12.8 C
Prizren
E mërkurë, 21 Tetor, 2020

Zyrtarët e Trustit tregojnë se kur mund ta tërheqin qytetarët 10 për qindëshin

Zëdhënësi në Trustin e Kursimeve Pensionale, Jeton Demi, ka treguar detaje mbi ndarjen e 10-përqindëshit nga Trusti në rast se kalon në lexim të dytë Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike ku përfshihet edhe tërheqja e 10-përqindëshit.

Demi ka thënë se janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura dhe se në momentin e kalimit të projektligjit, menjëherë do të fillojë aplikimi i kontributdhënësve për tërheqje.

“Ligji parasheh që aplikimi për tërheqje do jetë në distancë, jo fizik. Kontribuesit nuk kanë nevojë të vizitojnë zyrat e trustit. Pagesa do bëhet vetëm përmes llogarive bankare. Duhet që llogaria bankare të jetë aktive në kohën e aplikimit. Duhet të kenë kontribute dhe aplikimi do jetë me vullnet të lirë. Po përgatitemi që të fillojmë menjëherë pas kalimit në Kuvend. Duhet t’i lëmë rrugë institucioneve për diskutime”, ka sqaruar ai në KTV.

Demi sqaron se aplikimi do të bëhen online teksa bën thirrje që të shmangen zyrat e Trustit dhe të tjerat gjatë kohës së pandemisë për aplikimin për tërheqjen e 10 për qindëshit.

Ai thotë se e gjithë procedura varet nga kalimi ose jo i projektligjit nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, ndërsa shton se aplikimi do të zgjasë për tre muaj që prej miratimit të projektligjit.

“Ligji e kalon hapësirën prej hyrjes në fuqi 3 muaj ditë. Kjo do të thotë se aplikuesit nuk kanë nevojë të nxitojnë, u themi që të kenë durim. Në projektimin e platformës për aplikim e kemi pasë parasysh që të kemi dyndje të aplikimeve, mund të jetë e pritshme, por platforma do ta përballojë. Mund të ketë raste që të mos funksionojë platforma, por do t’ia dalim. Në pjesën tonë të përgatitjes i kemi marrë masat dhe jemi një klik larg për ta hapur aplikimin sapo ligji të hyjë në fuqi”, shton Demi.

Demi ka thënë se nuk do të ketë tatim për qytetarët kur tërheqin këto para, sipas tij sepse “projektligji parasheh që të mos tatohen ashtu që ekonomia të stimulohet”.

Ndërsa thotë se nuk do të ketë kompensim të shumave të mbledhura përgjatë viteve në Trust.

“Në asnjë shumë në ligjin aktual të mos presin se do ketë kompensim të shumave që kanë pasur. Nëse kanë pasur 100 euro dhe tërheqin 10 euro, do të zvogëlohet bilanci i tyre”, ka thënë Demi.

Afati prej 3 muajsh për të aplikuar për tërheqje të 10-përqindëshit, do ta pasojë atë të shpërndarjes së parave nëpër llogari bankare, që sipas Demit do jetë çështje ditësh.

“Projeksionet tona dhe vullneti jonë është që ky proces, aplikimi të jetë çështje sekondash ndërsa kalimi i parave në llogari të jetë çështje ditësh. Por varet nga infrastruktura, sistemi bankar por edhe numri i aplikuesve”, tha ai.

Ai ka folur edhe për një pjesë të popullsisë të cilët kanë përqindje shumë të vogël të kursyer. Sipas tij, kjo është për shkak se “ka tendencë të punëdhënësve që t’i deklarojnë punëtorët me pagë minimale që ndikon tek kontributet e tyre në trust”.

Derisa ka folur edhe për gjendjen e përgjithshme në Trust prej fillimit të pandemisë me COVID-19, Demi ka thënë se “sa i përket kontributdhënësve, rezulton se kemi hendeqe të mëdha nga viti i kaluar”.

“Do dalim me raport më vonë për të krahasuar vitet. Gjithsesi se po, muajt e parë të pandemisë ka ndikuar te numri i kontribuesve. Rezultojnë që në muaj të caktuar të kemi dhjetëra mijëra, 40-50 mijë më pak kontributdhënës se një vit më parë”.  /Insajderi.org

- Advertisement -

Më Shumë

Buxheti për vitin 2021 do të tkurret për së paku 200 milionë euro

Mbi 200 milionë euro më pak do t’i ketë buxheti i vitit 2021, i cili pritet që të shkojë në Kuvend në fund të...

Kosova me Plan 16-pikësh për zbatimin e marrëveshjes së Washingtonit

Qeveria e Kosovës e ka miratuar të hënën një plan 16-pikësh për zbatimin e marrëveshjeve të Washingtonit, të cilat kanë të bëjnë me normalizimin...

Liverpool merr lajmin e rëndë, Virgil van Dijk mbyll sezonin

Everton dhe Liverpool  u ndan në barazim 2-2 në ndeshjen e zhvilluar në “Goodison Park”, e vlefshme për javën e 5-të në Premier League....

Rahovec, dënohet me dy muaj burg i akuzuari që rrahu vëllanë e tij

Gjykata Themelore në Gjakovë, dega në Rahovec, ka shqiptuar dënim me dy muaj burgim për të akuzuarin për veprën penale “lëndim i lehtë trupor”,...

Kosova luan sonte me Greqinë

Kombëtarja e Kosovës ka udhëtuar drejt Greqisë për tu përballur në kuadër të Ligës së Kombeve. “Dardanët” me fillim nga ora 20:45 do përballen kundër...

Një vdekur me koronavirus, 130 raste të reja dhe 71 të shëruar për 24 orë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit është shënuar një rast i vdekjes, 130 raste pozitive dhe janë...

Testamenti: letra e lamtumirës nga Che Guevara, fëmijëve të tij…

Nga Che Guevara Të dashur Hildita, Aleidita, Camilo, Celia dhe Ernesto Nëse e lexoni këtë letër një ditë, do të thotë se nuk jam më gjallë....

Një i vdekur nga COVID-19 në Prizren

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 869 mostra të...

Çudisin mjekët indianë: Qeset e plastikës mund të përdoren në mungesë të maskave

Qeset e plastikës me vrima mund të përdoren si maska mbrojtëse dhe mund të jenë një alternativë e mirë për mjekët, kur ballafaqohen me...

Çeku: Kemi mbi 15 mijë dokumente që po i shqyrtojmë rreth privatizimit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrulla Çeku, ka deklaruar se intervistimi në Komisionin hetimor të privatizimit nuk është zgjedhje apo dëshirë. Sipas tij, në momentin...

Rikthehet Superliga e Kosovës, java e 6-të nis me këtë takim

Pas pauzës dy javëshe, Superliga e Kosovës rikthehet në aksion. Java e 6-të e Superligës fillon me ndeshjen tejet interesante, Arbëria-Ballkani. Ndeshja do të zhvillohet nga...

Ibrahimoviqi mbetet te Milani

Menaxheri i Zlatan Ibrahimoviqit, Mino Raiola, thuhet se ka nisur bisedimet me Milanin për zgjatjen e kontratës së klientit të tij. Ibrahimoviq nënshkroi një marrëveshje...

Lepurushja e Playboy ‘shqetëson’ Instagramin

Modelja 23 vjeçare nga Kanadaja, Lexi Wood nuk ndalet së ngacmuari 1 milion ndjekës në Instagram me pozat e saj të nxehta. Lexi Wood nga...

Për një javë, në Kosovë numri i rasteve aktive me COVID-19 u rrit për 300

Për gati 300 është rritur shifra e rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë në javën e fundit. Teksa 11 tetorin Kosova e mbylli me...

Coronavirusi në Prizren, 3 raste të reja

Në komunën e Prizrenit të premten janë shënuar tre raste të reja me coronavirus. Kjo u bë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike...

Policia hungareze arreston shoferin e autobusit nga Kosova, i gjen drogë në specat e kosovarëve

Kjo sasi e drogës, ishte fshehur brenda thasëve të specave. Policia hungareze, arreston shoferin e autobusit nga Kosova. Janë tregjet e vendit, ku rëndom qytetarët,...

Lajmet e Fundit

Shtëpia e familjes Rada në Prizren, pjesë e regjistrit të Listës së Trashëgimisë Kulturore në Mbrojtje të përkohshme

Shtëpia e familjes Rada i është shtuar regjistrit të Listës së Trashëgimisë Kulturore dhe ka marr statusin e monumentit në mbrojtje të përkohshme, njofton...

Një vend i pastër, i ndriçuar mirë tregim nga Ernest Hemingway

Ishte vonë dhe në kafene nuk kish mbetur njeri përveç një plaku të ulur nën hijen e gjetheve të pemës që mbulonin ndriçimin elektrik....

Prokuroria Themelore në Prizren zgjedh prokuroren Arjana Shajkovci për anëtare të re të KPK-së

24 prokurorë të Prokurorisë Themelore në Prizren, me vota të fshehta, këtë të mërkurë kanë zgjedhur prokuroren e Departamentit të Krimeve të Rënda në...

Ngritet aktakuzë ndaj ish-kryeshefit të PTK-së, Shyqyri Haxha

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm–Njësia për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet Sh. H., ish-Kryeshef Ekzekutiv...

PDK-ja akuzon Haskukën: Po shpërfaqë humbje besimi dhe mungesë orientimi qeverisës

Partia Demokratike e Kosovës – Dega në Prizren, ka vazhduar me akuza ndaj kryetarit Mytaher Haskuka, duke thënë se çdo ditë e më shumë...