13.3 C
Prizren
E premte, 1 Maj, 2026
Home Blog Page 1275

Arrestohen 12 zyrtarë të ATK-së, dyshohen për veprën penale “Mashtrim në detyrë”

0

Në një aksion të koordinuar mes Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe Policisë së Kosovës, 13 persona janë arrestuar sot në Prizren dhe Podujevë. Drejtoria për Krime Ekonomike dhe Korrupsion ka kryer bastisje në dy lokacione sipas urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prishtinë për të kontrolluar dhe bastisur dy 2 lokacione, në qytetin e Podujevës dhe Prizrenit.

Si rezultat i këtij aksioni, 13 persona janë arrestuar, ku prej 12 janë zyrtarë të ATK-së, ndërsa një tjetër person është pronar i një biznesi.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Ata dyshohen për veprat penale të “Mashtrim në detyrë”, sipas nenit 419 të KPRK-së.

Sipas Prokurorisë, persona me inicialet M.Z., N.B., S.T., A.J., M.R., M.Z., M.B., G.Gj., A.P., V.K., A.R., Xh.H., zyrtarë të ATK-së, të dyshuar për bashkëkryerje, akuzohen se kanë njohur fatura fiktive me vlerë prej 18 milionë euro, duke përdorur si mjet një hotel tashmë të ndërtuar.

“Personat me inicialet M.Z., N.B., S.T., A.J., M.R., M.Z., M.B., G.Gj., A.P., V.K., A.R., Xh.H., zyrtarë të ATK-së, dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Mashtrimi në detyrë”, nga neni 419 i KPRK-së, ashtu që të dyshuarit F.P., pronar i tri bizneseve në Prizren ia kanë njohur si të rregullta 23 fatura fiktive me vlerë prej 18 milion euro, kinse për ndërtimin e një hoteli i cili veç ka qenë i ndërtuar më parë, e të cilat fatura i kishte pranuar nga të pandehurit të B.B. dhe B.B ( të cilë janë në kërkim) pronarë të një biznesi në Podujevë, e që dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale “Dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin” dhe “Shmangie nga tatimi” dhe si rezultat i këtyre veprimeve, zyrtarët e ATK-së i kanë njohur të drejtën e rimburisimit të TVSH-së së zbritshme në shumën prej 2.8 milion euro për çka ekziston edhe një Urdhër i Përmbaruesit Privat për rimbursim të detyruar nga Buxheti i Kosovës, por se kjo procedurë është pezulluar në momentet e fundit për shkak të inicimit të rastit penal ndaj të pandehurve të lartcekur.” – thuhet ndër të tjera në njoftimin e Prokurorisë.

“Loyola-Gymnasium” në Prizren shpall konkurs për një mësimdhënës/e të gjuhës gjermane

Dorëhiqet drejtoresha e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik në Prizren

0

Lirije Bytyçi ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtoreshës së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik në Prizrenit.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Ajo tha se dorëhiqet për arsye personale.

“Ju njoftoj se për arsye personale dhe në mirëkuptimin e Degës së Nismës në Prizren, nga sot nuk do të vazhdoj të jem në drejtimin e Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, me të cilën për dy vite kam udhëhequr me shumë përkushtim duke bërë punë dhe projekte të mira në interes të qytetarëve”, shkruan ajo në Facebook.

“E falënderoj Nismën Socialdemokrate që më besuan ta drejtoj këtë drejtori si dhe stafin dhe të gjithë ata me të cilët bashkëpunova për dy vite më seriozitetin më të madh”./PrizrenPress

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Loyola-Gymnasium” në Prizren shpall konkurs për një mësimdhënës/e të gjuhës gjermane

Sekuestrohen dy pushkë dhe fishekë në një fshat në Suharekë, i dyshuari thotë se i ka që nga lufta

0
Policia në fshatin Vraniç të Suharekës ka sekuestruar dy pushkë dhe 209 fishekë.

I dyshuari ka thënë se këto armë dhe municion janë të tij dhe që i ka që nga koha e luftës.

Ai është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa kanë nisur hetimet për veprën penale “Mbajtje në pronësi kontroll, posedim apo shfrytëzim i pa autorizuar i armës”.

“Loyola-Gymnasium” në Prizren shpall konkurs për një mësimdhënës/e të gjuhës gjermane

“Loyola-Gymnasium” në Prizren shpall konkurs për një mësimdhënës/e të gjuhës gjermane

0

Asociation “Loyola-Gymnasium” shpall të lirë këtë vend pune:

Një mësimdhënës ose mësimdhënëse të gjuhës gjermane, me normë të plotë, për një periudhë njëvjeçare dhe me mundësi vazhdimi.

Kushtet që duhet të plotësohen:

-Diploma e fakultetit përkatës (është e preferueshme grada master);

-Letër motivuese;

-CV;

-Të jetë banor i Kosovës (kopje e letërnjoftimit);

-Vërtetimin se nuk është nën hetime.

Kandidatët që kanë diplomuar në universitetet jashtë Kosovës duhet të kenë diplomë të nostrifikuar nga MASHTI.

Dokumentet shtesë:

-Certifikata të trajnimeve;

-Referenca etj.

Dokumentet e kërkuara duhet të dorëzohen në zyrën e administratës, prej sot, deri më 09.01.2024, deri mëd 18 janar 2024 drejtpërdrejt ose përmes postës elektronike, në: [email protected].

Për çdo informacion, ju lutemi shkruani në [email protected] ose

telefononi në nr. +383-44-434-087.

Këtu mund ta gjeni formularin e aplikimit për punësim: https://bit.ly/3OYQsla

Xhaka në mesin e pesë mesfushorëve më të kompletuar në Evropë

0

Granit Xhaka, është në mesin e pesë mesfushorëve më të kompletuar në Evropë.

Ai po kalon një sezon fantastike në fanellën e Bayer Leverkusenit.

Xhaka u transferua verën e kaluar nga Arsenali dhe po i jep rezultatet e veta nën urdhrat e trajnerit Xabi Alonso.

Sipas faqes Data MB Chat, 31-vjeçari është renditur në vendin e katërt, duke lënë pas Toni Kroosin.

Aty përfshihet saktësia e pasimeve, dobia e pasimeve dhe në përgjithësi kontributi në fushën e blertë.

Ish-futbollisti i Baselit dhe i Borussia Monchengladbachut i ka grumbulluar 27.91 pikë duke e lënë prapa Toni Kroosin e Real Madridit, i cili e mbyll Top 5-shen. Top 3 përbëhet nga Rodri, Palacios e Frenkie de Jong.

Kapiteni i Zvicrës, i ka zhvilluar 23 ndeshje me Leverkusenin në këtë sezon, ndërsa e ka bërë një asistim.

Puna e qeverisë në Rahovec, Latifi mban mbledhje me drejtorët e drejtorive komunale

0

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka mbajtur mbledhjen e radhës të rregullt javore me drejtorët e drejtorive komunale, me të cilët ka diskutuar një varg çështjesh të angazhimeve ditore, planeve të mëtejme në secilin sektor të komunës, raport për punën javore, si dhe sfidat me të cilat janë ballafaquar.

Komuna e Rahovecit ka njoftuar se këto takime kanë për qëllim bashkëpunimin dhe ndërveprimin ndërmjet drejtorive, duke ndihmuar në koordinimin e përpjekjeve për t’u avancuar më tutje.

Vdes luftëtari i UÇK-së, Xhemail Ndrecaj, vëllai i heroit të kombit Besim Ndrecaj

0

Pas një sëmundje të rëndë sot ndërroi jetë ish-ushtari i ZOP Xhemajl Adem Ndrecaj.

I ndjeri është vëllai i heroit te kombit, Besim Ndrecaj.

Varrimi do të bëhet nga ora 16:00 në varrezat e fshatit Malësi e re të Prizrenit.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

May be an image of 1 person and text that says 'ORGANIZATA E VETERANEVE Të LUFTES S? USHTRISE ÇURIMTARE T? KOSOVES ORGANISATION OF KLA WAR VETERANS Xhemail NRECAJ Emri dhe Mbiemri 30.01.1969 Maqitevë Maqiteve Therandë Vendbanimi Veteran Status Brig 123 zO ZOe e Pashtrikut Nr. dosjes 10597 Nr. pers. 1002496417'

Murati: Në vitin 2023 investimet kapitale janë rritur për 32 për qind

0

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se sipas raportit preliminar të shpenzimit të buxhetit, në vitin 2023 shpenzimet janë rritur për 13 për qind më shumë, krahasuar me vitin 2022.

Murati ka thënë se kategoria se është rritur më së shumti në vitin 2023 është ajo e investimeve kapitale më 32 për qind më shumë sesa në vitin 2022.

“Kategoria paga dhe shtesa është e dyta me kontributin më të madh në rritjen e buxhetit, me 114 milionë euro më shumë, apo 17 për qind më shumë sesa viti 2022. Kjo tregon se në sektorin publik ka pasur rritje mesatare të pagave që ka tejkaluar shkallën mesatare të inflacionit prej 11.6 për qind të vitit 2022”.

“Mallrat dhe shërbimet, gjithashtu me 17 për qind kanë trendin e njëjtë të rritjes, mirëpo si vlerë absolute rritja është përgjysmë më pak sesa kategoria paga dhe shtesa”, ka shkruar Murati në “Facebook”.

Më tutje, ai ka thënë se kategoria me më së paku rritje në vitin 2023, krahasuar me vitin 2022 ishte ajo e subvencioneve dhe transfereve, me vetëm 1 për qind.

“Paga të vogla”, mësuesit kosovarë shfrytëzojnë pushimet pa pagesë për emigrim

0

Pushimet mjekësore dhe ato pa pagesë janë bërë një mënyrë për mësimdhënësit kosovarë për ta testuar shpërnguljen në vende evropiane duke mos e rrezikuar vendin e punës në Kosovë. Zyrtarët dhe sindikalistët arsimorë thonë se ky fenomen mund të popullarizohet edhe më shumë pas liberalizimit të vizave për Kosovën.

Me një dashuri të madhe për ngjyrat, diplomë master në pikturë dhe 16 vjet përvojë pune si mësimdhënës në Komunën e Drenasit në Kosovë, Bekim Istogu u largua për ta nisur një jetë të re në Gjermani.

Ani pse e donte shumë profesionin e tij, Istogut i ishte mbushur mendja për ta lënë këtë karrierë në fillim të vitit 2022.

Shkak për këtë ishte paga e ulët që merrte në atë kohë, rreth 420 euro në muaj, dhe që kishte rrezik t’i ulej edhe më tej pasi iu zvogëlua numri i orëve.

“…Duhet të jenë 20 orë në javë për ta marrë një rrogë [të plotë] sa e merrnim atëherë. Rashë në 15, [u bë] një rrogë shumë e vogël”, thotë Istogu për REL.

Në vitet e fundit, Kosova është përballur në vazhdimësi me rënie të numrit të nxënësve duke krijuar në disa vende edhe tepricë të mësimdhënësve.

Para se ta linte punën, Bekimi punonte në tri shkolla të ndryshme në fshatra të Drenasit, për ta arritur numrin e nevojshëm të orëve mësimore.

“Në tri shkolla të udhëtoja, më shkonte rroga në naftë më shumë”, kujton ai.

Si zgjidhje ai e pa një kompani të familjarëve të tij në Gjermani që merret me dizajnim të hapësirave të brendshme dhe të jashtme të ndërtesave.

Atij iu bë kontrata për të punuar si ekspert në përzgjedhje të ngjyrave dhe arriti të marrë vizë pune si profesionist i certifikuar.

“E kam nostrifikuar diplomën, më është bërë njohja e diplomës dhe kam shkuar direkt në Ambasadë [të Gjermanisë] kam aplikuar dhe brenda dy javësh më është bërë viza”, thotë ai.

Përveç procedurave për migrim, Bekimit i duhej kohë edhe për ta testuar nëse jeta dhe puna e re në Gjermani do t’i përshtatej. Ai deshi ta bënte këtë duke mos e rrezikuar menjëherë punën që e kishte në Kosovë.

“Unë, realisht, e kam marrë një pushim mjekësor dhe kam ardhur direkt këtu, e pashë që ia vlente të rrija dhe… e kam thirrur drejtorin dhe i kam thënë që vendi im [i punës] të lirohet”, thotë Bekimi.

Ai tregon se e mori pushimin njëvjeçar pa pagesë me arsyetim shëndetësor, por thotë se nuk i kujtohet se sa kohë pas marrjes së këtij pushimi e njoftoi punëdhënësin se nuk do të kthehej më.

Rreth një vit e gjysmë pas migrimit të tij, Istogut iu bashkua në Gjermani edhe familja e tij – bashkëshortja me dy djemtë, njëri 12 e tjetri 4 vjeç.

Edhe bashkëshortja e tij punonte si edukatore me fëmijët e nivelit parafillor në Drenas. Ajo, siç thotë Istogu, nuk mori pushim mjekësor, por vetëm e la punën për t’iu bashkuar në Gjermani.

“Vështirë ka qenë t’ia dalim [në Kosovë], për shembull ta mendojmë më gjatë të ardhmen. Duke u rritur fëmijët, duhet shkollimi, veshmbathja e të tjera”, thotë ai.

Bekimi – i cili, në vitin 2018, kishte marrë mirënjohje në nivel komunal në Drenas si mësimdhënës i dalluar – thotë se shtysë e madhe për migrim ka qenë edhe mungesa e sigurimeve shëndetësore publike në Kosovë.

Pushimet, metodë e shpeshtë emigrimi për mësimdhënësit

Bekimi thotë se në kohën e emigrimit të tij, nuk ishte i vetmi që e kishte përdorur metodën e shfrytëzimit të pushimit për të dalë jashtë vendit.

Këtë fenomen e ka ngritur si shqetësim edhe Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë në Kosovë.

Rrahman Jasharaj, kryetar i kësaj sindikate, thotë se kanë informacione jozyrtare se numri i punëtorëve të arsimit në Kosovë që kanë bërë kërkesa për pushim njëvjeçar, arrin deri në 300.

“Me siguri një pjesë e tyre kanë angazhime të tjera, por ekziston frika te ne se një pjesë e madhe prej tyre mund ta provojnë fatin jashtë vendit apo në sektorë të tjerë brenda në Kosovë. Dhe, po e gjetën veten, ata nuk do t’i kthehen sistemit arsimor”, thotë Jasharaj.

Në Kosovë, qeveritë lokale nëpër komuna janë punëdhënës zyrtarë të mësimdhënësve dhe drejtoritë komunale të arsimit merren me rekrutimin dhe aprovimin e pushimeve të mësimdhënësve.

Mediumi ka dërguar kërkesa për informacione nëpër të gjitha komunat, por një pjesë e madhe nuk i janë përgjigjur kësaj kërkese.

Në Komunën e Drenasit, sipas të dhënave zyrtare, vetëm gjatë vitit 2023, 16 mësimdhënës dhe punëtorë të tjerë të arsimit kanë kërkuar pushime pa pagesë me kohëzgjatje nga një muaj e deri në një vit. Ndërkohë, në Podujevë dhe Dragash janë dhënë nga pesë pushime.

“Ndryshe thonë me gojë e ndryshe me shkrim”

Gjatë vitit 2023, Besnik Hulajt, drejtor i arsimit në Komunën e Deçanit, i erdhën në tavolinë gjashtë kërkesa për pushim pa pagesë. Arsyetimi zyrtar ishte për ngritje në karrierë.

Por, sipas Hulajt, mësimdhënësit nuk mund ta dëshmonin mjaftueshëm këtë arsyetim andaj kërkesat iu refuzuan. Hulaj thotë se arsyeja e vërtetë e tyre ishte emigrimi.

“Ndryshe thonë me gojë e ndryshe me shkrim… Pra, arsyeja ishte emigrimi, sepse ky është vend i vogël dhe ne njihemi mes vete… por e binin një arsye që po shkojmë të ngrihemi në karrierë”, tregon ai.

Disa mësimdhënës të kësaj komune, sipas Hulajt, megjithatë gjetën një metodë tjetër për të testuar emigrimin.

“Ka pasur raste që kanë marrë tre muaj pushim mjekësor dhe nuk janë kthyer më. Pastaj, nga një letër e kanë dërguar te drejtori i shkollës dhe më pas drejtori i shkollës e dërgon te ne kërkesën për hapjen e vendit të lirë të punës”, shpjegon Hulaj.

Sipas Hulajt, kjo metodë është edhe më shqetësuese. Ai thotë se duhet bërë hetim të përgjithshëm të vërtetësisë së pushimeve mjekësore që jepen nga mjekët në Kosovë.

“Nëse një mjek ia lejon një mësimdhënësi tre muaj pushim ose 21 ditë pushim mjekësor e mësimdhënësi nuk është i sëmurë fare, duhet marrë masa edhe ndaj mjekëve. Ne nuk jemi ekspertë të hetojmë në spitale, ne bazohemi në letra [dokumente]”, thotë ai.

Radio Evropa e Lirë ka kërkuar të dhëna nga Inspektorati Shëndetësor se a ka hetime apo masa disiplinore ndaj stafit shëndetësor në Kosovë për keqpërdorime të tilla, por nuk ka marrë përgjigje deri në publikimin e artikullit.

A mund të përkeqësohet fenomeni?

Sipas Besnik Hulajt, problemi i parë që paraqitet pas largimit të një mësimdhënësi në këtë formë, është vonesa në rekrutim.

“Kemi pasur shumë probleme, e ngecje, sepse për shembull, na vononte një muaj një rekrutim që ta bëjmë në bazë të procedurave”, thotë ai.

Sipas tij, mundësia më e lehtë e udhëtimit pas liberalizimit të vizave për Kosovën në vitin 2024, mund ta rrisë edhe më shumë numrin e mësimdhënësve që migrojnë në këtë formë.

“Pushim vjetor e kanë një muaj, gjithçka mund të bëjnë, sepse kushtet ekonomike e bëjnë të veten”, thotë ai.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, gjatë vitit 2022, nga Kosova u larguan rreth 41.500 banorë. Ky numër ka ndjekur një trend rritjeje në vitet e fundit – përveç në vitin 2020, kur udhëtimet ishin kufizuar shkaku i pandemisë COVID-19. Ndër arsyet e cekura për emigrim nga Kosova ka qenë edhe punësimi.

Trendi i emigrimit nga Kosova

Numri i kosovarëve që kanë emigruar në vende të tjera, ka ndjekur një trend rritjeje gjatë viteve të fundit – përveç në vitin 2020, kur udhëtimet janë kufizuar shkaku i pandemisë COVID-19.

Me Ligjin e ri për zyrtarët publikë, që hyri në fuqi në shkurt të vitit 2023, mësimdhënësve iu rritën pagat. Varësisht nga niveli arsimor ku punojnë dhe nga përvoja e punës, ata paguhen nga 580 deri në 610 euro.

Rritja e pagave, sipas kryesindikalistit Jasharaj, ishte “e vogël dhe nënçmuese”.

“Ata kanë pritur shumë më tepër”, thotë Jasharaj, i cili po ashtu mendon që kushtet e vështira ekonomike të mësimdhënësve do t’i shtyjnë ata edhe më tej drejt migrimit.

“Kemi frikë se mund të shtohet [si fenomen], sepse komunikojnë kolegu me kolegë dhe po shkuan një pjesë e madhe jashtë dhe po u stabilizuan atje, kemi frikë që rrugën e tyre mund ta vazhdojnë edhe të tjerë dhe gradualisht mund të hetohet edhe mungesë e stafit arsimor”, thotë Jasharaj.

Paga mesatare në Kosovë është 520 euro. Ndërsa, në vitet e fundit – shkaku i pandemisë COVID-19 dhe luftës në Ukrainë – çmimet për shumë produkte dhe shërbime janë rritur dukshëm.

Policia jep detaje për plagosjen në Prizren

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person po trajtohet në Spitalin e Prizrenit, pasi u plagos të hënën pas një mosmarrëveshjeje mes pesë personave.

Sipas raportit policor, plagosja ka ndodhur me armë zjarri, ndërsa me urdhër të prokurorit, nga katër të intervistuarit, vetëm njëri është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Si provë materiale është konfiskuar një pistoletë.

Rasti është iniciuar “tentim vrasje”.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren