera ka shkruar se LDK në Prizren është parti e pazareve, por jo e partneritetit.

Në vazhdim e gjeni reagimin e plotë:

LDK në Prizren është parti e pazareve, por jo e partneritetit. (Dhelpër)

Për LDK-në interesi i qytetarit vjen i fundit, sa për PDK-në dihet moti.

Kryesuesi i takon Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe do të bëhet.

 

Ndryshe, dy partitë në fjalë, pra VV e LDK janë në koalicion në Prizren, derisa janë në negociata për bashkëqeverisje edhe në nivel vendi.

Më Shumë

Moti sot me diell dhe vranësira, temperaturat minimale 0 gradë Celsius – maksimalja deri në 16

Moti sot parashihet të jetë me diell dhe vranësira të pakta në orët e para të mëngjesit. Më pas pritet shtim i vranësirave, të cilat...

Lirohen katër policët e ndaluar nga Serbia, jo edhe Jankoviq

Katër policët e Kosovës, të cilët janë ndaluar që nga dje nga autoritetet e Serbisë, janë liruar. Një gjë të tillë e bëri të...

Lajmet e Fundit