9.3 C
Prizren
E shtunë, 11 Prill, 2026
Home Blog Page 1530

Moti sot: Me diell dhe vranësia të pakta, temperatura deri në 34 gradë

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se këtë të shtunë pritet të mbajë mot me diell edhe vranësira të pakta.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin mes 14 dhe 18 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të jenë mes 31 dhe 34 gardë Celsius, transmeton Klankosova.tv.

Temperaturën më të ulët për ditën e sotme pritet ta ketë Dragashi me 14 gradë Celsius, kurse maksimalja pritet të jetë në Gjakovë, Prizren e Istog me 34 gradë.

Një qytetar i Prizrenit gjendet i vdekur në mes të rrugës nga familjarët e tij

0
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Novosellë të Prizrenit ku një burrë është gjetur pa shenja jete në mes të rrugës nga familjarët e tij.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar togeri i Policisë, Shaqir Bytyqi.

“Sot me datën 14.07.2023 ne ora 20:00 është njoftuar për një trup te pajete ne fshatin Novosellë saktësisht ne rrugën qe dërgon tek ky fshat ne vendin e quajtur “Ceresta”. Thirrjes iu është përgjigjur njësia GLD-2. Ne vendin e ngjarjes tashme ishte ekipi e emergjencës, ku mjeku ka konstatuar vdekjen e personit ne fjale. Viktima është gjetur nga familjaret e tij. Në lidhje me rastin janë ndërmarrë te gjitha veprimet policore duke dale ne vendngjarje ekipet hetimore rajonale dhe te stacionit Veri te cilat janë duke i kryer procedurat e tyre, po ashtu është njoftuar edhe prokurori kujdestar i cili gjendet ne vendin e ngjarjes. Për zhvillime te mëtutjeshme do te njoftoheni me raportin e radhës”, ka thënë Bytyqi

“Pse ma ke zënë rrugën”/ Rrahje brutale mes anëtarëve të dy familjeve në Rahovec

0

Mosmarrëveshjet për motive të ndryshme, e që shpeshherë dalin të jenë banale bëhen mollë sherri e kërcënimeve e përleshjeve mes të rinjve në vendin tonë. Për pasojë, konfliktet jo rrallëherë eskalojnë edhe në rrahje brutale, për çka nevojitet ndërhyja e Policisë, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur sot në fshatin Pataqan të Epërm të Rahovecit, ku pesë persona janë përfshirë në një rrahje dhe të njëjtit tashmë ndodhen nën masën e ndalimit policor.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se tre anëtarë të një familje në njërën anë dhe dy të një familje tjetër kanë sulmuar njëri – tjetrin si pasojë e një mosmarrëveshje momentale që eskaloi nga debati në dhunë.

Tre nga të dyshuarit kanë marrë trajtim mjekësor në Emergjencën e Rahovecit, ndërsa dy të tjerë janë dërguar në Spitalin Rajonal të Gjakovës.

Sipas informacioneve të para, motiv i rastit dyshohet të ketë qenë një fjalosje se kush kujt po ia zë rrugën, që i futi në sherr anëtarët e dy familjeve.

 

 

Posa rasti është denoncuar, të njëjtat burime thonë se Policia ka intervenuar në vendin e ngjarjes, ku janë marrë informacionet e para dhe deklaratat e disa dëshmitarëve për incidentin që ka ndodhur.

Të dyshuarit pas trajtimit mjekësor kanë përfunduar në Polici, ku kanë dhënë deklaratat e tyre lidhur me rastin për të cilin dyshohen.

Ndaj tyre, Prokurori i Shtetit ka iniciuar rast në drejtim të veprës penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Sinjali do të ju mbajë të informuar me detajet e reja.

Fillon edicioni i XII-të i festivalit “NgomFest”

0

Mbrëmë ka filluar edicioni i XII-të i festivalit “NgomFest”, që do të mbahet deri më 16 korrik, në Kalanë e Prizrenit, ku mblodhi të rinjtë dhe jo vetëm, nga të gjitha trevat tona.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka thënë se ky aktivitet kulturor, i mbështetur nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përmes muzikës dhe artit synon promovimin e artistëve, komunikimin mes të rinjve dhe promovimin e vlerave kulturore të Prizrenit.


Bëhu me banesë  në super lokacion, pranë qendrave tregtare Galeria Shopping Mall,  dhe Abi Çarshia, Qëndra Mjeksis Urgjente 100m , Stacioni i Autobusëve 100m.

Kontakti:

Mob: +383 44 128 112

Email: [email protected]

Ëeb: www.renelualtahiri.com

Arrestohen në Suharekë dy persona për prerje ilegale të pyllit, në bjeshkën e Bukoshit

0

Policia e Kosovës ka arrestuar të enjten dy persona, pasi dyshohen të kenë prerë ilegalisht pyll në Suharekë si dhe u janë sekuestruar dru.

Sipas Policisë personat e dyshuar kanë qenë duke e transportuar një traktor me dru, ku të njëjtit nuk i kanë poseduar dokumentet e nevojshme të kërkuara nga autoritetet pyjore të Suharekës.

Me urdhër të prokurorisë, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar.

“Arrestohen dy persona për prerje ilegale të pyllit dhe sekuestrohen dru

Prizren, 13 Korrik 2023

Sektori i Hetimeve Stacioni Policor në Suharekë në rrugë operative-hetimore ka arritur ti siguroj disa fotografi ku persona te dyshuar me traktor bartin dru ilegalisht, dyshohet se këta dru janë prerë në vendin e quajtur “Kodra e Hanës” në bjeshkën e Bukoshit, Suharekë.

Me datë 13.07.2023 Sektori i Hetimeve ka arrestuar dy të dyshuar ne fshatin Maqitevë, të cilët me urdhër te prokurorit janë intervistuar, është hapur rast Vjedhje e Pyllit”” , ndërsa dy te dyshuarit B.A. dhe I. A. me urdhër të prokurorit pas intervistimit janë liruar.

Gjatë arrestimit të personave të dyshuar, hetuesit policor kanë vërejtur një traktor i cila ka pas një ngarkesë me dru, nga poseduesi i këtyre druve janë kërkuar dokumentet përkatëse të por i dyshuari nuk i posedonte, janë njoftuar autoritetet pyjore të KK Suharekë të cilët e kanë bërë konfiskimin e druve.

Vlen të ceket se I dyshuari B.A. ka pas edhe dy urdhëresa aktive nga Gjykata për te cilat është njoftuar ekipi i Sektorit Policor Stacioni Suharekë te cilët janë marr me rastin.”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Pesë të arrestuar në Rahovec për përleshje fizike

0

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar pesë të dyshuar, meshkuj, pasi të njëjtit ishin përfshirë në një përleshje fizike në mes vete.

Rasti ka ndodhur në Rahovec, të enjten në ora 07:30.

Gjatë përleshjes të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore për çka dhe u është ofruar tretmani mjekësorë.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.


Bëhu me banesë  në super lokacion, pranë qendrave tregtare Galeria Shopping Mall,  dhe Abi Çarshia, Qëndra Mjeksis Urgjente 100m , Stacioni i Autobusëve 100m.

Kontakti:

Mob: +383 44 128 112

Email: [email protected]

Ëeb: www.renelualtahiri.com

Apeli i GJKKO-së lë në burg Gjicin, për Alma K. “arrest shtëpie”

0

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së parë për ish-kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici.

Po ashtu ka hedhur poshtë kërkesën e Alma K. – të përfshirës në video-skandal – e cila kërkonte lirinë e plotë.

Gjykata, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Saida Dollani, ka vendosur miratimin e vendimit nr. 73, datë 24.06.2023 dhe të vendimit nr. 74, datë 26.06.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në lidhje me Gjicin.

Dhe mospranimin e ankimit të paraqitur nga e hetuara Alma K. nëpërmjet mbrojtëses së zgjedhur ndaj vendimit nr. 74, datë 26.06.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Alma K. kërkon zbutjen e masës së sigurisë.

Në kërkesën drejtuar Gjykatës së Posaçme të Apelit ajo kërkoi ndryshimin e masës “arrest shtëpie” pasi pretendon se është e vetmja që sjell të ardhura në familje.

Po ashtu Gjici ankimoi masën e arrestit me burg, nëpërmjet avokatit të tij, me argumentin se tenderi që flitet në video nuk është shpallur asnjëherë nga bashkia e Kukësit.

Dhe se klienti i tij nuk ka kryer asnjë shkelje të ligjit.

Ai u arrestua më 24 qershor 2023 në Tiranë për korrupsion pasiv pasi dyshohet se ka favorizuar Alma K., duke i ofruar mbështetje financiare, me vendim të Këshillit Bashkiak, mbi një projekt për strehimin dhe kujdesin ndaj qenve endacakë në qytet.

Hetimi për Gjicin

Prokurorët e SPAK kanë zbritur në terren në Kukës mëngjesin e 19 qershorit, ku kanë sekuestruar serverin e kamerave të sigurisë, si edhe dokumente të ndryshme, të cilët mund të ndihmojnë në hetimin e Safet Gjicit, ish-kryebashkiakut, i tërhequr tashmë nga detyra pas publikimit të një videoskandali seksual.

Oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, siç ka mësuar Albanian Post, kanë qëndruar për disa minuta në ambientet e Bashkisë dhe kanë marrë gjithashtu edhe kontaktet e punonjësve të informatikës në administratën rajonale.

Bashkëngjitur, janë marrë edhe disa dosje, rreth të cilave mund të bëhet verifikimi nëse gruaja që është pjesë e videos, ka paraqitur apo jo projekte pranë Bashkisë dhe nëse ato janë miratuar.

Kjo e fundit, është bërë po ashtu pjesë e hetimit, për arsye se nga të dhënat në Qendrën Kombëtare të Biznesit, gruaja në fjalë në vitin 2021 ka themeluar një kompania me qendër në Tiranë, e cila ka si objekt “shërbime konsulence dhe shërbime menaxheriale për biznese të treta”.

Për këtë arsye, nga SPAK pritet të ndodhë një hetim i thellë i një dosjeje voluminoze, e cila do të shkojë në rrënjë të punës që Gjici ka kryer në mandatin e tij katër-vjeçar në krye të bashkisë.

Kështu, do të shihet edhe nëse ajo ka përfituar nga tenderë apo projekte publike në emër të kompanisë apo të personave të tretë.

Vetë ish-kryebashkiaku nga ana tjetër, po hetohet nga Prokuroria e Posaçme për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.

SPAK thekson se pas sqarimit të rrethanave nga verifikimi që po kryhet për këtë çështje, situata penale mund të ndryshojë.

Si fillim pika kyçe e çështjes është dëshmia e vajzës, e cila është identifikuar nga Prokuroria e Posaçme.

Gjithashtu hetime po kryhen edhe për rrethanat në të cilin është kryer filmimi, për qëllimin dhe për arsyet e publikimit të videos intime.

Videoja ka qarkulluar gjerësisht në media sociale mëngjesin e 16 qershorit fillimisht, ku është shpërndarë edhe në platformën “ËhatsApp”.

Ajo është filmuar më datë 6 qershor dhe nuk dihet ende se e kujt është autorësia e videos, ose rrethanat në të cilën është filmuar.

Akuza kryesore që mund të ngrihet ndaj Gjicit ndërkaq, mund të të jetë ajo e “Shpërdorimit të detyrës”.

Ndërsa, raste të tjera të ngjashme ka pasur edhe në të shkuarën, ku në një skandal të tillë ka rënë edhe ish-kryebashkiaku i Dibrës, Shukri Xhelili.

Apo, më parë, skandalet seksuale kanë shkuar edhe në nivel ministror, me Ylli Pangon, i cili u shkarkua nga detyra pikërisht lidhur me ngjarje të tilla të ngjashme.

Liverpool hedh sytë nga mesfushori i Brighton

0

Liverpool thuhet se do të konsiderojë një lëvizje për Moises Caicedo të Brighton nëse Jordan Henderson dhe Fabinho transferohen në Arabinë Saudite.

Kapiteni i të kuqëve, Henderson mendohet se është në prag të pranimit të një oferte nga Al-Ettifaq, e cila do ta shohë atë të paguhet 700,000 paund në javë për shërbimet e tij, nën menaxherin e ri dhe legjendën e Liverpool, Gerrard.

Ndërkohë, Al-Ittihad do të bëjë një qasje formale për Fabinho me synimin për të bërë një ofertë prej 40 milionë paund për brazilianin. Largimi i dyshes me përvojë do ta lërë Liverpool-in me probleme në mesfushë, pavarësisht nënshkrimeve të Alexis Mac Allister dhe Dominik Szoboszlai.

Sipas “talkSPORT”, skuadra e Jurgen Klopp mund të bashkohet me garën për Caicedo, i cili vlerësohet 100 milionë paund nga Brighton.

Ekuadoriani është një nga lojtarët më të kërkuar në Premier League këtë verë, me Chelsea-n që kryeson garën për nënshkrimin e tij.

Skuadra e Mauricio Pochettino aktualisht është duke negociuar një lëvizje për mesfushorin e Brighton, me “Pulëbardhat” që e mbajnë të fortë atë çmim.

Caicedo pranoi këtë javë se ishte i dëshpëruar për t’iu bashkuar Chelsea-t, duke thënë se ai “nuk mund t’u thoshte jo” bluve, ndërsa i quajti ata një “skuadër e bukur”.

Ai gjithashtu dukej i qetë për të ardhmen e tij, duke pretenduar se “di si ta trajtojë” vëmendjen për situatën e tij.

“Është një emocion shumë i madh. Cili djalë nuk do të donte që ata të flisnin për të?”, tha Caicedo për “La Cancha Con Majo”.

‘Unë di si ta trajtoj atë. Nuk më tërheqin emocionet. Tani për tani po e shijoj kohën me familjen time. Ka presion, por jam i qetë. Unë jam duke pritur çfarëdo që të vendosë Zoti. Ai do ta dijë se çfarë është më e mira për mua”, përfundoi mesfushori i talentuar.Albanian Post

419 kadetë i bashkohen Policisë së Kosovës

0

Sot është mbajtur ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 58-të e Policisë së Kosovës.

Akademisë policore e përfunduan 419 policë, të cilët do t’i bashkohen forcave të rendit.

Të pranishëm në ceremoninë e diplomimit ishin edhe krerët e shtetit, presidentja Vjosa Osmani, e kryeministri Albin Kurti.

Në fjalën e saj, Osmani tha se është e lumtur që në mesin e 419 policëve të rinj, janë edhe 85 policë nga radhët e komuniteteve jo-shumicë dhe 47 vajza e gra, teksa falënderoi edhe policët në veri.

“Të gjithë se bashku, të shprehim edhe një herë falënderimin me policët dhe policet tona që po shërbejnë në veriun e vendit tonë për ta mbrojtur çdo pëllëmbë të Kosovës”, tha Osmani.

Ndërsa, kryeministri i vendit, Albin Kurti, tha se Policia e Kosovës është vijimësi e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Policia jonë është vijimësi e UÇK-së. Liria jonë ka ardhur pas sakrificave të brezave të tërë për liri e çlirim nga okupatori serb. Si pjesëtarë të Policisë së Kosovës, do të jeni pjesë e historisë së vendit tonë dhe përpjekjeve tona për ta forcuar Republikën tonë”, tha Kurti.

Turizmi në Kosovë shënon rritje, përkundër politikave jo të favorshme

0

Numri i turistëve në Kosovë ka filluar të rritet viteve të fundit. Sipas Agjencisë së Statistikave, muajin e kaluar, numri i turistëve ishte rreth 29% më i madh, krahasuar me vitin 2022.

Baki Hoti, kryetar i një shoqate turizmi thotë se edhe vitin e kaluar kemi pasur rritje të numrit të vizitorëve. Megjithëkëtë, ai thotë se numri i turistëve mund të jetë shumë më i madh nëse Kosova bën politika më të mira për zhvillimin e turizmit.

Ndonëse me një hapësirë gjeografike jo të madhe dhe politika jo të favorshme për zhvillimin e turizmit, falë atraksioneve e jo vetëm, numri i turistëve në Kosovë po shënon rritje viteve të fundit. Kështu thotë për Radio Kosovën, kryetari i Unionit të Turizmit të Kosovës, Baki Hoti, i cili thekson se vitin e kaluar kemi pasur rritje prej rreth 25% të numrit turistëve e një trend i tillë i rritjes po vazhdon edhe këtë vit.

“Rritja e numrit të turistëve është duke ecur në këtë drejtim edhe këtë vit. Sipas Agjencisë së Statistikave, muaji i kaluar ishte me e 28.9% rritje të numrit të vizitorëve. Në kuadër të kësaj rritje kemi pasur 40% rritje të numrit të turistëve ndërkombëtar. Na gëzon ky fakt se ka një rritje të kërkesës për ta vizituar Kosovën nga grupe të ndryshme të vizitorëve ndërkombëtarë”, tha ai.

Tutje, Hoti thotë për Radio Kosovën se me shoqatën që drejton po përpiqet që të përfshijë Kosovën në pakot ballkanike dhe evropiane të turizmit. Megjithëkëtë, Hoti thotë se vendi ynë nuk ka politika të favorshme për zhvillimin e turizmit.

“Për shembull, ne kemi Tatimin mbi Vlerën e Shtuar më të shtrenjtë në rajon. Sipas një hulumtimi që kemi bërë në 25 shtete evropiane, ka dalë që të gjitha shtetet e kanë TVSH-në e zbritshme për akomodim, në raport me TVSH-në standarde. Pra nëse TVSH- në e kanë 20%, atë për akomodim e kanë 5-6%. Ndërsa tek ne TVSH është 18 % dhe është e njëjtë me atë standarde. Një shembull tjetër. Maqedonia i subvencionon operatorët turistikë që mundohen me krijuar lidhje dhe me sjellë turistë të huaj në Maqedoni, dhe ata i subvencionon me 14 euro për çdo natë që rrinë aty”, theksoi Hot .

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, “në vitin 2022, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) ishte 460 mijë e 467, prej tyre 35,37%, ishin vendorë dhe 64,63% të jashtëm”. Në raportin e ASK-së për Statistikat e Hotelerisë dhe Turizmit për vitin 2022, thuhet krahasuar me vitin 2021 numri i vizitorëve të jashtëm ishte për rreth 40% më i madh, kurse net-qëndrimeve vizitorëve të jashtëm ishte rritur për 52,0%.