Home Blog Page 1304

Walker takohet me Kurtin, ndjehet i lumtur dhe krenar për atë që Kosova ka arritur

0

Në prag të 25-vjetorit të Masakrës së Reçakut, kryeministri Albin Kurti, ka pritur në një takim miqësor, ambasadorin William Walker.

Kurti e falënderoi për kontributin e tij të pazëvendësueshëm gjatë kohës së luftës dhe jehonën që i dha masakrës së Reçakut në rrafshin ndërkombëtar, duke përshkruar ndodhinë në Re?ak si masakër dhe krim kundër njerëzimit.

Qeveria ka njoftuar se Kurti e Walker rikujtuan vitet 1998 dhe 1999, kur ambasadori William Walker ishte në Kosovë në krye të Misionit Verifikues të OSBE-së, që kishte për mision të verifikonte nëse forcat serbe po vepronin në përputhje me marrëveshjen e tetorit të Kombeve të Bashkuara, për të tërhequr forcat e armatosura dhe për të respektuar armëpushimin.

Ambasadori Walker tha se ndjehet i lumtur dhe krenar për atë që Kosova ka arritur në një periudhë të shkurtër kohore, duke u bërë një nga shtetet më demokratike në Evropë. Ai tha se sa herë që vjen në Kosovë u gëzohet ndryshimeve që i sheh teksa lëvizë nëpër rrugët e Kosovës.

Bashkë me urimet për jetë të gjatë dhe shëndet të mirë, kryeministri Kurti ritheksoi mirënjohjen ndaj ambasadorit Walker, për rolin e tij korrekt, konkret dhe aq human të treguar në raport me krimet e luftës që Serbia ka kryer ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Ky është 54 vjeçari që u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Dragash

0

54 vjeçari, Demir Misini është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në fshatin Sahnje të Dragashit.

Rastin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës për të cilin ka nisur  hetime mbi shkakun e vdekjes, shkruan Insajderi.

Policia ka iniciuar rastin si “hetim i vdekjes”.

Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Sot zhvillohen dy ndeshje në Superligën e basketbollit

0

Sot zhvillohen dy përballje interesante në Superligën e Basketbollit kosovar. Ndeshjet janë të vlefshme për javën e 17-të të PrinceCaffe Superligës.

Ndeshja e parë e ditës zhvillohet në palestrën ”Shani Nushi” në Gjakovë, aty ku Vëllaznimi do të jetë nikoqire e Proton Cable Prizrenit.

Kuqezinjtë janë vendin e pestë me shtatë fitore e nëntë humbje, kurse prizrenasit kanë pesë fitore e 11 humbje.

Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 17:00 Ndeshja tjetër e ditës së sotme luhet mes Istogut dhe Bashkimit.

Hovenier: Të frymëzohemi nga vizioni i Martin Luther King, “paqja e vërtetë është prania e drejtësisë”

0

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka shpërndarë një thënie të aktivistit më të njohur ndonjëherë të të drejtave të njeriut, Martin Luther King Jr.

Vizioni i MLK, Hovenier shkroi se duhet t’i frymëzojë të gjithë.

“”Paqja e vërtetë nuk është thjesht mungesa e tensionit; është prania e drejtësisë.” — Martin Luther King Jr., Stride Toward Freedom, 1958. Le të frymëzohemi të gjithë nga vizioni i Dr. King për përfshirjen, jodhunën dhe respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të çdo qenieje njerëzore. #MLKDay”, shkroi Hovenier.

Martin Luther King Jr. ishte udhëheqësi më i dukshëm në lëvizjen për të drejtat civile nga viti 1955 deri në vrasjen e tij më 1968.

 

Vjedhet vetura e parkuar para shtëpisë në Prizren

0

Një veturë me targa vendore është vjedhur në Prizren, teksa ka qenë i parkuar para shtëpisë së pronarit.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Sheshi i Lidhjes” rreth orës 10:20.

“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se të dyshuar të panjohur i kanë vjedhë veturën e tij me targa vendore e cila ishte e parkuar në rrugë para shtëpisë së tij. Ankuesi ka deklaruar se vetura ka qenë e hapur dhe çelësat kanë qenë në veturë”, njofton policia.

Trafikonin drogë nga SHBA në Shqipëri duke përdorur postën, dy në pranga dhe një në kërkim

0

Dy persona janë arrestuar dhe një i tretë është shpallur në kërkim pasi u zbuluan se trafikonin lëndë narkotike canabis sattiva, nga SHBA, në vendin tonë, duke përdorur shërbimin postar.

Policia njofton se si pasojë e operacionit u sekuestruan 5 kg cannabis sativa, me përqindje të lartë THC, me vlerë 90 000, euro në qoftë se do të shitej te përdoruesit, e ndarë në pako, 5 aparate celulare, 8000 euro, dhe shuma të tjera parash.

Si rezultat u godit një grup që trafikonte lëndë narkotike, nga ShBA në Shqipëri, me anë të shërbimit ppstar, dhe u vu në pranga shtetasi G. D., 23 vjeç, dhe një 16-vjeçar. Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi S. K., 23 vjeç.

Tre shtetasit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, trafikonin lëndë narkotike me përqindje të lartë THC, nga ShBA në Shqipëri, me anë të shërbimit postar.

Në cilësi e provës materiale u sekuestruan 5 kg cannabis sativa me përqindje të lartë THC, me vlerë 90 000 euro nqs do të shitej te përdoruesit, 5 aparate celulare, 8000 euro dhe shuma të tjera parash. Albanian Post

Gjendet i vdekur një person në shtëpinë e tij në Sahnje të Dragashit

0

Një person është gjetur pa shenja jete dje në shtëpinë e tij Sahnje të Dragashit.

Në raportin e policisë thuhet se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në obduksion./Klankosova.tv

Testimi i mësimdhënësve nuk është obligativ, fillon si testim për avancim

0

Testimi i mësimdhënësve në Kosovë këtë vit nuk do të jetë obligativ. Këtë e ka bërë të ditur ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci. Në dy fazat e para do të fillohet si një testim për avancim në karrierë për përfitimin e licencës së avancuar, teksa hapi i radhës do të jetë për mësimdhënësit të cilët do të hyjnë në proces dhe pastaj me kohë do të jepen informatat për të gjitha çështjet e tjera.

 

Për këtë ide të Nagavcit SBASHK-u thotë se nuk është i informuar, derisa ka mësimdhënës që e vlerësojnë të mirëseardhur procesin, por edhe të atillë që e vlerësojnë të pakuptueshëm.

Zarife Bajgora Godanci, e cila është mësimdhënëse në shkollën “Emin Duraku” në Prishtinë, e vlerëson të mirëseardhur procesin e vlerësimit të mësimdhënësve.

“Po, nuk jam kundër. Pse mos me bë këtë testim dhe me pas ngritje në karrierë, ku secila palë e sprovon vehtën dhe arrin atë çfarë dëshiron. Nuk kemi pse me pas frikë prej testimit”, tha për RTK-në, mësimdhënësja Zarife Bagjora Godanci.

Por kështu nuk mendon edhe kolegia e saj, Lindita Fazliu. Ajo e konsideron të pakuptueshme pse duhet të testohen.

“Për ngritjen e cilësisë çdo herë shkojmë avancohemi duke kryer trajnime të ndryshme, nuk di dhe nuk e kuptoj pse duhet të jetë një vlerësim tjetër. Ne jemi të kualifikuar për këtë drejtim, për këtë punë që e bëjmë dhe ku qëndron problemi, pasi mua po më duket më shumë si problem e jo si vlerësim”, tha Lindita Fazliu, po ashtu mësimdhënëse në shkollën fillore “Emin Duraku” në Prishtinë.

Kundërshtim për testim ka edhe nga Sindikata e Arsimit, e cila ka deklaruar se parimisht është kundër testimit me shkrim të njohurive të punëtorëve të arsimit, përderisa janë për vlerësim të punës së mësimdhënësve përmes inspektorëve profesional.

“Test me shkrim për punëtorët e arsimit për njohurit e tyre, nuk ka pas, nuk ka dhe dhe nuk do të ketë dhe ne do të reagojmë duke respektuar zërin e mësimdhënësve. Mirëpo, së fundmi znj.Nagavci, doli me një ide tjetër për të cilën ne nuk jemi të informuar ngase na mungojnë takimet që nga shtatori e këtej me të. Por, një lloj avancimi, një lloj gradimi duke u thirrur edhe në ligjin e pagave që thotë se do të ketë një ngritje page dhe është menduar për licensën e avancuar dhe licensën e përheshme, karrshi licencës që e kanë të gjithë mësimdhënsit. Por znj. Nagavci duhet të jetë korrekte edhe konkrete në deklaratat e saj”, tha Rrahman Jasharaj, kryetar i SBASHK-ut.

E ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, bëri të ditur se tashmë është finalizuar legjislatura sekondare, e cila i ka kaluar të gjitha fazat e dëgjimit publik dhe se udhëzimet administrative janë prezantuar në shkolla.

“Në këtë fazë, në qershor, nuk mund të jetë i obligueshëm sepse ne e kemi parasysh që rezultatet e nxënësve janë shumë komplekse dhe rezulatet përfshijnë një varg faktorësh, përfshirë tekstet mësimore, cilësinë e teksteve me të cilat punojnë fëmijtë tanë, cilësinë e programeve universitare, fakulteteve të edukimit të cilat i përgadisin kuadrot për mësimdhënës, rekrutimit për mësimdhënës e shumë elemente të tjera. Planifikimet janë në dy faza; e para që të filllohet si një testim për avancim në karrierë për përfitimin e licencës së avacuar, hapi i radhës do të jetë për mësimdhënësit të cilët do të hyjnë në proces dhe pastaj me kohë do të jepen informatat për të gjitha çështjet tjera”, tha ministrja e Arsimit.

Sipas Ngavacit, procesi i licencimit, për këtë fazë është paraparë në të gjitha nivelet e mësimdhënësve të arsimit parauniversitar.rtk

Moti sot i ngjashëm me atë të ditës së djeshme

0

Moti sot parashihet të jetë i ngjashëm me atë të ditës së djeshme.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -8 deri -6 gradë Celsius.

Ndërsa maksimalet e temperaturave pritet të lëvizin ndërmjet -2 deri 3 gradë Celsius, bën të ditur Instituti Hidrometerologjik i Kosovës

Manchester City konfirmon hapjen e shkollës së re të futbollit në Shqipëri

0

Manchester City dhe Ministria shqiptare e Arsimit dhe Sportit kanë njoftuar sot nisjen e një shkolle futbolli në Durrës, e cila do të hapet në vjeshtën e vitit 2024.

Objekti i ri do të përdorë metodologjinë e stërvitjes së Manchester City për të ofruar edukim futbolli të klasit botëror për lojtarët e tij.

Me tetë shkolla të futbollit të Manchester City në nivel global, kjo është shkolla më e fundit që do të hapet si pjesë e zgjerimit të vazhdueshëm të Klubit të programeve të tij bazë.

Përveç Shkollës së Futbollit, Ministria e Arsimit dhe Sportit po zbulon gjithashtu një Akademi Elite në vjeshtën e vitit 2024 për të ofruar një hapsirë për futbollistët vendas që aspirojnë të arrijnë nivelet më të larta të lojës. Akademia do të ndërtohet duke përdorur konsulencë nga “City Football Group”, organizata mëmë e Manchester City.

Jorgina Busquets, Drejtore Menaxhuese e Edukimit të Futbollit, Rekreacionit dhe Klubeve Partnere në “City Football Group”, tha: “Ne jemi të kënaqur të shpallim një Shkollë të re të Futbollit të City-t në Shqipëri sot. Është oferta më e fundit si pjesë e një zgjerimi të vazhdueshëm global të programimit arsimor të Klubit pasi ne synojmë të ndajmë metodologjinë, njohuritë dhe përvojën tonë të stërvitjes për të zhvilluar të rinjtë në mbarë botën”.

“Ne presim me padurim të punojmë me ministrinë shqiptare për një sërë aktivitetesh brenda vendit, ndërsa punojmë drejt hapjes së shkollës në vjeshtën e vitit 2024”, shtoi ai.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha: “Nisja e Shkollës së Futbollit Manchester City në Durrës është një zhvillim shumë i rëndësishëm për lëvizjen sportive shqiptare në fund të një viti emocionues, i cili e solli Kombëtaren tonë të futbollit në krye grupit kualifikues për Euro 2024”.

“Për më tepër, nisja e Shkollës së Futbollit të Manchester City në Shqipëri është një burim i ri energjie pozitive për vendin tonë dhe ne dëshirojmë të falënderojmë Manchester City-n që ka punuar me ne në këtë projekt”.Albanian Post