14 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2020

Prokurori kërkon dënimin e ish-kryetarit të Suharekës

Prokuroria Themelore në Prizren, ka kërkuar që ish-kryetari i Suharekës, Sali Asllanaj, ish-drejtori i Arsimit, Sherif Berisha dhe ish-drejtori i shkollës “Bajram Curri”, Milazim Hajdari të shpallen fajtorë për keqpërdorim të pozitës zyrtare, si dhe të dënohen sipas ligjit.

Asllanaj akuzohet se sa ka qenë në pozitën e kryetarit të Suharekës, pa procedurë të tenderimit, ka nënshkruar marrëveshje të mirëkuptimit dhe bashkëfinancimit ndërmjet Komunës dhe OJQ-së “Kosovo Hope” për projektin “Transporti i nxënësve”, duke shkelur Ligjin e Prokurimit Publik, Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike, si dhe Rregulloren Financiare, me ç’rast i shkakton dëm buxhetit të Kosovës në shumën totale prej 10.556.00 euro, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Një propozim të tillë, prokurorja e rastit, Erveher Gashi, e ka bërë në seancën e së hënës, duke thënë se qëndron pranë fjalës përfundimtare të dorëzuar me shkrim.

Ajo ka thënë se nga provat e administruara, dëgjimi i dëshmitarëve dhe mbrojtja e të akuzuarve, është vërtetuar se të akuzuarit kanë kryer veprën penale të cilat iu vihen në barrë.

Ndërsa, në anën tjetër, mbrojtësi i të akuzuarit Sali Asllanaj, avokati Sehad Haliti, në fjalën përfundimtare, ka kërkuar nga gjykata që të mbrojturin e tij, pas administrimit të provave ta lirojë nga akuza.

Ai ka thënë se vepra penale për të cilën akuzohet i mbrojturi i tij, parasheh që personi zyrtar, duke e shfrytëzuar detyrën zyrtare, i tejkalon kompetencat e tij, ose nuk i përmbush detyrat zyrtare të tij, me qëllim që të përfitojë çfarëdo dobie për veten apo për personin tjetër apo t’i shkaktojë dëm personit tjetër ose që seriozisht t’i shkel të drejtat e personit tjetër, e kjo dispozitë sipas tij, në asnjë mënyrë nuk mund të inkriminojë të mbrojturin e tij.

“Nga asnjë provë nuk mund të vërtetohet fakti që i mbrojturi im, në ndonjë mënyrë ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet, pasi që ai nuk ka përfituar dobi pasurore për veten apo për ndonjë person tjetër”, ka thënë avokati Haliti.

Gjithashtu, ai ka thënë se përgjegjës për menaxhimin e kontratës ka qenë “OJQ Kosova Hope” dhe jo e kryetarit të Komunës së Suharekës.

Ai i ka propozuar gjykatës që sipas dispozitave ligjore, i mbrojturi i tij të lirohet nga akuza.

Ndërsa, i akuzuari Asllanaj, e ka mbështetur fjalën përfundimtare të mbrojtësit të tij.

Në këtë seancë, fjalën përfundimtare e kanë dhënë edhe mbrojtësit e të akuzuarve Sherif Berisha e Milazim Hajdari, avokatët Brahim Sopa dhe Blerim Bajrami.

Mbrojtësi i të akuzuarit Berisha, avokati Sopa, ka thënë se aktakuzës në kualifikimin juridik i mungojnë të gjitha elementet esenciale.

“Sa i përket kualifikimit juridik të aktakuzës konsideroj se i mungojnë të gjitha elementet esenciale, 1. Të ekzistoj përfitimi pasuror, i personit të caktuar me veprim konkret, 2. Të jetë shkaktuar pasoja apo dëmi konkret i vlerësuar nga organi kompetent dhe 3. Të ekzistoj lidhja kauzale ndërmjet veprimit të personit për shpërdorim të pozitës zyrtare dhe pasojat e shkaktuara, si dhe të përshkruhen disa rrethana të cilat do të ndërlidhin edhe motivin e kryerjes nëse ekziston” ka thënë avokati Sopa.

Kurse, mbrojtësi i të akuzuarit Hajdari, avokati Blerim Bajrami, po ashtu ka thënë se aktakuza me të cilën ngarkohet i mbrojturi i tij, nuk i përmbush elementët e veprës penale.

Mbrojtësit Sopa dhe Bajrami kanë kërkuar nga trupi gjykues që pas administrimit të provave të marrin aktgjykim lirues ndaj të mbrojturve të tyre.

Ndërkaq, të akuzuarit Sherif Berisha dhe Milazim Hajdari, kanë mbështetur fjalën përfundimtare të mbrojtësve të tyre.

Kryetari i trupit gjykues Artan Sejrani, shpalljen e aktgjykimit për këtë rast e ka caktuar më 12 dhjetor 2019, në ora 09:00.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, të ngritur më 22 tetor 2018, i pandehuri Sali Asllanaj dyshohet se prej 1 shtator 2014 deri më 27 nëntor 2014, në cilësi të personit zyrtar, kryetar i Komunës së Suharekës, se duke e shfrytëzuar pozitën zyrtare, i tejkalon kompetencat e tij me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për personin tjetër, njëkohësisht duke i shkaktuar dëm buxhetit të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, Asllanaj, si kryetar i Komunës së Suharekës, pa procedurë të tenderimit, nënshkruan marrëveshjen për mirëkuptim dhe bashkëfinancim ndërmjet Komunës së Suharekës dhe OJQ-së “Kosovo Hope” për projektin “Transporti i nxënësve”, duke shkelur Ligjin e Prokurimit Publik, Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike, si dhe Rregulloren financiare, me ç’rast i shkakton dëm buxhetit të Kosovës në shumën totale prej 10.556.00 euro.

Me këtë, ai akuzohet se ka kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Kurse, Sherif Berisha, akuzohet se prej 16 shtator 2014 deri më 27 nëntor 2014, në cilësi të personit zyrtar-drejtor i Drejtorisë së Arsimit në Suharekë, duke keqpërdorur detyrat e tij zyrtare, lejon që drejtori i shkollës fillore “Bajram Curri” në fshatin Nishor të Suharekës, Milazim Hajdari, të lëshojë raporte për bartjen e nxënësve në periudhën nga 16 shtator deri më 27 nëntor, operatorit ekonomik “Saba Tours”, gjoja se ky operator ka kryer shërbimin e transportit të nxënësve.

Në aktakuzë, thuhet se i njëjti në periudhën e njëjtë kohore, ka lëshuar edhe tri raporte operatorit “Shqiproni Tours”, duke i shkaktuar dëm buxhetit të Kosovës në vlerën e 6572 euro, ngase kjo shumë i ishte paguar operatorit “Saba Group” për shërbimin që nuk e kishte kryer.

Po ashtu, sipas aktakuzës, Berisha, i ka shkaktuar dëm buxhetit të shtetit rreth 4000 euro, ngase si përgjegjës për menaxhimin e projektit, nuk i kishte kërkuar mjetet të cilat nuk ishin shpenzuar nga pjesa e investimeve të përgjithshme marrëveshjen për mirëkuptim dhe bashkëfinancim ndërmjet Komunës së Suharekës dhe OJQ-së “Kosovo Hope”.

Me këtë, akuzohet se ka kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ndërsa, i akuzuari, Milazim Hajdari, në cilësi të drejtorit të shkollës fillore “Bajram Curri” në fshatin Nishor të Komunës së Suharekës, akuzohet se i tejkalon kompetencat e tij me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për personin tjetër, duke i shkaktuar dëm buxhetit të shtetit, si dhe duke përpiluar raporte për bartjen e nxënësve operatorëve të ndryshëm, me anë të së cilës shkel ligjin mbi detyrat e tij.

Sipas organit të akuzës, dëmin që ia shkakton buxhetit të Republikës së Kosovës, kap vlerën e 6572 euro.

Me këtë, akuzohet se ka kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. /Betimipërdrejtësi

- Advertisement -

Më Shumë

Shpresoj të kem sukses në krijimin e një Shqipërie të Madhe

“Les Nouvelles” ka botuar të mërkurën e 12 nëntorit 1913, në faqen nr. 3, një shkrim në lidhje me intervistën e Esat Pashë Toptanit...

Reperët e njohur dhurojnë 100 mijë maska mbrojtëse për të burgosurit

Reperët e njohur, Jay Z dhe Meek Mill, vazhdojnë ende duke  ndihmuar njerëzit gjatë përhapjes së pandemisë. Për të mbrojtur stafin dhe të burgosurit nga...

Lajmi i fundit: Edhe dy persona preken me koronavirus, njëri nga Prizreni

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka konfirmuar se edhe dy pacientë të tjerë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, duke çuar kështu në 108 numrin...

ASB ndihmon QKMF në Malishevë me mjete mbrojtëse

Organizata gjermane ASB sot ka sjellë një donacion në mjetet mbrojtëse për personelin mjekësor të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, me qëllim...

Reportazh nga pikëkalimi kufitar Morin-Vërmicë: Ra kjo pandemi e u ndamë

“Ra kjo pandemi e u ndamë”. Kjo shprehje është lajtmotivi i dramës së koronavirusit që pos të tjerash, pas 21 vjetësh, ka “ndarë” shqiptarët...

Arrestohet një person për bixhoz në Prizren

Një person është arrestuar në Prizren, pasi në lokalin e tij kishte organizuar lojëra të fatit. “Është shoqëruar në stacionin policor, i dyshuari mashkull kosovar,...

Malisheva përfituese e grantit për performancë të mirë

Dje, Ministria e Adminsitrimtit të Pushteti Lokal (MAPL), ka bërë publik raportin e performancës së komunave, e në mesin e komunave të cila tjanë...

Komuna e Malishevës më e prekura nga koronavirusi, 44 të infektuar

Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK ka bërë të ditur se pesë raste të reja janë konfirmuar pozitiv me virusin kinez Covid-19. Rastet pozitive janë...

UEFA vendos, shtyhet ndeshja Maqedoni-Kosovë, ja kur rifillojnë kampionatet

Janë anuluar edhe ndeshjet e kombëtareve në program në fillim të qershorit përfshirë edhe sfidat play-off të Nations League për një vend në Euro...

Arrestohet personi i kërkuar në Prizren

Një person i kërkuar është arrestuar në Prizren. Arrestimi i tij është bërë me urdhër të gjykatës. “Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata është...

Si e priti Arilena Ara anulimin e Eurovisionit?

Koronavirusi u bë shkak që të anulloheshin shumë aktivitete nëpër botë dhe një ndër to ishte edhe festivali europian “Eurosong”. Këtë vit Shqipëria do...

Bota s’do të jetë më kurrë e njëjta pas koronavirusit

Autor: Henry Kissinger Atmosfera surreale e pandemisë së Covid-19 më sjell ndër mend, se si ndjehesha në rininë time, kur isha pjesë e Divizionit të 84-të...

Joshua me dedikim për punëtorët shëndetësorë: Ju jeni heronjtë e vërtetë

Anthony Joshua ka bërë një dedikim ndaj punonjësve shëndetësorë, në kohën kur ata po zhvillojnë luftë të vazhdueshme me krizën e coronavirusit. Kampioni i botës...

SHBA, vatra e re e Coronavirusit: Spitalet e New Yorkut në kaos, pacientët shtrihen në korridore

SHBA është kthyer në vatrën kryesore të koronavirusit në botë dhe deri më tani ka regjistruar numrin më të madh të të infektuarve. Pamje...

Quni: Një pjesëtar i FSK-së me mision jashtë vendit është infektuar me COVID-19

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Anton Quni ka thënë se asnjë pjesëtarë i FSK-së në Kosovë nuk rezulton i prekur me COVID-19. Megjithatë Quni, në...

Kryeministri irlandez i rikthehet punës si mjek për të ndihmuar gjatë krizës së koronavirusit

Kryeministri i Irlandës, Leo Varadkar, është rikthyer në praktiken mjekësore dhe do të punojë në një turn gjatë javës, gjatë kohës së koronavirusit, ka...

Lajmet e Fundit

Ish-ministri Gashi kërkon që në Pakon Emergjente të përfshihen edhe artistët e sportistët

Ish-ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka kërkuar mbështetje edhe për sportistët dhe artistët, pas gjendjes së krijuar nga Coronavirusi. Deputeti Gashi, nëpërmjet...

Të enjten mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Prizrenit

Kryesuesi i Kuvendit të Prizrenit, Sulltan Badalli, ka thirrur sot  seancë të jashtëzakonshme. Seanca do të mbahet të enjten e kësaj jave, në ora 10:00. Në...

“Ai eshte i çmendur, vret njerëz”: Trejsi Sejdini tregon si reagon i dashuri kur e ngacmojnë

Në një video “Tik Tok”, Trejsi ka treguar se si reagon në momentin kur dikush e ngacmon. Sigurisht që i pari që Trejsit i...

Ngushëllimi i Haskukës për familjet e dy të vdekurve nga COVID-19, njëri nga Korisha e Prizrenit

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, u ka shprehur ngushëllime familjares së 70 vjeçares nga fshati Korishë dhe pacientit nga Prishtina, të cilët ndërruan jetë...

Reperët e njohur dhurojnë 100 mijë maska mbrojtëse për të burgosurit

Reperët e njohur, Jay Z dhe Meek Mill, vazhdojnë ende duke  ndihmuar njerëzit gjatë përhapjes së pandemisë. Për të mbrojtur stafin dhe të burgosurit nga...
Do NOT follow this link or you will be banned from the site!