1.9 C
Prizren
E martë, 31 Mars, 2020

Projekti për shumëkatëshen në afërsi të monumenteve në Prizren përfundon në gjykatë

Projekti për një shumëkatëshe afër monumenteve në Prizren ka nxjerrë në pah ndasitë institucionale në raport me trashëgiminë kulturore.

Nëse do të ndërtohet apo jo objekti pesëkatësh afër dy monumenteve, do të vendosë gjykata. Përplasja midis Komunës së Prizrenit dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Ambientit sa u përket planeve për një ndërtesë të re në ish-fabrikën e barnave “Farmakos” ka përfunduar në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Institucioni lokal bashkë me Ministrinë e Kulturës nuk kishin lëshuar pëlqim për ndërtim në zonën e mbrojtur, por Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit kishte shfuqizuar vendimin e Komunës duke i dhënë të drejtë investitorit.

Për këtë rast i kishte dalë punë edhe Ministrisë së Kulturës me Institutin e Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve, e cila e shfuqizoi vendimin e nënshkruar nga drejtori i IKMM-së, Ismet Hajrullahu, që e lejonte ndërtimin.

Investitori kishte bërë ankesë ndaj këtij vendimi të Drejtorisë te Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit dhe më 10 janar ajo që asokohe ishte Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor e kishte shpallur të paligjshëm vendimin e Komunës së Prizrenit që ndalonte ndërtimin.

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren menjëherë pas vendimit të IKMM-së i kishte kërkuar Ministrisë së Kulturës që të merren masa, raporton “Express”-i i KTV-së.

Drejtori i kësaj qendre, Samir Hoxha, ka thënë se praktika e shfuqizimit të vendimeve të Komunës së Prizrenit ka ndodhur edhe në të kaluarën e fatkeqësisht po ndodh edhe tash.

“Ne si QRTK, kur pajisim palët me pëlqim jemi të bindur se kemi respektuar ligjin. Por edhe në rastet kur refuzojmë kërkesat e investitorëve për ndërtim qëndrojmë prapa tyre me gjithë fuqinë e ligjit dhe eksperiencën që kanë zyrtarët tanë”, ka thënë ai. Sipas tij, veprimet e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Ambientit nuk janë të dobishme për ruajtjen e trashëgimisë kulturore të qytetit jugor. Fatkeqësisht kemi tendencë të shtuar të investitorëve për t’i degraduar vlerat e trashëgimisë kulturore”, ka thënë ai.

Kryesuesja e Këshillit të Trashëgimisë Kulturore për Qendrën Historike të Prizrenit, Artnet Haskuka, ka thënë se nuk është çuditur me mendimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Ambientit pasi, sipas saj, ky institucion merr vendime të njëanshme për Qendrën Historike apo edhe për zonën e dytë të mbrojtur pa u konsultuar me MKRS-në.

“Kemi pasur edhe më herët raste të tilla. Nuk është një praktikë që duhet çmuar e përcjellë edhe në të ardhmen. Ministria e Ambientit duhet të konsultojë edhe nivelin lokal për çdo problem”, ka thënë ajo.

KOHA, të hënën, i ka dërguar pyetje Ministrisë së Infrastrukturës dhe Ambientit, por ky institucion nuk ka kthyer përgjigje.

Krejt afër ish-Farmakosit në ditën e 8-të të shkurtit është përfshirë nga zjarri objekti i viteve 1923-1929, që ka shërbyer si Stacioni Bakteriologjik, e cila më vonë është quajtur Enti i Shëndetit Popullor. Ndërtesa është ndërtuar nga fondi i dëmshpërblimit ushtarak të Austro-Hungarisë dhe njihej si “Ndërtesa Austriake”.

- Advertisement -

Më Shumë

Latifi: Të lajmërohen ata që kanë nevojë për pako ushqimore e higjienike

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka bërë apel tek të gjithë kryetarët e këshillave të fshatrave dhe lagjeve urbane në Qytetin e...

VV’ja e prerë: Thaçi le të mendojë datën e zgjedhjeve, nuk dërgojmë emër për Kryeministër

Lëvizja Vetëvendosje po i kërkon Presidentit Thaçi që të mendojë datën e zgjedhjeve në vend se të kërkojë emra për kryeministër të ri. Nga...

Lirohen përkohësisht nga pagesa e TVSH-së të gjitha importet e grurit dhe miellit

Ministria e Financave dhe Transfereve, ka liruar përkohësisht nga pagesa e TVSH-së të gjitha importet e grurit dhe miellit për prodhimin e bukës dhe...

Trumpi thotë se New Yorku nuk ka nevojë të jetë në karantinë

Vetëm pak orë pasi bëri thirrje për izolimin total të New Yorkut, presidenti Donald Trump, ka tërhequr thirrjet e tij, duke thënë se ky...

Publikohet videoja e prodhimit të koronavirusit nga kinezët

Ish-zëvendëskryeministri dhe ish-ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini, ka publikuar një video nga emisioni italian “Leonardo” në vitin 2015, ku thuhet se shkencëtarët...

Dr Fauci: Koronavirusi mund të vrasë deri në 200 mijë amerikanë

Pandemia e koronavirusit mund të vrasë deri në 200 mijë amerikanë dhe me miliona tjerë mund të infektohen, ka paralajmëruar eksperti kryesor i qeverisë...

Lippi: Kompletoni kampionatin

Ish trajneri i kombëtares së Italisë, Marcello Lippi, ka dhënë mendimin e tij mbi atë se si duhet vepruar me sezonin aktual. Përhapja e Covid19...

Këtë gjë e shkruajti nën buzë Rita Ora

Rita është shumë aktive në rrjetet sociale. Ajo së fundmi po e shijon suksesin e këngës ‘How to be lonely’, shkruan Syri Kosova. E pikërisht fjalën...

Kastrati- Haskukës: Prizreni po kalon ditë të rënda

Prizreni po kalon ditë të rënda, pas shfaqjes së pandemisë së koronavirusit në Kosovë. Kuvendari i AAK-së në Prizren, Fatmir Kastrati, kërkon nga kryetari i...

Këto janë dënimet, nëse i kundërshtoni masat e qeverisë për koronavirusin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë vendim për masa të reja për luftimin e koronavirusit në vend. Ndër to janë: Ndalimi i qarkullimit i...

Vedat Muriqi “lajmërohet” nga Turqia, kjo është gjendja e tij

Superliga turke, ishte një ndër kampionatet e fundit që ndali aktivitetin pas përhapjes së koronavirusit në kontinentin e vjetër. Në këtë kampionat zhvillon aktivitetin edhe...

Kurti ngushëllon familjen Qena

Kryeministri Albin Kurti ka ngushëlluar familjen dhe dashamirësit e aktores së shquar të Kosovës, Leze Qenës, e cila ndërroi jetë sot. “Sot në orët e...

Kurti i kërkon Kushtetueses ta refuzojë kërkesën për masë të përkohshme

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese që ta refuzojë kërkesën e presidentit Hashim Thaçi për vendosjen e masave të...

Në tri ditët e fundit, 14 lindje u kryen në Prizren

Në repartin e gjinekologjisë të Spitalit të Prizrenit, për tri ditët e fundit kanë ardhur në jetë 14 fëmijë. Teuta Gurgushka, udhëheqëse e Maternitetit, njofton...

Edhe 12 persona nga Malisheva janë testuar për Covid 19, sot u dalin rezultatet

Mbi 10 persona në Komunën e Malishevës janë testuar sot nën dyshimet se janë të infektuar me koronavirus. Deri tani nga kjo komunë janë...

95 vjet nga vdekja e Bajram Currit

Më 29 mars 1925, në shpellën e Dragobisë vdiq heroikisht luftëtari Bajram Curri, Heroi i Kombit. Për këtë humbje të madhe Faik Konica shkruante në...

Lajmet e Fundit

Abrashi: Mustafa linçon aktivistët tanë – Thaçi sillet si fëmijë i llastuar

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje Artan Abrashi i ka komentuar zhvillimet politike në vend. Në një lidhje direkte në Klan Kosova, ai ka thënë se kryetari...

Plani i Premier League për të mbyllur sezonin, pa tifozë dhe… falas!

Premier League nuk ka ndërmend ta ndërpresë përfundimisht kampionatin dhe është gati të marrë edhe masa drastike. Një plan është draftuar dhe ka shkuar...

Vdes një 82-vjeçare në Shqipëri, viktima e 12 nga koronavirusi

Ka vdekur në spitalin Infektiv pacientja 82-vjeçare L. M., nga Tirana, e konfirmuar me COVID-19. E moshuara po trajtohej prej 5 ditësh në spitalin infektiv,...

Në këtë ditë fillon Ramazani, kaq orë do të agjëroni

Edhe pak ditë na ndajnë nga muaji i shenjtë i Ramazanit. Bazuar në kalendarin mysliman agjërimi fillon me datën 24 prill, shkruan Insajderi. Të gjithë...

Bella Hadid “sfidon” koronavirusin, me bikini dhe shumë seksi

Modelja Bella Hadid sfidon koronavirusin duke dalë jashtë me bikini për të marrë rrezet e diellit. Modelja e njohur ka zgjedhur të kalojë ditët në...