Haxhi Shala: E refuzova postin e ministrit, për të votuar Qeverinë Hoti

Deputeti i AAK-së, Haxhi Shala, ka treguar arsyen e daljes nga Nisma Socialdemokrate.

Në emisionin Sonte në T7, Shala ka thënë se nuk ishte posti i ministrit arsyeja pse ai doli nga Nisma.

Më herët, kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, kishte thënë në emisionin Pressing se arsyeja që Shala ka dalë nga subjekti i tij është pasi dëshori postin e ministrit. Por Shala i mohon këto.

“Nuk është e vërtet. E keni Blerim Kucin, pyeteni atë. Ai më tha se ma lëshon postin e minsitrit nëse unë dëshiroj të jem ministër për të votuar Qeverinë Hoti. I kam thënë jo. I tregova që nuk është e vërtet. Nuk e dua postin e ministrit”, thotë ai.

“Dalja ime nga Nisma ka qenë për parime”.

Shala e kishte votuar Qeverinë Hoti eventualisht. Ai në Kuvendin e Kosovës e kishte bërë të ditur se kishte një vizitë nga ish-kryeminsitri Ramush Haradinaj, dhe presidenti hashim Thaci që e kishin bindur ta bënte këtë.

Më Shumë

Hapet aplikimi për shtesat prej 100 euro për studentët

Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar se nga sot ka filluar zyrtarisht procesi i aplikimit për mbështetjen e...

Samadrexha fiton finalen e tretë, kthehet në garë për titull

Samadrexha e ka fituar finalen e tretë të plejofit dhe është kthyer në garë për titull të kampionit në Superligën e Kosovës në hendboll...

Lajmet e Fundit