17.2 C
Prizren
E hënë, 26 Tetor, 2020

TopChannel publikon aktakuzën për Thaçin e Veselin, përmenden edhe emra të tjerë

Ngritja e aktakuzës ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe disa  prej anëtarëve të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK , nga prokurori special  më 24 Qershor 2020 , tronditi edhe njëherë tjetër të gjithë Kosovën.

Nga momenti bërjes publike të akuzave e deri më sot, janë ngritur shumë  pyetje se çfarë provash kanë siguruar prokurorët special? Kush janë episodet e dyshuara se janë konsumuar krime lufte?

Cili është numri që humbën jetën në paraburgimet e UÇK -s përfshi personat e ekzekutuar  dhe më kryesorja cilët janë dëshmitarët e kësaj dosje të Hagës.

Nga një burim në prokurorinë speciale në Hagë, TopChannel disponojmë dosjen e plotë me mbishkrimin kofidenciale,e cila ka mbi 260 faqe. Kjo dosje është baza e ndërtimit të aktakuzës nga prokurori special, shkruan TopChannel.

Top Channel nuk do të publikojë asnjë emër apo detaj që identifikon, dëshmitarët e prokurorisë speciale, të përmendur në  këtë dosje.

Kjo Dosje e Hagës ka përfunduar së përpiluari në Dhjetor 2019 dhe  është një përmbledhje ekzekutive të rrethanave për krimet e dyshuara.

Prokurorët thonë se dy ishin kategoritë e personave të shënjestruar në mënyrë agresive nga UÇK  e si pasojë prodhuan 87 viktima.

Kapitulli i parë ndalet në krimet e prodhuara si pasojë e torturës dhe trajtimit çnjerëzor të atyre që UÇK  i kishte shpallur si bashkëpunëtor të Serbisë apo tradhtarë, ku përfshihen edhe  njerëzit e LDK-s me qasje kundra çlirimit me armë të Kosovës.

Ky kapitull ndalet edhe në rrolin e ndalimit arbitrar dhe kushte jo humane të tyre në paraburgime në disa zona bastione të UÇK -s.

Më pas renditen disa vrasje jashtë këtyre paraburgimeve ndodhur në zonën e maleve të Berishës.

Dhënia e dënimit të padrejtë e më pas ekzekutimi përfshi persekutimi janë  pjesë e aktakuzës.

Në kapitullin dy, titulluar qëllimi i përbashkët, më nëntitull “ishte një qëllim i përbashkët vënia nën kontroll e Kosovës” në plot 33 faqe prokurorët shpjegojnë krijimin e UÇK dhe përplasjen e fortë me LDK-n, nga kupola themeluese e UÇK .

“Përgatitjet dhe zbatimi qëllimit të përbashkët” titullohet kapitulli i tretë në këtë dosje të Hagës.

Në faqen e parë të kësaj dosje radhiten provat për të themeluar përgjegjësitë e nivelit të lartë drejtues të UÇK, për krime të ndodhura në disa pika paraburgimi gjatë periudhës kohore 1998/1999, raporton TopChannel.

Nga analiza e provave të mbledhura, prokurorët special thonë se potencialisht mund të akuzojnë 5 persona të cilët janë.

Azem Syla, Hashim Thaci, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi.

Në faqen tre të dosjes prokurorët nisin  të sqarojnë atë që e quajnë Lidhja kriminale e përgjegjësisë,  megjithatë nënvizojnë se me gjasë do të duhet një analizë e mëtejshme.

“Në mënyrë relative ka prova të limituara për pjesëmarrje direkte për  ata që mund potencialisht të akuzohen për krime si dhe ato prova për pjesëmarrje që ekzistojnë,  nuk janë domosdoshmërish të lidhura me krime që heton  Prokuroria Speciale ne mënyrë që të ngrejë akuzat”. thuhet në dosje.

Megjithatë paçka se vetë  prokurorët e pranojnë se kanë prova të limituara ata këmngulin se të akuzuarit do ta kenë të vështirë të mohojnë mospasjen dijeni për vendet e paraburgimit.

Prokurorët theksojnë se provat që kanë demonstrojnë,  se shumica e paraburgimeve ishin diçka qendrore e strukturave të  UÇK  dhe njëkohësisht baza të forta të kësaj ushtrije,  në zonat e Llapashticës dhe Likocit përfshi Drenocin e Jabllanicën.

 Të gjithë të akuzuarit thonë prokurorët, janë pjesa udhëheqëse e hierarkisë së UÇK  dhe këto krime mund ti faturohen edhe personave të tjerë si Rustem Mustafa, Lahi Brahimaj dhe Sylejman Selimi të dënuar më parë për krime lufte. Për Xhavit Halitin
dhe Sabit Gecin kërkojnë krijimin e dosjeve të veçanta për të parë mundësinë e  fajësisë së tyre.

Prokurorët në faqen të dosjes, flasim për tortura dhe atë që e përshkruajnë si  trajtim çnjerëzor të atyre që UÇK  publikisht i konsideronte tradhtar dhe bashkëpunëtor të Serbisë, duke theksuar se përtej dyshimit të arsyeshëm, ka prova se ushtarët e UÇK  kanë konsumuar krime përmes torturës dhe trajtimit çnjerëzor.

- Advertisement -

Më Shumë

Trajneri i Shakhtarit, Castro: Reali ka gabuar që lejoi largimin e Ronaldos, futbollistin më efektiv në botë

Cristiano Ronaldo është futbollisti më efektiv dhe asnjëherë nuk është dashur t’i lejohet largimi nga Real Madridi – ka thënë trajneri i Shakhtar Donetskut,...

Barça-Juve, me 5 mijë tifozë në “Camp Nou”?

Te Barcelona kërkojnë të zbusin sadopak humbjet e shumta financiare të krijuar nga pandemia Covid-19. Ndonëse përpara janë sfida të tjera të rëndësishme, përfshi...

Policia zbulon 19 sirianë në një automjet, arratiset shoferi që po i kontrabandonte

Një person është arratisur, pasi Policia i është vënë në ndjekje në autostradën “Ibrahim Rugova”, të mërkurën në afërsi të Prizrenit. Sipas raportit 24-orësh të...

Kosova me Plan 16-pikësh për zbatimin e marrëveshjes së Washingtonit

Qeveria e Kosovës e ka miratuar të hënën një plan 16-pikësh për zbatimin e marrëveshjeve të Washingtonit, të cilat kanë të bëjnë me normalizimin...

Dua po sjell duet me këngëtare, ja kur del

Po vjen me projekt të ri muzikor. Dua Lipa ka zbuluar edhe datën se kur do të lansohet kjo këngë që është duet. Dua me anë...

Suharekë: Një grua tenton ta vrasë veten duke prerë krahun

Një vetëvrasje në tentativë raportohet të ketë ndodhur dje në Suharekë. Një grua ka tentuar të vetëvritet duke prerë krahun, raporton Gazeta Sinjali. Kështu kanë bërë...

COVID-19: 1 mijë e 695 raste aktive, 14 mijë e 787 të shëruar

Në vendin tonë numri total i rasteve me koronavirus ka arritur në 17.139 raste nga 81.704 persona të dyshimtë në këtë virus që nga...

“Mbyte shqiptarin – Kosova është pjesë e Serbisë”, Serbët me thirrje nacionaliste kundër shqiptarëve dhe UÇK-së

Sot në Beograd, ka nisur festivali ”Mirëdita, dobar dan”, por si çdo herë tjetër, pjesëmarrësit nga Kosova, edhe në këtë edicion kanë hasur në...

Tensione në parlamentin e Serbisë, deputetët e Luginës përplasen me Daçiqin

Në një seancë të Parlamentit serb ku pritet të zgjedhet Ivica Daçiq, ish-ministri i Jashtëm, kryeparlamentar, ka pasë një debat me deputetët shqiptarë që...

Autostrada Shkup-Kosovë do realizohet për dy vite e gjysmë

Kryeministri Zoran Zaev tha se nëse përgatitjet përfundojnë deri në fund të vitit, autostrada nga Shkupi në kufirin me Kosovën mund të jetë gati...

“Ismaili nuk po shkruan më”, thotë Helena Kadare

Shkrimtarja Helena Kadare rrëfen hollësi rreth librave dedikuar femrës shqiptare. Helena flet për marrëdhënien e bukur dhe të vështirë jetuar me Kadarenë. “Ismaili, aktualisht, nuk...

Aktori i njohur turk, në një lidhje me modelen me origjinë shqiptare

Aktori turk Burak Deniz është shumë i njohur në vendin tonë nga roli i Muratit në serialin “Dashuria nuk njeh fjalë”. Së fundmi ai ka...

Të dielën ndryshon ora

ë dielën, nesër, do të ndryshohet ora për një orë prapa. Në momentin kur ora do të shënojë 03:00, akrepat duhet të kthehen për një...

Pse disa njerëz vishen vetëm me të zeza?

Në mos në shoqëri, në punë a në shkollë duhet të keni dikë që vesh gjithnjë të zeza. Në ditë të mira mund ta...

Prizren/Dështon seanca ndaj të akuzuarve se mashtruan qytetarët për viza pune

Të hënën, në Gjykatën Themelore në Prizren, ka dështuar të mbahet seanca gjyqësore ndaj Flamur Hoxhës dhe Besim Rexhajt, të akuzuar për shpërlarje parash...

Ka vdekur në New York aktori Shkëlzen Rraci

Ka vdekur sot në moshën 44 vjeçare aktori i njohur kosovar, Shkëlzen Rraci. Lajmin e ka konfirmuar aktori Xhalal Haliti. Ai ka bërë të...

Lajmet e Fundit

Vdes ish-kryetari i Gjykatës në Prizren

Ka vdekur ish-kryetari i Gjykatës në Prizren, Engjëll Çeta. Ai, punoi gjyqtar dhe avokat. Çeta ka qenë edhe kryetar i Shoqatës ‘’Nëna Terezë’/QendraPress/

Vdes një i infektuar me COVID-19 në Prizren

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se tre persona të infektuar me COVID-19 kanë vdekur sot në Kosovë. Vdekjet kanë ndodhur: një rast në...

Prizren, 4 raste të reja me koronavirus

Në komunën e Prizrenit të hënën janë shënuar 4 raste të reja me koronavirus. Kjo u bë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike...

Propozimi i ri, korsi vetëm për gratë në autostrada

Kompania e sigurimeve britanike “Sheila’s Wheels” ka bërë një propozim interesant duke kërkuar korsi të veçanta në autostrada vetëm për shoferet gra dhe madje...

Dua po sjell duet me këngëtare, ja kur del

Po vjen me projekt të ri muzikor. Dua Lipa ka zbuluar edhe datën se kur do të lansohet kjo këngë që është duet. Dua me anë...