11.9 C
Prizren
E martë, 26 Maj, 2020

Shtohet stafi i ambasadës në Bruksel

Hoxhaj-Enver5-21Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, në takimin e parë të ekipit negociator për negociimin e MSA-së ka thënë se shumë shpejt kësaj ambasade do t’i shtohen edhe 10 persona nga ministri të ndryshme.

“Kemi vendosur ta rrisim numrin e diplomatëve tanë në ambasadën tonë në Bruksel. Besoj se kemi filluar një punë të mirë, fillimisht me një propozim që ka ardhur nga Ministria e Integrimit, që ta kemi një zyrtar të kësaj ministrie, siç është Labinot Hoxha në Bruksel. Edhe MTI-ja ka dhënë një propozim, dhe ky diplomat tash është në Bruksel. Meqë MSA-ja merret po ashtu me bujqësi, mendoj se edhe nga Ministria e Bujqësisë ta kemi sa më shpejt një person kompetent”, ka thënë Hoxhaj, transmeton RTK.

Sipas tij, ky shtim i stafit po bëhet për ta kuptuar MSA-në sa më drejt. “Neve na duhen njerëz që e njohin përmbajtjen, që e njohin substancën dhe e kuptojnë natyrën e çdo procesi, meqë vetëm në këtë formë do të mund ta shtyjmë këtë proces përpara”, është shprehur ai.

Kryediplomati ka përmendur rastin e Kroacisë, e cila, sipas tij, në ambasadën e saj në Bruksel ka pasur rreth 80 diplomatë. “Kroacia sivjet është bërë anëtare e BE-së, stafi që ka pasur në ambasadën e saj në Bruksel ka qenë rreth 80 veta. Aktualisht i kemi vetëm pesë veta, por jemi të interesuar që në të ardhmen t’i dërgojmë edhe 10 veta”, ka treguar ai. Hoxhaj i ka ftuar edhe ministritë e tjera, që në koordinim me ministren Çitaku të bëjnë propozime konkrete për përfaqësimin e tyre në Bruksel.

“Sa di unë, një pjesë e madhe e stafit do të jetë mobil, pra do të udhëtojë nga Prishtina në Bruksel, duke mos pasur nevojë të jenë tërë kohën atje. Por, ata që do të jenë permanentë në ambasadën tonë duhet të jenë sa më të përgatitur”, ka thënë Hoxhaj.

- Advertisement -

Më Shumë

Vitia konfirmon lehtësimin e masave, ky do të jetë orari i ri i lëvizjes nga data 28 maj

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një konferencë për media ka bërë të ditur se nga dita e enjte do të shtohet liria e...

Dy raste të reja me COVID-19, kryetari i Suharekës bën thirrje të zbatohen masat e MSh-së

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka thënë se atje janë shënuar 2 raste të reja me Covid-19. “Ne duhet të vazhdojmë me zbatimin...

A do të rrijë Vjosa Osmani në LDK, Quni tregon çfarë i ka thënë ajo

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Anton Quni, ka folur lidhur me pozicionin aktual të nënkryetares së LDK-së, Vjosa Osmanit, derisa ka zbuluar edhe atë...

40 policë në Prizren do të testohen për COVID-19

Ditë më parë rezultuan tetë raste pozitive me COVID-19 në Komunën e Prizrenit, njëri ndër ta është edhe një zyrtar policor. Në lidhje me këtë,...

“Break My Heart” nga Dua Lipa me mbi 100 milionë klikime

Pak muaj i janë dashur këngës së Dua Lipës “Break My Heart” për të arritur mbi 100 milionë klikime. Këtij faktit i është gëzuar edhe...

Të shtunën testohen për Covid-19 edhe 23 zyrtarë policorë në Prizren

23 zyrtarë policorë të stacionit në Prizren, nesër pritet t’i nënshtrohen testimit për koronavirus. Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosovën, Zyrtari për informim i...

Vajza e futbollistit legjendar shpërthen në “Instagram”

Bianca Gascoigne, vajza e ish-futbollist të famshëm anglez Paul Gascoigne, tashmë ka filluar të mendojë për pushimet verore. Bukuroshja së fundmi është shfaqur në rrjetet...

Kuvendi i Prizrenit pa Plan të punës për vitin 2020

Kuvendi i Prizrenit ende nuk e ka miratuar Planin e punës për vitin 2020. Komuna ka njoftuar se ende janë në fazën e hartimit të...

Malisheva s’ka raste të reja me koronavirus qe 23 ditë

Në 23 ditët e fundit nuk është konfirmuar asnjë rast i ri me COVID-19 në Malishevë. Aktualisht në këtë komunë janë vetëm dy raste...

Shpërndahen pajisje bujqësore për fermerët e Prizrenit

Komuna e Prizreni sot në bashkëpunim me organizatën zvicerane, Caritas, ka bërë shpërndarjen e pajisjeve bujqësore për përfituesit nga projekti "Prosperiteti i prodhimtarisë agrare...

Edhe studentët kërkojnë të përfshihen në Pakon Emergjente

Organizata për mbrojtjen e të drejtave të studentëve ‘’Demokracia Studentore’’ përmes një komunikate për media ka kërkuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës që...

Lëreni Teatrin Kombëtar në Tiranë , arrestojeni Milazim Krasniqin!

Nga Behxhet Sh. Shala - Bajgora Nga një problem , Kosovës iu bënë dy : Duket se asnjë shtet në botë nuk e ka përballuar më...

Detaje për gjashtë të infektuarit me COVID-19 nga Romaja e Prizrenit (Video)

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike sonte ka bërë të ditur se gjashtë rastet e reja me Covid 19, janë nga komuna e Prizrenit, saktësisht...

Seksi dhe joshëse, Eva Murati publikon foto me bikini

Moderatorja Eva Murati ka postuar një foto në ambientin e shtëpisë duke u shfaqur mjaft joshëse. Në foton e publikuar në “Instagram”, nuk kanë munguar...

Xhavit Haliti tregon se për çka do të mbahet mend Albin Kurti

Ish-nënkryetari i Kuvendit të Kosovës Xhavit Haliti, ka folur për situatën politike që po mbizotëron ditëve të fundit në Kosovë. Haliti në rubrikën Sytë 7...

Olta Gixhari flet për herë të parë për gjininë e bebit që po pret

U shkruajt gjatë në mediat rozë për pritjen e ëmbël të aktorës së njohur Olta Gixhari. Me një foto ku ajo shfaqej me partnerin e...

Lajmet e Fundit

118 testime të reja u kryen në QRShP në Prizren

Gjatë ditës së sotme, në Qendrën Rajonale të Shëndetësisë Publike në Prizren janë marrë mostrat e 118 personave të cilat janë dërguar për analiza...

Prizren: Aktakuzë ndaj tre personave për shitje të narkotikëve

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve me inicialet A.K., A.S., dhe R.B., për shkak të...

Përkujtohet 21 vjetori i masakrës së Tusuzit në Prizren, Haskuka kërkon drejtësi

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, sot së bashku me nënkryetarët komunalë Eshref Memaj dhe Memnuna Ajdini, bënë homazhe pranë varezave të martirëve...

Limaj përkujton masakrën në lagjen “Tusuz” të Prizrenit

Kryetari i NISMA-s Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka përkujtuar masarkrën e 27 shqiptarëve të pafajshëm në lagjen "Tusuz" të Prizrenit. Sipas tij, vrasja e tyre 21...

Thënie të pavdekshme nga njerëz të mëdhenj

“Vlera e një njeriu duhet parë në faktin se çfarë jep, dhe jo në atë se çfarë është në gjendje të marrë” – Albert...