7.8 C
Prizren
E shtunë, 23 Tetor, 2021

Prizren/Dështon seanca ndaj të akuzuarve se mashtruan qytetarët për viza pune

Të hënën, në Gjykatën Themelore në Prizren, ka dështuar të mbahet seanca gjyqësore ndaj Flamur Hoxhës dhe Besim Rexhajt, të akuzuar për shpërlarje parash dhe shmangie nga tatimi.

“Betimi për Drejtësi” ka arritur ta siguroi procesverbalin e këtij shqyrtimi, sipas të cilit shkak për mosmbjatjen e kësaj seance ishte mungesa e përfaqësuesit të ATK-së, e cila është palë e dëmtuar në këtë çështje gjyqësore.

Seanca e radhës është caktuar të mbahet me 18 nëntor 2020 në ora 10:00.

Me aktgjykim e shpallur nga Gjykata Themelore në Prizren, më 9 janar 2020, ish-drejtori ekzekutiv i shkollës “DBBS” në Prizren, Flamur Hoxha, ishte dënuar me gjashtë vjet burg dhe 21 mijë euro gjobë, pasi ishte shpallur fajtor se ka mashtruar qytetarët për viza pune në Gjermani, ndërsa i akuzuari tjetër, Besim Rexhaj, ishte dënuar me katër vjet burgim dhe me 12 mijë euro gjobë.

Ndaj të akuzuarit Flamur Hoxha, ishte shpallur edhe aktgjykim plotësues, konfiskimi i pasurisë, konkretisht një shtëpi, një veturë “BMË X5”, si dhe një “Audi”, kurse të akuzuarit Rexhaj, i është konfiskuar një banesë me garazh, si dhe një veturë e tipit “Polo”.

Po ashtu, për këtë rast ishte dënuar me gjashtë muaj burgim me kusht Veprim Rexhepi, i cili akuzohej se me anë të falsifikimit, ka nënshkruar rreth 400 kontrata pune për në shtetin e Gjermanisë, pa qenë i autorizuar fare nga personat përgjegjës, në emër të të cilëve janë lëshuar këto kontrata, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndërsa Gjykata e Apelit, këtë rast e ka kthyer në rigjykim vetëm ndaj Flamur Hoxhës dhe Besim Rexhajt, të cilët kishin parashtruar ankesë në Gjykatën e Apelit.

Ky rast zhvillohet në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Speciale (PSRK), të ngritur më 20 gusht 2018, me të cilën Flamur Hoxha dhe Besim Rexhaj, akuzohen se në periudhën 2016-2017, megjithëse e kanë ditur se të ardhurat burojnë nga aktivitete kriminale, kanë pranuar para nga qindra persona të dëmtuar, saktësisht 489 persona, me arsyetimin se do t’i punësojnë në Gjermani.

Sipas aktakuzës, Hoxha dhe Rexhaj, nga të dëmtuarit e njëjtë i kanë marrë nga 2500 – 3000 euro, të cilët fare nuk i kanë dërguar në Gjermani, duke fshehur fondet në fjalë e më pas të njëjtat fonde duke i transferuar tek persona tjerë, me këto veprime kanë përvetësuar shumën prej 1.220.175.00 euro, nga të cilat kanë bërë shpëlarjen e parave në shumën prej 1.068.775.00 euro.

Me këtë, në vazhdimësi dhe në bashkëkryerje, akuzohen se kanë kryer veprën penale “shpëlarje parash”, nga neni 308 i Kodit Penal të RKS, si dhe neni 32 parag 2. nën parag 2.1 dhe 2.2 i Ligjit mbi Parandalimin e Shpëlarjes së Parave dhe Financimin e Terrorizmit, lidhur me nenin 81 dhe 31 të Kodit Penal të RKS.

Sipas aktakuzës, të njëjtit akuzohen edhe për veprën penale të mashtrimit, nga neni 335, dhe atë të falsifikimit të dokumenteve nga neni 399, si dhe Shmangie nga Tatimi nga neni 313 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

EXIT POLL-i nga UBO në RTV Dukagjini për Prizrenin: Haskuka e Totaj në balotazh

Qytetarët e Kosovës sot kanë votuar në zgjedhje lokale. Sipas EXIT POLL-it të realizuar nga RTV Dukagjini dhe kompania UBO-Consulting del që në Komunën e...

Ajo

  Flaka e saj e lodhur Nga bredhjet poshtë e lartë Po t’i dëgjon qeshjet edhe në heshtje Po pa ia vyshkur shpresën. Me flakë përsëri ka më të...

Në spitalin e Prizrenit nuk ka asnjë pacientë me COVID-19

Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit, nuk ka në trajtim asnjë pacientë me COVID-19, sikurse edhe në Spitalin e Pejës dhe Vushtrrisë, ndërkaq në spitalet...

Gastronomët kërkojnë lirimin e masave, paralajmërojnë protestë nëse kërkesa shpërfillet

Përfaqësuesit e Shoqatës së Gastronomëve janë takuar me ushtruesen e detyrës së Ministres së Shëndetësisë, Dafina Gexhan, për të diskutuar rreth masave anti-COVID. “Kërkesa jonë...

Avdyli: Prizreni s’ka kohë t’i kthehet pushteteve korruptive

Deputeti i Listës Guxo, Haxhi Avdyli, i cili bën pjesë në grupin parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se kandidati i kësaj partie për...

Raporti i ngecjes së BE-së

Blerim Shala Raporti vjetor i vendeve i Komisionit Evropian, i bërë publik këtë të martë, (me 19 tetor), është Dokumenti kryesor i Brukselit me të...

Vetëvendosje e bindur për fitoren e Mytaher Haskukës në Prizren

Lëvizja Vetëvendosje ka shprehur besimin e saj se Mytaher Haskuka do të fitojë edhe një mandat të ri në krye të Prizrenit. Në një konferencë...

Rritet çmimi i biletave për autobusët në Kosovë

Çmimi i derivateve të naftës është ngritur dukshëm në Kosovë. E bashkë me këtë ngritje, qytetarët tani po paguajnë më shtrenjtë edhe biletën e...

Kosova e 113-ta në renditjen e FIFA-s

Kosova e ka pësuar rënien më të madhe në renditjen e FIFA-s. Vendi ynë renditet i 113-ti sipas renditjes së re të publikuar nga shtëpia...

MPB-ja ka një njoftim të rëndësishëm për furnizim me letërnjoftime

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka nënshkruar kontratën për furnizim me letërnjoftime. Nga kjo ministri janë deklaruar se nga muaji nëntor pajisja me letërnjoftime...

Disa qytetarë nuk e gjejnë emrin në shkollën “Abdyl Frashëri” në Prizren

Disa prej qytetarëve të Prizrenit nuk kanë arritur të gjejnë emrin e tyre në shkollën “Abdyl Frashëri”. Sipas menaxherit të kësaj qendre, Alidin Flugaj, kjo...

Manchester City të gatshëm për shitjen e Sterling-ut

Drejtuesit e klubit të Manchester City-t, nuk e kanë ndërmend ta humbasin me kosoto zero futbollistin e tyre, Raheem Sterling. Futbollistit 26-vjeçar i skadon kontrata...

Haskuka: Prizreni nuk ka kohë për të humbur që t’i rikthejë të korruptuarit e zhvatësit

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka zhvilluar një takim mobilizues me kandidatët e tij, për Kuvendin Komunal. Ai, në këtë...

Korenica: Ia uroj fitoren Latifit nëse fiton pa shantazhe apo blerje votash

Smajl Latifi i AAK-së dhe Visar Korenica i Vetëvendosjes, do të synojnë sërish ta sigurojnë një ulëse për të parin e Rahovecit në zgjedhjet...

Rrahje dhe gjuajtje me armë në Prizren

Dje rreth orës 18:37 ka ndodhur një rrahje në rrugën “Haxhi Zeka”, në Prizren. Rastin e ka konfirmuar për Sinjalin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës...

SBAShK-u i kërkon ministres Nagavci normalizimin e procesit mësimor

Përfaqësuesit e SBASHK-ut janë takuar me ministren Arbërie Nagavci për t’i përcjellë asaj kërkesën e shumë mësimdhënësve nga e tërë Kosova, që pas situatës...

Lajmet e Fundit