10.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Thiago Silva: Dua të fitoj gjithçka, me Chelsea luftojmë për titull

Mbrojtësi i ri i Chelsea, Thiago Silva, ka fituar një numër të madh trofesh gjatë karrierës së tij të pasur, por kjo gjë nuk e pengon të ketë sërish uri. Madje, braziliani u shpreh se ka ardhur te Chelsea për të fituar Premier League.

“Ajo që më motivon çdo ditë, është etja për fitore. Dua të fitoj gjithçka që mundem.

Kur jam transferuar në një klub të Premier League, objektivi kryesor që kisha në mendje ishte ai që të fitoja kampionatin. Jam i sigurt se mund të luftojmë për titullin. Kemi një skuadër me të vërtetë të fortë dhe një trajner të madh.

Jam këtu për të dhënë kontributin tim në arritjen e këtij objektivi. Ideja për të luajtur në Botërorin e ardhshëm është një gjë tjetër që më motivon me të vërtetë. Do të jem 38 vjeç dhe jam shumë i motivuar që të jem i pranishëm dhe të jem në formë të mirë”, u shpreh Thiago Silva.

Më Shumë

Përfundon zgjedhja e kryetarëve dhe këshillave të bashkësive lokale në Prizren

Pas dy muajsh pune intensive dhe angazhimit të ekipit të kryesuar nga Drejtori i Administratës së Komunës së Prizrenit, Edin Shehu, ka përfunduar me...

56 vjet nga vdekja e novelistes amerikane, Edna Ferber

E quajtur “Novelistja më e madhe amerikane e kohës së saj”, novelistja dhe dramaturgja fituese e çmimit Pulitzer, Edna Ferber vdiq 55 vjet më...

Lajmet e Fundit