16 C
Prizren
E mërkurë, 5 Gusht, 2020

Rastet e reja me COVID-19, Prizreni me vetëm dy të infektuar

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se të dielën në Komunën e Prizrenit janë konfirmuar vetëm dy raste të reja me COVID-19, transmeton PrizrenPress.

Njoftimi i plotë i IKSHPK-së:

40 TË SHËRUAR DHE 216 RASTE ME COVID-19!

Sot më 12 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 493 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 216 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 4.931 raste nga 28.216 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 102 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Sot më 11 korrik 2020, janë shëruar 40 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.267 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.562.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 115 raste, komuna Drenas 16 raste, komuna Fushë Kosovë 16 raste, komuna Lipjan 14 raste, komuna Podujevë 12 raste, komuna Mitrovicë 10 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Shtime 3 raste, komuna Kaçanik 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Deçan 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Ferizaj, Klinë, Malishevë, Pejë, Rahovec dhe Viti.

Të nderuar qytetarë!

Virusi është kudo! Ju lutemi përmbajuni rekomandimeve! Virusi vret!

Zbatimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë duhet ta bëjë çdo qytetar i Republikës së Kosovës, që të ruajë veten, të afërmit dhe të tjerët.

BARTJA E MASKAVE MBETET OBLIGATIVE!
Apelojmë te qytetarët, bizneset, gastronomia, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimin e maskave, dezinfektimin dhe ajrosjen e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura.

Ne po shkojmë drejt një normaliteti të ri. Ky normalitet i ri paraqet ndërrimin e sjelljeve tona për të mirë, për të mbajtur higjienën, për të mbajtur distancën, për të mbajtur maskën, për të mos përhapur piklat tona të cilat i qesim nga goja çdo ditë, dikush më shumë e dikush më pak, e që rrezikojnë shëndetin e të tjerëve, por në radhë të parë shëndetin e të afërmve, të familjes, të fëmijëve, të farefisit, të komunitetit, dhe pastaj të gjithë qytetarëve.

Inspektoratet sanitare të AUV dhe Inspektoratet komunale bashkë me shtabet komunale duhet patjetër të zbatojnë Ligjin për Inspektoratin dhe Ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse duke u mbështetur në Manualin për luftimin e COVID-19 dhe të merren masa përgjegjësie në çdo rast të mos zbatimit eventual të rekomandimeve të Institutit Kombëtar.

Çdo shkelje e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezikim i shëndetit dhe jetës së të tjerëve. Nuk ka të drejtë askush të rrezikojë jetën e të afërmve të tyre, të moshuarve dhe personave me sëmundje kronike për shkak të pakujdesit dhe mos zbatimit të rekomandimeve.

Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe maskat!
Lani duart me kujdes disa herë në ditë nga 20-30 sekonda!
Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm!

Ju lutem të keni kujdes, sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve!

NE PO PUNOJMË PËR JU, ANDAJ NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

Ju faleminderit për mirëkuptim!

- Advertisement -

Më Shumë

194 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, 4 të vdekur

194 taste të reja janë raportuar të mërkurën në Kosovë me COVID-19. Gjithashtu, 4 persona kanë vdekur.

Vdes edhe një mjek në Kosovë nga COVID-19

Oda e Mjekëve të Kosovës ka njoftuar se ka ndërruar edhe një mjek si pasojë e COVID-19. OMK bën të ditur se bëhet fjalë për...

Izolohen të gjithë personat që kanë pasur kontakt me Hotin në Dragash

Kryeministri i Kosovës, të dielën ka vizituar disa kompani në Dragash, izolohen personat që kanë pasur kontakt Të dielën Kryeministri Hoti së bashku me një...

Zëvendësministri i Financave tregon se kur do të ekzekutohen pagat prej 170 euro

Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi, ka treguar se kur do të ndahen paratë e pakos emergjente. Ai u shpreh se kjo procedurë mund të nis...

Muriqi: Dua të bëhem legjendë e Fenerbahces

Vedat Muriqi i ka hedhur poshtë thashethemet rreth të ardhmes së vet, duke thënë se shpreson se karrierën do ta përfundojë në Fenerbahce duke...

Vdes ish-kryetari i KB Prishtina

Klubi i Basketbollit Prishtina, ka dhënë një lajm të keq duke njoftuar se mbrëmë në orët e vona ka ndërruar jetë ish kryetari dhe...

Rita Ora kapet mat duke u argëtuar me të dashurin e saj të ri

Rita Ora është parë duke u argëtuar me të dashurin e saj Romain Gavras teksa marrin rreze dielli në Ibiza me miqtë e tyre. Partner...

Prizren, 5 aktakuza kundër pesë personave

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga Prokuroria Themelore në Prizren janë ngritur pesë aktakuza kundër pesë personave për...

Prizren: Pronarët e pishinave protestojnë kundër mbylljes së tyre

Disa pronarë të pishinave të ndryshme në Kosovë sot kanë dalë të protestojnë në Pikën Kufitare në Morinë pasë mbylljes së tyre nga inspektoratet. Përfaqësuesi...

Vdes një qytetare nga Theranda, ishte e infektuar me COVID-19

Ka ndërruar jetë një qytetare nga Theranda, e cila ishte e infektuar me COVID-19. Lajmin e ka bërë të ditur drejtoresha e Shëndetësisë në Suharekë,...

Mbiemrat më të përhapur në Shqipëri

Renditja e mbiemrave më të përdorur nga shqiptarët, në një studim të kohëve të fundit të kryer nga profesori i Institutit të Gjuhësisë dhe...

Oda Amerikane themelon Komitetin e Gastronomisë dhe Turizmit

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë njofton se themeloi komitetin e gastronomisë dhe turizmit me qëllim të adresimit të nevojave të këtyre sektorëve si në...

Rishikimi i buxhetit – u tha se do të miratohet këtë javë, ende nuk dihet se kur do të shkojë në Kuvend

Më 67 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim, deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë miratuar në lexim të parë Projektligjin për plotësimin...

Ndërron jetë ish-kryetari i SHKA “Agimi” në Prizren, Subhi Pasuli

Ka ndërruar jetë ish-kryetari i SHKA “Agimi” në Prizren, Subhi Pasuli. Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka ka shprehur ngushëllime për familjen dhe miqtë e Pasulit. Postimi...

Haxhi Avdyli kërkon Komision hetimor për lejet e hidrocentraleve

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avduli ka iniciuar kërkesën për ngritjen e Komisionit parlamentar për lejet e hidrocentraleve në Republikën...

Prizreni pa çerdhe publike, OJQ-të të shqetësuara rreth çmimit (Video)

Prizreni prej vitesh nuk ka asnjë çerdhe publike. Autoritetet lokale kanë paralajmëruar se me fillimin e vitit të ri shkollor do të nisë punën...

Lajmet e Fundit

Zyrtari i lartë i Policisë në Prizren “kapet” duke kryer marrëdhënie seksuale në një motel

Një zyrtar i lartë i Policisë së Kosovës, me gradën kapiten, është zënë gjatë orarit të punës në një motel në qytetin e Prizrenit,...

Rregullohen tri rrugë në Carrallukë të Malishevës

Kanë filluar dhe po vazhdojnë punimet në rregullimin e tri segmenteve rrugore në fshatin Carrallukë të Komunës së Malishevës. Këto rrugë ndërtohen në kuadër...

Policia ndërhyn në një aheng familjar në Suharekë

Pavarësisht situatës alarmante me pandeminë, kosovarët po vazhdojnë të mblidhen nëpër ahengje. Policia e Kosovës, të martën rreth orës 23:10, ka ndërhyrë në një aheng...

Për dy ditë, 16 lindje në Prizren

Në repartin e gjinekologjisë të Spitalit të Prizrenit, gjatë dy ditëve të fundit kanë ardhur në jetë 16 fëmijë, raporton PrizrenPress. Teuta Gurgushka, udhëheqëse e...

Vaksina e kompanisë Novavax nxit prodhimin e antitrupave kundër COVID-19

Kompania amerikane, Novavax, njoftoi se vaksina e saj eksperimentale kundër COVID-19, ka nxitur një përgjigje të fortë të imunitetit, duke prodhuar më shumë antitrupa,...