Home Blog Page 1303

Zhduket një person në Mamushë dhe një tjetër në Gjakovë

0

Dy persona janë zhdukur, njëri në Mamushë e tjetri në Gjakovë.

Bëhet fjalë për një burrë nga Mamusha dhe një grua nga Gjakova, të cilët raportohet se janë larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tyre.

“Mamushë – Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti nën hetime”.

“Gjakovë – Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se që nga data e cekur viktima femër kosovare është larguar dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.

Aksidentohet autobusi në magjistralen Gjakovë-Prizren, lëndohen tre persona

0

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen Gjakovë-Prizren.

Lajmin e ka bërë të ditur për “Betimi për Drejtësi”, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili tha se deri tek aksidenti ka ardhur pasi që shoferi ka humbur kontrollin mbi autobusin dhe ka goditur gjashtë vetura të parkuara.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Sot rreth orës 03:00, është raportuar aksident trafiku në rrugën “Gaspër Karaqi” në Gjakovë (rruga Gjakovë-Prizren). Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku ngasësi i një autobusi, në rrethana deri më tani të panjohura, kishte humbur kontrollin mbi autobusin dhe ka goditur gjashtë vetura të parkuara jashtë rrugës. Përveç dëmeve materiale është raportuar për tre persona të lënduar. Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke e hetuar rastin”, ka deklaruar Elezaj./BetimipërDrejtësi

“Loyola-Gymnasium” në Prizren shpall konkurs për një mësimdhënës/e të gjuhës gjermane

Rifillon sot gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

0

Pas pushimit dimror do të rifillojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Seancat për vitin 2024 fillojnë, të hënën, më 15 janar, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Deri më tash janë paraqitur 38 dëshmitarë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS).

Në njoftimin javor të Speciales është bërë e ditur se trupi gjykues ka pranuar pjesërisht kërkesën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) që të pranohen si prova deklaratat me shkrim të disa dëshmitarëve që kanë dhënë dëshmi në çështje të tjera, kërkesë kjo në të cilën përfshiheshin edhe deklaratat e disa dëshmitarëve që tashmë kanë vdekur.

25 vjet nga Masakra e Reçakut

0

Krerët e institucioneve të Kosovës, presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti do të qëndrojnë sot në Reçak të Shtimes, për të shënuar 25 vjetorin e masakrës së Reçakut, njëra ndër masakrat më të tmerrshme ndaj popullsisë shqiptare të Kosovës.

 

Homazhet do të fillojnë nga ora: 08:30 dhe mbahen në Kompleksin Memorial në Reçak, kurse ceremonia përkujtimore në 25-vjetorin e Masakrës së Reçakut do të fillojë nga ora 09:30 dhe mbahet në Shtëpinë e Kulturës në Shtime.

Ndryshe më 15 janar të vitit 1999, në Reçak forcat serbe vranë 45 civilë shqiptarë, raporton RTKlive. Ish-shefi i Misionit Verifikues për Kosovën, William Walker, masakrën e Reçakut e kishte quajtur “krim kundër njerëzimit”.

Masakra në Reçak u organizua dhe u krye nga forcat policore, ushtarake dhe paraushtarake serbe, ndërsa Serbia edhe sot e kësaj dite refuzon ta pranojë këtë krim makabër.rtklive

Moti sot, i vranët ditën ndërkaq natën pritet pak shi e borë

0

Këtë javë pritet një mot i paqëndrueshëm në Kosovë që vjen si pasojë e masave të lagësha të ajrit që vjen nga perëndimi dhe jugperëndimi.

“Java e ardhshme parashihet të jetë me kushte të paqëndrueshme meteorologjike. Kjo situatë meteorologjike rrjedh si pasojë e masave të lagështa të ajrit me origjinë perëndimore dhe jugperëndimore”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

“Parashihen rritje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme, por edhe reshjet nuk do të mungojnë”.

“Mëngjeset do të jenë me ngrica si pasojë e vlerave negative të temperaturave minimale, prandaj pjesëmarrësit në komunikacion duhet të kenë kujdes të shtuar”.

Ndërkaq sot më specifikisht moti pritet të jetë kryesisht i vranët dhe me pak shi e borë gjatë natës.

“Mot kryesisht i vranët dhe  me reshje shiu të cilat vonë gjatë natës parashihen të shndërrohen në fjolla bore. Reshjet do të jenë të intensitetit të ulët deri mestar”.

“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -1  gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit e lehtë deri mesatare”.

Brikena tregon përfundimisht nëse është në lidhje me Gani Gërminë

0

U shfaqën si “çift” në TikTok, Brikena tregon përfundimisht nëse është në lidhje me Gani Gërminë.

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 2, Brikena, ka sqaruar për raportin e saj me Gani Gërminë.

Ajo është shprehur se nuk janë në lidhje dhe se Ganiun e ka vetëm shok, duke treguar se gjithçka rreth lidhjes ka qenë vetëm shaka.

“Ka qenë vetëm si një shaka e momentit që e kemi bërë si provokim edhe si shaka dhe jo, vetëm shok jemi”.

“E kam shumë mik dhe i kam qëndruar afër edhe këto ditë, sepse nuk ka qenë në gjendjen më të mirë në botë, i kam qëndruar afër dhe do të vazhdojë t’i qëndrojë afër. Pjesa që jemi në një lidhje nuk ka qenë e vërtetë, ka qenë hajgare”, është shprehur ajo në ‘Big Talk’.

Reagimi i saj ka ardhur pasi Gani Gërmia në një TikTok është shfaqur me Brikenën, duke thënë se është në lidhje me të.

“Bash atë që ke thënë në andërr s’e zen, bash qata e zuna”, pati thënë Ganiu në ‘TikTok’, duke e sulmuar opinionisten Anita Haradinaj.

Policia sekuestron pesë pushkë gjysmautomatike në Prizren

0

Policia e Kosovës në Prizren ka njoftuar se në dy raste të ndara, kanë shoqëruar pesë persona në rrugën “Lubiqevë-Jeshkovë, pasi u kanë gjetur pesë armë pa leje.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili theksoi se të njëjtit dyshohen se kishin dalë për gjueti.

“Gjatë komtrollit të automjetit u gjetën tre armë të gjata, pushkë gjysëm automatike si dhe nje rreth 30 fishek. Të dyshuarit janë shoqëruar për në Stacionin Policor në Prizren ku janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës. Armët e gjetura ishin pa leje nga organet kompetente dhe me urdhër të prokurorit janë sekuestruar,

“Bazuar në informatën e njëjtë patrullat policore kanë ndalura edhe dy vetura në rrugën malore Lubiqevë-Jeshkovë. Në dy automjet janë gjet edhe dy armë tjera”, shtoi Bytyqi.

“Gjithashtu të dyshuarit pas intervistimit në prani të avokatëve mbrojtës janë liruar me procedurë të rregullt, ndërsa armët pasi qëshin pa leje janë sekuestruar”.

Vëllaznimi me fitore të thellë ndaj Proton Cable Prizrenit

0

Vëllaznimi ka shënuar fitore shumë të rëndësishme, duke mundur Proton Cable Prizrenin 86:70 (22:21, 20:13, 26:19, 18:17), në javën e 17-të të Prince Caffe Superligës.

Sfida nga fillimi ishte interesante, ku mysafirët e nisën 2:6, por u kundërpërgjigjën vendasit, duke kaluar në epërsi 22:17, sidoqoftë, çereku i parë përfundon 22:21.

Kuqezinjtë ishin më të mirë në periudhën e dytë, ku kishin epërsi deri në nëntë pikë, 40:31, derisa pjesa e parë përfundoi 42:34.

Kuqezinjtë vazhduan me lojë të mirë dhe në periodën e tretë, ngritën epërsinë në 17 pikë, 68:51, kurse shifrat në semafor pas 30 minutash ishin 68:53.

Prizrenasit në dhjetë minutat e fundit afruan shifrat në 68:60, por pa arritur të bëjnë më shumë dhe Vëllaznimi ngriti epërsinë për të triumfuar në fund 86:70.

Më i miri te Vëllaznimi ishte Sammuel Sessoms me 23 pikë, nëntë kërcime e nëntë asistime, kurse te Proton Cable Prizreni, Desi Sills kishte 16 pikë e pesë asistime dhe Arti Hajdari 13 pikë e gjashtë kërcime.

Tani Vëllaznimi numëron tetë fitore e nëntë humbje, kurse Proton Cable Prizreni pesë fitore e 12 humbje./Klan Kosova/

Ekonomistët skeptikë se do të arrihet rritja ekonomike prej 4.2%

0

Me gjithë paralajmërimet për përshpejtim të rritjes ekonomike të Kosovës për sivjet, ekonomistët ngrenë shqetësime nëse shkalla e paralajmëruar prej 4.2%, do të jetë e mundur të arrihet.

Sipas tyre, kjo nëse ekzekutivi punon në shtyllat kryesore të kësaj fushe, si dhe shfrytëzon buxhetin në projekte që ndikojnë në mirëqenien e qytetarëve.

“Rritja ekonomike, edhe kjo e cila predikohet mund të rrezikohet nëse Kosova nuk e përmirëson mjedisin e biznesit, nëse nuk e përmirëson edhe më tepër qeverisjen në ekonomi, nëse nuk e zhvillon transparencën dhe konkurrencën dhe nuk ndikohet në zhvillimin e produktivitetit të punës”, tha për RTK-në, Muhamet Sadiku, profesor i ekonomisë.

Edhe nëse rritja ekonomike e paralajmëruar arrihet, e njëjta vlerësohet se s’do të ketë ndonjë ndikim të madh.

“Rritja ekonomike në Kosovë për këtë vit duhet të jetë rreth 3 përqind. Mendoj se duke pasur parasysh problemet e konservuara dhe ato të rikrijuara, kjo rritje ekonomike është e pamjaftueshme për t’i zgjedhur të gjitha problemet me të cilat përballet Kosova, e të cilat janë serioze”, shtoi Sadiku.

Për ta bërë diferencën në zhvillim e vendit një njohës tjetër i ekonomisë thotë se ekzekutivi duhet të punojë më shumë në realizimin e projekteve që ka nisur viteve të kaluara.

“Këto projekte duhet të përfundojnë sa më shpejt që të jetë e mundur, sepse jo vetëm pakënaqësia e qytetarëve dhe diaspora që po e shijon këtë mungesë të infrastrukturës, por edhe imazhi i Kosovës po dëmtohet çdo ditë e më tepër në mungesë të konkretizimit dhe finalizimit të këtyre projekteve, eqë janë pasqyrë e Republikës së Kosovës”, tha Safet Gërxhaliu, njohës i ekonomisë.

Për dallim nga parashikimet e Bankës Qendrore të Kosovës për rritje ekonomike prej 4.2%, të dhënat e Bankës Botërore flasin për përshpejtim të rritjes prej 3.9% për sivjet. Një raport i Bankës Botërore për ekonominë globale ka parashikuar që Kosova do të ketë rritjen më të madhe në rajon për 2024-n, pas saj Shqipëria, Mali i Zi e Serbia./rtk

Walker takohet me Kurtin, ndjehet i lumtur dhe krenar për atë që Kosova ka arritur

0

Në prag të 25-vjetorit të Masakrës së Reçakut, kryeministri Albin Kurti, ka pritur në një takim miqësor, ambasadorin William Walker.

Kurti e falënderoi për kontributin e tij të pazëvendësueshëm gjatë kohës së luftës dhe jehonën që i dha masakrës së Reçakut në rrafshin ndërkombëtar, duke përshkruar ndodhinë në Re?ak si masakër dhe krim kundër njerëzimit.

Qeveria ka njoftuar se Kurti e Walker rikujtuan vitet 1998 dhe 1999, kur ambasadori William Walker ishte në Kosovë në krye të Misionit Verifikues të OSBE-së, që kishte për mision të verifikonte nëse forcat serbe po vepronin në përputhje me marrëveshjen e tetorit të Kombeve të Bashkuara, për të tërhequr forcat e armatosura dhe për të respektuar armëpushimin.

Ambasadori Walker tha se ndjehet i lumtur dhe krenar për atë që Kosova ka arritur në një periudhë të shkurtër kohore, duke u bërë një nga shtetet më demokratike në Evropë. Ai tha se sa herë që vjen në Kosovë u gëzohet ndryshimeve që i sheh teksa lëvizë nëpër rrugët e Kosovës.

Bashkë me urimet për jetë të gjatë dhe shëndet të mirë, kryeministri Kurti ritheksoi mirënjohjen ndaj ambasadorit Walker, për rolin e tij korrekt, konkret dhe aq human të treguar në raport me krimet e luftës që Serbia ka kryer ndaj shqiptarëve të Kosovës.