12.2 C
Prizren
E enjte, 9 Korrik, 2020

Zafir Berisha: Ka ardhur koha që mazhoranca të mendojë për shkuarjen në zgjedhje

Përplasja e fundit mes zyrtarëve të AAK-së dhe NISMA-s shtuan zërat për një dërgim të vendit në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare. Ishte fillimisht një deklaratë e deputetit të AAK-së, Muharrem Nitaj, i cili tha ‘çarshia po flet për rikthimin e Fatmir Limajt në PDK’ – deklaratë e cila ngjalli shumë reagime.

Zyrtarët e Nismës, filluan kritikat karshi deputetit Nitaj, teksa flitej edhe për mundësinë që partia e Limajt ta dërgojë vendin në zgjedhje të parakohshme. Por, mesditën e djeshme ndodhi një takim mes kryeministrit Haradinaj dhe zv.kryeministrit Limaj, ku ky i pari para gazetarëve doli dhe demantoi raportimet për një thyerje të marrëdhënieve mes tyre. Haradinaj tha se koalicioni me Nismën është perfekt dhe se sipas tij, rrëzimin e qeverisë nuk e rrezikon partia e Limajt.

Mirëpo duket se nuk janë gjërat kështu edhe në teren. Deputeti i Nismës, Zafir Berisha, ka vlerësuar se ka ardhur momenti që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme. “Një e vërtetë është se ka ardhur koha që mazhoranca të mendojë për shkuarje në zgjedhje dhe të mendojë për institucione e shtet, jo vetëm për pushtet. Mosfunksionimi i Kuvendit është shqetësues, rrjedhimisht edhe i Qeverisë”, ka deklaruar ai dje.

Duke mos saktësuar nëse do ta votojë mocionin në rast se ngrihet nga opozita, Berisha ka thënë se partitë duhet të ulen të diskutojnë dhe të merren vesh për shkuarje në zgjedhje.Ditë më parë edhe deputeti i pavarur që është në kuadër të Grupit Parlamentar të Nismës, Milaim Zeka, ka thënë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje.

Ndërkohë, teksa ka pohuar se duhet të ketë zgjedhje të reja, anëtari i PDK-së Qemajl Mustafa, i cili ka qenë kryetar i Komunës së Gjilanit, ka thënë se partitë politike duhet të merren vesh për datën e zgjedhjeve. “Kam thënë shumë qartë që do të ishte mirë sikur subjektet politike të Kosovës ta krijonin një konsensus rreth përfundimit të këtij mandati dhe zgjedhjeve të ardhshme”, ka deklaruar ai për “Zërin”.Opozita e tanishme i posedon 58 vota për rrëzimin e qeverisë Haradinaj dhe po i nevojiten vetëm edhe tri vota për ta bërë një gjë të tillë.

- Advertisement -

Më Shumë

Dyshoi se ishte prekur nga koronavirus, Afërdita Dreshaj publikon rezultatet e testit

Afërdita i është nënshtruar testit për koronavirus. Modelja dhe këngëtarja Afërdita Dreshaj ka rezultuar negative në testin për koronavirus. Këtë gjë ajo e bëri të ditur...

Kuvendi i Prizrenit nuk e miraton Kornizën Afatmesme Buxhetore 2021-2023

Anëtarët e Kuvendit të Komunës së Prizrenit në seancën e fundit të organit më të lartë vendimmarrës lokal nuk e kanë aprovuar Kornizën Afatmesme...

Problemi i ri i Trumpit me Rusinë

Zbulimet e Inteligjencës se Rusia ka paguar për marrjen e jetëve të ushtarëve amerikanë në Afganistan, kanë nxitur një heshtje të çuditshme nga presidenti...

Humb betejën me COVID-19 edhe mjeku i dytë në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë njofton për ndarjen nga jeta këtë mëngjes të dr. Hysni Shkjaut, i cili nuk e fitoi dot betejën me virusin e...

42 eurodeputetë i kërkojnë Macronit e Ruttes liberalizimin e vizave për Kosovën

Gjithsej 42 deputetë të Parlamentit Evropianë kanë kërkuar nga kryetari i Francës, Emmanuel Macron dhe kryeministri i Holanës, Mark Rutte, që të mos bëhen...

Guardiola: Ndaj Realit dua të luajmë në Manchester

“E kam thënë shumë herë që dua të luajmë në Manchester, por presim çdo vendim nga UEFA”. Trajneri i Cityt, Pep Guardiola po mendon...

Pamje nga Prizreni, pas hyrjes në fuqi të masave të reja kundër coronavirusit

Nga sonte kanë hyrë në fuqi masat e reja kundër coronavirusit. Edhe qytetarët e Prizrenit do të duhet të ndjekin rregullat e reja të vendosura...

Qershori 2020, muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë

Muaji qershor 2020 ka qenë më i nxehti i regjistruar ndonjëherë në botë duke u barazuar me qershorin 2019, njoftoi sot shërbimi europian Copernicus...

Shqipëria rekomandohet për turizëm: Magjia e qyteteve dhe fshatrave shqiptare

Nëse jeni duke kërkuar për foto mahnitëse dhe një ambient të shkëlqyer, shihni qytetet dhe fshatrat me pamje magjike të Shqipërisë, shkruan Iuliana Marchian...

Lutja e Haskukës

  Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka i është lutur qytetarëve që të kenë kujdes ndaj COVID-19. Sipas tij, fundjava e kaluar ishte më e rënda. Postimi i...

Në Gjinekologji lind gruaja nga Prizreni, e infektuar me koronavirus, priten rezultatet për foshnjën

Në Klinikën Gjinekologjike po trajtohet një grua e cila ka rezultuar pozitiv në testin për Covid-19. Pacientja nga regjioni i Prizrenit ka përfunduar lindjen...

100 raste aktive me koronavirus në Prizren

Drejtori i Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Prizren, Fadil Kryeziu ka folur për gjendjen me Covid-19 në këtë regjion Ai tha se në Prizren...

Nga sherri Messi-Abidal te gjobat e Dembeles, 11 problemet që e shkatërruan Barcelonën në sezonin 2019/2020

Kur nisi sezoni 2019/2020 askush nuk e mendonte që gjërat do të shkonin kaq keq për Barcelonën. Katalanasit po dështojnë në La Liga me Realin...

Zvicër: Arrestohet kosovari 30 vjeçar që po punonte në të zezë

Të mërkurën, më 1 korrik, rreth orës 8:30 të mëngjesit, një 30-vjeçar, shtetas i Kosovës është gjetur duke punuar si punëtor i paligjshëm në...

178 raste të reja me koronavirus, 10 në Prizren

50 TË SHËRUAR DHE 178 RASTE ME COVID-19! Sot më 04 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar...

Shpallet aktgjykim refuzues ndaj ish-inspektorit të ndërtimit në Prizren, dënohet me gjobë i akuzuari tjetër

Gjykata Themelore në Prizren, të hënën, ka shpallur aktgjykim refuzues ndaj ish-inspektorit të ndërtimit në Komunën e Prizrenit, Bashkim Krasniqi, i akuzuar për keqpërdorim...

Lajmet e Fundit

OVL UÇK sot organizon protesta në të gjitha qytetet e Kosovës

Organizata e Veteranëve të Luftës organizon sot protesta në të gjitha qytetet e vendit tonë në shenjë kundërshtimi ndaj propozim-aktakuzës së Gjykatës Speciale ndaj...

Opozita akuzon ekzekutivin e Prizrenit për shpenzime të luksit

Partitë politike opozitare në Prizren nuk janë pajtuar me mënyrën e shpenzimit të parasë publike nga qeveria komunale gjatë vitit të shkuar. Sipas opozitarëve, ekzekutivi...

Katër persona të vdekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar se edhe katër persona të infektuar me koronavirus kanë vdekur në Klinikën Infektive, duke...

214 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, 10 raste në Prizren

IKSHPK ka bërë të ditur se sot në Kosovë janë konfirmuar edhe 214 raste të reja me COVID-19 në Kosovë. 60 persona janë shëruar. Ndërsa,...

Berati Unik

Vlera historike, arkitektonike dhe kulturore: Berati – një ndër qytetet më të veçanta në Shqipëri dhe në botë! Sot qyteti i “Një mbi një dritareve”,...