6.5 C
Prizren
E premte, 7 Shkurt, 2025

Ekonomistët skeptikë se do të arrihet rritja ekonomike prej 4.2%

Me gjithë paralajmërimet për përshpejtim të rritjes ekonomike të Kosovës për sivjet, ekonomistët ngrenë shqetësime nëse shkalla e paralajmëruar prej 4.2%, do të jetë e mundur të arrihet.

Sipas tyre, kjo nëse ekzekutivi punon në shtyllat kryesore të kësaj fushe, si dhe shfrytëzon buxhetin në projekte që ndikojnë në mirëqenien e qytetarëve.

“Rritja ekonomike, edhe kjo e cila predikohet mund të rrezikohet nëse Kosova nuk e përmirëson mjedisin e biznesit, nëse nuk e përmirëson edhe më tepër qeverisjen në ekonomi, nëse nuk e zhvillon transparencën dhe konkurrencën dhe nuk ndikohet në zhvillimin e produktivitetit të punës”, tha për RTK-në, Muhamet Sadiku, profesor i ekonomisë.

Edhe nëse rritja ekonomike e paralajmëruar arrihet, e njëjta vlerësohet se s’do të ketë ndonjë ndikim të madh.

“Rritja ekonomike në Kosovë për këtë vit duhet të jetë rreth 3 përqind. Mendoj se duke pasur parasysh problemet e konservuara dhe ato të rikrijuara, kjo rritje ekonomike është e pamjaftueshme për t’i zgjedhur të gjitha problemet me të cilat përballet Kosova, e të cilat janë serioze”, shtoi Sadiku.

Për ta bërë diferencën në zhvillim e vendit një njohës tjetër i ekonomisë thotë se ekzekutivi duhet të punojë më shumë në realizimin e projekteve që ka nisur viteve të kaluara.

“Këto projekte duhet të përfundojnë sa më shpejt që të jetë e mundur, sepse jo vetëm pakënaqësia e qytetarëve dhe diaspora që po e shijon këtë mungesë të infrastrukturës, por edhe imazhi i Kosovës po dëmtohet çdo ditë e më tepër në mungesë të konkretizimit dhe finalizimit të këtyre projekteve, eqë janë pasqyrë e Republikës së Kosovës”, tha Safet Gërxhaliu, njohës i ekonomisë.

Për dallim nga parashikimet e Bankës Qendrore të Kosovës për rritje ekonomike prej 4.2%, të dhënat e Bankës Botërore flasin për përshpejtim të rritjes prej 3.9% për sivjet. Një raport i Bankës Botërore për ekonominë globale ka parashikuar që Kosova do të ketë rritjen më të madhe në rajon për 2024-n, pas saj Shqipëria, Mali i Zi e Serbia./rtk

Më Shumë

Arrestohen dy persona në Prizren, sulmuan policët gjatë shqiptimit të gjobës

Dy persona janë arrestuar në Prizren pasi kanë sulmuar fizikisht zyrtarët policor gjatë shqiptimit të një gjobe për shkelje të rregullave të trafikut. "Dy të...

Kandidati i LDK-së për deputet, Xhavit Ukaj, vizitoi kompaninë “Baresha” në Prizren

Kandidati i LDK-së për deputet, Xhavit Ukaj, ka vizituar kompaninë "Baresha" në Prizren. Ai ka premtuar se nëse do të zgjidhet deputet, do të jetë...

Lajmet e Fundit