Home Blog Page 1317

Kurti: Targat RKS po qarkullojnë lirshëm në territorin e Serbisë

0

Kryeministri i vendit, Albin Kurti njofton se targat RKS po qarkullojnë lirshëm e hapur në territorin e Serbisë.

Kurti në një postim në Facebook shkruan se nga raporti i policisë sonë e cila ka monitoruar gjithçka me shumë vëmendje janë njoftuar që ka zbatim të plotë dhe se nuk ka pasur incidente a pengesa.

Në mbledhjen e fundit të qeverisë për vitin 2023, mbajtur më 27 dhjetor, pata kërkuar raportim lidhur me zbatimin e vendimit nga autoritetet e Serbisë për lejimin e lëvizjes së lirë të automjeteve me targa RKS në territorin e Serbisë nga data 1 janar 2024. Nga raporti i policisë sonë e cila ka monitoruar gjithçka me shumë vëmendje jemi njoftuar që kemi zbatim të plotë, dhe se nuk ka pasur incidente a pengesa. Andaj, bazuar në parimin e reciprocitetit si një premisë e rregullimit të marrëdhënieve të shteteve të pavarura, mbrëmë morëm vendim që njësoj të lejohen edhe automjetet që vijnë nga ana tjetër e kufirit me targa të Serbisë. Ky vendim i yni nis të zbatohet me t’u publikuar në Gazetën Zyrtare.

Në rast se Policia e Kosovës ndërkohë pranon raportime nga terreni për ndryshim të qasjes a sjelljes nga autoritetet e Serbisë për lejimin e lëvizjes së lirë të automjeteve me targa të Republikës së Kosovës në territorin e Serbisë, apo pengimin e lëvizjes së lirë në çfarëdo forme, ne do të njoftohemi me kohë dhe do të veprojmë.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë: Kosova, shembull i demokracisë për rajon

0

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka uruar qytetarët e Republikës së Kosovës për liberalizimin e vizave, lëvizjen e lirë në vendet e Bashkimit Evropian. KASH thekson se viti 2024 nisi mbarë për qytetarët e Republikës së Kosovës, vit që filloi me lirinë e lëvizjes, liri e mohuar padrejtësisht për një kohë të gjatë.

 

“Si gjithmonë, qytetarët dhe institucionet e Republikës së Kosovës e dëshmuan se nuk heqin dorë nga rrugëtimi drejt integrimeve euroatlantike, përkundër pengesave të shumta që dalin gjatë këtij rrugëtimi.

Republika e Kosovës, shembull i demokracisë për mbarë rajonin, realitet i dëshmuar çdo ditë e më shumë, por edhe qytetarët e saj, merituan lëvizjen e lirë për një kohë të gjatë.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë vlerëson se integrimi i Republikës së Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare dhe veçanërisht anëtarësimi në NATO është veprimi më i rëndësishëm që përfundimisht do të siguronte sigurinë në rajonin tonë dhe më gjerë”, thuhet në mesazhin e urimit.

Gastronomët më të rrezikuarit nga ikja e punëtorëve, bizneset kanë filluar t’i ndryshojnë kushtet

0

Në vijën e parë të rrezikut për mungesën e fuqisë punëtorë janë gastronomët.

Kështu thotë  Arian Vranica nga Shoqata e Gastronomëve të Kosovës.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Vranica thotë se liberalizimi i vizave do ndikojë shumë në biznese.

“Liberalizimi i vizave do të ndikojë në mungesën e fuqisë punëtore në biznese se do ta shfrytëzojnë këtë si një mundësi në vendet e tjera në vijën e parë të rrezikut është gastronomia”.

Ai thotë se bizneset kanë filluar të ndryshojnë kushtet nga frika e largimit të punëtorëve.

“Prej janarit deri në prill mundët me pas një lëvizje më të mëdha, kanë filluar parapërgatitjet te disa biznese që me u njëjtë më gati punëtorëve për krijimin e kushteve. Standardi jetësor është përkeqësuar ku edhe shtrenjtimi i energjisë elektrike ka ndikuar”, thotë Vranica.

Bizneset e vogla do të dëmtohet më së shumti nga ikja e punëtorëve, thotë Vranica.

“Shumë biznese kanë më fillu me u kthyer në vetëshërbim ose me shërbime delivery. Bizneset e vogla ato që janë me karakter më familjar dhe at të mesme do ta kenë më të vështirë . Ekonomia në përgjithësi do të dëmtohet me pasoja të tilla por edhe gastronomia”, u shpreh ai./Front Online/

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Rrahja e Sandulloviqit nga BIA, Avdyli: Duhet të jetë alarm për bashkësinë ndërkombëtare

0

Kryetari i Partisë Republkane në Serbi, Nikolla Sandulloviq, është rrahur brutalisht nga Shërbimi Sekret i këtij vendi, pasi kishte deklaruar se ka kërkuar falje për krimet e kryera në Kosovë.

Sandulloviq po ashtu e kishte postuar edhe një fotografi nga Kompleksi Memorial në Prekaz duke bërë homazhe tek varrezat e Jasharëve.

Rreth kësaj ngjarje është deklaruar deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Avdyli.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Avdyli tha se ideologjia dhe mentaliteti i Serbisë nuk ka ndryshuar.

Ai theksoi se ky duhet të jetë alarm për bashkësinë ndërkombëtare.

“E njëjta gjë ka qenë edhe në vitet e 90-ta kur janë vrarë politikanët opozitarë si Stambolliqi, pastaj vrasja e Gjingjiqit, pastaj disa herë është bërë atentat ndaj një politikani i cili e pranon realitetin, e njeh Republikën e Kosovës dhe ka bërë vizita edhe në Prekaz”, tha Avdyli në Edicionin Special në Klan Kosova.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Moti sot me vranësira dhe intervale me diell

0

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri në 3 gradë Celsius, përcjell Klankosova.tv.

Ndërsa temperaturat maksimale parashihen të lëvizin mes 9 deri në 12 garë Celsius.

Si u vu Esat Pashë Toptanit në shërbim të armiqëve të Shqipërisë?

0

Nga Sheradin Berisha

Esad Toptani pasi ia dorëzoi Shkodrën malazezëve me të gjithë trupat e Shkodrës,  (shqiptare e turke), u largua nga aty duke kaluar nëpër Lezh dhe Milot, ku u pritën me nderime ushtarake nga trupat pushtuese serbe dhe u vendos në Tiranë e në Durrës.[16]

Një javë më vonë, nën presionin e Austro-Hungarisë dhe të Italisë, mbi 1800 ushtarë turq u larguan me anije për në Turqi, përkundër dëshirës së Rusisë dhe aleatëve të saj që ato trupa të mbetëshin aty, për të krijuar sa më tepër pështjellim dhe për t’i shërbyer qëllimit rus që shteti shqiptar të ngelte autonom nën varësinë e Sulltanit.

Esat Totani, meqë ishte i lidhur me Serbo-Malazezët pa u penguar fare filloi të ngrinte një administratë më vehte. Ky vepërim antikombëtar i Toptanit e koklaviti edhe më tepër çështjen shqiptare dhe qeverisë së Vlorës po i paraqitëshin tashmë vështirësi të mëdha që s’mund të zgjidhëshin dot aq lehtë as edhe në kohë më të qeta.

Kjo qeveri nuk kishte çka të bënte në atë rrëmujë të përgjakshme, kur Shqipëria e jugut, përveç Vlorës dhe Beratit, ishte e pushtuar prej Greqisë, Shqipëria e veriut, prej Serbo-Malazezvet, ndërsa në Shqipërinë e Mesme, pas tërheqjes së ushtrisë serbet, ngriti pushtetin e tij Esat Pashë Toptani.

Dihet mirëfilli se në Konferencën e Londrës që i nisi punimet më 17 dhjetor 1912, fillmisht u vendos që të krijohet një Shqipëri autonome nën sovranitetin e Turqisë, pa e përfillur kështu Pavarësinë e saj të shpallur më 28 Nëntor 1912 në Vlorë. Si rrjedhim në vazhdim, konferenca nisi shqyrtimin e kufijve të Shqipërisë, nga ”fakti” se ajo ishte pjesë e Turqisë
së mundur në luftë. Që në seancën e parë në parim u vendos që Shqipëriaautonome të kufizohej në veri me Malin e Zi e në jug me Greqinë, ndërsa më 25 mars 1913 ajo përcaktoi kufijtë verilindorë, duke lënë jashtë Kosovën dhe viset tjera etnike, të cilat kaluan nga pushtimi osman, nën robërinë serbo-malazeze. Derisa i zhvillonte punimet konferenca, shtetet e “Aleancës Ballkanike” (Serbia, Mali i Zi, Bullgaria dhe Greqia) kishin
pushtuar me forcë pjesën më të madhe të tokave shqiptare.

Copëtimi i etnikumit shqiptar prej Konferencës së Londrës u bë shkak që, në disa qarqe shqiptare, të çfaqej përsëri ideja e afrimit me Turqinë. Mendimi ishte se, vetëm me përkrahjen e kësaj, mund të bashkohëshin prapë pjesët e shkëputura në një shtet shqiptar autonom, me një princ mysliman në krye, nën mvarësinë e Sulltanit. Në fillim kjo ide kishte një përmbajtje politike, siç do t’a shohim më poshtë, por pastaj u shndërrua në
një fanatizëm fetar të verbër.

Esat Pashë Toptani, i cili pasi dorëzoi Shkodrën u vendos në Tiranë e në Durrës, desh t’a shfrytëzonte këtë ide, jo me qëllimin e bashkimit të tokavet shqiptare – se ai ishte vegla e Serbisë, e Malit të Zi dhe e Greqisë – por për të nxitur dhe shfrytëzuar fanatizmin fetar ndër Myslimanët e Shqipërisë së Mesme. Synimi i parë i tij ishte që të përmbyste qeverinë e Vlorës, për të mbetur ai vetë zot i asaj copë Shqipërie që do të caktonte Konferenca e Londrës.

Prandaj u vu të bënte propagandën, shpifjet dhe intrigat më të dobëta kundër qeverisë së Ismail Qemalit. Për t’i dhënë gjoja pushtetit të tij një formë “legale”, Esati mblodhi në Krujë, nga gjysma e Majit 1913, një farë “kongresi”, ku ishin thirrur ca krerë fanatikë prej
Shqipërisë së Mesme dhe krahinave rreth e qark, si Dibër, Mat, Lezh e
Kurbin.

Atdhetarët shqiptarë u munduan ta kundërshtonin këtë vepërim antikombëtar të Esat Toptanit, që po iu ndihmonte armiqve të jashtëm dhe po vinte në rrezik edhe atë pjesë të Shqipërisë së njohur nga Konferenca e Ambasadorëvet. Disa krahina, si Elbasani, nuk dërguan fare përfaqësues të vetë në Krujë; po edhe ata që vajtën prej anësh të tjera, nuk u bashkuan të gjithë me qëllimet ndjellakeqe të Esatit. Megjithatë, ky gjeti një rreth
bejlerësh, agallarësh e klerikësh turkomanë, si soji i myftiut të Tiranës Musa Qazimi, për të formuar me ta një farë “këshilli”, i cili i lutej gjoja Esat Pashës që të merrte në dorë qeverimin e vendit deri sa të vinte prej Turqisë një princ mysliman. [17]

Ismail Qemali realisht ishte i pafuqishëm ta ndalonte Esat Toptanin në këtë aktivitet përqarës, prandaj duke pas parasysh shpëtimin e Shqipërisë upajtua që ta ftoi Esatin në qeverinë e tij duke i dhënë Ministrinë e Punëve të Brendëshme. Ky e pranoi menjëherë këtë pozitë dhe vajti në Vlorë, por gjithmonë me synim që ta merrte kalanë nga brenda.

Mbappe: Më mungon Messi

0

Kylian Mbappe ka thënë se e ndjen mungesën e Lionel Messit si bashkëlojtar.

Francezi dhe argjentinasi ishin së bashku në skuadrën e Paris saint Germanin. Tashmë Messi është pjesë e Inter Miami në MLS e Mbappe vazhdon ende të jetë në Paris.

“Të luajë me Leo Messin është përfundimisht diçka që më mungon shumë. Ju gjithmonë e ndjeni mungesën e një partneri si Messi. Për një sulmues si unë, i cili pëlqen të sulmojë hapësirat, me të ju jeni të sigurt që mund ta keni topin në këmbë. Ishte një luks që me shumë mundësi vetëm ai mund ta dhuronte”, është shprehur Mbape për “Amazon Prime Sport”. Përkundër kësaj, të luaja me Messin ishte diçka speciale”.rtklive

Policia kërkon një të dyshuar për kanosje në Prizren

0

Policia e Kosovës është në kërkim të një personi nga Prizreni, me dyshimin se ka kryer veprën penale kanosje.

Policia ka publikuar fotografi të tij dhe po kërkon nga qytetarët të bashkëpunojnë në identifikimin e tij.

Veprën penale ai dyshohet se e ka kryer më 30 dhjetor të 2023-s në rrugën “Villiam Voker”.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të kërkuar në fotot e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Telekomi fiton rastin ndaj Paykos në Arbitrazhin e Zvicrës

0

Telekomi i Kosovës ka fituar rastin në arbitrazhin ndërkombëtar ndaj kompanisë Paykos, lidhur me marrëveshjen e partneritetit të nënshkruar në vitin 2015.

Telekomi i Kosovës përmes një komunikate bëri të ditur se më 27 dhjetor 2023 është lëshuar vendimi përfundimtar i arbitrazhit nga Qendra Zvicerane e Arbitrazhit, që përfshin Paykos LLC në cilësinë e paditësit dhe Telekomin e Kosovës Sh. A. në cilësinë e palës së paditur.

“Vendimi i Arbitrazhit paraqet një konfirmim të ligjshmërisë së qëndrimeve parimore të Telekomit të Kosovës në raport me Paykos dhe kërkesën për zbatimin e duhur të marrëveshjeve kontraktuale në përputhje me ligjet e aplikueshme të Republikës së Kosovës. Vendimi i Arbitrazhit gjithashtu paraqet një sukses me rëndësi të Telekomit të Kosovës në drejtim të zbatimit të ligjshëm dhe të drejtë të të gjitha raporteve kontraktuale, në përputhje me ligjet e aplikueshme, praktikat normale të industrisë dhe të biznesit. Po të pranonte Telekomi imponimet e palës tjetër për të shmangur procedurën e Arbitrazhit, atëherë deri në fund të kontratës do të detyrohej të paguante rreth 4 milionë € më tepër”, thuhet në njoftimin e Telekomit.

Si përfundim, vendimi i Arbitrazhit e detyron Paykos t’i paguajë Telekomit të Kosovës shumën prej 1,400,000 euro, derisa Telekomi i Kosovës detyrohet t’i paguajë Paykos rreth 850,000 euro.

Megjithatë, sipas njoftimit të Telekomit të Kosovës, janë dy aspekte me rëndësi në lidhje me këtë proces.

“E para, inicimi dhe zhvillimi i procedurës së arbitrazhit nuk ka qenë dëshirë dhe as vullnet i Telekomit të Kosovës. Përkundrazi, Telekomi i Kosovës e ka trajtuar me mirëbesim Paykos LLC dhe në të gjitha fazat ka kërkuar që mospajtimet të zgjidhen në përputhje me ligjet e Kosovës dhe standardet normale të biznesit. Përkundër kësaj, ka qenë Paykos pala e cila ka insistuar në zhvillimin e arbitrazhit dhe ka iniciuar një proces të dytë.

Së dyti, përkundër suksesit në procedurë të arbitrazhit, Telekomi i Kosovës njofton të gjithë publikun, kontraktorët dhe palët e ndryshme të interesit që nuk ka e as nuk do të ketë asnjë tendencë dëmtimi të asnjë pale, por jemi të interesuar që të zhvillojmë marrëdhënie biznesi të drejta dhe korrekte me të gjithë kontraktorët dhe partnerët pa dallim”, thuhet tutje në njoftim.

Tutje Telekomi i Kosovës rikujton se është kompani publike, pronë e Republikës së Kosovës, dhe është i lumtur që edhe biznese ose qytetarë të ndryshëm gjenerojnë të hyra në mënyrë të ligjshme dhe të drejtë përmes biznesit me Telekomin e Kosovës, ashtu siç Telekomi i Kosovës gjeneron të hyra nga bizneset dhe qytetarët e Republikës.

“Mirëpo, jemi të vendosur që askënd të mos e lejojmë që të dëmtojë Telekomin e Kosovës, përmes kontratave të dëmshme, interpretimeve të njëanshme në dëm të Telekomit ose formave tjera jo të ligjshme dhe jashtë normave standarde të të bërit biznes. Këtë e sigurojmë duke ndjekur të gjitha rrugët ligjore në mënyrë strikte, të drejtë dhe profesionale pa dallim, ndaj kujtdo qoftë që ka synime që të dëmtojë pronën publike”, thuhet tutje në njoftim.

Deputeti i VV-së: Jemi të gatshëm qysh nesër për zgjedhje, por s’mund të mbahen kur të do opozita

0

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, shprehet i bindur se në vitin 2024 do të ketë zgjedhje të parakohshme në Kosovë.

Me këtë deklaratë të tij, nuk po pajtohet deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj.

Ai për Front Online ka thënë që zgjedhjet nuk mund të bëhen kur dëshiron opozita.

Megjithatë ai thotë që janë të gatshëm për zgjedhje, por ai shprehet i bindur që mandatin do ta çojnë deri në fund.

“Lëvizja Vetëvendosje ka mandatin prej qytetarit për katër vite në udhëheqje dhe sigurisht atë duhet ta respektojë, mandati jonë përfundon me katër vite qeverisje dhe atëherë duhet të shkojë në zgjedhje. Zgjedhjet nuk mund të bëhen kur ka dëshirë opozita apo kushdo qoftë, ne jemi të gatshëm për zgjedhje qysh edhe nesër, mirëpo ne do të shkojmë atëherë kur na përfundon mandati”, u shpreh ai.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Sipas Krasniqit, viti që shkoi me këtë qeverisje, Kosova nuk ka përparuar në asnjë sektorë.

Mirëpo, Rexhaj thotë që progresi shihet qysh më 1 janar, që u hoqën edhe vizat.

“Regresi” po shihet më 1 janar, u hoqën vizat, tashmë qytetarët e veriut e paguajnë rrymën, dhe më 1 janar qytetarët e Kosovës lëvizin me targa RKS drejt Serbisë, gjë që nuk ka ndodh më parë. Ka përparim në veri të vendit në shumë fusha, sidomos asaj të sigurisë, ka përparim të konsiderueshëm në ekonomi, në mbrojtje dhe në veçanti në blerjen të armatimit dhe në përmirësimin e jetesës së qytetarëve”, tha ai për Front Online.

Ndryshe, për Front Online kanë folur edhe nga LDK-ja e AAK-ja të cilët kanë thënë se janë të gatshëm për të shkuar në zgjedhje të reja./FrontOnline

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren