32.7 C
Prizren
E mërkurë, 2 Korrik, 2025

Të shtunën testohen për Covid-19 edhe 23 zyrtarë policorë në Prizren

23 zyrtarë policorë të stacionit në Prizren, nesër pritet t’i nënshtrohen testimit për koronavirus.

Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosovën, Zyrtari për informim i Policisë në Prizren, Shaban Osmanollaj.

Ky vendim për testim vjen pasi në këtë stacion policor të rajonit të Prizrenit, 12 zyrtarë policorë nga 20 të testuar sot, dolën pozitivë me Covid-19.

Osmanollaj ka shtuar se të infektuarit tashmë janë vetëzioluar dhe nuk kanë deri tani ndonjë simptomë shqetësuese shëndetësore.

Ai tha se zyrtarët policorë të infektuar kryenin detyra të patrullimit edhe nga tereni edhe nga stacioni dhe sipas tij është mundësia që ata të kenë pasur kontakt edhe me qytetarë por edhe me zyrtarë të tjerë policorë.

Më Shumë

Kuvendi i Dragashit miraton planin buxhetor afatmesëm

Kuvendi i Komunës së Dragashit ka miratuar dje Kornizën Afatmesme Buxhetore për periudhën 2026–2028, një dokument kyç për planifikimin dhe menaxhimin financiar të komunës...

Prof. Mehmet Topalli – Një jetë e tëra për gjuhën shqipe

Prof. Mehmet Topalli, magjistër i shkencave të filologjisë, ishte një ndër personalitetet më të çmuara të arsimit dhe kulturës shqiptare. Për dekada me radhë,...

Lajmet e Fundit