9.3 C
Prizren
E martë, 26 Maj, 2020

T’i lutesh “argatit të Serbisë”

Për Vetëvendosjen, Isa Mustafa nuk është më “argat i Serbisë”. As bujk e blegtor i Prapashticës. As mazohist. Për njerëzit e Vetëvendosjes, kryetari i LDK’së nuk është më i paaftë. Përnjëherë Mustafa për ta është bërë i mirë. Po i luten për koalicion. Po duan të bashkëqeverisin me “argatin e Serbisë”. E dikur ia gjuanin shtëpinë me molotov, ia rrezikonin jetën. Në luftën për pushtet, parimet harrohen.

Imer Mushkolaj

Asnjë lider partie nuk ka qenë ndo jëherë më i atakuar nga rivalët politikë sesa Isa Mustafa nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje. Jo vetëm me kritika e akuza edhe të llojit “Isë, Isë argat i Serbisë”, por edhe protesta, madje edhe aksione që rrezikonin jetën e tij. Gjithë kjo po ndodhte kur kryetari i LDK’së udhëhiqte qeverinë dhe Vetëvendosja, bashkë edhe me dy partitë tjera opozitare atëbotë, AAK’në e Nismën, e kundërshtonin ashpër atë në mënyrën e qeverisjes.

Mustafa nuk është kryeministër tash dy vjet, por edhe Vetëvendosja nuk është më ajo e vjetra.

Tashmë kur janë paralajmëruar zgjedhjet e reja dhe Mustafa është rizgjedhur në krye të LDK’së, Vetëvendosja jo që po i bën ofertë, por po i lutet që të bëjë koalicion me të. Madje, duke shfaqur edhe dëshira e duke projektuar ide se si do të mund të dukej ky bashkëpunim. Sipas projektimit të Glauk Konjufcës, Albin Kurti kryeministër e Vjosa Osmani kryetare e Kuvendit. Kombinim perfekt për Vetëvendosjen, por jo edhe për LDK’në.

Thuajse secili hulumtim i opinionit publik e nxjerr LDK’në partinë e parë. Një arsye e fortë kjo, ndonëse jo e mjaftueshme, për të mos bërë koalicion me asnjërën nga partitë dhe për t’u matur e vetme në zgjedhje.

Ndërkohë, pavarësisht deklaratave publike e mediale, nuk është se është harruar frustrimi i njerëzve të LDK’së ndaj atyre të Vetëvendosjes, ndaj “marksistëve”, siç i quan ata ndonjëri nga njerëzit e rëndësishëm të partisë.

* * *

Është interesant ky evoluim i partisë së Kurtit karshi LDK’së dhe vetë Isa Mustafës. Pak vite më parë, aktivistët e Vetëvendosjes ia sulmonin me molotov shtëpinë Mustafës në Prishtinë dhe protestonin para shtëpisë së tij në Prapashticë. Shtëpi të cilën Kurti e quante ranç, teksa thoshte se nuk ka kurrfarë respekti për Mustafën i cili, sipas tij, flet me mendësinë e fermerit të rançit në Prapashticë, tamam si bujk ose blegtor.

Po ashtu, Kurti e quante Mustafën të paaftë dhe e akuzonte se bashkë me Hashim Thaçin po e sillnin “Zajednicën” në Kosovë. E akuzonte Mustafën dhe qeverinë e tij edhe për vdekjen e Astrit Deharit në Burgun e Prizrenit. E quante edhe mazohist.

Çka ka ndryshuar tash, që Kurti dhe partia e tij të ndërrojnë mendje për Mustafën e LDK’në? Asgjë. Ose asgjë seriozisht, sa Kurti parimor të mendojë kështu.

LDK’ja është ajo që ka qenë, edhe Mustafa është ai i vjetri. “Zajednica” e nënshkruar nga Mustafa është aty, ndërsa në Kuvend është votuar edhe marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi, të cilën Kurti e kundërshton ashpër dhe për të cilën thoshte se Mustafa po e çonte vendin në luftë.

Si nuk paska qenë i mirë Mustafa si kryeministër, e qenka i mirë tash? Si nuk paska qenë e mirë LDK atëherë, e qenka tash? A ka ndryshuar LDK apo Vetëvendosja? A don të thotë kjo se Vetëvendosja mund të bëjë koalicion, pa problem, me secilën parti e secilin lider që mund ta sjell në pushtet, pa marrë parasysh të kaluarën dhe bëmat e tyre?

Njerëzit e Vetëvendosjes po sillen ndaj LDK’së sikurse ata të LDK’së ndaj PDK’së. Zakonisht, LDK e kritikonte PDK’në, e akuzonte SHIK’un për vrasje e krejt të zezat që kanë ndodhur në vend, e në fund bënte koalicion pikërisht me SHIK’un e PDK’në, madje udhëheqësit e tyre i bënte president e kryeparlamentar.

Vetëvendosja po vepron njësoj. Po e lut të qeverisin bashkë njeriun të cilit s’ka lënë gjë të zezë pa i thënë e pa i bërë. Ndërkaq, vazhdon të flasë për parime. Cilat parime?

* * *

Secili e secila që dëgjon zyrtarët e Vetëvendosjes duke folur për LDK’në e Mustafën duhet ta pyesin veten se çfarë ka ndodhur. Secili e secila që i ka dëgjuar vazhdimisht ata duke folur për parime, duhet të lexojnë për të parë çfarë vërtet janë ato.

Deri vonë, njerëzit e Vetëvendosjes thoshin e LDK e PDK janë të njëjta. Pse tash po duan ta “amnistojnë” LDK’në, sipas kritereve të tyre?

Nëse Isa Mustafa ka qenë “argat i Serbisë”, si ndodhi që ai nuk qenka më i tillë? Kush e “pastroi” nga kjo njollë? Si e kaloi ai “testin e patriotizmit”? Pse Kurti po dëshiron të bashkëqeveris me një person të tillë, pse po dëshiron ta rikthejë në qeveri një argat të Beogradit?

Kurti dhe Vetëvendosje po bëjnë thirrje të harrohen ato çfarë kanë ndodhur. Po bëjnë thirrje të harrohen edhe ideologjitë partiake. Gjithçka në favor të ardhjes në pushtet. Porosia e Kurtit dhe Vetëvendosjes është se në luftë për pushtet, parimet harrohen./Gazeta Express/

- Advertisement -

Më Shumë

Spitalet pritet t’i kthehen punës si para pandemisë

Të gjithë shërbimet shëndetësore që janë kryer para se të shpallet pandemia e COVID-19 do të kthehen përsëri në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës,...

“DokuFest” – urë lidhëse për nxitjen e mendimit kritik nëpërmjet filmave

Kur shkollat u mbyllën dhe nisi mësimi online, stafi i programit edukativ të festivalit ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe të shkurtër “DokuFest”, udhëhequr nga...

Ngërçi aktual politik dhe kushtetues

SHKËLZEN MALIQI 1. Insistimi i LVV-së se Neni 84. pika 2 i Kushtetutës së Kosovës është Neni i vetëm përcaktues se si do të duhej...

Policia e Prizrenit merret me identifikimin e personave të tjerë që kontaktuan 12 zyrtarët e infektuar me COVID-19

Pas rastit të parë të zyrtarit policor në rajonin e Prizrenit, i cili rezultoi pozitiv me COVID-19, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës...

Një e krishterë si Oriola uron posaçërisht Gëzuar Natën e Kadrit!

Jemi mësuar ta shikojmë gjithmonë me foto provokative. Por ditën e djeshme modelja e njohur Oriola Marashi ka publikuar për herë të parë foto...

Reagon Haskuka: Nuk e kemi kaluar rrezikun e pandemisë

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka reaguar pas konfirmimit të tetë rasteve të reja me COVID-19. Ai, kërkon nga qytetarët që të kenë kujdes. Postimi i...

Bakllavaja tradicionale e Mevlyde Gashit nga Prizreni

Mevlyde Gashi,42 vjeçare, gatimin e bakllavasë e ka pasion dhe profesion. Pasionin e trashëgoi nga familja, ndërsa ka tash e 8 vjet që e...

Nëse nuk u kanë dalë ende paratë nga Pakoja Emergjente, telefononi në këtë numër

Ministria e Financave dhe Transfereve ka njoftuar se ka ka urdhëruar ekzekutimin e pagesave sipas vendimit të Qeverisë për Pakon Emergjente Fiskale dhe vendimit...

Dy raste të reja me COVID-19, kryetari i Suharekës bën thirrje të zbatohen masat e MSh-së

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka thënë se atje janë shënuar 2 raste të reja me Covid-19. “Ne duhet të vazhdojmë me zbatimin...

Rahovec: Motoçiklisti sulmon policët – arrestohet

Policia ka arrestuar një të dyshuar në Rahovec i cili gjatë ngasjes me motoçikletë nuk iu është bindur policëve që të ndalet. I dyshuari kishte...

19 raste të reja me koronavirus në Prizren

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 21 raste të reja me koronavirus në vend. Numri i të...

Juventusi “qëndis” planin, Milik i pari dhe pastaj… Haaland

Juventusi kërkon një sulmues cilësor, por me gjasa nuk do të mund të vijë këtë verë. Klubi bardhezi ka një plan, sipas asaj që...

Numri i viktimave nga coronavirusi në SHBA i afrohet shifrës 100 mijë

Në shkallë globale numërohen mbi 5.3 milionë raste me coronavirus dhe më shumë e 335 mijë të vdekur dhe Shtetet e Bashkuara kanë numrin...

Neymar pozon për GQ, njihuni me bukuroshen që po i tërbon të gjithë

Sulmuesi i PSG-së, Neymar, pasi u shpall kampion i Ligue 1, ka gjetur diçka tjetër për ta kaluar kohën e lirë. Braziliani ka marë...

“Po trajtohemi si minj laboratori”, revoltohen futbollistët në Angli

Rifillimi i Premier League është endë në pikëpyetje, ndërkohë që ka shumë lojtarë që po dalin kundër. Një ditë më parë u zhvilluan më...

Për herë të parë 110-vjeçarja nga Prizreni nuk e fali Bajramin në xhami

110-vjeçarja Xhemile Susuri, deri para pak vitesh ka agjëruar muajin e Ramazanit, ndërkohë këtë vit ishte hera e parë që namazin e Fiter Bajramit...

Lajmet e Fundit

Ibrahimovic rrezikon karrierën? Milani vë pikat mbi “i” pas dëmtimit

Zlatan Ibrahimovic u dëmtua ditën e djeshme në stërvitje dhe kishte dyshime për një problem me tendinën e Akilit, çka praktikisht do mbyllte sezonin...

Policia ndaloi dy persona në Prizren për mosrespektim të masave

Policia e Kosovës ka ndaluar dy persona në Prizren për mosrespektim të masave të parapara për parandalim të përhapjes së koronavirusit. Në raportin e policisë...

Suharekë, i dehur kanos dhe pengon policët në detyrë

Në fshatin Grejçec të Suharekës është arrestuar një person pasiqë ka kanosur zyrtarët policor, transmeton PrizrenPress. Në raportin 24 orësh të Policisë bëhet e ditur...

Kadri Veseli kujton martirët e Tusuzit

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka përkujtuar masarkrën e Tusuzit në Prizren. Sipas tij, vrasja e tyre 21 vite më parë ishte hakmarrje e egër...

Prizren, dy nëna sjellin në jetë fëmijë binjakë

Dy nëna kanë sjellë në jetë fëmijë binjakë gjatë ditës së djeshme në repartin e gjinekologjisë të Spitalit të Prizrenit, shkruan PrizrenPress. Njëra lindje gemellare...