11.2 C
Prizren
E hënë, 13 Prill, 2026
Home Blog Page 1510

Aksident me fatalitet në rrugën Gjakovë – Prizren

0

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur në fshatin Bishtazhin, rruga Gjakovë – Prizren.

Si pasojë e këtij aksidenti që ka ndodhur në mes një kamioni dhe një veture, një person i moshës madhore ka vdekur.

Reklamë

Bëhu me banesë  në super lokacion, pranë qendrave tregtare Galeria Shopping Mall,  dhe Abi Çarshia, Qëndra Mjeksis Urgjente 100m , Stacioni i Autobusëve 100m.

Mob: +383 44 128 112

Email: [email protected]

Web: www.renelualtahiri.com

Luizi dhe Kiara blejnë shtëpi në Prizren

0

Emri i tyre është ndër më të përmendurat në media rozë.

Kjo përshkak të audiencës të madhe që kanë.

Luzi dhe Kiara janë në Kosovë duke zgjedhur shtëpin ideale për ta.

Çifti kanë vendosur që shtëpinë e parë në Kosovë ta marrinë më saktësisht në Prizren.

Si duket Luizi dhe Kiara tani më do të jene më afër fansave të tyre nga Prizreni.


Reklamë

Bëhu me banesë  në super lokacion, pranë qendrave tregtare Galeria Shopping Mall,  dhe Abi Çarshia, Qëndra Mjeksis Urgjente 100m , Stacioni i Autobusëve 100m.

Mob: +383 44 128 112

Email: [email protected]

Web: www.renelualtahiri.com

Mbi 40 të vdekur nga zjarret në Mesdhe

0

Më shumë se 40 njerëz kanë vdekur shumica në Algjeri në zjarret në Mesdhe që kërcënojnë fshatrat dhe vendpushimet, ku mijëra njerëz janë evakuuar, shkruan BBC.

Greqia po përgatitet për evakuimet e radhës nga Rodosi, pasi zjarret po shpërthejnë edhe në ishujt e Korfuzit dhe Evias.

Vala e gjatë aktuale e të nxehtit nuk tregon përmirësim – temperaturat pritet të rriten mbi 44C në pjesë të Greqisë.

Zjarret që u përhapen në Siçili e detyruan Italinë të mbyllë për pak kohë aeroportin e Palermos.

Numri më i madh i vdekjeve deri më tani është në Algjeri, ku 34 viktima, përfshirë 10 ushtarë, vdiqën gjatë evakuimit në provincën bregdetare të Bejaia, në lindje të Algjerit.

Autoritetet algjeriane thanë se 80% e zjarreve ishin shuar që nga e diela, por përpjekja masive për shuarjen e plotë vazhdon.

Alarm kombëtar për Kylian Mbappe

0

Parisi, konkretisht Poissy, në periferi të kryeqytetit francez, është kthyer në epiqendrën e futbollit ditët e fundit. Kylian Mbappe është duke u ushtruar i vetëm në qytetin sportiv të PSG-së që nga e premtja e kaluar, e cila vendosi ta përjashtojë atë nga turi i Japonisë pasi sulmuesi injoroi të gjitha përpjekjet e presidentit parisien, Nasser Al Khelaifi për një kontratë të re.

Situata është komplekse, e paprecedentë në botën e futbollit për shkak të rëndësisë së lojtarit, e çuditshme, por gjithsesi është një masë e përdorur nga shumë skuadra në Europë për arsye sportive.

Problemi është se klubi i tij, PSG, ka njoftuar tashmë rrethin e tij se ai nuk do të luajë më në Paris nëse nuk pranon një rinovim. Por, diçka e tillë nuk do të ndodhë sepse Mbappe nuk ka asgjë për të vendosur. Më 13 qershor, ai dërgoi një letër në selinë e klubit francez në të cilin shprehu gatishmërinë për të mos rinovuar deri në vitin 2025 dhe për të përmbushur vitin e fundit të kontratës së tij.

Për Francën, që lojtari më i mirë në botë në fund të fundit të qëndrojë një vit në tribuna nuk është një opsion i menduar nga askush. Së pari, sepse do të dëmtonte imazhin e PSG-së, skuadrës më të suksesshme në futbollin francez dhe së dyti, sepse vitin e ardhshëm, në korrik 2024, Lojërat Olimpike do të zhvillohen në Paris.

Ngjarja olimpike është një datë e shënuar me të kuqe në kalendarin e Mbappe, i cili nuk e ka fshehur kurrë dëshirën dhe ëndrrën e tij për ta çuar Francën drejt arit olimpik.

Nëse PSG vendos të zgjasë izolimin përtej shtatorit, ka aktorë të ndryshëm që do të hyjnë për të ndërmjetësuar. Njëri prej tyre, Unioni i Lojtarëve, UNFP, i cili tashmë ka komunikuar përmes presidentit të tij, Philippe Piat, se nuk do të ngurrojë të marrë masa ligjore në mënyrë që skuadra parisiene të rikthejë kapitenin francez në ekipin e parë.

Reagimet në sferën politike nuk kanë vonuar. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, një mik i Mbappe-s, ndërmjetësoi vitin e kaluar rinovimin e papritur sepse u mor si e mirëqenë se ai do të nënshkruante me Real Madrid-in. Këtë të hënë kryebashkiaku i Parisit, Anne Hidalgo, ishte i pari që komentoi situatën tuaj.

“Kylian është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe ne duhet ta mbajmë atë në Paris. Mendoj se është edhe dëshira e tij që të qëndronte sa më gjatë. Pyetja është: për çfarë po luan PSG?”, siguroi ai.

Hidalgo, i cili ka një “përplasje” me Al Khelaifi duke përsëritur refuzimin e tij për t’i shitur atij “Parc des Princes” gjatë vitit të kaluar, i ka kërkuar tashmë presidentit të rishqyrtojë dhe të mos e lërë Kylian Mbappe në tribunë për një vit.

PSG nuk ka mbështetjen e ligjit për ta bërë këtë. Sipas nenit 507 të Kartës së Lojtarëve Profesionistë, të nënshkruar nga LFP, Federata Franceze dhe UNFP, nëse në datën 1 shtator, pasi të ketë mbaruar tregu, klubi nuk ka arritur ta shesë, duhet ta riintegrojë atë në ekipin e parë.

Precedenti që Mbappe duhet të shkojë në gjykatë kundër PSG-së është ai i Hatem Ben Arfa në 2017.

Al Khelaifi, i cili argumentoi se lojtari i talentuar francez kishte “qeshur” në publik me theksin e tij, vendosi ta izoloi plotësisht lojtarin. Komisioni Ligjor i LFP vendosi për rastin dhe e detyroi klubin parisien të rishqyrtonte, duke e rikthyer atë me pjesën tjetër të skuadrës, megjithëse Unai Emery, trajneri i asaj kohe, nuk i dha më minutazh.

Real Madrid-i, megjithatë, mbetet i qetë dhe nuk do të lëvizë për Mbappe. Është mesazhi që vjen nga nivelet e larta, të cilët janë të vetëdijshëm se futbollisti do të lirohet pas një viti dhe nuk do të detyrohen, siç ishte këtë verë, të paguajnë tarifën e transferimit. Përveç kësaj, tani, PSG nuk ka epërsi dhe nuk mund ta detyrojë atë të largohet.

Franca, e vëmendshme ndaj telenovelës së Mbappe-s, nuk do të tolerojë ta shohë atë të ulur në tribuna për një vit, e vetëdijshme se Lojërat Olimpike, në Paris, janë një ngjarje në të cilin kampioni i botës 2018 dëshiron të arrijë në top formë.Albanian Post

Reklamë

Bëhu me banesë  në super lokacion, pranë qendrave tregtare Galeria Shopping Mall,  dhe Abi Çarshia, Qëndra Mjeksis Urgjente 100m , Stacioni i Autobusëve 100m.

Mob: +383 44 128 112

Email: [email protected]

Web: www.renelualtahiri.com

Doku Fest shpalosi mbrëmë pak nga magjia e asaj çka pritet të ofrojë festivali këtë edicion

0

Data 4 gusht do të shënoj hapjen zyrtare të Festivalit të Filmit Doku Fest, po ndërkohë festivali mbrëmë zbriti në kryeqytet për të shpalosur pak nga gjithë magjia e asaj çka pritet të ofrojë festivali përgjatë këtij edicioni të 22-të.

DokuFesti mbrëmë në kryeqytet prezantoi filmat e metrazhit të shkurtër apo filma eksperimental, me qëllim të vetëdijesimit të qytetarëve duke riaktualizuar problemet shoqërore në vend dhe jashta saj.

Arti filmik, si çdo lloj arti tjetër, është mënyra më e mirë për të vënë në pah çdo lloj problemi duke spikatur ‘të bukurën dhe artistiken’. Në këtë rrugë, zgjidhet labirinti që shpeshherë nuk shihet nga syri i lirë i njeriut të thjeshtë.

Në hapësirën e objektit të CNP-së u prezantuan tetë filma të metrazhit të shkurtër, në versionin shqip dhe anglisht. Secili film, nxirrte nga vetja formën më të mirë, duke gjuajtur mesazhe direkte dhe indirekte për publikun.

Përpara se të tetë filmat të shfaqen përpara ekranit të madh, fjalën e mori Drejtori Artistik i DokuFestit, Veton Nurkollari, i cili shpalosi më shumë rreth programit të filmave të DokuFest-it, për natën e mbrëmshme dhe të netëve në vijim.

“Dy filmat e parë janë filma nga programi trajnues i DokuFestit, të moshave  16-18, të cilët kaluan një kurs të filmbërjes duke e finalizuar me krijimin e filmave të parë të tyre. Ndërkaq, filmat e tjerë janë filma të shpërndarë në disa programe, ku njëri nga ta është nga Kanadaja”, u shpreh Nurkollari.

Nurkollari tha gjithashtu se gati të gjithë filmat që do të shfaqen në këtë edicion të DokuFestit përgjatë ditëve në vijim janë me premierë kosovare, por se nuk mungojnë as ata filma me premierë botërore.

“Gati të gjithë filmat janë me premierë kosovare, dikur rreth 12 filma janë me premierë botërore, dhe një numër i konsiderueshëm janë filma ndërkombëtarë. Kanadaja këtë vit është në fokus të DokuFestit, andaj nga ky shtet do të paraqesim dikur rreth 20 e më shumë filma”, u shpreh Nurkollari.

Përgjatë natës së mbrëmshme nuk u sollën filmat garues që synojnë të fitojnë çmime, por filma të kuruar dhe të përgatitur pikërisht për këtë natë.

“Sot sollëm një program të vogël të asaj se çka do të pritet të shfaqet në Dokufest. Këta filma që janë këtu, janë enkas për këtë edicion. Por ne, nuk sollëm filma që janë më lartë, këtë natë, sepse presim që premierat e tyre të shfaqen në Festival”, përfundoi Nurkullari.

E tërë hapësira gjelbëruese e këtij objekti u gjallërua edhe më shumë me prezencën e njerëzve që donin dhe çmonin filmin. Çdo cep u mbush me pozitivitetin e të pranishmëve e hareja zuri vend edhe më shumë me duartrokitjet e pandalshme të tyre.

Kureshtja e madhe për të parë ekranin e për të dëgjuar zërin thumbues të personazheve të filmave, pamundësonte t’iu ikte dëgjuesve ndonjë copëz filmi.

Që prej vuajtjes së shqiptareve nga populli serb përgjatë viteve të 90-ta me detyrim ndalim-shkollimi e deri tek problemi i sotëm i shkollave shqipe, ku degët e ndryshme të studimit detyrohen të përfundojnë praktikat shkollore në të njëjtin vend, janë disa nga tematikat që u shfaqën mbrëmë.

Filmi i parë i shfaqur para publikut prishtinas, pati të bëjë me vetën tonë sot, duke dashur një rikthim pas në kohën e fëmijërisë. Në kohën, kur problemet nuk ekzistonin dhe kur çdo gjë e bënim pa sherrin më të vogël.

Filmi i parë, i krijuar nga Nea Zeka, ishte një film i shkurtër që në thelb ka të bëjë me vlerësim më të madh ndaj vetes dhe mos ndihmesën e njerëzve që nuk e meritojnë.

Ndërkohë, filmi i dytë nga Hana Krasniqi i cili u shfaq përpara publikut, ishte ai kushtuar vitit 1991. Vit ky, në të cilin pushteti serb po bënte shkatërrime masive tek shqiptarët, duke detyruar ata të ndalojnë studimet dhe të mbyllin shkollat shqipe. Në diku rreth 6 minuta të këtij filmi, u shfaqën fotografi nga rezistenca e shqiptarëve dhe qëndrueshmëria e tyre ndaj armikut serb.

“Rreth 3200 shtëpi, bodrume dhe garazhe private u dhuruan për tu shndërruar në shkolla të improvizuara”.

Ky film i shkurt tregon më së miri ‘mosnënshtrimin’ e shqiptarëve ndaj armikut serb, dhe moslodhjen e tyre për kërkimin e lirisë e ngulmin për shkollim.

Një tjetër film i shfaqur në këtë mbrëmje ishte edhe filmi… i Viti 1949 shënohet me hapjen e shkollës së muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë. Ndërkohë, sot në 2023, nxënësit e asaj shkolle detyrohen që mësimet t’i mbajnë në ndërveprim me nxënësit e mjekësisë, dy drejtime, komplet të kundërta. Zhurmat që shkaktohen nga muzika tek nxënësit e stomatologjisë, farmacisë e drejtimeve mjekësore dhe sfidat e tjera që hasen në këtë shkollë, ishin disa nga pikat kyçe të paraqitura në filmin në vijim.

Një problem serioz, i cili shfaqet më së miri përmes punës artistike të nxënësve shfaq ato problemet që gjinden mes nesh, e nuk merren ‘fort’ përbazë nga askush.

Përgjatë filmit disa minutor, rishfaqen edhe probleme të tjera me të cilat përballet kjo shkollë. Që prej detyrimit të ndërrimit të disa shkollave deri më tani, e deri tek profesorët e njëjtë që detyrohen të japin mësim në të gjitha degët.

Këto ishin disa nga premierat e shfaqura natën e mbrëmshme, me qëllim të vetëdijesimit e të kuptimit të realitetit në të cilin ndodhemi si shoqëri.

Kujtojmë që, DokuFest do të shfaq falas para publikut me më shumë se 230 filma, nga 3500 aplikime të bëra gjithsej. / KultPlus.com

Prona prej 30 hektarë në Suharekë i kalon në pronësi Ministrisë së Mbrojtjes/FSK-së

0

Me një vendim të Qeverisë së Kosovës prona me sipërfaqe mbi 30 hektarë, e njohur si ish- “Damperi” në Suharekë i ka kaluar në pronësi Ministrisë së Mbrojtjes, respektivisht Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Vendimi është marrë të mërkurë në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.

“Në mbledhjen e 153 të Qeverisë, u mor vendimi që prona me sipërfaqe mbi 30 hektarë e njohur si ish ‘Damperi’ të kalojnë në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes.

Kësisoj dhjetëra hektarë do të jenë në shërbim të Forcës së Sigurisë së Kosovës për zhvillim të trajnimeve dhe aktiviteteve të tjera të parapara në kuadër të planit operacional të FSK-së”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës, e për të cilën ka shkruar në rrjeton social Facebook edhe ministri Armend Mehaj.

Reklamë

Bëhu me banesë  në super lokacion, pranë qendrave tregtare Galeria Shopping Mall,  dhe Abi Çarshia, Qëndra Mjeksis Urgjente 100m , Stacioni i Autobusëve 100m.

Mob: +383 44 128 112

Email: [email protected]

Web: www.renelualtahiri.com

Përleshje fizike mes tre personave në Prizren

0

Tre persona janë përleshur fizikisht mes vete në Prizren.

Gjatë përleshjes fizike të dyshuarit kishin pësuar lëndime trupore .

Prizren 25.07.2023 – 00:30. Janë shoqëruar në stacionin policor tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi të njëjtit ishin përleshur fizikisht në mes vete. Gjatë përleshjes fizike të dyshuarit kishin pësuar lëndime trupore për çka dhe u është ofruar tretmani mjekësorë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Reklamë

Bëhu me banesë  në super lokacion, pranë qendrave tregtare Galeria Shopping Mall,  dhe Abi Çarshia, Qëndra Mjeksis Urgjente 100m , Stacioni i Autobusëve 100m.

Mob: +383 44 128 112

Email: [email protected]

Web: www.renelualtahiri.com

Lufta në Ukrainë pengon transferimin e yllit të Tottenham në Rusi

0

Tottenham do të duhet t’i dëshmojë qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar (MB) se paratë e Spartak Moskës për marrëveshjen e Davinson Sanchez nuk kanë ardhur nga një burim i goditur me sanksione për shkak të luftës me Ukrainën.

Qendërmbrojtësi ka qenë në bisedime për një lëvizje prej 13 milionë paund te Spartak, por Spurs mund të goditet me një çështje ligjore nëse ata finalizojnë marrëveshjen.

Ndërsa shefat e Premier League janë gati t’i thonë Tottenham-it se do të preferonin që ata të shmangnin një transferim të diskutueshëm, ata nuk kanë fuqinë për të ndaluar lëvizjen.

Ngjarja vjen pas vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë në mes të luftës së vazhdueshme në Ukrainë, e cila pa një përshkallëzim masiv në fillim të vitit 2022.

Këto sanksione përfshinin ngrirjen e aseteve ruse në MB.

Kjo si pasojë bëri që operacionet e Chelsea të ngriheshin të gjitha për shkak se ato ishin në pronësi të oligarkut rus Roman Abramovich. Ai fillimisht u ndalua të shiste klubin përpara se Todd Boehly të blinte Blutë për 4.25 miliardë paund.

Me drejtuesit e Premier League që duan që klubet të shmangin të bëjnë biznes me ekipet ruse, kjo e bën transferimin e Sanchez të pamundur edhe pse ai gjithashtu nuk ka rënë dakord ende për kalimin atje.

Sanchez, 27 vjeç, ka qenë te Spurs që nga viti 2017, duke u bashkuar nga Ajax në një marrëveshje prej 42 milionë paund.

Ai bëri vetëm tetë startime sezonin e kaluar për shkak të formës së dobët dhe duket se do të shitet. Ka pasur gjithashtu interes nga Real Betis, Sevilla dhe Galatasaray.

Kolumbiani ka luajtur 205 herë për skuadrën e Londrës Veriore.

Lamtumirë, jaran! Të fala Zotit!

0

Berat Armagedoni

Kemi folur shumë, kemi ndenjur shpesh, kemi ndenjur gjatë. Më shkruante për çdo ditë, i shkruaja për çdo ditë. Më dërgonte për botim tekste të vetat dhe të miqve. Më shpesh barsoleta. I pëlqente humori. I pëlqente tragjikomedia. Dy herë në javë dëgjoheshim në telefon e më pyeste për  familjen e ngushtë dhe të gjerë:

– Si janë Kimetja, Pomena, Poliana, Priari? Po me bacën Rasim a ke folur, si është? Po ata komshinj, si janë?

– Shëndosh e mirë të gjithë, prof. Po ti, si je?

– Paj, çka me të thënë bre Berat, një ditë mirë, një ditë keq. Nuk po dal shumë jashtë, se moti po më mundon.

– Më dogji edhe mua, prof!

Profesorin Haqif disa probleme shëndetësore, që mua më dukeshin jo shumë serioze, nuk e linin rehat. Përballej me to me ilaçe dhe me mjekë. Ngacmimet e shpeshta të tyre përpiqej t’i linte mënjanë duke shkruar drama dhe studime për dramën dhe teatrin, duke u takuar me miq dhe studentë dhe duke bashkëbiseduar me ta. Dhimbjen e zbuste orë e çast. Vetminë nuk e ndiente kurrë, se pranë vetes gjithmonë i kishte familjarët. I kishte edhe shokët më të mirë – librat.

Dy vjet më parë e kishte parë vdekjen me sy. Ishte shtrirë në QKUK. Prej aty, Shpresa, kjo grua e dashur e tij, kjo grua e fortë, kjo grua e zgjuar, e mbetur jetime në moshën e rinisë, kjo nënë e imja e dytë, më telefonoi duke qarë: Berat, Haqifi është në spital. Është keq. Mjekët nuk po na premtojnë kthimin e tij në shtëpi. Të lutem, librin që ta ka dërguar për botim, nxirre sa më shpejt prej shtypit, se i ka mbetur brengë e dëshiron ta shohë.

Menjëherë i telefonova profesor Emin Eminit. I bëra me dije se Haqifi është në QKUK dhe po përballet me “vdekjen”. “E di”, – më tha. “Unë po shkoj po e vizitoj. A po vjen edhe ti?” “Po, patjetër. Ku po takohemi?” “Në ‘Edi 2’”. Pas nja gjysmë orë u takuam aty dhe u nisëm për QKUK. Kur hymë në dhomën e spitalit, Haqifi i shtrirë në shtrat, Shpresa përbri tij.

– Shpresë, na tranove. Haqa qenka mirë. Çohu prof ec në shtëpi!, – i thashë.

Me një buzëqeshje të lehtë e zë të ulët, Haqifi më tha: – Isha keq por, po më duket, tash po bëj më mirë. Shpresa shtoi: – Bëri më mirë sapo më the se në këtë javë do t’i botohet libri.

Na foli për kushtet dhe për përkujdesjen e mjekëve në spital. I lavdëroi shumë. Ndenjëm nja gjysmë orë dhe i thamë njëri-tjetrit mirupafshim! U pamë pas nja një jave në kryeqytet.

– Shpëtova për pak, o Berat! Ndodhi mrekulli. Njëmend, kur nuk është e shkruar, nuk niset njeriu për botën tjetër.

– Gjatë do të jetosh, prof. Do të shkruash edhe shumë libra.

– Ma merr mendja po. Në vitin tjetër po e botojmë studimin ‘Teatri dhe drama’, pastaj i kam edhe dy projekte të tjera.

Një muaj më parë e dërgova në shtyp librin e tij “Teatri dhe drama”, para dy javësh, së bashku me Polianën, ia dërgova ekzemplarët te dera e shtëpisë. Doli i mori vetë. Nuk paraqiti gjendje të rënduar as fizike as shpirtërore. I njëjti Haqif si para pesëmbëdhjetë vjetësh që e pata njohur. Atëkohë isha student i tij në dramaturgji, ndërkohë u bëra student i tij edhe në gazetari. Pasi i dhashë provimet në dramaturgji, e përgatita temën e diplomës dhe ia dorëzova mentor Haqifit, i cili më tha eja mbroje. E mbrojta jo atë vit, por katër vjet pas. Hajt sot, hajt nesër, si të gjithë shqiptarët që i lënë punët. Një ditë prej ditësh më ftoi në kafe dhe më qortoi për të mirë:

– Pse bre burrë nuk po vjen ta mbrosh punimin e diplomës? A duhet me ardhë me të marrë me zor a?

– Jo bre prof, por s’po më duhet. Në punë paradite, në punë pasdite, punë edhe në mbrëmje.

– Diploma të duhet gjithmonë. Ti punimin gati e ke, o burrë! Veç shtype, lidhe dhe eja mbroje.

Insistoi shumë. Më bindi. Ma theu mendjen. Atë ditë i shtypa gjashtë-shtatë ekzemplarë, të nesërmen e bëra kërkesën për mbrojtje dhe një javë pas shkova e mbrojta punimin me temë “Dramat e Qosjes” në Fakultetin e Arteve të Bukura.

Më shumë se unë, kisha bindjen se u gëzua ai. Derisa drekonim te Kafet e Vogla, më tha: – Do t’ia shohësh hairin një ditë.

Një hair tjetër o përpoq të ma bëjë një vit pas. Deshi të më angazhojë në Fakultetin e Arteve të Bukura në Degën e Dramaturgjisë. I thashë se do të konkurroj, por nuk konkurrova. Pastaj më vinte keq të takohesha me të. I dhashë fjalën e s’e mbajta. Kisha frikë se, pas angazhimit në fakultet, shtëpia ime botuese do të shkonte për lesh. Do të dëmtohej. Nuk do të mund të kontribuoja për të. Haqifi më thoshte të kundërtën. Kur ndërkohë pa vendosmërinë time dhe angazhimin në shtëpinë botuese, më tha: Të lumtë, jaran! Ndoshta të ka rënë më mirë që je angazhuar vetëm në botime.

Shpesh jepte intervista për televizione, për gazeta, për revista, për portale. Në secilën prej tyre më përmendte mua, përmendte “Armagedonin”, bashkëpunimin tonë. E zinte ngoje “Armagedonin” edhe në takimet me kolegë dhe shokë. Më donte shumë, më çmonte shumë, më fliste shumë edhe kur ndonjëherë hakërrimat i shprehja si ndonjë taleban. “Ma butë dhe ma urtë, jaran! Ngoje dostin!” I pakti njeri që ma thyente mendjen sa e si Haqa. Ndoshta që më jepte këshilla të mira. Ndoshta që më donte shumë. Ndoshta që interesohej për familjen time. Edhe për babën Rasim që e vlerësonte shumë. E doja dhe e çmoja edhe unë. Dy herë, me propozimin tim, laureat i Çmimit për Kritikë Letrare dhe Eseistikë i MKRS-së. Megjithatë, çmimet nuk i bënin shumë përshtypje. Puna artistike, po. Dhe punë të madhe ka bërë brenda dhe jashtë Kosovës. Ka shkruar drama, i ka shfaqur në skenë, ka shkruar studime për dramën kombëtare dhe ndërkombëtare. Çmime dhe mirënjohje ka marrë në çdo festival ndërkombëtar që ka shkuar herë me mbështetjen e institucioneve, herë pa. Bujari zemra dhe trupi i tij përplot. Truri i tij, enciklopedi. Kur ndonjëherë takoheshim me Haqifin dhe Milazim Krasniqin, ai na fliste për ngjarje të para pesëdhjetë vjetësh. Mbante mend edhe çfarë ka pasur njeriu veshur para pesëdhjetë vjetësh. I saktë në data. I saktë në shkencë. Kreativ në dramë, i shkathtë në regji. Kur ndonjëherë i kërkoja profesor Milazimit ndonjë referencë për ndonjë ngjarje, më thoshte kliko te “Haqif Googla”. Kapaciteti i tij, si sot i Inteligjencës Artificiale. Kishte hapësirë të madhe të kujtesës, brenda saj edhe për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ne do ta kujtojmë dhe nderojmë sa të frymojmë në këtë planet.

E di që me këtë nekrolog nuk do të mund ta zbus dhimbjen e Shpresës, Getës, Aulonit, Alburonit, Evës së tij të dashur që do t’i mungojë shumë në mëngjes, mesditë e mesnatë, të Hakiut, Manit, Artës, Penestës, Robertit, tezës, familjarëve të tjerë të tij, të bacës Hysen e të bacës Arif, por po përpiqem të transferoj nga shpirti i tyre një copë dhimbje të madhe e të papritur. Një dërrmim të madh e të rëndë shpirtëror dhe fizik.

Bëhuni të fortë. Haqën do ta kemi gjithmonë mes nesh qoftë me hir, qoftë me pahir.

Lamtumirë, jaran!
Një ditë do të takohemi sërish.

Të fala Zotit!

Autori ka qenë student i tij, botues i veprave të tij, mik i tij.

Prizren, 12 aktakuza kundër 15 personave, për vepra të ndryshme penale

0

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se nga prokuroritë themelore janë ngritur pesëdhjetë e pesë (55) aktakuza kundër gjashtëdhjetë e shtatë (67) personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar shtatë (7) persona, si dhe pranë gjykatave kompetente janë parashtruar gjashtë (6) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj tetë (8) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur tridhjetedy (32) aktakuza kundër tridhjetetetë (38) personave për vepra të ndryshme penale

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, pranë gjykatës kompetente ka parashtruar tri (3) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj tre (3) personave. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave, për vepra të ndryshme penale.

Reklamë

Bëhu me banesë  në super lokacion, pranë qendrave tregtare Galeria Shopping Mall,  dhe Abi Çarshia, Qëndra Mjeksis Urgjente 100m , Stacioni i Autobusëve 100m.

Mob: +383 44 128 112

Email: [email protected]

Web: www.renelualtahiri.com

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar dhe ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë datës së lartcekur, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra penale të ndryshme.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave.