24.4 C
Prizren
E hënë, 7 Korrik, 2025

Zafir Berisha përkujton heroin Remzi Ademaj-“Petriti”

Ish- komandanti i UÇK-së, Zafir Berisha, ka përkujtuar dëshmorin e kombit, heroin Remzi Ademaj-“Petriti”.

“Remziu ra për të mos vdekur kurrë në momentet vendimtare për UÇK-në”, shkruan Berisha në Facebook.

Postimi i plotë në “Facebook”

Para 21 vitesh, duke u kthyer nga SH.P i UÇK-së në Kleçkë, ku ishte me detyra të veçanta, me 15.08.1998 në fshatin Nashec bie në pritë të forcave serbe Kom. Remzi Ademaj-Petriti, kurse plagosen rëndë Shukri Quni e Sami Saitaj-Shqiponja.

Xhevet Berisha që ishte në shoqërim të Kom.Petritit, me luftë e shpërthen pritën e trefishtë, duke marrë me vete njërin nga të plagosurit rëndë Shukriun, të cilin e sjellë deri në Zonën e lirë të UÇK-së.

Xhevati nga fushëbeteja largohet me brengën se përpos Petritit ka mbet i vrarë edhe ‘Shqiponja’, i cili ishte plagosur rëndë ku me ndihmën e fshatarve të fshatit Nashec, Kobaj dhe Vlashnje në mëngjesin e 16.08.1998 sillet në spitalin ushtarakë në Malësi të
Vrrinit bashkë me trupin e pajetë të kom. Petritit i cili u varros me nderime të larta ushtarake.

Remziu ra për të mos vdekur kurrë në momentet vendimtare për UÇK-në, kur ishte duke u bërë transformimi i ushtrisë nga Njësite dhe Shtabe Lokale në Brigada dhe Zona Operatve.

Ne bashkëluftetarët e kom Remzi Ademajt-Petriti humbjen e tij e shëndruam në forcë dhe luftën për lirin e Kosovës e vazhduam me shumë beteja e aksione deri me 12 qershor 1999 ku përfundimisht okupatori serbo-sllavë dhe argatët e tyre kapitulluan dhe Kosova filloj të frymoi lirishtë.

Lavdi atyre që u flijuan për atdhe!
Zafa

Më Shumë

Ndërron jetë ish-ushtari i UÇK-së dhe TMK-së, Ramadan Hoti

Pas një sëmundje të shkurtër, ka ndërruar jetë Ramadan Hoti – i njohur ndryshe si daja Dan, nga fshati Samadrexhë e Suharekës. Ai ishte...

Të gjitha udhët çojnë në Qorr-sokak

Nga Blerim Shala Që merremi vesh të gjithë në futboll dhe në politikë, këtë e kemi ditur qëmoti. Nuk jemi vetëm ne të tillë. Tek...

Lajmet e Fundit