18.8 C
Prizren
E diel, 26 Maj, 2024

Doku Fest shpalosi mbrëmë pak nga magjia e asaj çka pritet të ofrojë festivali këtë edicion

Data 4 gusht do të shënoj hapjen zyrtare të Festivalit të Filmit Doku Fest, po ndërkohë festivali mbrëmë zbriti në kryeqytet për të shpalosur pak nga gjithë magjia e asaj çka pritet të ofrojë festivali përgjatë këtij edicioni të 22-të.

DokuFesti mbrëmë në kryeqytet prezantoi filmat e metrazhit të shkurtër apo filma eksperimental, me qëllim të vetëdijesimit të qytetarëve duke riaktualizuar problemet shoqërore në vend dhe jashta saj.

Arti filmik, si çdo lloj arti tjetër, është mënyra më e mirë për të vënë në pah çdo lloj problemi duke spikatur ‘të bukurën dhe artistiken’. Në këtë rrugë, zgjidhet labirinti që shpeshherë nuk shihet nga syri i lirë i njeriut të thjeshtë.

Në hapësirën e objektit të CNP-së u prezantuan tetë filma të metrazhit të shkurtër, në versionin shqip dhe anglisht. Secili film, nxirrte nga vetja formën më të mirë, duke gjuajtur mesazhe direkte dhe indirekte për publikun.

Përpara se të tetë filmat të shfaqen përpara ekranit të madh, fjalën e mori Drejtori Artistik i DokuFestit, Veton Nurkollari, i cili shpalosi më shumë rreth programit të filmave të DokuFest-it, për natën e mbrëmshme dhe të netëve në vijim.

“Dy filmat e parë janë filma nga programi trajnues i DokuFestit, të moshave  16-18, të cilët kaluan një kurs të filmbërjes duke e finalizuar me krijimin e filmave të parë të tyre. Ndërkaq, filmat e tjerë janë filma të shpërndarë në disa programe, ku njëri nga ta është nga Kanadaja”, u shpreh Nurkollari.

Nurkollari tha gjithashtu se gati të gjithë filmat që do të shfaqen në këtë edicion të DokuFestit përgjatë ditëve në vijim janë me premierë kosovare, por se nuk mungojnë as ata filma me premierë botërore.

“Gati të gjithë filmat janë me premierë kosovare, dikur rreth 12 filma janë me premierë botërore, dhe një numër i konsiderueshëm janë filma ndërkombëtarë. Kanadaja këtë vit është në fokus të DokuFestit, andaj nga ky shtet do të paraqesim dikur rreth 20 e më shumë filma”, u shpreh Nurkollari.

Përgjatë natës së mbrëmshme nuk u sollën filmat garues që synojnë të fitojnë çmime, por filma të kuruar dhe të përgatitur pikërisht për këtë natë.

“Sot sollëm një program të vogël të asaj se çka do të pritet të shfaqet në Dokufest. Këta filma që janë këtu, janë enkas për këtë edicion. Por ne, nuk sollëm filma që janë më lartë, këtë natë, sepse presim që premierat e tyre të shfaqen në Festival”, përfundoi Nurkullari.

E tërë hapësira gjelbëruese e këtij objekti u gjallërua edhe më shumë me prezencën e njerëzve që donin dhe çmonin filmin. Çdo cep u mbush me pozitivitetin e të pranishmëve e hareja zuri vend edhe më shumë me duartrokitjet e pandalshme të tyre.

Kureshtja e madhe për të parë ekranin e për të dëgjuar zërin thumbues të personazheve të filmave, pamundësonte t’iu ikte dëgjuesve ndonjë copëz filmi.

Që prej vuajtjes së shqiptareve nga populli serb përgjatë viteve të 90-ta me detyrim ndalim-shkollimi e deri tek problemi i sotëm i shkollave shqipe, ku degët e ndryshme të studimit detyrohen të përfundojnë praktikat shkollore në të njëjtin vend, janë disa nga tematikat që u shfaqën mbrëmë.

Filmi i parë i shfaqur para publikut prishtinas, pati të bëjë me vetën tonë sot, duke dashur një rikthim pas në kohën e fëmijërisë. Në kohën, kur problemet nuk ekzistonin dhe kur çdo gjë e bënim pa sherrin më të vogël.

Filmi i parë, i krijuar nga Nea Zeka, ishte një film i shkurtër që në thelb ka të bëjë me vlerësim më të madh ndaj vetes dhe mos ndihmesën e njerëzve që nuk e meritojnë.

Ndërkohë, filmi i dytë nga Hana Krasniqi i cili u shfaq përpara publikut, ishte ai kushtuar vitit 1991. Vit ky, në të cilin pushteti serb po bënte shkatërrime masive tek shqiptarët, duke detyruar ata të ndalojnë studimet dhe të mbyllin shkollat shqipe. Në diku rreth 6 minuta të këtij filmi, u shfaqën fotografi nga rezistenca e shqiptarëve dhe qëndrueshmëria e tyre ndaj armikut serb.

“Rreth 3200 shtëpi, bodrume dhe garazhe private u dhuruan për tu shndërruar në shkolla të improvizuara”.

Ky film i shkurt tregon më së miri ‘mosnënshtrimin’ e shqiptarëve ndaj armikut serb, dhe moslodhjen e tyre për kërkimin e lirisë e ngulmin për shkollim.

Një tjetër film i shfaqur në këtë mbrëmje ishte edhe filmi… i Viti 1949 shënohet me hapjen e shkollës së muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë. Ndërkohë, sot në 2023, nxënësit e asaj shkolle detyrohen që mësimet t’i mbajnë në ndërveprim me nxënësit e mjekësisë, dy drejtime, komplet të kundërta. Zhurmat që shkaktohen nga muzika tek nxënësit e stomatologjisë, farmacisë e drejtimeve mjekësore dhe sfidat e tjera që hasen në këtë shkollë, ishin disa nga pikat kyçe të paraqitura në filmin në vijim.

Një problem serioz, i cili shfaqet më së miri përmes punës artistike të nxënësve shfaq ato problemet që gjinden mes nesh, e nuk merren ‘fort’ përbazë nga askush.

Përgjatë filmit disa minutor, rishfaqen edhe probleme të tjera me të cilat përballet kjo shkollë. Që prej detyrimit të ndërrimit të disa shkollave deri më tani, e deri tek profesorët e njëjtë që detyrohen të japin mësim në të gjitha degët.

Këto ishin disa nga premierat e shfaqura natën e mbrëmshme, me qëllim të vetëdijesimit e të kuptimit të realitetit në të cilin ndodhemi si shoqëri.

Kujtojmë që, DokuFest do të shfaq falas para publikut me më shumë se 230 filma, nga 3500 aplikime të bëra gjithsej. / KultPlus.com

Më Shumë

Policia nis hetimet për vdekjen e një burri në Dragash

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për vdekjen e një burri në Dragash. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për...

Trepça – Ylli, nesër finalja vendimtare

Pas një rrugëtimi të gjatë, ky edicion do të përfundojë të enjten mbrëma në Mitrovicë. Trepça dhe Golden Eagle Ylli do të ndeshen në sfidën...

Lajmet e Fundit