11.2 C
Prizren
E shtunë, 11 Prill, 2026
Home Blog Page 1531

I ngrihet aktakuza gruas që vrau kunatën në Dragash

0

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurës N.A., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë”.

Rasti ka të bëjë me gruan e cila pati vrarë kunatën në Dragash.

“Sipas aktakuzës, e pandehura N.A., me dashje ka privuar nga jeta anëtarin e familjes – motrën e bashkëshortit me të cilën ka jetuar në ekonomi të përbashkët familjare, në atë mënyrë që më datë 23.12.2022, rreth orës 10:00, e mllefosur për shkak të papastërtisë së viktimës S.D., e cila ishte e shtrirë në dhomën e katit të dytë të shtëpisë së të pandehurës N.A., në fshatin Kuk – Komuna e Dragashit, me një dru të ahut, me një pjesë të laminatit dhe me një copë dërrase të llamperisë, e godet disa herë viktimën në të gjitha pjesët e trupit dhe së fundi e godet në pjesën e majtë të fytyrës, duke i shkaktuar gjakderdhje në tru, dhe si pasojë e këtij lëndimi, me datë 26.12.2022 rreth orës 05:30 viktima S.D., vdes”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që e pandehura të shpallet fajtore dhe të dënohet sipas ligjit.


Bëhu me banesë  në super lokacion, pranë qendrave tregtare Galeria Shopping Mall,  dhe Abi Çarshia, Qëndra Mjeksis Urgjente 100m , Stacioni i Autobusëve 100m.

Kontakti:

Mob: +383 44 128 112

Email: [email protected]

Ëeb: www.renelualtahiri.com

 

Agjenti i dyfishtë i Luftës së Ftoftë: Si e mashtroi Tito, Perëndimin?

0

Recension i Noel Malcolmit për librin Tito’s Secret Empire, të autorëve William Klinger dhe Denis Kuljiš

Përktheu: Daut Dauti

Tito’s Secret Empire (Perandoria sekrete e Titos) ka shpalosur mënyrën se si ai e drejtoi nga larg, një rrjet të agjentëve komunistë, derisa shfrytëzonte ndihma të mëdha nga Amerika.

Historia, siç dihet, shkruhet nga fituesit – veçanërisht kur ata janë komunistë. Mënjanimi i fakteve të padëshiruara është lojë fëmijësh e sunduesve që janë të kënaqur t’a heqin qafe popullin në shkallë masive. Dhe, kështu, një gjeneratë pas rënies së bllokut sovjetik, historianët ende orvaten që t’i ç’montojnë të gjitha tregimet që i kanë rrëfyer komunistët.

Josip Broz Tito, sunduesi i Jugosllavisë nga viti 1945 e deri më 1980, ka qenë fitues i dyfishtë. Fitorja e tij e parë ishte ajo e udhëheqësit të rezistencës në Evropën që po lindte në fund të Luftës së Dytë Botërore, ku ai ishte në krye të një armate me qindra mijëra ushtarë dhe në kontroll të një pjese të madhe të vendit të tij. Fitorja e dytë ka qenë morale: pas ndarjes me Stalinin në vitin 1948, Tito u konsiderua si burrështetas i guximshëm, i pavarur dhe që u ngrit kundër bulizmit sovjetik. Nëntitulli i këtij libri është How the Maharaja of the Balkans Fooled the World (Si e mashtroi botën maharaxha i Ballkanit), kështu që lexuesit presin një demolim serioz të mitit. Mbi të gjitha, ‘mashtrimi’ paraqet qëndrimin e Titos që kishte adaptuar në atë periudhë të mëvonshme, kur ai i bindi udhëheqësit e Perëndimit se ishte aleat i tyre kundër Moskës. E tërë jeta e tij është shtruar këtu për ekzaminim.

Tito ka qenë djalë fshatari me vetëm gjashtë vite shkollë dhe me zanat bravari. Kur shërbeu në Luftën e Parë Botërore, u zu rob nga rusët dhe pastaj u rekrutua nga bolshevikët. Duke u trajnuar në Moskë nga shërbimi inteligjent ushtarak, me gjasë kështu sugjerojnë autorët, punoi si agjent kohë pas kohe jashtë dhe brenda Jugosllavisë.

Në Moskë, në vitin 1935, ai tregoi talent për informator të shokëve të tij të ngushtë, të cilët u eliminuan nga skuadrat për ekzekutim. Kur u kthye në Jugosllavi, ai pa u vonuar e denoncoi rivalin e tij kryesor dhe e mori kontrollin e partisë komuniste të paorganizuar. Kur Hitleri e filloi blickrigun kundër Jugosllavisë, në prill të vitit 1941, Tito nuk bëri asgjë për të përgatitur rezistencë anti-gjermane. E ndoqi vijën e Moskës pasi që Gjermania ishte aleat i Stalinit, e cila gjë ndryshoi vetëm kur Hitleri e invadoi Rusinë pas dhjetë javëve.

Autorët e kanë paraqitur mirë këtë poentë. Por, në paraqitjen e luftës në Jugosllavi, këta autorë në mënyrë të befasueshme i qëndrojnë afër tregimit tradicional të vetëlavdërimit komunist. Ata theksojnë se Tito mblodhi forca të mëdha, marshoi në distanca të gjata dhe nganjëherë zhvilloi beteja të rrepta me gjermanët. Por, nuk theksojnë se këto marshime kanë qenë tërheqje dhe se betejat e mëdha që i bënë partizanët e Titos kanë ndodhur vetëm nëse gjermanët dëshironin të sulmonin.

Për një libër polemik anti-Tito, kjo gjë tërheq disa goditje. Marrëveshja sekrete që Tito ua ofroi gjermanëve në vitin 1943 është lëmuar sikur të ishte brengë vetëm e ndërrimit të burgosurve të luftës. Por, ne kemi dëshmi të një oficeri të inteligjencës gjermane që është angazhuar në këtë rast dhe i cili thekson se Tito ka ofruar të bëhet kolaboracionist i Gjermanisë për t’i rezistuar zbarkimeve anglo-amerikane – ofertë tërësisht në pëlqim me planin strategjik të Titos pasi që ai frikësohej se aleatët do ta kthenin në pushtet qeverinë e vjetër rojaliste në Beograd.

Sërish, Titos i vishen meritat për ndjekjen e gjermanëve në fund të luftës kur ata po e tërhiqnin ushtrinë nga Greqia dhe Maqedonia nëpër Jugosllavi. Dy nga divizionet e tij, siç na thuhet, i sulmuan gjermanët që kalonin nëpër Kosovë. Unë e kam lexuar ditarin e komandantit gjerman (në arkivin e Uashingtonit) ku mezi përmenden sulmet e vogla partizane e lëre më ato të divizioneve. Në tërësi, 350 mijë gjermanë kaluan pa ndonjë pengesë. Tito nuk dëshironte ta harxhonte municionin kundër gjermanëve, të cilët edhe ashtu po largoheshin; ai ishte shumë i zënë duke provuar që të zaptonte copa të territorit jashtë kufijve të Jugosllavisë së vjetër.

Kjo na shpie matanë gjysmës së librit, në pikën kryesore: ambiciet e Titos, madje megalomane, të një udhëheqësi të pasluftës. Këtu janë disa detaje mbresëlënëse në lidhje me kontrollin e tij të rrjetit të agjentëve, veteranëve të luftës civile spanjolle dhe tjerëve; në fund të luftës komunistët e flaktë italianë ishin bërë gati që t’i merrnin qytetet kryesore duke shpresuar në invadimin jugosllav për ta marrë Venedikun. Kanë qenë këto ambicie, plus organizimi i një lufte tjetër me ndërmjetësues, Lufta Civile Greke, që e bindi Stalinin t’i ndërpriste marrëdhëniet më 1948.

Më tutje, autorët paraqesin mençurinë e Titos për riinvencion si burrështetas i ‘painkuadruar’ nga e cila përfitoi një ndihmë të madhe amerikane. Këputja me Moskën ka qenë shumë e shkurtër; Hrushovi e miqësoi dhe së shpejti Tito u ndihmua nga të dy anët. Natyrisht që vijëzimi i tij instinktiv ka qenë pro-komunist, kështu që ishte Perëndimi që u ‘mashtrua’.

A kishte rëndësi kjo gjë? Autorët argumentojnë se në vazhdimësinë e tij të gjatë të strategjisë ndaj Mesdheut, Tito i ka shkaktuar dëme të mëdha Britanisë dhe Francës pasi që i ndihmoi Naserit në Egjipt (duke i dhënë dorë për Suezin) dhe rebelët në Algjeri. Këto informata që ofrohen këtu janë mbresëlënëse, por konkluzioni duket i tepruar shumë pasi që del se Tito kishte shkaktuar rënien e kolonializmit anglo-francez në Mesdhe. Dhe, ideja që Tito u bë ‘guru’ i Hrushovit për politikë të jashtme, duke e shndërruar atë në intervencionist të Botës së Tretë, është ekzagjerim edhe më i madh.

Fuqia e këtij libri nuk qëndron në spekulime kaq grandioze, por në detajet e mprehta. Për fat të keq detajet kërkojnë mihje në mes të një mori emrash dhe akronimeve; proza, edhepse e nxituar dhe e çuditshme, nuk është lehtë e lexueshme. Megjithatë, ata që këmbëngulin do të mësojnë shumë për mungesën e dëshmive standarde.

Digjet një shtëpi në Prizren

0

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri rreth orës 01:00 pas mesnate në lagjen “Ortakoll” në Prizren.

Spas togerit tw Policisë së Kosovës në Prizren, Shaqir Bytyqi, tha se nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme të mëdha materiale.

Sipas Bytyqit, dyshohet se zjarri është ndezur nga një familjar i cili ka probleme psikike.

“Me date 14.07 2023, rreth orës 01:00 eshte raportuar per nje zjarr ne nje shtepi banimi ne lagjen Ortakoll ne Prizren. Policia dhe zjarrfikësit kan dal ne vend ngjarje, zjarri eshte shuar. Nga zjarri nuk ka te lenduar por vetem deme te media materiale. Dyshohet se zjarri eshte ndez nga nje familjar I cili ka probleme mendore. Policia eshte duke u marr me rastin”, tha ai.

Shqipëri, turistët në dyqane e këmbejnë 1 euro me 100 lekë

0

Euro ka vijuar re?nien ne? tregun valutor të Shqipërisë.

Ke?shtu pra nga 1 qershori ku ke?mbehej me 109.4 leke?, monedha evropiane ka arritur te? ke?mbehet ne? tregun valutor me 103.6 leke?, nje? zhvlere?sim me 6% ne? harkun kohor te? një muaji e dy javësh.

Qe? me hyrjen e korrikut monedha ka vijuar te? ke?mbehet ne?n kufirin e 105 leke?ve, ndikuar edhe nga periodiciteti i monedhe?s, e cila ne? kulmin e sezonit turistik gjithmonë? ka pësuar zhvlere?sim për shkak të prurjeve të mëdha, shkruan Top Channel, transmeton Klan Kosova.

Ne? gjashte? muajt e parë të vitit, Banka e Shqipe?rise? bleu 120 milione? euro ne?pe?rmjet ankandeve publike pe?r te? rritur rezerve?n valutore duke hequr euro nga qarkullimi. Kjo shume? ishte dy here? me larte? se e nje?jta periudhe? nje? vit me? pare?, por duke mos dhënë asnjë ndikim ne? stabilizimin e euros.

Zhvlere?simi i euros sipas institucioneve publike po vjen pe?r shkak te? ekonomisë? formale, ku pe?rmendet rritja e investimeve te? huaja, remitancave dhe prurjeve nga turiste?t. Gjithashtu zvoge?limi i deficitit korrent tregon se ka me? shume? valute? ne? qarkullim. Ndërkohë të njëjtin fat po pëson edhe dollari, i cili po tregtohet poshtë kufirit të 100 lekëve dhe në kursin valutor të 13 korrikut po këmbehet me 92.77 lekë. Në krahasim me një vit më parë zhvlerësimi I monedhës amerikane është me 21%.

Institucionet publike kane? mohuar nde?rhyrjen, duke preferuar qe? te? mbajne? regjimin e kursit te? lire? te? ke?mbimit. Banka e Shqipërisë ka organizuar edhe një takim në 13 korrik me bankat e nivelit të dytë duke i kërkuar atyre që të ofrojnë produkte ndihmëse për bizneset eksportuese ku përfshihen kontratat e të ardhmes që mbajnë të fiksuar kursin e këmbimit, si dhe ka kërkuar që t’i ndihmojnë me ristrukturimin e kredive.

Veteranët paralajmërojnë protestë për të shtunën pasi s’u përfshinë në Ligjin për pagën minimale

0

Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, përfaqësues i Organizatave të Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Gazmend Syla ka thënë që të shtunën, veteranët e UÇK-së do të mblidhen për të protestuar kundër veprimeve të qeverisë së Kosovës.

Ai madje e quajti gjithëpopullore protestën që parashihet të zhvillohet në fundjavë.

“Ne të shtunën do të jemi në protestë në shesh edhe kemi bë ftesë për të gjithë veteranët tjerë edhe qytetarët e Republikës së Kosovës mujnë me marrë pjesë edhe me e kundërshtu jo vetëm temën e sontme të Ligjit për Pagën Minimale por edhe temat tjera që janë diskutu ditëve të fundit”, ka thënë Syla në Klan Kosovës.

“Edhe komunikimi i zonjës Mimoza Kusari-Lila me Listën Serbe që ata kanë bërë një koordinim me na luftu neve ‘kategoritë e dala nga lufta e UCK-së’”.

“Edhe ne do të jemi të gatshëm me kundërshtu një gjë të tillë të shtunën”.

Syla tha se ende nuk është vendosur ora se kur do të protestohet, dhe se qytetarët do të njoftohen në vijim.

“Jemi në komunikim me shoqërinë civile sepse protesta do të jetë gjithëpopullore, do të jetë mbi partitë politike, dhe do të jemi në kontakt me ta, e pastaj do të vendosim qysh e tek”.

“E kemi një problem të vogël, ndoshta për shkak se është vapë e madhe e do të shohim për orën, ende nuk e kemi caktu. Ne do të jemi në shesh të shtunën dhe për informatat tjera do t’ju njoftojmë me kohë”, deklaroi kryetari i OVL të UÇK-së në Pejë

Zgjedhet bordi i TRUST-it

0

Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur anëtarët e bordit drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale.

Për katër vite bordi i TRUST-it do të udhëhiqet nga Emanuel Bajra, Shpresim Vranovci, Mimoza Mustafa, Cyril Demaria-Bengochea dhe Trim Shala.

Sot diplomon gjenerata e 58-të e Policisë së Kosovës

0

Sot në ora 10:00, në Sallën ‘1 Tetori’ në Prishtinë, do të mbahet Ceremonia e Diplomimit të gjeneratës së 58-të të Policisë së Republikës së Kosovës.

 

Në këtë ceremoni pritet të marrin pjesë personalitetet më të larta shtetërore, përfshirë përfaqësues nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare, familjarë të zyrtarëve policorë që do të diplomojnë dhe eprorë të Policisë së Kosovës.

“Personalitetet e larta shtetërore dhe menaxhmenti i Policisë së Kosovës do të ju drejtohen të pranishmëve me nga një fjalë rasti, përderisa në këtë ceremoni do të shpërndahen edhe certifikatat për të diplomuarit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Rrustem Mustafa vazhdon dëshminë në Speciale

0

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK), në Hagë, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, vazhdon dëshminë dëshmitari i 13-të Rrustem Mustafa, ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Zonën Operative.

Ndryshe dje Mustafa tha se luftën e kanë mbështetur shqiptarët me financim qoftë nga brenda Kosovës, apo edhe jashtë saj. Po ashtu Mustafa është pyetur edhe rreth Marrëveshja e Rambujes.

Lexo Edhe:

Ai bëri me dije se ka qenë pro që të dërgohen përfaqësues të UÇK-së në Rambuje, por Mustafa tha se ka mbështetur që Adem Demaçi të jetë pjesë e delegacionit, por ky i fundit nuk pranoi të jetë pjesë në delegacion.  Mustafa po ashtu tha se ka qenë kundër Marrëveshjes në fillim, por pasi që delegacioni u krye në Kosovë për konsultime, ai shprehu përkrahje

“Kam folur me miq, kam folur edhe nga jashtë, edhe z.Adem Demaçi, tha se duhet të vazhdohet rruga”, tha ai. “Ai ishte drejtor i drejtorisë politike të UÇK-së, po mbi të gjitha ishte lider i shqiptarëve për vite me radhë që ishim në okupim të Serbisë”, deklaroi ai.

Ish-komandant Remi iu përgjigj pyetjeve të Prokurorisë për rolin e ish-krerëve të UÇK-së gjatë

“Nuk jam i sigurt që e kam ditë unë pozitën e Hashim Thaçit në këtë kohë, por Hashim Thaçi ka bart publikisht shumë detyra në luftë dhe pas luftës dhe tash mund të bie në lajthitje po unë Hashim Thaçin e kam njoft si ushtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i rëndësishëm për luftën tonë për liri por në kohën që po flasim ishte tetor, nuk besoj që e kam ditë pozicionin e tij”, tha ai.

Kalon në kuvend Ligji për pagën minimale

0

Kuvendi i Kosovës e ka miratuar në lexim të dytë Projektligjin për pagën minimale.

Këtij vendimi iu gëzua shefi i qeverisë, Albin Kurti.

Në Facebook, ai njoftoi se me këtë ligj, paga minimale do të jetë 264 euro bruto dhe se 100 mijë punëtorë do të përfitojnë nga kjo rritje.

“Me miratimin në lexim të dytë në Kuvend, mundësohet rritja e pagës minimale. Nga 130 euro e 170 euro, në 264 euro bruto për të gjithë. Për punëtorët nën 35 vjeç rritje e pagës minimale për 103%, ndërsa për punëtorët deri në 65 vjeç rritje për 55%. Po ashtu hiqet tatimi në të ardhurat personale për pagat deri në nivelin e pagës minimale”.

“Nga kjo rritje do të përfitojnë rreth 100 mijë punëtorë, ndërsa nga heqja e shkallës së parë tatimore do të përfitojnë të gjithë punëtorët”.

Sipas Kurtit, kjo shumë ua siguron një jetë të dinjitetshme punëtorëve.

Troye Sivan zbulon datën e publikimit të albumin e tretë në studio – “Something to Give Another”

0

Këngëtari australian, Troye Sivan ka njoftuar datën e publikimit për albumin e tij të tretë të ardhshëm në studio, që do të titullohet “Something to Give Another”.

Koleksioni i përshkruar si një “festë e seksit, vallëzimit, djersës, komunitetit, çuditshmërisë, dashurisë dhe miqësisë” do të publikohet më 13 tetor.

Albumi u shfaq paraprakisht më 13 korrik. me këngën kryesore “Rush”, që u mirëprit nga fansat e Sivan, që në minutat e parë të publikimit.

Në një deklaratë në lidhje me këngën, bashkë-ylli i “The Idol”, Sivan tha se “Rush” – “është ndjenja e puthjes së një të huaji të djersitur në një pistë vallëzimi, një takim 2 orësh që u kthye në një fundjavë, një dashuri, një dimër, një verë”.

“Festë pas feste, pas festës. Të gjitha përvojat e mia nga një kapitull ku ndihem i sigurt, i lirë dhe i çliruar. I pavarur, por disi më i lidhuri me muzikën dhe komunitetin rreth meje”, ka shtuar ai.

Videoja e duhur sensuale dhe e djersitur e drejtuar nga Gordon von Steiner për “Rush” ka për qëllim të evokojë, “grupe të mëdha njerëzish që ndjejnë gëzimin e jetës dhe seksit”, sipas një njoftimi që njofton projektin.

Në klip, Sivan merr pjesë në një festë ditore hedoniste, në të cilën argëtuesit kryejnë rutina kërcimi koreografike mbresëlënëse në një magazinë të braktisur.

Sivan shkroi albumin me Oscar Görres (Taylor Swift, Sam Smith), Ian Kirkpatrick (Dua Lipa, Britney Spears), Leland (Selena Gomez, Ava Max) dhe Styalz Fuego (Khalid, Imagine Dragons).

Këngëtari dhe aktori me origjinë australiane ngacmoi së fundmi se ishte duke përgatitur albumin e tij të parë në gjysmë dekade.