11.8 C
Prizren
E premte, 1 Maj, 2026
Home Blog Page 1274

Ngrihet aktakuzë ndaj 27 personave për kontrabandim të mbi 700 migrantëve

0

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore ndaj 27 të pandehurve.

Aktakuza është ngritur ndaj tyre për shkak të kryerjes së veprës penale “Kontrabandim të migrantëve”, transmeton KlanKosova.tv.

“Kryesisht shtetasve sirianë, ku i është mundësuar më shumë se shtatëqind (700) personave kalimi  nga Republika e Shqipërisë përmes territorit të Kosovës dhe kalimi i tyre në Republikën e Serbisë, e që qëllim kishin shkuarjen në vendet evropiane”, thuhet në kumtesë.

Fjala është për rastin e njohur si “Shkoza” dhe arrestimet që janë bërë gjatës verës pas bastisjeve në disa lokacione në Prizren

Vdes në rrethana të dyshimta një 25 vjeçar në Prizren

0

Një person është gjetur i vdekur sot rreth orës 15:00 në Prizren, saktësisht në rrugën “Sefedin Laçi” raporton Insajderi 

Rastin për Insajderin e ka konfirmuar, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Ai tha se njësitë relevante janë në vendin e ngjarjes, ndërsa rasti po cilësohet si “vdekje e dyshimtë”.

“Policia dhe prokuroria kanë filluar hetimet. Viktima është mashkull kosovar, i vitit 1999”, tha Gashi.

Rasti po vazhdon të hetohet.

Nesër varrosen dy të rinjtë që vdiqën në një aksident në Hungari

0

Dy të rinjtë nga Kosova që vdiqën në një aksident në Hungari, do të varrosen nesër (e enjte) më 11 janar.

Kushtrim Hoxha, do të varroset në varrezat e lagjes Petrovë të Prizrenit.

Kështu ka deklaruar për “Klan Kosova”, Bashkim Hoxha, axha i Kushtrim Hoxhës.

“Procedurat e tërheqjes së trupave të pajetë nga morgu i një spitali në Hungari, të Kushtrim Hoxhës dhe dhëndrit Jetmir Rexhepi janë kryer sot para dite”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se ceremonia e varrimit do të bëhet në orën 12:00 (me kohën e drekës).

Sipas tij, kufomat e tyre do të sillen përmes Kroacisë në Malin e Zi, nga Mali i Zi në Shqipëri e më pas në Kosovë.

“Kjo për shkak se Serbia nuk po i lejon të kalojnë përmes territorit të tyre”, ka thënë ai.

Kërkohet paraburgim për 12 zyrtarët e ATK’së dhe biznesmenit që u arrestuan dje

0

12 zyrtarë të ATK’së dhe një biznesmen janë arrestuar dje gjatë një aksioni të Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe Policisë së Kosovës.

Tashmë ndaj tyre, Prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit.

“Prokurori i Shtetit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 13 personave të ndaluar, në gjykatën kompetente”, tha Ulaj.

Prokuroria njofton se “Personat me inicialet M.Z., N.B., S.T., A.J., M.R., M.Z., M.B., G.Gj., A.P., V.K., A.R., Xh.H., zyrtarë të ATK-së, dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Mashtrimi në detyrë”, nga neni 419 i KPRK-së, ashtu që të dyshuarit F.P., pronar i tri bizneseve në Prizren ia kanë njohur si të rregullta 23 fatura fiktive me vlerë prej 18 milion euro, kinse për ndërtimin e një hoteli i cili veç ka qenë i ndërtuar më parë, e të cilat fatura i kishte pranuar nga të pandehurit të B.B. dhe B.B ( të cilët janë në kërkim) pronarë të një biznesi në Podujevë, e që dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale “Dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin” dhe “Shmangie nga tatimi” dhe si rezultat i këtyre veprimeve, zyrtarët e ATK-së i kanë njohur të drejtën e rimburisimit të TVSH-së së zbritshme në shumën prej 2.8 milion euro për çka ekziston edhe një Urdhër i Përmbaruesit Privat për rimbursim të detyruar nga Buxheti i Kosovës, por se kjo procedurë është pezulluar në momentet e fundit për shkak të inicimit të rastit penal ndaj të pandehurve të lartcekur”.

Andaj, B.B., F.P. dhe B.B., pretendohet se me veprimet e tyre e kanë dëmtuar buxhetin e Kosovës në vlerë prej 2.8 milion euro, thekson prokuroria.

Kurti: Ish-pjesëtari i UÇK-së, Hasan Dakaj po mbahet ende në paraburgim nga Serbia

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hasan Dakaj i cili arrestua më 5 janar në pikë kalimin kufitar në Merdarë është ende duke u mbajtur në paraburgim në Serbi.

Kurti e quajti këtë sjellje dashakeqëse të Serbisë duke shtuar se shteti serb vazhdon të mbajë në paraburgim edhe Nezir Mehmetaj e Petrit Dulaj.Kurti tha se ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka kërkuar ekstradimin e këtyre dy personave por që nuk kanë pranuar asnjëherë përgjigje.

“Megjithatë përkundër ndryshimeve pozitive, edhe ky vit po e trashëgojmë një fqinj që vetëm po përkeqësohet. Hasan Dakaj vazhdon të mbahet atje, kjo është një sjellje dashakeqëse e Serbisë. Serbia vazhdon të mbajë në paraburgim edhe dy persona, Nezir Mehmetaj dhe Petrit Dula. Ministrja e Drejtësise Albulena Haxhiu, ka kërkuar ekstradimin e të dyve nga autoritet e Serbisë, përgjigje nuk kemi pranuar kurrë”- tha ai në mbledhjen e Qeverisë.

Prokuroria në Beograd më 9 janar ka shqiptuar masën e paraburgimit prej një muaji për Hasan Dakajn, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), i cili arrestua më 5 janar në pikë kalimin kufitar në Merdarë.Kurti përmendi edhe rrahjen e politikanit opozitar Nikolla Sanduloviq në Serbi që sipas avokatit të tij ka ndodhur nga BIA.“Më 27 shkurt 2023, Borrell deklaroi se marrëveshja bazike ishte arritur, në nenin 1 të marrëveshjes theksohet që palët do të zhvillojnë marrëdhënie të mira fqinjësore, Serbia zgjedh të sulmojë Kosovën, ashtu si ndodhi në Banjskë.

Ajo ka treguar se paraqët rrezik edhe për qytetarër e saj. Kështu ëahtë rasti me Nikola Sanduloviq për të cilin e kanë ngritur aktakuzë për nxitje të urrejtjes. Serbia është vendi ku Milan Radoiqiq në vend se të përgjigjet para autoriteteve merr pjesë në rrahjen e Sanduloviqit”- përmendi Kurti në fjalën hyrësë të tij gjatë mbledhjes së Qeverisë.Nikolla Sanduloviq, sipas avokatit Çedomir Stojkoviq, është ndaluar nga BIA “vetëm një ditë pasi ai në rrjetin social “X” kishte publikuar një postim, duke kërkuar falje për vrasjen e 50 anëtarëve të familjes shqiptare Jashari të Kosovës më 1998” dhe “vetëm 1 minutë pasi mediat e regjimit filluan fushatë të orkestruar kundër tij për atë postim”.

Avokati serb Çedomir Stojkoviq ka treguar se nga bashkëshortja e politikanit opozitar Nikolla Sanduloviq është njoftuar njerëz të shërbimit të sigurimit (BIA) ia kanë marrë burrin ndërmjet orës 16:00 dhe 20:00 dhe se gjatë kësaj kohe e kanë rrahur dhe kanë përdorur dhunë brutale.

Pacientët e Prizrenit mund ta përzgjedhin mjekun përmes e-Kosova

0

Qytetarët e Prizrenit kanë mundësi të bëjnë përzgjedhjen e mjekut të tyre familjar. 

 

Kjo është bërë e mundur përmes katër shërbimeve të reja të Ministrisë së Shëndetësisë, të cilat u lansuan në Platformën eKosova.

Ky shërbim aktualisht është aktiv vetëm në këto katër komuna.

 

Ministria e Shëndetësisë synon ligj të ri për sigurimin shëndetësor

0

Funksionalizimi i sigurimit shëndetësor vazhdon të mbetet një premtim i parealizueshëm nga të gjitha qeveritë. Por, një dekadë pas hyrjes në fuqi të ligjit për sigurimin shëndetësor, Ministria e Shëndetësisë ka vendosur që deri në fund të shkurtit ta procedojë në Qeveri një projektligji të ri.

 

Nga kjo ministri thonë se do të aprovohet edhe strategjia dhe plani i veprimit për sistemin informative shëndetësor, i cili është parakusht për funksionalizimin e sigurimeve.

“Si hap i parë është ndërmarrë buxhetimi i SISh-it, ku për vitin 2024 veçse është buxhetuar dhe si një parakusht për të vazhduar në funksionalizimin e plotë edhe të sigurimeve shëndetësore. Në mënyrë paralele është punuar edhe në Projektligjin për Sigurime Shëndetësore, Projektligji ky i cili do të procedohet në Qeveri, jo me larg se dy muajt e parë të vitit 2024”, thuhet në përgjigjen e MSH-së për RTK-në.

Skeptikë për funksionalizimin e sigurimeve shëndetësore janë deputetët nga opozita.

“Sigurisht që qytetarët tone me të drejtë e humbin shpresën te shteti i Kosovës për shkak të keqqeverisjes së Qeverisë Kurti”, ka deklaruar Mërgim Lushtaku, deputet i PDK-së.

Ndërkaq Armend Zemaj, deputet i LDK-së, ka thënë se këto çështje janë bartur “nga paaftësia që të adresohen”.

Funksionalizimin sa më të shpejtë të sigurimeve shëndetësore e kanë kërkuar përfaqësues të zyrtarëve publikë, të cilët thonë se janë të rrezikuar gjatë punës që bëjnë.

“Kemi vlerësuar se jemi institucioni që gjatë kryerjes së detyrave zyrtare rrezikojmë jetën dhe shëndetin më shumë në krahasim me institucionet tjera. Është shumë logjike të thirremi në ligjin për sigurime shëndetësore në nivel vendi”, ka deklaruar Imer Zeqiri, kryetar i Sindikatës së Policisë.

Ndërkaq Pleurat Sejdiu, kryetar i Odës së Mjekëve të Kosovës, i ka thënë RTK-së se nuk shohin perspektivë në vend si në rrafshin personal edhe atë familjar.

Mungesën e sigurimeve shëndetësore e kanë vuajtur më së shumti qytetarët, të cilët është dashur të paguajnë nga xhepi i tyre shërbimet shëndetësore të cilat nuk i kanë gjetur në institucionet publike.RTK

Biznesmeni i arrestuar në Prizren, dyshohet se tentoi përmes faturave fiktive të përfitojë rreth 3 milionë euro

0

Hetuesit pretendojnë se F.P. dorëzoi 23 fatura të falsifikuara me një total prej 18 milionë euro si prova të kostos për ndërtimin e një hoteli në Prizren – një ndërtim që më pas u zbulua se nuk kishte ndodhur.

Dy persona të tjerë, të njohur si B.B. dhe B.B., aktualisht të shpallur në kërkim nga autoritetet, dyshohen se i furnizuan biznesmenin me këto fatura të rreme.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Aksioni i së martës i policisë shtriu operacionet e bastisjeve jo vetëm në hotelin në fjalë, por edhe në rezidencën e biznesmenit në Prizren.

Nga kontrollet e realizuara, tek F.P. u sekuestrua një sasi e armëve, duke përfshirë tre armë të gjata, tre të shkurtra, pajisje elektronike, si dhe disa prova materiale të tjera.

Hetimi ka përfshirë gjithashtu 12 zyrtarë të Administratës Tatimore të Kosovës, të cilët dyshohen se kanë njohur si të vlefshme faturat jo-reale, duke lejuar kështu të drejtën për rimbursim të TVSH-së në shumën e 2.8 milionë euro.

Një urdhër i Përmbarimit Privat ishte lëshuar për këtë rimbursim, por procedura është ndaluar në momentet e fundit për shkak të nisjes së procedurave penale ndaj të dyshuarve të përmendur./Telegrafi/

“Loyola-Gymnasium” në Prizren shpall konkurs për një mësimdhënës/e të gjuhës gjermane

“DigitAlb” pjesë e platformës së Telekomit nga gjysma e janarit

0

Ndryshime të mëdha në platformat e kabllorëve pritet të ndodhin gjatë këtij muaji në Kosovë.

Kjo u bë e ditur tashmë edhe ndërmarrje publike Telekomi i Kosovës, e cila i ka njoftuar klientët e saj se nga gjysma e muajit janar, TV Valës do t’i shtohen kanalet e platformës “Digit Alb”.

Përmes një njoftimi më shkrim ndërmarrje publike Telekomi i Kosovë ka njoftuar klientët e saj se nga gjysma e muajit janar 2024, platformës së saj televizive TV Vala, do t’i shtohen kanalet e shumëpritura të platformës “Digit Alb”.

Sipas njoftimit, rrjedhimisht do të ndryshojnë edhe çmimet e pakove televizive për të cilat klientët do të mund të informohen me kohë nga Telekomi.

Kështu kabllori TV Vala që funksionin në kuadër të ndërmarrjes publike Telekomi i Kosovës do të merr në transmetim njërën nga platformat më të kërkuara gjithë shqiptare.

Një muaj paraburgim për ish-pjesëtarin e UÇK-së të arrestuar në Serbi

0

Prokuroria në Beograd më 9 janar ka shqiptuar masën e paraburgimit prej një muaji për Hasan Dakajn, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), i cili po akuzohet për krime lufte.

Dakaj u arrestua më 5 janar në pikëkalimin kufitar në Merdarë, që lidh Kosovën dhe Serbinë. Së bashku me vëllain e tij, Xhavitin, ai ishte nisur drejt Italisë. Xhaviti ishte ndaluar po ashtu, por më pas ishte liruar.

Përfaqësuesi ligjor i familjes Dakaj, Xhevdet Smakiqi, tha për Radion Evropa e Lirë se para autoriteteve të drejtësisë në Serbi, Hasan Dakaj, ka deklaruar se nuk është personi që Prokuroria po kërkon.

“Ne e konsiderojmë se është ndalim politik, është një gabim faktik. Prokuroria nuk e ka identifikuar se kë po e kërkon dhe nuk munden as dëshmitarët, të cilët Prokuroria pretendon se do ta identifikojnë një person prej kur ka qenë 19 vjeç, e tani është rreth 50 vjeç”, tha Smakiqi.

Dakajt i është caktuar një avokat serb, dhe Smakiqi tha se ai do të apelojë masën e paraburgimit.

Dakaj po akuzohet sipas nenit 142 të Ligjit Penal të ish-Jugosllavisë – që ishte në fuqi më 1999 – për krime lufte, privim nga liria e disa personave joshqiptarë, rrahje, torturë dhe vrasje, tha Smakiqi, duke shtuar se autoritetet serbe pretendojnë se këto krime janë kryer në rrethinën e Prizrenit.

“Sipas deklarimeve të Hasan Dakajt, ai e ka mohuar në mënyrë kategorike barrën që i ngarkohet dhe nuk e kanë identifikuar. Ai nuk ka vepruar fare në ato lokacione dhe ndihet tërësisht i pafajshëm”, tha avokati Smakiqi.

Dakaj gjendet në qendrën e paraburgimit në Beograd dhe Smakiqi tha se është në kontakt me avokatin që i është caktuar nga shteti serb, por edhe me udhëheqësin e Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Jetish Jashari.

Ai kërkoi nga ambasadat e huaja në Beograd, por edhe nga Bashkimi Evropian, që t’i bëjnë presion Serbisë që të lirohet ish-pjesëtari i UÇK-së.

Pas arrestimit të Dakajt, kishte reaguar Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, duke kërkuar ndihmën e faktorit ndërkombëtar për lirimin e tij.

Edhe në të kaluarën, qytetarë të Kosovës janë arrestuar nga autoritetet serbe. Një nga ta, Nezir Mehmetaj ishte arrestuar në janar të vitit 2020 në pikën kufitare në Merdarë nën dyshimet se ka kryer krime lufte më 1999 në Rudicë të Klinës. Që nga arrestimi, ai gjendet në paraburgim në Beograd.

“Loyola-Gymnasium” në Prizren shpall konkurs për një mësimdhënës/e të gjuhës gjermane