11.8 C
Prizren
E premte, 31 Mars, 2023

Kjo e pret Kosovën, nëse nuk konstituohet Kuvendi brenda afatit kushtetues

Prej që janë certifikuar zgjedhjet nga KQZ, nuk kemi ende një Qeveri të re, edhe pse kjo ishte thënë nga VV dhe LDK se do të ndodhte sapo rezultati i zgjedhjeve të jetë zyrtar

Por çka e pret Kosovën nëse nuk konstituohet Kuvendi, brenda afati kohorë?

Njohësi i Kushtetutës së Kosovës, Mazllum Bajraliu, ka thënë se nëse nuk konstituohet Kuvendi atëherë shkohet në zgjedhje të reja.

Afati për konstituim të Kuvendit ka filluar pas certifikimit të rezultateve, përderisa dy subjektet e para VV dhe LDK nuk po mund të bien dakord rreth posteve ministrore, që në këtë mënyrë të formojnë Qeverinë e re.

“Nëse nuk konsitituohet Kuvendi brenda këtij afati, atëherë sipas dispozitave kushtetuese, pas 40 ditëve shkohet në zgjedhje”, thotë Bajraliu.

Ai thotë se brenda këtij afati nëse nuk formohet Kuvendi, Presidenti patjetër i shpall zgjedhjet.

“Presidenti i shpall zgjedhjet, patjetër”, thotë Bajraliu

Poashtu, Bajraliu thotë se presidenti ka të drejtë, sipas Kushtetutës, që në rast se nuk krijohet qeveria e re në tentimin e parë, në konsultim me partitë tjera, të shpallë një kandidat tjetër për kryeministër.

Vlenë të theksohet se KQZ ka certifikuar rezultatet me datën 27 nëntor.

Më Shumë

Manchester United kërkon adoleshentin e Brighton

Adoleshenti i Brighton, Evan Ferguson do të jetë në listën e ngushtë të Manchester United këtë verë, sipas Football Insider. Ferguson, 18 vjeç, ka shënuar...

Gjykimi për shpërthimin në Zhur, i akuzuari vendos të mbrohet në heshtje pas udhëzimit nga mbrojtësi i tij

Në Gjykatën Themelore në Prizren, të martën, i akuzuari Iran Badalli, është mbrojtur në heshtje pas udhëzimit nga mbrojtësi i tij, avokat Valdrin Gashi. Avokat...

Vjedhje në Rahovec

Babait

Lajmet e Fundit