14.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Kosova rrezikon në arbitrazh me IuteCredit

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi në një konferencë për media ka bërë të ditur dy rastet që Kosova i ka fituar kohëve të fundit në arbitrazh.

Ndonëse ka thënë që Kosova deri më tani nuk e ka humbur asnjë rast në arbitrazh sipas Selimit rrezikohet humbja e 300 milionë eurove.

“Dy rishtas të cilat i kemi mbrojtë. Avokatura shtetërore i ka pranuar gjithsej 1935 landë 462 prej tyre janë fituar 307 janë me ankesë në gjykatë të Apelit e të tjerat janë në proces Unë jam i lumtur që këto edhe me avokatët ti paraqes dy raste të cilat janë fitu. Një rast ka të bëjë me një kontest në të cilin shteti i Kosovë si ka fitu edhe mbrojt 1.8 milionë euro ka qenë Gjithashtu në gjykatën e Vjenës në Austri avokati Zuka i ka fitu, ja ka mbrojtur shtetit 1 milionë euro. Këto janë vetëm dy nga rastet të cilat kanë ndodhur rishtas dhe ne do të raportojmë të gjitha rastet tjera. Kosova momentalisht i ka të rrezikuara nëpër arbitrazhe diku rreth 300 milionë euro. Shumë prej këtyre rasteve ne i kemi fituar disa herë bë proces edhe ne kemi angazhuar kompani të huaja për të na mbrojtur”, ka thënë ai.

“Është rrezik për shkak që ligji për investime të huaj direkte e ka një normë e cila e len fatkeqësisht e lenë shumë të gjerë hapësirën për të shkuar në arbitrazh. Ne kemi kontaktuar edhe me MTI me të cilin do të shikojmë që ta bëjmë amandamentimin e atij ligj (ligji për investime të huaja direkte v.j.). Unë mendoj që këto raste janë raste të arbitrazhit por ne besojmë dhe jemi të përgatitur që t’i mbrojmë të gjitha ato konteste të cilat janë ngrit në arbitrazhe, Unë nuk mundem ta ditë a do t’i fitojmë a jo por unë e di që do ta bëjmë gjithçka që është në dorën tonë që ta mbrojmë dhe ti fitojmë to raste siç i kemi fituar më herët”, ka shtuar tutje ai./KOHA/

Më Shumë

Kurti: Një ditë pas votimit në favor të Kosovës në KiE, Serbia hakmerret kundër civilëve

Kryeministri Albin Kurti e ka quajtur hakmarrje të Serbisë ndaj votimit në favor të anëtarësimit të Kosovës në KiE, ndalimin e mbi 300 qytetarëve...

Vodhi kuletën e një gruaje tjetër, policia shpall në kërkim të dyshuarën nga Prizreni

Policia e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët ndihmë nga qytetarët për identifikimin e një të dyshuare për veprën “Shpërdorim i pasurisë së huaj”. Policia njofton...

Lajmet e Fundit