15.4 C
Prizren
E enjte, 29 Tetor, 2020

Shfaqja e pandemisë ka bllokuar një varg projektesh në Dragash

Shfaqja e pandemisë ka bllokuar një varg projektesh në Komunën e Dragashit, shumica prej tyre kapitale. Kryetari i komunës, Shaban Shabani, thotë se nëse nuk shpenzohen mjetet e parapara gjatë këtij viti , do shkojnë në suficit.

Është komuna më jugore e Kosovës dhe ka një buxhet shumë të vogël, por edhe ato mjete që disponon Dragashi këtë vit siç duket nuk do të mund t’i shpenzojë. Përhapja e koronavirusit e ka bllokuar punën në këtë komunë për gati një muaj. Kryetari Shaban Shabani i tha Radio Kosovës, se po qëndrojnë duar kryq.

“Faktikisht është paralizuar jeta e aktiviteteve komunale tash e një muaj. Nga Qeveria i kemi rekomandimet të punojmë me staf të reduktuar, dhe prioritet mbeten masat, apo rritja e vigjilencës për koronavirusin” theksoi ai.

Shabani thotë se për shkak të reliefit gjeografik Dragashi do mbetet mbrapa me projekte pasi që shtatori e tetori konsiderohen muajt kur është paraparë finalizimi i tyre, sikurse është rruga magjistrale Prizren-Dragash- Brod- Zapllugje.

“Tash për tash jemi të koncentruar tek angazhimet e përgjithshme sipas rekomandimeve të nivelit qendror dhe uroj të ta përmbyllim këtë fazë me sukses në raport me koronavirusin ndërsa pjesa tjetër do mbetet si shtesë do ketë angazhim më të madh pas muajit maj që po llogaritet si kohë për tejkalimin e situatës shumë të vështirë” thotë Shabani.

E kjo komunë malore këtë vit do i ketë në dispozicion rreth 3 milionë euro për investime.

“Buxheti ynë është shumica grant qeveritar, por ka raste kur ministritë na ndihmojnë drejtpërdrejt edhe jashtë planifikimeve. Thënë të drejtën kemi pas shpresë dhe mbështetje nga qeveria e kaluar dhe qeveria e re se do realizojmë projekte me interes të drejtpërdrejtë te qytetari, por kjo situatë ka rezultuar që ato të interferojnë në realizimin e tërësishëm të projekteve” tha ai.
.
Shabani po mbetet me shprese se projektet e nisura me mbështetje qendrore do përfundojnë, por e brengos fakti se mjetet mund të shkojnë në suficit.

“Ne nuk do të arrijmë t’i shpenzojmë mjetet e granteve për investime kapitale për shkak të kohës. Edhe ashtu jemi vonuar, jemi në situatë kur është e vështirë të bëhet hartimi i projekteve për shkak të rrethanave”, bën të ditur Shabani.
.
Por, kryetari i Dragashit thotë se prioritet e ka menaxhimin e situatës pas shfaqjes së pandemisë, ndërsa thekson se edhe nëse do ketë kthim të mjeteve ato sërish do të shkojnë në buxhetin e Kosovës, e i cili sërish do rikthehet në investime.

- Advertisement -

Më Shumë

Flutura iu ul në fustan, ceremoina e martesës që përloti të gjithë

Amanda në Britaninë e Madhe, po martohej për të dytën herë në jetën e saj me Chip, por në zemrën e saj gjithsesi kishte...

Autostrada Shkup-Kosovë do realizohet për dy vite e gjysmë

Kryeministri Zoran Zaev tha se nëse përgatitjet përfundojnë deri në fund të vitit, autostrada nga Shkupi në kufirin me Kosovën mund të jetë gati...

Atraksion: Gurra e Poslishtës

Gojëdhënat për lokacionin janë të shumta. Nga to e deri tash, Gurra e Poslishtës është një nga pikat më atraktive të këtij fshati. Përveç që konsiderohet...

Haskuka e Hajdari vizituan Qendrën për Shërbime të Integruara

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtori i Drejtorisë së Administratës Osman Hajdari, sot kanë vizituar Qendrën për Shërbime të Integruara (QSHI)...

Vjedhje e rëndë në Rahovec, hajnat marrin arkën në një lokal

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për një vjedhje të rëndë, raporton PrizrenPress. Rasti ka ndodhur në rrugën "Xhelal Hajda" në Rahovec,...

Pamje të vitit 1913: Çamëria e mbushur me shqiptarë

Fotografi zvicerian, Frédéric (Fred) Boissonnas (1858-1946), lindi në një familje të njohur fotografësh. Mbahet mend kryesisht, për fotografitë e hershme artistike të Greqisë (...

Pesë persona arrestohen pasi zihen në flagrancë duke vjedhur në Malishevë

Pesë persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë vjedhur, të dielën në Malishevë. Policia e Kosovës në raportin 24-orësh njofton se ata ishin zënë në...

Borxhi ndaj Devollëve, i bllokohen përsëri llogaritë Telekomit

Kompanisë publike, Telekomit të Kosovës iu janë bllokuar mëngjesin e ditës së sotme llogaritë, si pasojë e borxhit që ka ky institucion ndaj kompanisë...

Superndeshja ManUTD-Chelsea sot në Premierligë

Gjatë ditës së sotme do të zhvillohen super ndeshje, në ligat më të mira evropiane. Një nga ndeshjet mjaft interesante pritet të jetë edhe ajo...

Distria Krasniqi e fiton medaljen e artë në Budapest

Xhudistja pejane Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në “Grand Slamin” e Hungarisë. Rrethin e parë, Krasniqi e kaloi pa luftë, kurse në...

Zëvendëskryeministrja flet për lidhjen familjare me Fatmir Limajn: Nuk e kam asgjë

Zëvendëskryeministrja Albulena Balaj-Halimaj ka folur rreth lidhjes familjare me shefin e Nismës Fatmir Limajn. Anëtarja e ekzekutivit është motra e bashkëshortes së Fatmir Limajt “Nuk e...

‘Udhëtoni’ në Prizrenin e viteve 50-ta përmes pikturave të mahnitshme të Besim Danjollit

Përderisa jeni duke shëtitur në qendrën e qytetit të Prizrenit, këto ditë krejt rastësisht keni pasur rastin të shihni po këtë qytet të minimizuar...

“A Refugee’s Tale” si ecje në dy kohë me regjisorin nga Kosova

Saga shqiptare e fundshekullit të kaluar që u përshkua me shkulme refugjatësh, nuk është vetëm një fakt i “arkivuar” në histori. Nga qindra mijëra...

Dy të vdekur dhe 186 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, 3 në Prizren

Dy persona kanë vdekur në Kosovë si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar edhe 186 raste të reja. Numri total...

Mësohet se kur mund të rikthehet në fushë Van Dijk

Mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk ka pësuar një lëndim në ndeshjen e zhvilluar kundër Liverpoolit, lëndim ky që pritet ta mbajë jashtë fushës...

Aksident në Suharekë, fëmija në biçikletë përplaset me veturën

Një aksident ka ndodhur në fshatin Studenqan të Suharekës, ku një fëmijë ka mbetur i lënduar. Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten...

Lajmet e Fundit

Lajm i mirë: Nesër dalin pagesat e dyfishta për përfituesit e asistencës sociale

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka njoftuar se nesër do të dalin pagesat e dyfishta për muajin tetor për përfituesit e asistencës sociale. Sipas saj,...

4 nxënës dhe 15 mësimdhënës në Prizren rezultojnë pozitivë me COVID-19

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi në komunën e Prizrenit sot ka mbajtur mbledhjen e radhës të vitit 2020 ku është bërë e ditur...

Shtabi Komunal Emergjent e vlerësoi të qetë situatën me covid-19 në Malishevë

Shtabi Komunal Emergjent, për menaxhimin e situatës pandemike me covid-19 në Komunën e Malishevës, i drejtuar nga nënkryetari i komunës, Hajdin Berisha, sot e...

Tridhjetë e dy pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Prizrenit

Tridhjetë e dy pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Prizrenit. Drejtori i këtij spitali, Afrim Avdaj tha se 2 prej tyre...

Një i vdekur dhe 284 raste me COVID-19 sot në Kosovë

Në 24 orët e fundit, në Kosovë, ka vdekur një person si pasojë e COVID-19, derisa janë regjistruar 284 raste pozitive, tri më shumë...