2.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

“Unë si koordinator nuk mund që me snajperkën time të luftës t’i ruajë sistemet e ndjeshme të çdo institucioni”

Koordinatori Nacional për sulme kibernetike, Zafir Berisha, i ka reaguar Agron Demit nga Instituti “GAP”, i cili e bëri përgjegjës për vjedhjen e dy milionë eurove, për shkak të detyrës që Berisha e ka për mbrojtjen nga sulmet kibernetike.

Në një shkrim të tij, Zafir Berisha, ka thënë se vjedhja e dy milionë eurove nuk mund të quhet sulm kibernetik për shkak që siç thotë ai vjedhja ka ndodhur nga “hajni i shtëpisë”.

Nëse unë jamë koordinator Nacional për Siguri Kibernetike, nuk nënkupton se me “snajperkën” time të luftës duhet t’i ruaj sistemet e ndishem të çdo institucioni.

Shkrimi i plotë nga Zafir Berisha:

Raca e poshtër e sojit të Agron Demit po mundohen me u bërë interesant dhe lajm duke e lakuar emrin tim!

“Hajni i shtëpis” sipas mendimit tim nuk mundet të quhet “sulm kibernetik”, sepse sipas asaj që deri në këto momente është publike, vjedhja e më shumë se 2 milion eurove në ministrinë e znj Bajrami, po delë të është bërë nga dikush mbrenda i cili e ka shfrytezuar “pauzën” për të ndërhy nëpër fjalekalime në sistemin e thesarit.

Nëse unë jamë koordinator Nacional për Siguri Kibernetike, nuk nënkupton se me “snajperkën” time të luftës duhet t’i ruaj sistemet e ndishem të çdo institucioni.

Detyra që jamë duke bërë është që Kosova urgjenitishtë të ketë ligjin për Siguri Kibernetike, që për fatin e keqë deri tash i mungon dhe përmes ligjit të krijojmë autoritete të veqant për siguri kebernetike.
Zafa

Më Shumë

Parashikohet rënie e temperaturave në javën e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se për javën e ardhshme parashihen ulje e temperaturave të vlerave ekstreme dhe reshje të shiut. E hëna...

Kosova e Shqipëria me marrëveshje të re për kalimin pa kontroll kufitar në Vërmicë

Qytetarët e Kosovës dhe ata të Shqipërisë, do të kalojnë përmes pikës kufitare të Vërmicës nga ana e Kosovës dhe Morinës nga ana e...

Lajmet e Fundit