17.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Urimi i LDK-së në Prizren për festën e Bajramit të Madh

Lidhja Demokratike e Kosovës në Prizren ka uruar të gjithë besimtarët muslimanë dhe shqiptarët kudo që ndodhen, për festën e Bajramit të Madh.

“Pas muajit të Ramazanit, muaj që sjellë në dritë përkushtimin e sakrificën, neser besimtarët muslimanë festojnë festën e Bajramit të Madh që shton mëshirën dhe solidaritetin ndaj njëri-tjetrit”, thuhet në urim.

“Me këtë rast urojmë që sikurse për këtë festë kur ata që kanë më shumë japin për nevojtarët (zeqatin), të vazhdojmë tu gjendemi përherë pranë të varfërve dhe të angazhohemi çdo ditë për një shoqëri sa më të barabartë e më solidare”.

“Sakrifica dhe devotshmëria e muajit të Ramazanit le të jetë shembull i angazhimit tonë të përbashkët për shoqërinë e shtetin tonë. Solidariteti dhe dashuria që e karakterizojnë festën e Bajramit janë vlera që duhet ti kultivojmë përditë si vlera të përhershme të shoqërisë tonë dhe të lutemi që këto vlera të mbizotërojnë mbarë njerëzimin”.

“Gëzuar Bajrami i Madh me urimet më të përzemërta për sa më shumë mbarësi e begati në familjet tuaja, shëndet e mirësi për secilin! Urime!”/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Shkolla ‘Bajram Curri’ në Romajë të Hasit, drejt një fushe sportive të re

Shkolla fillore “Bajram Curri” në Romajë të Hasit, shumë shpejt do të bëhet me fushë të sportit. Drejtori i Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit...

Në Prizren janë regjistruar 33,756 qytetarë

Në Prizren, procesi i regjistrimit të popullsisë është në rrugën e duhur, me 33,756 qytetarë të regjistruar deri më tani. Koordinatori i komisionit komunal, Haxhi...

Lajmet e Fundit