11.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Procesi mësimor përfundon më 28 qershor

Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë ka vendosur që të mos e përfillë vendimin e SBASHK-ut për vazhdimin e procesit mësimor.

Kjo pasi që, MASHT-i përmes një vendimi të cilin Gazeta Blic e posedon, ka vendosur që procesi mësimor të vazhdojë deri më 28 qershor.

Në të njëjtin vendim thuhet se ky proces mësimor për klasat e nënta përfundon më 13 të këtij muaji.

“Sipas vendimit të MASHT-it me nr. 28/01B me dt. 26.02.2019 procesi edukativo-arsimor për vitin shkollor 2018-19: për klasët e IX- përfundon me dt. 13. 06.2019 kurse për klasëtr e I-VIII përfundon me dt.28.06.2019”, thuhet në vendimin e MASHT-it.

Ndryshe, SBASHK-u ka kundërshtuar mbajtjen e vazhdimit të procesit mësimor deri më 28 qershor pasi, siç shprehen udhëheqësit e kësaj sindikate ditët e humbura gjatë grevës nuk mund të kompensohen sipas ligjeve në fuqi.

Më Shumë

Moti sot me vranësira dhe intervale me diell

Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku ndonjë rajon mund të ketë reshje të izoluara shiu. Në orët...

Moti sot: Shi dhe vranësira

Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa lokalisht priten reshje të pakta shiu. Era do fryjë drejtimesh të ndryshme me...

Lajmet e Fundit