11.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Universiteti i Prizrenit hap konkurs për regjistrimin e 1680 studentëve të rinj

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka hapur konkursin për pranimin e studentëve për vitin akademik 2020-2021

UPZ përmes një njoftimi ka bërë të ditur se në afatin e parë të konkursit janë paraparë të pranohen 1680 studentë, prej të cilëve 1630 studentë të rregullt dhe 50 studentë me korrespondencë.

“Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentacionit, bëhet prej 21.09.2020 deri më 30.09.2020, nga ora 09:00-15:00 (ditë pune) ditën e fundit dokumentet pranohen deri ora 16:00. Provimi pranues do të mbahet më 02.10.2020, duke filluar prej orës 09:00”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë

Universiteti “Ukshin Hoti” ka hapur konkursin për pranimin e studentëve për vitin akademik 2020-2021

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, në vitin e parë të studimeve, në afatin e parë të konkursit për Vitin Akademik 2020/2021, do të regjistroj  1680 studentë, prej të cilëve 1630 studentë të rregullt dhe 50 studentë me korrespondencë.

Rektori i Universitetit, Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj, me këtë rast theksoi se Universiteti sivjet i pret studentët me kushte shumë më të mira në të gjitha aspektet. 

Siç dihet universiteti është riakredituar dhe në bazë të vlerësimit të grupit të ekspertëve ndërkombëtar është institucioni që i plotëson kushteve më së miri në bazë të standardeve evropiane.

 Në kuadër të numrit të përgjithshëm të përcaktuar si në paragrafin 1, bazuar në UA nr. 09/2016 të MASHT-it, Universiteti do të regjistrojë deri në 12 %, përkatësisht deri 204 studentë të rregullt nga komuniteti jo-shumicë. Kuota prej 12% të vendeve të rezervuara për regjistrim të studentëve nga komuniteti jo-shumicë do të shpërndahet në mënyrë proporcionale sipas përqindjes së numrit të përgjithshëm të studentëve për secilin departament apo program të fakulteteve veç e veç.

Në Universitet, në bazë të kuotave të përcaktuara nga MASHT-i, mund të pranohen deri në 3% përkatësisht deri 48 kandidatë të cilët kanë lindur në vendet jashtë Kosovës (Shtetas te Huaj dhe nga trojet Shqiptare  ), ndërsa shkollimin e mesëm e kanë mbaruar në Republikën e Kosovës, do t’iu nënshtrohen kushteve të njëjta për pranim si kandidatët nga Kosova.

Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentacionit, bëhet prej 21.09.2020 deri më 30.09.2020, nga ora 09:00-15:00 (ditë pune) ditën e fundit dokumentet pranohen deri ora 16:00. Provimi pranues do të mbahet më 02.10.2020, duke filluar prej orës 09:00.

Programet e Studimit  në Vitin akademik 2020/2021 në Universitetin “Ukshin Hoti” dhe të gjitha kushtet e konkursit mund t’i gjeni në webfaqen e universitetit, uni-prizren.com.

Më Shumë

Malishevë/ Në 25-vjetorin e rënies u përkujtua dëshmori Brahim Morina

Në 25-vjetorin e rënies në altarin e lirisë, u përkujtua dëshmori i kombit, Brahim Morina, nga fshati Drenoc. Në përkujtim të rënies së tij,...

Arratisen me pushime Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez!

Si një nga yjet më të mëdhenj të sportit në botë, Cristiano Ronaldo ka fuqinë të kthejë kokën kudo që shkon (përveç Shteteve të...

Lajmet e Fundit