5.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Rexhaj i VV-së: LDK dhe PDK bënë gabim historik me Asociacionin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, në emisionin “Debat” të RTK-së ku po diskutohet për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ka thënë se që nga fillimi VV-ja nuk ka qenë kundër dialogut, por jo siç po zhvillohet tash.

“Atë që po e thotë Fatoni nuk e tha Lajçaku. Ai tha se marrëveshja e vitit 2015 duhet të implementohet në terren. Ai po thotë se është fakt i kryer Asociacioni, ashtu siç e kanë nënshkruar Thaçi dhe Mustafa”, tha Rexhaj.

Sipas tij, PDK-ja dhe LDK-ja kanë bërë gabim të madh kur kanë nënshkruar themelimin e Asociacionit.

“Fati më i mirë i Republikës së Kosovës ka qenë bashkimi i opozitës atë botë për të kundërshtuar Zajednicën. Më ato protesta është ndaluar bosnjëzimi i Kosovës”.

Rexhaj shtoi tutje se statuti i Asociacionit duhet të diskutohet ndërmjet Hotit dhe delegacionit serb.

“Lajçaku tha se Kosova duhet të jap diçka në mënyrë që të marr diçka. Ne kemi jap mjaftueshëm për Serbiën dhe serbët me Pakon e Ahtisaarit”.

Ai edhe një herë e ka përseritur se LDK-ja dhe PDK-ja me gabimin e tyre historik na kanë kthyer në këtë pikë.

“Për ta zhbërë komplet këtë çështje, pika e parë është largimi i qeverisë të LDK-së dhe PDK-së. Mendoj se këto dy parti që e kanë nënshkruar këtë marrëveshje do të duhej të qëndronin larg qeverisë. E dyta, nuk e kemi patjetër marrëveshjen me Serbinë, nëse ajo na bosnjëzimin dhe na ndanë territorin”, ka thënë Rexhaj. /RTKLive/

Më Shumë

Kosova merr Mirënjohje të Veçantë për Përfaqësim Shtetëror në Bienale të Venecias

Doruntina Kastrati dhe instalacioni skulpturor “Heshtjet Kumbuese të Metalit dhe Lëkurës” u nderua me “Mirënjohje të Veçantë për Përfaqësim Shtetëror” në ceremoninë e edicionin...

Arrestohet një burrë në Malishevë, rrahu fëmijët e tij të mitur

Në Malishevë, një burrë u arrestua, pasi ka ushtruar dhunë ndaj fëmijëve të tij të mitur. “Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas...

Lajmet e Fundit