20.3 C
Prizren
E mërkurë, 15 Korrik, 2020

Ti që nuk lexon i bën të gjitha të zezat: Shet votën, vjedh, nuk punon, bëhesh bandit, kriminel, i korruptuar

Nga Edison Ypi

Ti ha, pi, vishesh, mbathesh, zbavitesh. Por nuk je i qetë. Nuk ndjehesh i lumtur. Ke ankesa. Nuk të rreh mirë zemra. Nuk të mbushet mushkëria. Nuk e shijon dhe nuk e tret si duhet ushqimin. Mirë të bëhet. Do vuash derisa të vdesësh. Sepse ti nuk lexon.

Vendi yt ka vuajtur diktaturën më kriminale të historisë së botës. Prej një çerek shekulli vendi yt është vend i lirë. Ti që nuk lexon këtë dallim nuk e bën.
Ti pi kafe, sodit njerëzinë, habitesh dhe mërzitesh pse nuk janë të gjithë si ty, dhe kafja të duket zeherr. Zeherr e helm do të bëhet kafja sepse ti, ngaqë nuk lexon, nuk mund ta kuptosh madhështinë e laryshisë së karaktereve njerëzorë. Ndërsa pretendimi yt që edhe të tjerët të jenë si ty, domethënë që askush të mos lexojë, do ishte fundi i botës.

Ti del ndonjëherë në rrethinat e qytetit ku sheh shtëpi të reja, vila, oborre të bukura, jo rrallë edhe me basene të kaltra. Sa herë që kjo ndodh, ti nis e bërtet; “Janë bërë me pare droge”. Ore, të thotë ndonjëri, eja në vete, kanë punuar në kurbet duke ngritur llaç e beton në katin e shtatë e të tetë. Kanë bërë punën e vinçave dhe buldozerave. Nuk i kanë ndërtuar në 1 ditë por tullë pas tulle me një mijë mundime për vite të tëra. Shtëpitë e reja në Shqipëri janë me qindra mijëra. Kaq drogaxhinj nuk ka gjithë bota. E kotë. S’ka spjegim që të bind ty që nuk lexon, dhe duke mos lexuar, nuk kupton.

Je vërdallosur ca kohë “jashtë shtetit”. U thua miqve, italiani është kështu, gjermani ashtu, greku i tillë, turku i atillë, dhe të gjithëve u vë nga një nofkë. Përcaktimet që nuk guxon t’i bëjë asnjë dijetar dhe asnjë enciklopedi, guxon t’i japësh ti shtaza që nuk lexon.

Duke kaluar përmes bukurive të natyrës, pyjeve, grykave të maleve, rrjedhave të lumenjve, sheh aty-këtu ura të vjetra, mure të rrënuar kështjellash të lashta, fytyra banorësh lokalë. Ti nuk bën asnjë dallim mes pamjeve të tilla që i sheh të gjalla, dhe të njëjtave pamje në televizor. Ky tmerr nuk të ndodh për asnjë arësye tjetër veç asaj se ti nuk lexon.

Ti i jep ryshfet nëpunësit, mjekut, dhe pastaj i përgojon. Ti vepron kështu sepse ti nuk lexon.
Ti nuk mban ment përmendësh monologun e Hamletit, ndonjërën nga Introduktat e Nolit, Mall-in e Lasgushit, Letrën e Tatjanës Onieginit, por përsërit batuta të pështira soc-filmash të neveritshëm. Ti nuk lexon, prandaj.
Ti thua se diktatori bëri krime por bëri edhe disa gjëra të mira. Gjëja më e mirë që bëri diktatori, është gjëja më e keqe që ekziston, ti që nuk lexon.

Ti voton, dhe të nesërmen e votimit ankohesh ndaj atij që ja dhe votën. Kjo ndodh sepse ti nuk lexon.
Brendinë e librave ti e përfytyron si muhabet; Trokiti një natë dimri, hyri, u ul pranë vatrës, u ngroh mbi mangall, u krruajt, u inatos, bërtiti, përplasi derën, doli. Shumica e librave janë vërtet të tillë. Por ti nuk e di se aq pak libra të mirë sa ka, janë pakrahasimisht më të vlefshëm se këta me mangall, prush, krruajtje, nevrikosje, përplasje, sepse ti nuk lexon.
Ti nuk ke sukses me femrat. Dhe nis i shan e i mallkon kot së koti ato të shkretat. Femrat, kështjellat e tyre misterioze, nazet e tyre, icklat e tyre, mposhten me komplimenta. Ti komplimenta s’di të bësh, sepse ti nuk lexon.

Ti nxjerr në Fejsbuk foto me të ngrëna përpara. Është më turp se të dalësh lakuriq tek Sheshi Skënderbej. Edhe këtë ti e bën sepse nuk lexon.
Sheh ndonjëherë në televizor njerëz që recitojnë Poezi, flasin për libra. Habitesh, dhe thua me vete; Ç’u duhet këtyre fatkeqëve leximi ? Ndërkohë, fatkatrani dhe fatpjerdhuri je ti që nuk lexon.
Ti që nuk lexon je nxitësi më i madh i autorëve të këqinj, grafomanëve budallenj delirantë që presin të lëvdohen nga lexues inekzistentë si ty.

Ti që nuk lexon je dekurajuesi më i madh i atyre që dinë të shkruajnë por i ka gjetur belaja me ty që nuk lexon.
Ti që nuk lexon i bën të gjitha të zezat; Shet votën, vjedh, spiunon, thashethemnon, intrigon, nuk punon, bëhesh bandit, kriminel, i korruptuar, mafjoz.
Përvojat e njerzimit, Shkencat, Artet, të mirat, të këqiat, të ëmblat, të hidhurat, janë të gjitha nëpër libra, që ti nuk i lexon.
Ti që nuk lexon je lënda e parë e të gjitha të këqiave; politikës së keqe, qeverisjes së keqe, letërsisë së keqe, medias së keqe.
Ti që nuk lexon je katastrofa e vetes dhe fatkeqësia e të tjerëve.
Ti që nuk lexon, je një lëvere që nuk i duhesh as dreqit.
Boshllëkun e leximeve të munguara nuk e mbush dot materia e krejt Universit.

Rrofsh e qofsh e qafsh, ti që nuk e di çfarë janë; shiu i gërmave, flladet e paragrafeve, stuhitë e kapitujve, zjarri i vargjeve, inkandeshenca e Poezive, simfonitë e Poemave, tërmetet e novelave, cunamet e romaneve.

- Advertisement -

Më Shumë

Për një javë, 39 raste të vdekjes nga COVID-19 në Kosovë

Për një javë në Kosovë janë shënuar 39 raste të vdekjes, si pasojë e virusit COVID-19.Nga 58 vdekje sa ishte numri me datën 3...

Qeveria e Kosovës paralajmëron masa më të rrepta për luftimin e COVID-19

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, mori sot pjesë në takimin e radhës të Komitetit për koordinimin...

Dafina lënë pushimet, mërzitet pak

Këngëtarja Dafina Zeqiri ka postuar sot disa fotografi nga të cilat ajo tregon se është larguar nga pushimet Dafina kishte shfrytëzuar disa ditë për pushim...

Për dhjetë vjet në rrugët e Kosovës kanë vdekur 1317 persona

Është prezantuar raporti “Dekada e sigurisë 2010-2019”. Ministri i Infrastrukturës Arban Abrashi tha se nga viti 2010 deri në vitin 2019 në rrugët e...

Zjarr në Malishevë, digjen dy ara me grurë

Një zjarr ka kapluar dy ara në fshatin Bubavec të Malishevës, transmeton PrizrenPress. Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se të premten rreth orës...

Hollywood me serial për “Haklajt” e Tropojës

Një serial i dedikuar ngjarjeve tragjike të Tropojës pritet të realizohet, ku protagonist kryesor do jetë Fatmir Haklaj dhe familja e tij. Njoftimi është bërë...

Dje asnjë i prekur me COVID-19 nga Malisheva

Dje  nuk është regjistruar asnjë rast me COVID-19 nga Malisheva. Në komunikatën e lëshuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, është ngatërruar vendbanimi i...

Mbi 13 milionë raste me COVID-19 në të gjithë botën

E diela ishte dita me numrin më të lartë të infektimeve me koronavirus në botë, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Mbi 230 mijë rastesh...

Hoti flet për tërheqjen e 10 përqindëshit nga Trusti

Kryeministri Avdullah Hoti ka paralajmëruar dërgimin para deputetëve të Kuvendit të projektligjit për tërheqjen e mjeteve nga Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës. “Shpejt në...

Shtyhet gjykimi ndaj të akuzuarit për tentim vrasje, kanosje e armëmbajtje pa leje

Të merkurën, në Gjykatën Themelore të Prizrenit, ka dështuar të mbahet shqyrtimi gjyqësor kundër Florim Kallabës, i akuzuar për tentim vrasje, kanosje dhe armbajtje...

Prizren: Burri dhe vjehrri e bëjnë gruan për spital

Gjatë ditës së djeshme në Prizren është raportuar një rast i dhunës në familje, transmrton PrizrenPress. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të...

AKP-ja shet asete në Prizren

Agjencia Kosovare e Privatizimit publikoi në faqen e saj të internetit (kapitulli Raportet) Raportin e azhurnuar me listën e privatizimeve të ndërmarrjeve shoqërore dhe...

Mandzukic e duan tri skuadra italiane dhe dy gjigantët e Stambollit

Mario Mandzukic është larguar nga skuadra Al Duhail pas një kohe të shkurtër qëndrimi në Katar. Sulmuesi kroat iu bashkua skuadrës nga Katari në afatin...

Martin Camaj agjent? Flet kryetarja e AIDSSH: Dosja e tij nuk është dosje bashkëpunëtori…

“Një dokument i krijuar nga ish-Sigurimi i Shtetit është një dokument i një policie politike militare që funksiononte mbi ligjin, pa ligj. Edhe ka...

Vdes pasi i ngec ushqimi në fyt

Një ngjarje vërtet e rëndë është regjistruar ditën e djeshme në Tiranë ku një person është gjetur i pa jetë. Burime nga policia bëjnë me...

Sulm në Washington – dy të vdekur dhe dy të plagosur

Dy persona kanë vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur nga një sulmi që u bë të shtunën në mbrëmje në Bellevue në Washington. Sipas...

Lajmet e Fundit

Si të rihapen shkollat: Mësimet nga shkenca dhe shtetet e tjera

Pasi që shkollat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po konsiderojnë rifillimin e mësimit në klasa, sfida e tyre po komplikohet me disa pasiguri...

COVID-19 në Prizren: 400 raste të konfirmuara, 222 të shëruar dhe 18 të vdekur

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar tabelën me të dhënat e fundit lidhur me koronavirusin në të gjitha komunat e Kosovës Përmes kësaj tabele, kjo ministri...

Dita e tretë e intervistimit të presidentit Thaçi në Hagë

Rreth 12 orë brenda dy ditësh, presidenti i vendit Hashim Thaçi është intervistuar nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Për dallim nga dita e hënë...

Vdes pasi i ngec ushqimi në fyt

Një ngjarje vërtet e rëndë është regjistruar ditën e djeshme në Tiranë ku një person është gjetur i pa jetë. Burime nga policia bëjnë me...

MSH-ja legalizon testimin rapid, ekspertët vënë në dyshim përdorimin për diagnostikim

Brenda disa javësh Ministria e Shëndetësisë ka promovuar dy qëndrime kontradiktore për testimin rapid (të shpejtë). Qeveria Kurti nuk kishte lejuar përdorimin e këtyre...