7.9 C
Prizren
E mërkurë, 30 Shtator, 2020

“Qeveria Kurti” mbetet e bllokuar nga “presidenti i LDK-së”

Takimi maratonik mes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës fundjavën që shkoi vetëm sa i ka larguar këto subjekte drejt arritjes së koalicionit qeverisës.

Barrikadimi i palëve rreth postit të presidentit ka bërë që marrëveshja të jetë vështirë e arritshme, shkruan sot Koha Ditore. Zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë thënë se kjo javë do të jetë vendimtare, derisa kanë përmendur rrethana të tjera nëse nuk arrihet marrëveshje me LDK-në.

Anëtarja e Kryesisë së VV-së, njëherësh deputete e rizgjedhur, Albulena Haxhiu, ka thënë të dielën se problemi i vetëm është insistimi i LDK-së për ta përfshirë postin e presidentit në marrëveshje. Megjithëse nuk kanë dhënë ndonjë emër, LDK-ja ka kërkuar prej VV-së që t’i jepet e drejta e propozimit të kandidatit dhe t’i zotohen 29 votat e subjektit fitues.

“Ne kemi kërkuar të mos përfshihet dhe marrëveshja të nënshkruhet për Qeverinë dhe Kuvendin. Kjo me argumentimin se për kandidatin duhet të punojmë bashkë dhe ta gjejmë një figurë jopartiake që përfaqëson unitetin e popullit. Kjo edhe për shkak të kërkesave kushtetuese procedurale 2/3, prandaj ne duhet të synojnë një kandidat konsensual dhe unifikues”, ka thënë Haxhiu. Ajo ka shtuar se nuk janë të interesuar të zgjatet shumë ky ngërç dhe të krijohen shpresa të rrejshme.

Deri tani janë zhvilluar katër takime në nivel të kryetarëve, për të diskutuar ndarjen e posteve. VV-ja është pajtuar që LDK-së t’i takojë posti i kryetarit të Kuvendit, zëvendëskryeministrit të parë, si dhe ndarja e ministrive të bëhet në mënyrë të barabartë. Ndërkaq posti i presidentit të lihet për më vonë, pasi t’i ketë skaduar mandati Thaçit në vitin 2021.

Takimi i fundit mes LVV-së dhe LDK-së u mbajt të shtunën.

- Advertisement -

Më Shumë

Erdogan paralajmëron grekët: Turqia është një vend mesdhetar. Ne nuk jemi mysafirë, por pronarë

Nuk kanë të ndalur paralajmërimet drejt Greqisë nga presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan sa i përket situatës në Mesdheun Lindor. Nga njëra anë, ai...

Kadare për Poradecin: E kisha dashur përherë Lasgushin, me një dashuri të veçantë

“E kisha dashur përherë Lasgush Poradecin, me një dashuri të veçantë, që kishte gjithmonë brenda saj një brengë, një qor­tim. Por, edhe dashuria për...

Qumështarët: Nuk jemi marrë seriozisht, sërish do të dalim në rrugë

Kryetari i Këshillit Koordinues të Shoqatave të Qumështit, Ramadan Memaj, ka paralajmëruar protesta të fermerëve ditëve në vijim, ku mund të bllokohen edhe rrugët...

Gold AG e konfirmon se po bëhet baba: Fëmijën do ta rris siç thotë feja

Goldi dhe Ermira po bëhen prindër. Reperi i njohur shqiptar, Gold AG gjatë një interviste për Prive e ka konfirmuar se po bëhet baba për...

47 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se nga 525 testimet e kryera gjatë 24 orëve të fundit, 47 persona kanë rezultuar pozitiv me...

Parandalohet futja e një telefoni në Qendrën e Paraburgimit në Prizren

Në Qendrën e Paraburgimit në Prizrenit oficerët kanë arritur të ndalojnë futjen e një telefoni brenda. “Sot rreth orës ?13:05 në Qendrën e Paraburgimit në...

Ekipi i mjekëve gjerman vizton spitalin e Prizrenit

Një ekip i mjekëve gjermanë, i udhëhequr nga Dr. Stefan Schmiedel, të premten, ka qëndruar në Spitalin e Përgjithshëm “Prim.Dr. Daut Mustafa” në Prizren. Ekipi...

Asnjë i infektuar me COVID-19 në Prizren

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 525 mostra të...

Komuna e Prizrenit vazhdon ta injorojë Bekim Fehmiun

Shkruan: Fahri Musliu Po vërtetohet për të satën herë, që nga shuarja (15.06.2010), se pushtetarët e Komunës së Prizrenit (ish PDK dhe tash LVV) po...

Arrestohen dy mashtrues në Malësi të Re të Prizrenit

Dy persona të dyshuar për mashtrim janë arrestuar në fshatin Malësi e Re të Prizrenit. Ata, janë dërguar në mbajtje për 48 orë. “Njësiti policor ka...

Zidane: Betis më i fortë me Pellegrinin. Barça? Kujdes, do luftojnë për trofe

Real Madrid do të luajë ditën e sotme ndeshjen e dytë të kampionatit, ku këtë herë të besuarit e Zinedine Zidane do të përballen...

Mike Tyson sivjet do të votojë për herë të parë

Nju Jork, 24 shtator – Boksieri i famshëm, Mike Tyson tha dje se planifikon të votojë për herë të parë në zgjedhjet presidenciale të...

Ballkani fiton derbin ndaj Feronikelit

Ballkani është treguar skuadër e fortë në duel me Feronikelin, duke e mposhtur me rezultat 3-2, sot në Suharekë, në kuadër të javës së...

Paralajmërohet ndryshim i çmimit për regjistrim të automjeteve

Zëvendësguvernatori për Mbikëqyrje Financiare, Sokol Havolli, ka paralajmëruar se nga viti i ardhëm çmimi i polisave të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve (TPL), do...

Vetaksident në magjistralen Rahovec-Malishevë, lëndohen tre persona

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një vetaksidenti në magjistralen Rahovec-Malishevë. Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për...

Quni u prit me nderime të larta ushtarake nga Ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Hulusi Akar

Në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Turqisë, në selinë e Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare,  me protokollin më të lartë shtetëror dhe ceremoni...

Lajmet e Fundit

Trump – Biden – kush e dominoi debatin e parë presidencial?

Donald Trump dominoi debatin e parë presidencial ndaj kundërshtarit të tij, Joe Biden. Debati presidencial i cili zgjati më shumë se 90 minuta, u dominua...

Konfirmohet: VAR në ndeshjen e Kosovës ndaj Maqedonisë së Veriut

Ndeshja gjysmëfinale e fazës play-off të EURO 2020 në mes të Maqedonisë së Veriut e Kosovës që do të luhet më 8 tetor në...

Bilanci i Covid 19 në Kosovë: Mbi 13 mijë persona janë shëruar, ndërsa 1, 457 raste janë aktive

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se numri total i rasteve pozitive është 15.574 raste nga 67.294 persona të dyshimtë në...

Për të dytën herë në radhë, dështon të mbahet seanca për sulm ndaj një personi në Suharekë

Në Gjykatën Themelore në Prizren, dega në Suharekë, të martën për të dytën herë në radhë ka dështuar të nis gjykimi ndaj të akuzuarit...

Qumështarët: Nuk jemi marrë seriozisht, sërish do të dalim në rrugë

Kryetari i Këshillit Koordinues të Shoqatave të Qumështit, Ramadan Memaj, ka paralajmëruar protesta të fermerëve ditëve në vijim, ku mund të bllokohen edhe rrugët...