21.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Prizreni, sipas gazetës greke

Në  reportazhin e titulluar “Ballkani perëndimor – njohja me fqinjtë”, botuar  në njëren prej të përditshmëve më të mëdha greke, “Ekathimerini”, gazetarja Eleftheria Alavanou përshkruan Kosovën me një frymë jashtëzakonisht pozitive. Lexojeni në vijim pjesën e përkthyer për Kosovën, ku preken e shkuara dhe e tashmja, fati i grave të Krushës, harmonia ndërfetare dhe festivalet bashkëkohore.

Dymbëdhjetë gazetar, një kroate, tre portugez, dy rumun, një polak, dy grekë, një francez dhe një danez hipën në një furgon për tu bërë pjesë e një odiseje të udhëtimit në Ballkanin Perëndimor, udhëtim i cili nisi në Malin i Zi dhe përfundoi në Kosovë duke kaluar përmes veriut të Shqipërisë.Udhëheqës i grupit të gazetarëve është një maqedonas i veriut dhe organizatore është Drejtoria e Përgjithshme Europiane e Fqinjësisë dhe e Negociatave të Zgjerimit.

Bëhet fjalë për një udhëtim familjar!

Familja e madhe europiane vazhdon të ekzistojë, sigurisht pa qënë ajo që ishte dikur. Tashmë ngjason me ato familjet që shikon dikush në filmat e Woody Allen, me urrejtje dhe pasion, anëtarët e së cilës qëndrojnë në të njejtën tavolinë, duke kritikuar kreun drejpërdrejtë (duke parë rezultatet e zgjedhjeve të fundit europiane), edhe pse rrallë herë arrijnë në pikën që ta refuzojnë plotësisht (përveç Britanisë).Çuditërisht, udhëtimi nuk pasqyron problemet e brëndshme me të cilat po përballet sot Europa. Përkundrazi, është një shëmbëllim i vetvetes së vjetër, më të mirë, atëherë kur tendenca ishte të kuptoje dhe jo të ishe i dyshimtë kundrejt europianit tjetër.Interesant është dhe fakti sesi është i përbërë grupi, pasi përveç danezit dhe francezes, të gjithë të tjerët jemi pjesë e shteteve me nje të tashme dhe të shkuar të trazuar.

Portugezët, italiani dhe ne grekët vijmë prej vendeve të memorandumeve ose/dhe të krizës ekonomike, ndërsa rumuni, polaku dhe kroatja përjetuan ose si fëmijë, ose si të rinj, ndryshimin e dhunshëm të regjimit në shtetet e tyre. Ky shoqërim i shumëllojshëm ( e cila përfaqëson një Europë të shëndetshme, jo ideale, as e përsosur, por prandaj dhe më tërheqëse) kryen një udhëtim me makinë nëpër tre shtete ballkanike, të cilat ose janë kandidate për tu bërë pjesë e BE (Shqipëria, Mali i Zi), ose janë duke u fuqizuar për të marrë kandidaturën (Kosova).

Ushqimi, vendi i përbashkët

Udhëtimi nisi prej kryeqytetit të Malit të Malit të Zi, Podgoricës dhe përfundoi në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën, sigurisht duke bërë ndalesa të ndryshme gjatë rrugës të lidhura më së shumti me ushqimin, i cili në Ballkan konsiderohet si një vegël diplomatike.Pas eksperiencave të ndryshme të kulinarisë në Mal të Zi dhe Shqipërinë e veriut, rradhën e kishte një tjetër histori ushqimi, më e dhimbshme, me fund jo të mirë, por shpresëdhënëse.Bëhet fjalë për kooperativën e grave nga Krusha, e njohur ndryshe si kooperativa e grave kosovare të veja. Ishte marsi i vitit 1999, gjatë kohës së luftës në Kosovë, ushtria jugosllave hyri në fshatin Krusha e Madhe, dogji shtëpitë e fshatarëve dhe ekzekutoi shumicën e burrave të fshatit. Rimëkëmbja e fshatit nuk ishte aspak e lehtë. Të vejat e Krushës së Madhe kultivuan tokën dhe produktet e përftuara filluan ti shisnin, një mënyrë kjo për mbijetesë. Ato ja dolën, pasi tashmë kooperativa Krusha ka dhe logon e vet me fermeren me shami e cila mban në duart e saj speca të kuq. Produkt i cili bashkë me nënproduktet e tjera të saj (speca djegës me lakër ose kos, salcë specash të kuq, ajvar etj.) është aq shumë i njohur saqë shiten brenda dhe jashtë Kosovës.Katalizator për ringjalljen e fshatit ishte ushqimi i cili ngjan të ketë funksionuar jo vetëm si mënyrë për të siguruar jetesën, por edhe si një mënyrë e menaxhimit të një zije kolektive.Siç thotë dhe i vjetri, përsa kohë punohet toka, jeta vazhdon.

Kolazh, Bienale, Memorie

Ajo çka la mbresa te Kosova ishte arti bashkëkohor, i cili ishte i harmonizuar me ngjarjet në botë.Sepse Kosova nuk ka vetëm specat e koperativës Krusha. Është Femart 7th Edition Freedom Vs Shame , i zhvilluar në Prishtinë nga data 10 deri me 16 Qershor, duke u fokusuar në formimin e një identiteti të barabartë midis zërit artistik femëror dhe mashkullor.Kosova është edhe organizatore e Autostrada Biennale, një bienale e artit bashkëkohor, e organizuar për herë të dytë në qytetin e Prizrenit nga datat 20 Korrik e deri më 21 Shtator.Në Kosovë mbahet dhe festivali ndërkombëtar i filmit Doku Fest në Prizren gjatë muajit gusht, dhe siç na thonë dhe organizatorët është i hapur edhe ndaj rregjizorëve serb, pavarësisht konflikteve të thella Kosovë-Serbi.  Këtu flitet për një festival të guximshëm, i cili promovon edhe të drejtat e komunitetit LGBT jo në Londër, por në një qytet i cili që prej 4 të mëngjesit ‘dëgjon’ nga altoparlantët e xhamisë, imamin që u bën thirrje besimtarëve për tu falur.

Trashëgimia e përbashkët

Një gjë që ka bërë përshtypje është pse  qytetet e Kosovës kanë përqindje të lartë të moshës të re të popullsisë?!  Sipas udhërrëfyesit tonë, është sepse gjatë periudhës së para-pavarësimit prej Serbisë, kosovarët bënë shumë fëmijë, në mënyrë që të ketë forcë të konsiderueshme ushtarake në vend. Sot, pas 11 vjetësh (nga shpallja e Pavarësisë), nuk të shkon ndërmend që adoleshentët që sheh tani të sillen rreth parqeve të qetë të Prishtinës dhe Prizrenit, duke u dhënë atyre jetë dhe bukuri, lindën si luftëtarë të mundshëm. Për një grek arsyet pse duhet të bëjë një udhëtim të tillë janë të shumtë.  Është shumë interesante sesa gjëra të përbashkëta kemi me të gjithë këto popuj, duke filluar që prej trashëgimisë prej Perandorisë Osmane.  Është një ndjesi shumë familjare të ecësh në qytete në të cilat nga një anë shikon xhamin dhe nga ana tjetër kishën dhë në fund kafenenë në të cilin do përfundosh për të pirë raki darkave. Para Parisit, Londrës dhe New York-ut, një ballkanas duhet të udhëtoj nëpër Ballkan.

Më Shumë

Robin Krasniqi rikthehet në ring me 4 maj

Boksieri Robin Krasniqi ka bërë të ditur se lufta e tij e ardhshme do të jetë me 4 maj 2024. Ai ka thënë se kundërshtari...

Will Smith: Në moshën 50 vjeçare kuptova se paratë nuk mund të më bëjnë të lumtur

Will Smith foli për marrëdhënien e tij me paratë në një intervistë të re për Complex. Gjatë intervistës me Speedy Morman, ylli i “Emancipation” qeshi...

Lajmet e Fundit