6.7 C
Prizren
E diel, 26 Prill, 2026
Home Blog Page 1377

Kurti: Nëse nuk sanksionohet Serbia, nuk do të ketë dialog

0

Udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë pritet të takohen nesër në Bruksel për herë të parë pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku vdiq oficeri i policisë, Afrim Bunjaku.

Por perëndimi duhet t’i zbusë shpresat e tij për t’i rikthyer bisedimet në rrugën e duhur nëse nuk i bën presion më të madh Serbisë, thotë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për Financial Times.

BE-ja është e etur për të stabilizuar situatën në Ballkanin Perëndimor, e cila vjen në kulm të luftërave në Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme. Por Kurti, i cili fajëson Beogradin për sulmin, tha se nuk do të ketë lëvizje derisa bashkësia ndërkombëtare të dënojë Serbinë, transmeton lajmi.net.

“Nëse nuk do të ketë dënime dhe sanksione ndaj Serbisë pas asaj që bënë, definitivisht nuk do të ketë dialog”, tha Kurti.

“Ne do të përfundojmë në një menaxhim të dështuar të krizës dhe do të harrojmë fare për normalizimin.”

Qeveria serbe ka mohuar çdo përfshirje në sulm, pavarësisht nga sasia e armëve prej miliona eurosh të përdorura nga paraushtarakët dhe të prodhuara kryesisht në Serbi. Ish-nënkryetari i partisë serbe të Kosovës, Milan Radojiçiq, u arrestua dhe pranoi se ishte organizatori i operacionit, por tha se nuk kishte marrë urdhra nga qeveria në Beograd.

Kurti i akuzoi sulmuesit se “u përpoqen të nisin një konflikt të ri të armatosur, një luftë të re në Kosovë për të aneksuar pjesën veriore të Kosovës”.

Ai tha se pas sulmit të 24 shtatorit, “gjithçka ka ndryshuar. Ne nuk mund të kthehemi në punë si zakonisht.”

Ai i bëri thirrje të dërguarit të BE-së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, të ndalojë “ta konsiderojë Serbinë një forcë të natyrës, një lloj ariu irracional që duhet t’i hedhim qengja për ta qetësuar. Kjo duhet të marrë fund për hir të normalizimit, paqes dhe sigurisë.”

Misioni paqeruajtës i KFOR-it i NATO-s në rajon është forcuar me qindra trupa dhe pajisje të rënda. Ndërsa Kurti tha se ata janë të mirëpritur për të ndihmuar në patrullimin e kufirit me Serbinë, ai ka kundërshtuar angazhimin më aktiv të forcave në territor.

“[Ata] nevojiten për siguri dhe mbrojtje”. . . Dhe kështu do të mbetet”, tha ai. “Ne nuk kemi nevojë të bëjmë KFOR-in reagues të parë.”

Hamasi: 80 të vrarë në Gaza gjatë natës

0

Qeveria e drejtuar nga Hamasi në Rripin e Gazës tha se të paktën 80 njerëz u vranë nga sulmet izraelite gjatë natës.

Një deklaratë nga zyra e mediave e qeverisë tha se “më shumë se 80 njerëz” u vranë dhe “qindra u plagosën” pas bastisjeve nga Izraeli, sipas agjencisë së lajmeve AFP.

Izraeli ka vënë në shënjestër Hamasin në Gaza që kur persona të armatosur filluan sulmin e tyre ndaj Izraelit më 7 tetor, duke vrarë më shumë se 1,400 njerëz.

Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi thotë se më shumë se 5,800 njerëz janë vrarë në Gaza që atëherë.

Suharekë: Gruaja i vërsulet me thikë burrit, dërgohet në mbajtje

0

Një grua i është vërsulur me thikë burrit të saj.

Rasti ka ndodhur në Suharekë, pas një konflikti verbal në mes të çiftit bashkëshortor për çka u deshtë edhe intervenimi i policisë.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit Vesel Gashi, tha për Klankosova.tv se e dyshuara është ndaluar për 48 orë.

“Rasti është hetuar nga stacioni policor në Suharekë. E dyshuara është dërguar në mbajtje”, tha ai.

“Personat e përfshirë në rast janë recidivistë të dhunës në familje”, shtoi Gashi.

Nuk dihen shkaqet e këtij incidenti/ Klankosova.tv

Këtë fundjavë ndryshon ora

0

Të dielën e 29 tetorit ndryshon ora. Akrepat do të shkojnë 60 minuta mbrapa, ose thënë ndryshe, do të flemë një orë më shumë.

Si zakonisht ndryshimi bëhet rreth orës 03:00 të mëngjesit. Në aparatet e celularëve smart, ndërrimi bëhet automatikisht.

Lëvizja e akrepave të orës si fenomen ndodh dy herë në vit: në javën e fundit të tetorit dhe në të dielën e fundit të marsit, kohë kur ora shkon para.

Ndryshimi i orës më parë në Europë ka qënë jo i njëtrajtshëm, por ajo filloi të përgjithësohej nga viti 1974, vende vendosën të çojnë përpara orën në mënyrë që të shfrytëzonin më shumë dritën e diellit dhe të konsumonin më pak energji elektrike.

Moti sot, me vranësira dhe intervale me diell

0

Sot mbi vendin tonë parashihet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 6 deri në 9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20 deri në 24 gradë Celsius.

Gjatë ditës, parashihet të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-11m/s , thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Rexhaj: Harrojeni që Qeveria Kurti do të bëjë Asociacion me kompetenca ekzekutive

0

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka thënë se Qeveria aktuale e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti nuk do të pranojë assesi themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe me kompetenca ekzekutive.

Ai thotë se si LVV janë pro një Asociacioni të modelit kroat.

“Sikur Asociacioni të mos kishte kompetenca ekzekutive qysh në atë kohë do të ishte kryer. Le të harrojnë të gjithë ata të cilët mendojnë që një lloj i Asociacionit i cili e ka nivelin e tretë dhe ka kompetenca ekzekutive që do ta bëjë Qeveria Kurti”, tha ai.

“Jam i bindur si deputet i Kuvendit, si anëtar i LVV-së, ne si VV kemi shku në aspektin e një Asociacioni të një modeli kroat dhe realisht jemi për atë gjë, nuk pranojmë në asnjë formë një Asociacion që ka kompetenca ekzekutive”, shtoi ai.

Ai thotë se është skeptik edhe për ndërtimin e një Asociacioni, i cili nuk ka kompetenca ekzekutive qe do ta pranojë Serbia.

Në anën tjetër, edhe deputeti Mefail Bajqinovci, ka thënë se “nëse ka kompetencë ekzekutive e kam problem ta pranoj”.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Kriza financiare, klubi anglez braktisi planet për stadiumin 600 milionë paundësh

0

Lexuesit më të rinj mund të mos jenë aq të vetëdijshëm, por Portsmouth dikur ishte disi një gjigant i Premier League.

Klubi i bregdetit jugor aktualisht është në League One, por gjatë fundit të viteve 2000, atao ishin sinonim i FA Cup.

Duke e fituar atë në 2008 dhe duke u rikthyer në finale në 2010, Portsmouth pati një nga periudhat më të lavdishme të historisë së tyre moderne pas promovimit të tyre në ligën më të lartë në 2003, por gjithçka u rrëzua me një goditje të madhe.

Me vijë e pare të drejtuar nga Peter Crouch dhe Jermaine Defoe ata fituan në “Wembley” dhe siguruan futbollin evropian, por dy vera më vonë Portsmouth pati katër pronarë të ndryshëm brenda pak muajsh dhe po shkonte drejt humnerës.

Photo: Getty Images

Me 105 milionë paund që u detyrohen shumë klubeve, agjentëve, lojtarëve dhe madje edhe ish-pronarëve, situata i kushtoi atyre nëntë pikë në 2010-ën, dhe përfundimisht statusin e tyre të lartë, të cilin ata nuk e kanë rikthyer kurrë.

Shpenzimet e papërgjegjshme ishin arsyeja kryesore për vdekjen e Portsmouth, së bashku me krizën financiare globale të vitit 2008, e cila i dha fund një ëndrre tjetër për klubin.

Skuadra po largohej nga shtëpia e tyre “Fratton Park”. Një vit para krizës financiare, klubi madje publikoi planet për një arenë të re spektakolare pranë Kullës së famshme të qytetit Gunwharf Quays Spinnaker Tower.

Vlerësohet se kushtonte 600 milionë paund, vendi i kantierit duhej të rinovonte zonën, duke çuar në 1500 shtëpi të reja, restorante, kafene dhe pajisje të tjera të kohës së lirë.

Ndërkohë, prishja e “Fratton Park” ishte planifikuar të hapte rrugën për 750 shtëpi të tjera të reja, me punën që po fillonte në vitin 2008. Imazhe të pabesueshme të paraqitura treguan se si mund të dukej arena me 36,000 vende si një anije dhe klubi ishte i bindur se mund të përfundonte deri në vitin 2011.

Credit: HERZOG & DE MEURON

CEO Peter Storrie tha asokohe: “Ky do të jetë stadiumi më spektakolar, i vendosur në sfondin e portit dhe Kanalit Anglez që i përshtatet historisë së klubit”.

“Klubi do të luajë një rol të madh në rigjenerimin e qytetit dhe tifozët tanë do të kenë më të mirën për sa i përket ambienteve dhe komoditeteve, si dhe një përvojë të shkëlqyer shikimi”.

“Portsmouth po kalon në një agim të ri me mbështetjen e pronarit Alexandre Gaydamak dhe këto janë momente shumë emocionuese për klubin si brenda dhe jashtë fushës”, vijoi ai.

Mjerisht, pak më shumë se një vit më vonë, Gaydamak shiti klubin te Sulaiman Al Fahim, duke shkaktuar një numër të ndryshimeve të pronësisë që e lanë Portsmouth-in të përpiqet të qëndrojë në këmbë.

Dhe në vitin 2011, viti kur ata duhej të ishin në stadiumin e tyre të ri, ata u kthyen në Championship dhe u zhytën deri në League One. Albanian Post 

Në Prokurorinë e Prizrenit u mbajt takimi në kuadër të ‘Javës për të drejtat e viktimave të krimit’

0

Nën patronatin e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, sot, në Prizren është mbajtur takimi në kuadër të “Javës për të drejtat e viktimave të krimit”, me moton “Mbroje viktimën, parandaloje ri-viktimizimin”.

Në këtë takim të udhëhequr nga kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Admir Shala, ishin të pranishëm prokurori Idain Smajli nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, gjyqtar nga Gjykata Themelore në Prizren, përfaqësues nga Policia e Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Zyra për mbrojtje dhe ndihmë të viktimave, përfaqësues nga Qendra për punë sociale, Shërbimi Sprovues, përfaqësues nga Agjencioni për ndihmë juridike falas, përfaqësues nga Strehimorja si dhe përfaqësues nga OSBE-ja.

Gjatë këtij takimi, në fjalën e tij, Kryeprokurori Shala theksoi se këtë javë ne bashkohemi për të nderuar viktimat dhe të mbijetuarit e krimit, e gjithashtu edhe ata që u shërbejnë këtyre viktimave çdo ditë.

Kryeprokurori Shala, kërkoi nga institucionet relevante që viktimat e krimit të trajtohen me respekt dhe me profesionalizëm.

“Për viktimat e krimit, drejtësi do të thotë që ata të trajtohen me respekt, të dëgjohen me kujdes dhe zëri i tyre të jetë vendimtar në vendimet e organeve të drejtësisë” tha Shala.

Kryeprokurori Shala, theksoi rëndësinë e vlerësimit të rrezikshmërisë, me theks të veçantë tek dhuna në familje, veprat penale kundër integritetit seksual, trafikimit me qenie njerëzore etj. Në këtë takim është diskutuar edhe roli dhe rëndësia e zbatimit të Udhëzuesit të Kryeprokurorit të Shtetit, mbi rolin dhe kontributin e prokurorit të shtetit në matjen e dënimit.

Po ashtu, edhe të pranishmit tjerë në këtë takim, gjatë fjalës së tyre përmenden punën e institucioneve përkatëse lidhur me trajtimin e viktimave të krimit si dhe sfidat në trajtimin e këtyre rasteve.

Në fund, të takimit, të gjithë pjesëmarrësit u dakorduan që do të vazhdojnë bashkëpunimin, në mënyrë që të gjitha institucionet relevante t’i kryejnë detyrat dhe obligimet e tyre me përgjegjësi dhe profesionalizëm, në mënyrë që viktimat e krimit të trajtohen me profesionalizëm dhe me dinjitet të plotë.

 

 

Pas premierës se madhe në Tiranë, dokumentari për Bekim Fehmiun u shfaq edhe në Prizren

0
Dokumentari i gjatë artistik kushtuar figurës së aktorit të madh Bekim Fehmiu, pas Shqipërisë, u shfaq mbrëmë  edhe  në Prizren

 

Dokumentari prej 66 minutash i xhiruar në gjashtë shtete është me regji nga Valmir Tertini dhe skenar të Fahri Musliut.

“Dëshira ime  që ta kemi një film për Bekimin u përmbush”,tha Musliu.

Ai kritikoi institucionet që nuk e mbështetën financiarisht realizimin e këtij filmi dokumentar.

Pas Prizrenit, filmi do të shfaqet dhe në Prishtinë, Beograd, Romë e New York.

Gjithashtu dokumentari ka nis dhe distribuimin neper festivale ndërkombëtare.

Ky dokumentar është xhiruar në gjashtë shtete; Kosovë, Shqipëri, Serbi, Kroaci, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Itali.

Sipas regjisorit Tertinit, ky projekt ka nisur në vitin 2019, ndërsa ka gjetur financim nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë në Shqipëri.

Lirohen nga akuza për korrupsion ish-drejtorët e Prizrenit dhe dy të tjerët

0

Gjykata Themelore në Prizren, në mungesë të provave ka shpallur aktgjykim lirues ndaj të akuzuarve Levent Kasemi, Fejzë Kabashi, Refik Shaqiri, Ganimete Babuna dhe Ares Shporta për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Aktgjykimi është shpallur të martën nga gjykatësja Teuta Krusha.

Në këtë rast, Levent Kasemi, ish-drejtor i Shërbimeve Publike, Fejzë Kabashi, ish-drejtor i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Refik Shaqiri, ish-drejtor për Kadastër dhe Gjeodezi në Komunën e Prizrenit, Ganimete Babuna, ish-asambliste e Kuvendit Komunal të Prizrenit, si dhe drejtori i Fondacionit “Lumbardhi”, Ares Shporta, në cilësi të anëtarëve të komisionit për dhënien në shfrytëzim dhe këmbim të pronës komunale në Prizren, akuzoheshin se në mënyrë të kundërligjshme kanë përzgjedhur Fatmire Berishën si përfituese të ankandit publik për lokalin në sheshin “Shatërvan”.

Gjykatësja Krusha tha se të akuzuarit Kasemi, Kabashi, Shaqiri, Babuna dhe Shporta, lirohen nga akuza në mungesë të provave.

“Në pajtim me nenin 363, paragrafi 1, nënparagrafi 1.1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës lirohen nga akuza, pasi që nuk është provuar se të akuzuarit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale, objekt i akuzës”, ka thënë Krusha.

Sipas aktgjykimit, shpenzimet e procedurës penale bien në barrë të mjeteve buxhetore të gjykatës.

Të dëmtuarit, për realizimin e kërkesës pasurore-juridike janë udhëzuar në kontest civil. Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 30 ditësh në Gjykatën e Apelit.

Të akuzuarit Levent Kasemi, Fejzë Kabashi, Refik Shaqiri, Ares Shporta dhe Ganimete Babuna, sipas aktakuzës së ngritur më 29 nëntor 2019 nga Prokuroria Themelore e Prizrenit, akuzoheshin se më 18 mars 2019 i kanë shkelur të drejtat e të dëmtuarit Albert Doqi, duke përzgjedhur si shfrytëzuese të pronës komunale ofertuesen Fatmire Berisha, përkundër faktit se i dëmtuari Doqi kishte ofruar çmimin më të lartë për lokalin nr.29, i cili gjendet në sheshin “Shatërvan”, por i njëjti lokal i është dhënë në shfrytëzim Berishës dhe se më këtë rast kanë shkelur kriterin e ankandit publik të paraparë me ligj.

Për këtë, ata akuzoheshin se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422, paragrafi 1, lidhur me paragrafin 2, pika 2.6, e lidhur me nenin 31 të Kodit Penal. /BetimipërDrejtësi