12 C
Prizren
E diel, 26 Prill, 2026
Home Blog Page 1376

Tahiri i AAK-së, deputetëve: Nesër të gjithë ta votojmë rezolutën e Aleancës për rritjen e pagave

0

Me ftesë të grupit parlamentar të AAK-së, nesër deputetët e Kuvendit të Kosovës do të debatojnë në lidhje me nevojën për ngritjen e koeficientit të pagave.

Kështu ka bërë të ditur shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.

Ai ka thënë se është momenti i fundit që të gjithë deputetët të mbështesin rezolutën për rritjen e pagave.

“Është momenti i fundit që gjithë deputetët, pozitë e opozitë, me votën e tyre t’i japin mbështetje rezolutës së Aleancës për rritjen e pagave! Varfëria ka emër dhe adresë. Nga muaji në muaj qytetarët tanë po shohin se si artikujve bazik iu luajnë çmimet për 10%, 20% apo 50%. Për jetën e qytetarëve tanë, kjo nënkupton ulje e menjëhershme e konsumit dhe e standardit të tyre jetësor. Për shumicën kjo gjeneron presion maksimal”, ka thënë Tahiri.

Ai ka shtuar se në seancën e nesërme do të kërkohet që të ndahet buxhet për rritje të koeficientit në minimum 129 Euro.

“Kjo është thyerje dhe zhgënjim. Janë shumë familje që nuk arrijnë as të mbyllin muajin. Të tjerët detyrohen t’i kufizojnë shërbimet për fëmijët e tyre. Të moshuarit varen edhe më shumë nga përkrahja familjare e sociale. Prindërit nuk ia arrijnë t’ia dalin dhe as ta balancojnë nevojën për më shumë angazhim për pak më shumë të hyra, me nevojën për më shumë përkushtim ndaj jetës familjare. Të rinjtë ikin duke mos parë perspektivë zhvillimi dhe standardi për ta.

Në debatin parlamentar të ftuar nga ne, do të propozojmë që të ndahet buxhet për rritje të koeficientit në minimum 129 Euro”, është shprehur Tahiri.

Nesër seancë e jashtëzakonshme për ngritjen e koeficientit të pagave

0

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se nesër (26 tetor) në orën 12:00 do të mbahet seancë e jashtëzakonshme për ngritjen e koeficientit të pagave.

“Njoftim; 26 tetor 2023 – Seancë e jashtëzakonshme. Koha: 12:00. Rendi i ditës: Debat parlamentar në lidhje me nevojën për ngritjen e koeficientit të pagave”, ka njoftuar Kuvendi i Kosovës.

Ministrja Hajdari takoi pronarët e kompanisë ‘Proton Cable’ në Prizren

0

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë,  Rozeta Hajdari vazhdoi gjatë ditës së sotme vizitën në terren tek një tjetër biznes të mbështetur financiarisht nga MINT përmes Programit CERP.

Kësaj radhe Ministrja Hajdari, së bashku me zv. Ministrin Arifaj, këshilltarët dhe zyrtarët e CERP u prit në takim nga pronarët e kompanisë Proton Cable në Prizren, të cilët prodhojnë telin e bakrit, granulatit dhe kabllo elektrike të tensionit të ulët që kryesisht përdoren për ndërtimtari. Një kompani tërësisht e automatizuar përmes teknologjisë më bashkëkohore.

Prodhimet e kësaj kompanie eksportohen në shtatë vende të Evropës derisa eksporti i saj përbën 30% të totalit të shitjes. Këtu përfshihen Shqipëria, Austria, Sllovenia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.

Përmes mbështetjes financiare në vlerë prej 95 mijë euro, Proton Cable ka arritur të blejë dhe sjellë në funksion teknologjinë e avancuar të prodhimit të kabllove të aluminit, si dhe të përfitoj në certifikimin dhe standardizimin e produkteve, me shërbimet e trajnimit për zhvillim të këtij biznesi.

Qeveria e Republikës së Kosovës, përmes mbështetjes financiare të bizneseve është duke sjellë në shfrytëzim potencialin e prodhuesve vendor dhe përmes Politikës Industriale ky potencial do të zbërthehet edhe më tutje që industria vendore të arrijë të prodhoj produkte me vlerë të lartë të shtuar për tregun vendor dhe ndërkombëtar, dhe të jetë si shtytës kryesor i zhvillimit social, ekonomik dhe mjedisor për Republikën tonë.

Historia trishtuese e politikanes Milada Horakova që u arrestua për “Tradhti të lartë”

0

Ja letra e rrallë e shume diskutuar që i shkroi së bijës para ekzekutimit

Në vitin 1950 politikania Çeke Milada Horakova arrestohet nga policia sekrete për “tradhëti të lartë

“Jeta është e vështirë dhe s’përkëdhel askënd”

 

Në vitin 1950 politikania Çeke Milada Horakova arrestohet nga policia sekrete për “tradhëti të lartë”, sepse dyshohej se ajo kishte organizuar komplotin për përmbysjen e regjimit komunist në vend. Në 27 qershor të atij viti ajo ekzekutohet, pavarësisht kërkesave për lirimin e saj nga Albert Einstein dhe Winston Churchill. Një natë përpara ekzekutimit, ajo i shkroi vajzës së saj 16 vjeçare këtë letër:

“E vogla vajza ime, Jana, Zoti ma bekoi jetën time si grua me Ty. Siç shkruante edhe yt atë në poezinë nga burgu gjerman: “Zoti të fali ty, sepse Ai na deshi neve…”

Përpos dashurisë magjike e mahnitëse të babait tënd, ti ishe dhurata më e madhe që fati më dhuroi. Mirëpo, Perëndia e ndërtoi jetën time në atë mënyrë që unë të mos mundja të të jepja gjithçka mendja dhe zemra ime kishte përgatitur për ty. Dhe jo sepse unë të doja pak; unë të dua njësoj me dëlirësinë dhe zjarrin e shpirtit si gjithë nënat i duan fëmijët e tyre. Por kuptova se detyra ime në këtë botë ishte të bëja ty të mirë duke u kujdesur që edhe jeta të bëhej më e mirë, dhe të gjithë fëmijët të jetonin në gjendje më të mirë.

Prandaj, shpesh na u desh të rrinim larg për kohë të gjatë. Kjo është e dyta herë që Fati po na ndan. Po ti mos u tremb, as mos u ligështo pse unë s’po kthehem më. Mëso bija ime, ta shohësh jetën qysh herët si një çështje me rëndësi. Se jeta është e vështirë dhe s’përkëdhel askënd.

Për çdo ledhatim që mund të të dhurojë do të të japë dhjetëra fshikullime. Mësohu sa më shpejt me të dhe mos e lejo që ajo të të verë përfund. Vendos të luftosh. Ki kurajë dhe synime të kthjellëta dhe shpejt do ta shohësh që do të fitosh mbi jetën.

Shumë gjëra janë ende të paqarta për mendjen tënde të re, dhe mua s’më mbetet më kohë të të shpjegoj ato për të cilat ti ende dëshiron të më pyesësh. Një ditë kur të rritesh, do të vrasësh mendjen pse nëna jote që të desh aq shumë dhe të kishte dhuratën e saj më të çmuar, e drejtoi jetën e vet kaq çuditshëm.

Mbase atëherë do t’i gjesh një përgjigje të drejtë kësaj pyetjeje, një përgjigje ndoshta më të mirë se kjo që të jap unë sot. Natyrisht, ti do të jesh në gjendje ta zgjidhësh korrektësisht dhe me vërtetësi, duke mësuar gjithnjë e më shumë. Jo vetëm prej librave, por edhe prej njerëzve. Mëso prej çdokujt, s’prish punë nëse ata janë të rëndësishëm apo jo!

Çaj përmes botës me sytë hapur, dhe mos u merr vetëm me brengat dhe problemet e tua, por edhe me shqetësimet, interesat dhe përgjërimet e të tjerëve. Kurrë mos mendo që diçka s’të përket ty gjithashtu! Jo, gjithçka duhet të të interesojë dhe ti duhet të reflektosh rreth çdo gjëje, duke i krahasuar fenomenet individualisht. Njeriu nuk jeton veçmas botës; ekziston një lumturi e madhe, por edhe një përgjegjësi e pakufi. Në radhë të parë, detyra jote duhet të jetë që të mos qëndrosh dhe të mos veprosh ndarë nga të tjerët, por t’ju bashkohesh nevojave dhe qëllimeve të tyre.

Kjo s’do të thotë të humbasësh në turmë, por ta dish që edhe ti je pjesë e gjithësisë dhe ta mbartësh më të mirën tënde në atë bashkësi. Nëse e bën këtë gjë, ti do të arrish të kontribuosh në qëllimet e përbashkëta të shoqërisë njerëzore. Mbaje parasysh mirë këtë parim, më shumë seç e bëra unë dhe gjithnjë afroju jetës pozitivisht.

Ruaju prej kontradiktave boshe por jo prej çdo lloj kontradikte, sepse unë besoj që njeriu duhet t’i rezistojë së ligës. Por që të jesh me të vërtetë person me vlera, duhet që në çdo rrethanë të mësosh të dallosh floririn safi nga xhinglat. Sigurisht është vështirë, se xhinglat shpesh herë shkëlqejnë e të magjepsin. Po të rrëfej fëmija im, se shpesh në jetë jam magjepsur nga xhinglat. Ndonjëherë madje shkëlqenin aq shumë, saqë unë e lëshoja floririn e vërtetë nga dora dhe marrosesha pas xhinglave kallpe.

E di që të organizosh mirë shkallën e vlerave të tua duhet jo vetëm ta njohësh veten mirë e të jesh e prerë në gjykimin e karakterit tënd, por të njohësh në veçanti të tjerët, të njohësh sa më shumë historinë e botës: të kaluarën, të tashmen, dhe zhvillimet e së ardhmes. Pra, me pak fjalë: të zbulosh, të kuptosh. Mos i mbyll veshët në asnjë mënyrë para asgjëje; dhe as mos i përjashto mendimet dhe opinionet e cilitdo që të ka prekur a ndoshta të ka lënduar thellë. Vëzhgo, mendo, kritiko, po, po, kritiko sidomos veten, dhe mos ki turp të pranosh një të vërtetë që ti ke arritur ta kuptosh, edhe nëse kohë më parë ti vetë ke deklaruar të kundërtën; mos u bëj kokëfortë në opinionet e tua, por kur ke arritur ta konsiderosh diçka si të drejtë, atëherë ji aq e vendosur sa të mund të luftosh e të vdesësh për të. Siç ka thënë Wolker : “Vdekja nuk është e frikshme! Vetëm mundohu të shmangësh vdekjen e ngadaltë, e cila ndodh kur dikush e gjen veten të shkëputur nga jeta e përditshme e të tjerëve…”

Ti do t’i hedhësh rrënjët e tua aty ku fati ka vendosur për ty të jetosh. Ti duhet ta gjesh rrugën tënde. Kërkoje atë e pavarur dhe mos lejo asgjë të të kthejë mbrapsht, as kujtimi i nënës apo babait tënd. Nëse i do ata me të vërtetë, nuk i lëndon aspak kur i vështron me sy kritik – thjesht mos shko në një rrugë të gabuar, të pandershme e që nuk harmonizohet me jetën. Unë kam ndërruar mendje disa herë dhe i kam rishikuar shumë vlera, por ajo që më mbeti si vlerë thelbësore, pa të cilën unë s’mund ta përfytyroja jetën time, ishte liria e ndërgjegjes sime.

Do dëshiroja që edhe ti e vogla bija ime, të mendohesh nëse unë e kisha drejt.

Një vlerë tjetër është puna. Nuk di kë të rendis të parën dhe kë të dytën. Mëso ta duash punën! Cilëndo punë, por njërën duhet ta njohësh shumë mirë dhe tërësisht. Kështu s’do të kesh frikë për asgjë dhe gjërat do të të ecin mbarë. Dhe kurrë mos harro dashurinë në jetën tënde. Nuk e kam fjalën vetëm për boçet e kuqe që një ditë do të çelin në zemrën tënde, dhe nëse fati ta mban anën, do të gjesh një të ngjashëm në zemrën e një personi tjetër me të cilin do ta shkrish jetën.

Po të flas për atë lloj dashurie pa të cilën njeriu s’mund të rrojë i lumtur. Dhe mos e thërrmo dashurinë; mëso ta dhurosh të plotë dhe të vërtetë. Mëso të duash pikërisht ata që inkurajojnë pak dashurinë, e kështu s’do të gabosh. E vogla bija ime Jana, kur ti ta zgjedhësh atë për cilin zemra jote do të digjet, atë që do t’i falësh vërtet veten – kujto babanë tënd! Unë nuk e di nëse do të kesh fatin tim, nuk e di nëse do të kesh fatin të takosh një krijesë aq njerëzore e të mrekullueshme, por zgjidhe idealin tënd sa më afër atij. Mbase ti e vogla ime ke filluar tashmë të kuptosh, mbase tani e kupton deri në dhimbje se çfarë kemi humbur me Atë. Unë ndihem fajtore për atë humbje dhe kjo është më e vështira për t’u përballuar

Ji e ndërgjegjshme për dashurinë dhe sakrificën e madhe që Pepiku dhe Veruska po të dhurojnë. Jo vetëm që duhet t’u jesh mirënjohëse… por duhet t’i ndihmosh, që ta ngrini lumturinë tuaj të përbashkët pozitivisht e në mënyrë konstruktive. Gjithmonë duhet t’u dhurosh atyre më shumë, për të mirën që po bëjnë për ty. Vetëm kështu do jesh në gjendje t’ua shpërblesh mirësinë.

Mësova nga avokati se po shkon mirë me mësime dhe se dëshiron të vazhdosh më lart… U gëzova shumë. Edhe sikur një ditë të të duhet ta lësh shkollën dhe të punosh për të mbajtur veten, mos ndal së mësuari dhe së studiuari, nëse vërtet do që t’ia arrish qëllimit tënd. Do të kisha dashur që të bëheshe doktoreshë – të kujtohet kur kemi folur për këtë gjë? Natyrisht ti do të vendosësh vetë drejtimin në jetë, edhe rrethanat gjithashtu. Por, nëse një ditë qëndron në traditën e “alma mater”, dhe sjell në shtëpi jo vetëm diplomën e mjekësisë, por edhe aftësinë e vërtetë për t’u dhuruar njerëzve ndihmesën si mjeke, atëherë o e vogla ime nëna jote do të jetë e lumtur pa masë.

Megjithatë nëna jote do të jetë… vërtet e lumtur, s’ka rëndësi ku qëndron ti, nëse je tek salla e operacionit, apo tek… një torno; tek djepi i fëmijës, apo tek tavolina e shtëpisë, mjaft që ta bësh punën me shkathtësi, ndershmëri e përkushtimin e gjithë qenies tënde. Atëherë do të jesh e suksesshme. Mos u bëj kërkuese ndaj jetës, por ki gjithnjë qëllime të larta. Ato nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën, sepse ajo që unë e quaj kërkuese janë ato nevojat dhe nocionet egoiste. Mos u jep rrugë atyre! Kuptoje që në saje të fatkeqësisë dhe brengës që të ka ndodhur ty, Vera, Pepicek, gjyshja dhe gjyshi… e shumë të tjerë do të përpiqen të të japin gjithçka kanë, ndoshta edhe atë që s’janë në gjendje ta përballojnë.

Ti jo vetëm që s’duhet të pretendosh prej tyre, por duhet të mësosh të jesh sa më modeste. Nëse mësohesh me këto gjëra, s’do të jesh e pakënaqur pse të mungojnë sendet materiale. Ti s’e merr dot me mend sa i lirë ndihet njeriu kur e mëson veten me thjeshtësi… e jo si ai që fiton epërsi ndaj të dobëtit, sa më i sigurt dhe i fortë që ndihet. Unë vërtet u përpoqa ta bëj vetë këtë gjë, por nëse ti mund t’i dyfishosh fuqitë e tua, përgatit veten me guxim për qëllime të larta…

Lexo shumë dhe mëso gjuhë të huaja. Në këtë mënyrë do të zgjerosh horizontin e jetës dhe do ta pasurosh përmbajtjen e saj. Ka qenë një periudhë në jetën time kur lexoja me etje gjithçka; dhe më pas kohë të tjera kur puna s’më lejonte as të merrja në duar libër tjetër, veç literaturës profesionale. Oh ç’mëkat! Këtu, këto muajt e fundit kam lexuar plot, edhe libra që me gjasë s’do të më interesonin po të isha jashtë, por është detyrë me rëndësi të madhe të lexosh çdo gjë me vlerë, ose së paku sa të jetë e mundur. Në fund të kësaj letre do t’i shkruaj titujt e librave që kam lexuar muajt e fundit, e bindur se do të më mendosh mua kur t’i lexosh ato…

E tani diçka rreth trupit tënd. Jam e gëzuar që merresh me sport. Vetëm bëje në mënyrë sistematike. Unë mendoj se duhet të kryesh ushtrime ritmike, dhe po të kesh kohë, gjithashtu pak gjimnastikë të mirë sistematike. Dhe këto pesëmbëdhjetë minuta çdo mëngjes! Më beso, po të merresh seriozisht, do t’i kursesh shumë bezdi dhe përmasa të pakëndshme shtatit tënd. Kjo është e mirë, sepse të përgatit vullnetin dhe këmbënguljen.

Gjithashtu kujdesu rregullisht për pamjen e fytyrës – nuk e kam fjalën për make-up, mos o Zot, por për kujdesin e përditshëm sanitar. Dhe duaji qafën dhe këmbët, siç do fytyrën dhe buzët e tua. Një furçë duhet të jetë shoqja jote e mirë, çdo ditë, dhe jo vetëm për duart dhe këmbët; përdore në çdo cep të lëkurës. Alkooli Salicyl dhe Fennydin, aq mjafton për bukurinë, e pastaj ajër dhe diell. Por për këtë do të gjesh këshilltare më të mira sesa unë…

Fotografia jote më tregoi stilin e ri të flokëve! Duken bukur, por a s’ndihesh keq kur e fsheh ballin tënd të bukur? Gjithë kjo zonjushë në fustan balloje! Vërtet dukeshe mrekulli, por sytë e nënës tënde vunë re një gabim, që mund të jetë pasojë e mënyrës së fotografuarit. A nuk ishte dekolteja pak si shumë e ekspozuar për një gjashtëmbëdhjetëvjeçare?

Më vjen keq që unë s’e kam parë foton e palltos tënde të re. Mos ke përdorur manshetat e tezes si jakë të pellushit? Mos u pispillos, por kur të jetë e mundur, vishu me kujdes dhe me thjeshtësi. Dhe mos vish këpucë derisa harku të të drejtohet poshtë në thembër. A je duke i veshur me shollë nga brenda? Po me gjëndrën tiroide si je? Këto pyetje natyrisht s’kanë nevojë për përgjigje, janë thjesht sa për kujtesë nga ana ime.

Në burgun e Leipzig-ut lexova një libër; letrat e Maria Theresa-s drejtuar vajzës së saj Marie Antoinette-s. Më bëri shumë përshtypje mënyra se si kjo sunduese e tregoi veten e saj në të qenit praktike dhe femërore në porositë e saj për të bijën. Ky ishte një libër origjinal gjerman dhe s’e mbaj mend emrin e autorit. Nëse të bie ndonjëherë ta shohësh atë libër, kujtohu që atë kohë më qe mbushur mendja top të të shkruaja edhe ty letra të atilla rreth përvojave dhe porosive të mia. Fatkeqësisht gjithçka mbeti një dëshirë.

Janinkë, të lutem kujdesu shumë për gjysh Kralin dhe gjyshe Horakovan. Tani më shumë se kurrë zemrat e tyre të mplakura kanë nevojë për pak ngushëllim. Shko shpesh tek ata dhe lëri të flasin për rininë e babait dhe nënës tënde, kështu mund t’i ruash në kujtesë për fëmijët e tu. Vetëm kështu një individ bëhet i pavdekshëm; dhe ne do vazhdojmë në ty dhe të tjerë në gjakut tënd.

Edhe diçka tjetër – muzikën. Unë besoj se duhet t’i shfaqësh mirënjohjen gjyshit Horak për pianon që të dhuroi duke e praktikuar seriozisht dhe se do t’ia dalësh me sukses në atë që Pepiku dëshiron aq shumë: ta shoqërosh kur ai luan me violinë o violë. Të lutem, bëja këtë nder. Unë e di që atij do t’i bëhet shumë qejfi dhe do të jetë vërtet diçka e bukur. Dhe kur të luani bashkë, luaj arien nga Martha: “Trëndafili im, ti lulëzon atje në kodër…”, dhe pastaj: “Fli princi im i vogël” nga Mozart; edhe të preferuarën e tët eti “Nën dritaren tënde…” të Chopin-it. Ti do t’i luash për mua, apo jo? Unë do të jem përherë duke të të dëgjuar…

Vetëm diçka ta theksoj. Zgjidhi miqtë me kujdes. Ndër të tjera, mos harro se çdonjëri prej nesh kushtëzohet edhe nga njerëzit me të cilët shoqërohet. Prandaj përzgjidhi me shumë kujdes ata. Ji e vëmendshme në çdo gjë dhe dëgjo opinionet e të tjerëve për shoqet e tua pa thënë asgjë.

Nuk do ta harroj kurrë letrën tënde të dashur (sot mund të ta them) dikur një mbrëmje që e kishe ngjitur në jastëkun tim, tek e cila më kërkoje ndjesë kur të zura për herë të parë te porta, në shoqërinë e një vajze dhe një djali. Ti më shpjegove atë kohë sa e domosdoshme ishte që të kishe një rreth shoqëror. Mbaje rrethin tënd vajzë e vogël, por me njerëz të mirë e të ndershëm. Dhe konkurroni mes njëri-tjetrit në çdo gjë të mirë. Vetëm të lutem mos ngatërro pasionin e të rinjve në pranverë me dashurinë e vërtetë. Më kupton, apo jo? Nëse jo, teze Vera do të të shpjegojë çfarë dua të them.

Kështu pra, o vajza ime e vetme, o e vogla ime Jana, o jetë e re, o shpresa ime, o falja ime e ardhshme, jeto! Kape jetën me të dyja duart! Deri në frymëmarrjen time të fundit, unë do të lutem për lumturinë tënde, fëmija im i shtrenjtë!

T’i puth flokët, sytë dhe buzët, të përkëdhel dhe të mbaj në krahët e mi (vërtet të mbajta në krahë kaq pak). Unë do të jem përherë me ty. Po e mbyll këtë letër, duke e nxjerrë nga kujtesa poemën që yt atë e shkroi për ty, në burg, në vitin 1940…”.(Nga Filozofia.al)/

Erdogan: Hamasi, një grup çlirimtar që lufton për të mbrojtur tokën e tij

0

Presidenti i Turqisë, Recep Tayiip Erdogan e ka cilësuar Hamasin, një grup çlirimtar që po lufton për të mbrojtur tokën e tij.

Duke folur në Ankara, Erdgoan konfirmoi se ka anuluar udhëtimin e tij të ardhshëm në Izrael, për shkak të situatës në Gaza, shkruan Al Jazeera.

Ndërkaq, ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan tha se ata që mbështesin veprimet e Izraelit nën maskën e solidaritetit janë “bashkëpunëtorë në krimet e tij”.

Fidan deklaroi se sulmi tokësor Izraelit në Rripin e Gazës do t’i kthente luftimet në “masakër”, ndërsa i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndërmarrë veprime pasi populli palestinez do të përballet me ditë edhe më të këqija nëse konflikti vazhdon.

Ai theksoi se Turqia nuk do të lejojë dëbimin e palestinezëve nga tokat e tyre në Rripin e Gazës për shkak të veprimeve të Izraelit dhe theksoi se zgjidhja e vetme e konfliktit është krijimi i një shteti të pavarur palestinez.

Sadio Mane bëhet pronar i skuadrës franceze

0

Sadio Mane ka blerë aksionet e skuadrës franceze, Bourges Foot 18. Ylli afrikan ka arritur në Francë për të nënshkruar blerjen e skuadrës së katërt në Francë.

Skuadra e Bourges rënditet në pozitën e 13-të tabelare, por që Mane ka menduar në janar të bëj blerje të mëdha për të ngritur skuadrën në ligën e tretë.

Në bashkinë e Bourges, në prani të kryetarit dhe kryetarit të Bourges Foot 18, është planifikuar një konferencë për shtyp.

Presidenti Cheikh Sylla duhet të thërrasë shpejt një mbledhje të përgjithshme të jashtëzakonshme për të paraqitur dorëheqjen e tij nga skuadra.

FIFA nuk e lejon Dion Berishën të kaloj nga Kosova tek Shqipëria

0

Dion Berisha nuk do të mund të luajë më ndeshje zyrtare me Shqipërinë U-21. Kjo pasi që talenti i Bayern Munchen në shtator, ka qenë në fushë me Kosovën U-21 dhe një gjë të tillë rregullorja e FIFA-s nuk e lejon.

Kështu, anësori mund të luajë vetëm në një ndeshje miqësore me fanellën kuqezi ose duhet të presë një ftesë nga Silvinjo në Kombëtaren A në të ardhmen.

Një rikthim te Kosova U-21 është po aq i vështirë për Dion Berishën, pasi këtë muaj ka bërë një zgjedhje e cila nuk besoj të ketë lënë shije të mirë te stafi teknik i Kosovës U-21.

Konjufca e mbështet Kurtin se pa sanksione s’ka dialog: Po përgatitemi për sulme të mundshme

0

Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca është i të njëjtit mendim me kryeministrin Albin Kurti, se pa u sanksionuar Serbia për sulmin e 24 shtatorit nuk ka dialog me Serbinë.

I pyetur nga gazetarët për këtë çështje ai tha shkurt “mendoj që është qëndrim plotësisht i arsyeshëm”. Konjufca shtoi se nuk e di pse është thirrur takimi i së enjtes në Bruksel, duke shtuar se Kosova nuk ka kohë që të dëgjojë premtimet e kota të presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

Madje tha se institucionet Republikë si dhe Policia e Kosovës po përgatiten për sulme të ardhshme të mundshme.

“Nuk e di edhe pse është thirr ky takim në Bruksel ne nuk kemi kohë t’i dëgjojmë premtimet e kota të Vuqiçit se është paqësor, ne jemi duke u përgatitë si Republikë dhe si Polici e Kosovës, për sulme të ardhshme të mundshme. Siç tha edhe Ministri i Brendshëm që grupe po ushtrojnë në Serbi”, raporton Ekonomia Online.

Përderisa për planin “modern”, për Asociacionin ai pohoi se në shikim sipërfaqësor është plotësisht në përputhje me Kushtetutën e Republikës.

“Në një shikim sipërfaqësor, është plotësisht në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe kurrfarë niveli i pushtetit në Kosovë. Por edhe kjo nuk mendoj që është temë e negociatave me Serbinë. Nëse ndonjëherë ndodhë ndonjë draft i Asociacionit ai do të propozohet nga Republika e Kosovës, nëse ndodhë, nëse jo nuk do të propozohet fare dhe nuk do të ishte rezultat i negociatave. Rezultat i negociatave është marrëveshja e Ohrit e cila është pranuar nga Republika e Kosovës, por jo edhe nga Serbia”.

“Për Asociacion nuk duhet negociohet, nuk është asociacioni temë qendrore e negociatave me Sebrinë. Ai është si një marrëveshje e më hershme e vitit 2013. Pas shkarkimit të grupit i cili e ka pasur për qëllim për të propozuar një draft të asociacionit, e cila ka ndodhur, por ajo ishte një formë e kamufluar e Republikës Serbë, u refuzua nga Kosova dhe ky grup u shkarkua nga ana e qeverisë. I takon Kosovës, nëse mendon që mund të bëhet një asociacion në përputhje të plotë me Kushtetutën, pa kompetenca ekzekutive atëherë është përgjegjësi e Kosovës, jo e Serbisë”.

Kur foli për përzgjedhjen e kryetari të ri të Listën Serbe, ai tha se institucionet e Kosovës duhet të shqyrtojnë me shumë kujdes sa i përket ligjshmërisë e veprimtarisë së saj.

“Dje ajo ishte maskaradë që ndodhi, proces tërësisht i inskenuar zgjedhja e një kryetari të ri, për shkak se ata po mendojnë se Lsita Serbe mund t’i lajë duart prej 24 shtatorit, nuk mundesh kështu të fshehësh pas asaj. Radojqici ishte nënkryetar De Jure por të gjithë e dimë se ka qenë kryetar De Facto. Institucionet e Kosovës, Listën Serbe duhet të shqyrtojnë me shumë kujdes sa i përket ligjshmërisë së veprimtarisë së saj politike dhe të drejtës së saj për të garuar në zgjedhje. Shpallja e zgjedhjeve është proces që kërkon kohë. Procesi më i rëndësishëm është ai i sigurisë”.

Nga data 1 deri me 3 nëntor nxënësit do të kenë pushim vjeshtor

0

Nxënësit e shkollave fillore edhe të mesme këtë viti shkollor do të kenë edhe pushim vjeshtor.

Nga data 1 nëntor e deri me 3, shkollat e këtyre niveleve do të fillojnë pushimin e përcaktuar nga Ministria e Arsimit. Nga SBAShK këtë e quajnë zbulim të ri të Ministres Nagavci, kurse nga Instituti Ed Guard thonë se pushimi vjeshtor nuk është risi.

Pas dy muajve mësim, nxënësit e shkollave fillore e të mesme do të pauzojnë për tri ditë.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Avokati i Berishës: Ish-kryeministri nuk mund të shoqërohet forcërisht

0

Genc Gjokutaj, avokati i Sali Berishës ka folur për akuzat e ngritura nga SPAK ndaj ish-kryeministrit për privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Në emisionin “Opinion” avokati thotë se marrja e masave të sigurisë ndaj Berishës është në shkelje të Kushtetutës pasi nuk është marrë autorizimi nga Kuvendi.

Gjokutaj tha se Berisha nuk mund të shoqërohet forcërisht nga policia, pasi nuk është marrë në pyetje.

“Berisha nuk thotë merrni masë tjetër, problemi është se SPAK në marrjen në dy masa shtrënguese dhe për mua është e kundërligjshme që të merren dy masa. Berisha është vënë në dijeni dhe i qëndron kësaj. Është një proces i parregullt ligjor. Ai nuk mund të shoqërohet forcërosht se nuk është thirrur për t’u pyetur. Sot është bërë kallzim penal për gjyqtaren Irena Gjoka për shpërdorim detyre. SPAK duhet t’i drejtohet Kuvendit. Berisha nuk ka akuza është person nën hetim për korrupsion pasiv. Ka defekte madhore këtu, Malltezi është marrë në cilësinë e zyrtarit të lartë. Thotë pastrim parash, kjo vepër penale cila është, duhet provuar. Për Berishën thotë se ka përshtatur ligjet sipas interesit të Malltezit”,-tha Gjokutaj.