Masat që pritet të lehtësohen

Sot është mbajtur mbledhja e Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës emergjente ku është diskutuar rreth situatës epidemiologjike me COVID0-19.

Në takimin e kryesuar nga ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, është folur për lirimin e masave anti-Covid.

Gazeta Express mëson se Zemajt i është kërkuar ta zgjasë orarin e punës së sektorit të gastronomisë dhe orarin e lëvizjes deri në orën 00:00.

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka kërkuar që orari të zgjatet për shkak se si pasojë e pandemisë, sektori i gastronomisë ka pësuar humbje të mëdha.

Po ashtu, për shkak të rënies së temperaturave, është kërkuar që lokaleve të iu lejohet edhe puna në hapësirat e mbyllura.

Zemaj ka premtuar se do të ketë masa lehtësuese në gastronomi. Këto propozime do të dërgohen në Qeveri për miratim.

Më Shumë

Dërgohet pa shenje jete një person në QKMF të Malishevës

Një person është dërguar pa shenja jete gjatë orëve të mbrëmjes në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja...

U zhduk nga shtëpia në Prizren, 14-vjeçarja gjendet pas disa orësh dhe kthehet te familja

Ka përfunduar me fat rasti i zhdukjes së një vajze të mitur nga Prizreni, e cila ishte larguar nga shtëpia pa dijeninë e familjes,...

Lajmet e Fundit