13.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Turqia nis hetimet ndaj revistës “Charlie Hebdo”, pas publikimit të karikaturës së Erdoganit

Drejtoria Turke për Komunikim tha të mërkurën se autoritetet e Turqisë do t’i marrin të gjitha masat diplomatike dhe ligjore që janë të nevojshme si reagim ndaj karikaturës së presidentit Rexhep Erdogan në revistën satirike javore “Charlie Hebdo”.

Zyrtarë të lartë turq e kanë dënuar karikaturën e publikuar nga revista e njohur, duke e cilësuar atë si përpjekje neveritëse për përhapje të racizmit kulturor dhe urrejtjes, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Mediet shtetërore më vonë raportuan se prokurorët turq i kanë nisur hetimet ndaj drejtuesve të revistës “Charlie Hebdo”.

“Populli ynë nuk duhet të ketë dyshim se të gjithë hapat e nevojshëm ligjorë dhe diplomatikë do të merren kundër karikaturës në fjalë. Beteja jonë kundër këtyre hapave fyes dhe qëllimkëqij do të vazhdojnë deri në fund, me arsye por me vendosmëri”, thuhet në njoftimin zyrtar të Drejtorisë për Komunikim.

Ndryshe, marrëdhëniet diplomatike mes Francës dhe Turqisë janë tensionuar mjaft shumë gjatë këtij muaji.

Pas përplasjeve rreth eksplorimit të burimeve natyrore nga Turqia në ujërat afër Greqisë e Qipros, dy vendet aleate të NATO-s i acaruan raportet edhe më shumë pas vrasjes së një mësuesi francez që publikoi një karikaturë të profetit Muhamed para nxënësve.

Presidenti turk, Erdogan, para disa ditësh e vuri në pikëpyetje shëndetin mendor të homologut francez, i cili reagoi duke marrë vendim për tërheqjen e ambasadorit nga Turqia.

Më Shumë

Arrestohet i dyshuari pas sulmit ndaj zyrtarit policor në Prizren

Një person është arrestuar në Prizren,  pasi kishte sulmuar fizikisht një zyrtar policor gjatë një mosmarrëveshjeje midis disa personave. Zyrtari policor ka marrë trajtim mjekësor,...

Rrëfehet Messi: Nuk isha përgatitur për t’u larguar nga Barcelona

Lionel Messi ka pranuar se iu desh të “rindërtonte jetën e tij” pas largimit tronditës nga Barcelona në vitin 2021. Gjithashtu ka nënvizuar vështirësitë e...

Lajmet e Fundit