7.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Prokuroria Themelore në Prizren, 6 aktakuza kundër gjashtë 6 personave

Prokurori i Shtetit njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzetenjë (41) aktakuza, kundër dyzetepesë (45) personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar tetë (8) persona të dyshuar.

Gjithashtu, janë paraqitur gjashtë (6) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër trembëdhjetë (13) personave të dyshuar, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, Prokuroria Themelore në Pejë, ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrimin e gjësendeve të cilat dyshohet se janë përdorur dhe përfituar përmes veprës penale “Organizimi i skemave piramidale ose bixhozit të jashtëligjshëm”.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar, si dhe ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza, kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza, kundër gjashtë (6) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).  

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar gjashtë (6) persona për vepra të ndryshme penale, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit, ndaj një (1) personi, një (1) kërkesë për caktimin e masës se arrestit shtëpiak, ndaj një (1) personi dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave. Gjithashtu, është bërë një (1) kërkesë për sekuestrimin e gjësendeve të cilat dyshohet se janë përdorur dhe përfituar përmes veprës penale “Organizimi i skemave piramidale ose bixhozit të jashtëligjshëm”.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj tetë (8) personave të dyshuar dhe ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër tre (3) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër dy (2) personave.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza, kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.

Më Shumë

Mbi 1 mijë e 500 gjoba trafiku të shqiptuara për 24 orë në Kosovë

Policia e Kosovës ka shqiptuar një mijë e 516 gjoba trafiku në 24 orët e fundit. Ndërkaq, janë regjistruar edhe numri i përgjithshëm i aksidenteve...

Ballkani fiton dhe e konsolidon pozitën e parë në tabelë

Ballkani e ka konsoliduar udhëheqjen e tabelës së Superligës së Kosovës në futboll, duke bërë dy pikë më shumë se sa Drita dhe pesë...

Lajmet e Fundit