16 C
Prizren
E hënë, 28 Shtator, 2020

Skandaloze: Dasmë me mbi 200 persona në Lubizhdë të Prizrenit, policia nuk kishte informacion

Nuk pyesin as për virus, e as për distancë kur bëhet fjalë për dasma.

E atëherë kur këngëtari kërkon që shoqëria e dhëndrit e nuses të jetë më aktive, rrethi i valles bëhet edhe më i madh.

Gjatë korrikut, fshati Lubizhdë e Prizrenit jehonte nga muzika, pasi në oborrin e shtëpisë së familjes Gigollaj, festohej për çiftin më të ri.

Derisa të ftuarit me nusen e dhëndrin vallëzonin, këngëtari Labinot Rexhaj së bashku me orkestrën këndonin nga ballkoni i shtëpisë.

Të gjitha këto video janë publikuar nga vet këngëtari në rrjetin social “Facebook”.

Në një intervistë për emisionin “Sonte”, Rexhaj pranon se aty ka kënduar, derisa shton se ka pasur distancë mes njëri tjetrit.

Përkundër vendimit të Qeverisë së Kosovës për t’i ndaluar të gjitha tubimet publike si dhe ahengjet familjare, këngëtari Rexha, thotë se në dasmën ku ka kënduar, kanë qenë të ftuar mbi 200 persona.

Labinoti i cili vetëm gjatë kësaj vere i ka pasur të rezervuara rreth 60 dasma, deklaron se gjatë kësaj mbrëmjeje, nuk ka ardhur ndonjë zyrtar policor për t’i shpërndarë.

Ndërkaq, nga Policia Rajonale e Prizrenit thonë se nuk kanë pasur ndonjë informacion se atë ditë ka pasur dasmë në fshatin Lubizhdë.

“Bazuar në pyetjen Tuaj në lidhje me dasmën nuk kemi një informacion të tillë. Ndërsa sa i përket respektimit të vendimit të Qeverisë dhe rekomandimeve te IKSHP-së,  policia rajonale në Prizren në aktivitetin e saj nga data 05 korrik deri me date 29 korrik 2020 ka regjistruar gjithsej 70 asistime Inspektorëve Sanitar, janë plotësuar 209 fletëparaqitje të cilat i janë dërguar në Inspektorat, 39 asistime për shërbimet shëndetësore, policia në Prizren ka iniciuar si vepra penale 28 raste ku janë përfshirë gjithsej 55 persona të cilat raste janë proceduar në Prokurorinë Themelore ne Prizren, 5 persona janë arrestuar dhe janë dhëne gjithsej 3417 vërejtje”.

Megjithatë, kjo nuk është dasma e vetme që është mbajtur gjatë korrikut.

Kështu, që nga fillimi i aplikimit të masave për parandalim e përhapjes së COVID-19, Policia e Kosovës ka iniciuar gjithsej 1524 raste. Prizreni prin me gjithsej 424 raste, pastaj Prishtina 409, Gjakova 160, Gjilani 154, Mitrovica e Jugut me 137, Peja me 130, qyteti i Ferizajt me 82, ndërsa Mitrovica e Veriut me 28 raste.

- Advertisement -

Më Shumë

Prizren: Babai shpërthen në lot në seancën kur vrasësit të djalit të tij i shqiptohet dënimi me burgim të përjetshëm

Ish-pjesëtari i Policisë së Kosovës, Shefki Spahiu, është dënuar sot me burgim të përjetshëm nga Gjykata në Prizren për vrasjen e të riut Jetmir...

PDK: Prizreni po qeveriset keq, këtë e dëshmon edhe vlerësimi i MAPL-së

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Prizren, ka thënë se kjo komunë po qeveriset keq, nga Mytaher Haskuka i Vetëvendosjes. Sipas tyre, këtë e dëshmon...

Eksperti i njohur gjerman habit me deklaratën: Virusi nuk është aspak i rrezikshëm, duan të bëjnë para me vaksinën

Virusi nuk është aspak i rrezikshëm! Industria farmaceutike dëshiron të fitojë me pandeminë. Të rinjve nuk u ndodh asgjë!Në demonstratat e Coronës, në biseda...

Flet Zafir Berisha, i ka dy fjalë për pozitën e re si Koordinator i sulmeve kibernetike

Zv.ministri i Punëve të Brendshme, Zafir Berisha, ka konfirmuar se ka marrë pozitën e Koordinatorit Nacional për sulme kibernetike, shkruan GazetaBlic. Në një shkrim në...

Misteri i helmimeve ruse

Qeveria amerikane po synon që të shtyjë publikimin e më shumë se 1,000 faqeve të dosjes së lidhur me dyshimet për helmim të aktivistit...

Trump: Krerët e Kosovës dhe Serbisë po përqafoheshin në Zyrën Ovale, ishte e bukur ta shihje

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump votuesve në Pennsylvania të shtunën mbrëma u ka treguar për Marrëveshjen në Washington mes Kosovës dhe Serbisë. Në tubimin parazgjedhor...

Flutura Açka sjell librin që s’mundi ta shmangë…

Dy vite pas humbjes së djalit të vetëm, shkrimtarja e njohur Flutura Açka shkruan librin më të vështirë te jetës së saj. Ai është...

Qeveria miraton masat e reja, u zgjatet orari gastronomëve

Qeveria ka marrë masat e reja ndaj COVID-19 në mbledhjen e saj të premten. Në kuadër të tyre, gastronomisë i është zgjatur orari edhe...

Apeli ia vërteton dënimin për korrupsion ish-kryetarit të Prizrenit

Gjykata e Apelit ia ka vërtetuar dënimin për korrupsion, ish-kryetarit të Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja. Muja bashkë me tre zyrtarë tjerë të Komunës së...

Prizren/ E vrau policia me plumb në kokë, familja: Djali ynë e meritonte burgun, por jo varrin

Besnik Shala, i njohur me nofkën “Qorri”, u vra të martën në mbrëmje nga ana e zyrtarëve të Policisë së Kosovës në “Lagjen e...

Zyrtare: Arturo Vidal i bashkohet Interit

Arturo Vidal i është bashkuar Interit edhe zyrtarisht nga Barcelona. Mesfushori kilian ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me zikaltrit, me mundësi për një vit shtesë. Mesfushori...

Një i vdekur dhe 46 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Një person ka vdekur dhe 46 raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar sot në Kosovë. Rezultatet kanë dalë nga 664 mostra të marra nga...

Asnjë i infektuar me COVID-19 në Prizren

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 525 mostra të...

Abdixhiku reagon kundër emërimit të Zafir Berishës

Ish-ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku ka reaguar kundër emërimit të Zafir Berishës si Koordinator Shtetëror për Siguri Kibernetike. Duke shpërndarë njoftimin se i është thyer...

Këngëtari shqiptar ulet në gjunjë dhe i propozon martesë këngëtares gjatë xhirimeve!

Janë këta dy këngëtarët e ri, që po duken të pandashëm dhe që kanë fituar zemrat e publikut me zërin dhe ëmbëlsinë e tyre,...

Mytaher Haskuka synon edhe një mandat – “PDK-ja tashmë është histori e hidhur e Prizrenit”

Në vitin 2021, Mytaher Haskuka, do të synojë edhe një mandat për kryetar të Prizrenit, nëse kandidatura e tij pranohet nga Lëvizja Vetëvendosje. Kështu ka...

Lajmet e Fundit

Alarmojnë ekspertët: Vala e dytë po vjen më shpejt seç e kishim menduar

Ekspertët parashikojnë se vala e dytë po vjen më shpejt seç e kishim menduar. Numri i përgjithshëm i viktimave nga pandemia e koronavirusit, në mbarë...

Rrëfimi i Mike Tyson për jetën në burg: Lash një punonjëse shtatzënë, të gjithë më jepnin çfarë dëshiroja

Mike Tyson ka rrëfyer se e kishte lënë shtatzënë një punonjëse burgu, derisa po e vuante dënimin për përdhunim. Legjenda e boksit ishte burgosur në...

Infektohen me COVID-19 tre mësimdhënës në Suharekë, Muharremaj: Jam pro vazhdimit të mësimit

Gjatë 24 orëve të fundit në mesin e 47 rasteve pozitive me COVID-19 janë edhe tre mësimdhënës nga komuna e Suharekës. Këtë e bëri të...

Gashi kërkon riaktivizimin e pushimores së Nashecit (VIDEO)

Një pushimore dikur ishte shumë e frekuentuar në fshatin Nashec të Prizrenit, por që nga paslufta e deri tani nuk është funksionale. Për banorët e...

Parandalohet futja e drogës në Burgun e Prizrenit

Një bastisje brenda dhomave të Qendrës së Paraburgimit në Prizren është ndërmarrë mëngjesin e sotëm. Kjo pasi që oficerët korrektues kishin vërejtur disa lëvizje të...