15.2 C
Prizren
E shtunë, 11 Prill, 2026
Home Blog Page 1534

Fillon ndërtimi i kanaleve në fshatrat Hoçë e qytetit, Kobaj dhe Grazhdanik të Prizrenit

0

Temperaturat e larta që mund të mbretërojnë gjatë këtij viti nuk do të shkaktojnë probleme për shumë zona bujqësore, pasi po investohet në sigurimin e ujit për vaditjen e tokave dhe menaxhimin afatgjatë të sistemeve të ujitjes në komunën e Prizrenit.

Në këtë drejtim, komuna ka njoftuar se ka filluar ndërtimi i kanaleve në fshatrat Hoçë e qytetit, Kobaj dhe Grazhdanik, si dhe pritet të përfundojnë sipas dinamikës së paraparë, ku, po rregullohet infrastruktura e ujitjes së tokave bujqësore, në kuadër të projektit të DBZHR-së “Rehabilitimi i kanaleve ujitëse dhe kullimi i tokave bujqësore”.


Bëhu me banes  në super lokacion, pranë qendrave tregtare “Galeria Shopping Mall,  dhe Abi Çarshia, Qëndra Mjeksis Urgjente 100m , Stacioni i Autobusëve 100m.

Kontakti:

Mob: +383 44 128 112

Email: [email protected]

Web: www.renelualtahiri.com

Kurti: Unë as që kam komunikuar e as që jam takuar me Radojiçiqin

0

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e ka mbrojtur Mimoza Kusarin për incizimin e dalë me Sllavko Simiqin e Listën Serbe derisa ka thënë që nuk ka komunikuar vetë e as nuk është takuar ndonjëherë me Radojiçiqin.

E pyetur nga gazetarja e Nacionales për një koment mbi incizimin dhe nëse është takuar edhe ai, Kurti u shpreh:

“Unë as që kam komunikuar e as që jam takuar ndonjëherë me personin në fjalë. Por, edhe njëherë ju lus të gjithëve sa i përket kësaj lufte hibride e cila bëhet nga Serbia kundër shtetit të pavarur dhe pushtetit demokratik në Kosovë.” – u shpreh kryeministri i vendit.

Më tutje, Kurti e mbrojti në mënyrë të qartë Kusarin duke i thënë këto fjalë:

“Gjatë takimit që ajo ka pasur me shefin e Listës Serbe kur ata ishin në Kuvend e kur e kishin Goran Rakiqin në qeveri aty asaj i është lëshuar në interfon të telefonit të Sllavko Simiqit, gjë që s’mund të thuhet që është takim.”

Ai tutje u shpreh se duhej të kishim kujdes nga lufta hibride e Serbisë në kontekstin e këtij incizimi.

Britney Spears do të publikojë librin e saj “The Woman in Me” në tetor të këtij viti

0

Këngëtarja e muzikës pop, Britney Spears së shpejti pritet të bëjë bujë, pasi që më 24 tetor do të debutojë me librin e saj “The Woman In Me”, teksa kopertinën e librit veçse e ka zbuluar për publikun.

Nga burime të afërta pranë artistes, libri po cilësohet si një “histori e guximshme dhe çuditërisht prekëse për lirinë, famën, amësinë, mbijetesën, besimin dhe shpresën”, shkruan CNN, transmeton AlbanianPost.

Duke iu referuar një seance gjyqësore historike të vitit 2021, ku Spears i kërkoi një gjyqtari epror të gjykatës së Los Anxhelosit t’i jepte fund konservatorit të saj 13-vjeçar të urdhëruar nga gjykata, Jennifer Bergstrom, zëvendëspresidente e lartë e botuesit Gallery Books, tha në një deklaratë të martën se “dëshmia bindëse e Britney në gjykatë të hapur tronditi botën, ndryshoi ligjet dhe tregoi forcën dhe guximin e saj frymëzues”.

“Ne nuk mund të ishim më krenarë për ta ndihmuar atë të ndante historinë e saj më në fund”, shtoi Bergstrom.

Spears dëshmoi gjatë qershorit të vitit 2021 se ajo ndjeu se konservatori i saj ishte “abuziv” dhe u lut që ky sistem të merrte fund.

“Unë dua vetëm të më kthehet e drejta mbi jetën time. Kanë kaluar 13 vjet dhe mjaftojnë”, pati thënë ajo, teksa konservatori përfundimisht u ndërpre disa muaj më vonë.

“Ndikimi i ndarjes së zërit të saj dhe e vërteta e saj ishin të pamohueshme dhe ndryshuan rrjedhën e jetës jo vetëm të Spears, por edhe shumë njerëzve të tjerë”, thuhet në një deklaratë për shtyp për librin.

Tutje thuhet se libri i yllit të hitit “Toxic”, “ndriçon fuqinë e qëndrueshme të muzikës dhe dashurisë dhe rëndësinë që një grua të tregojë historinë e saj, sipas kushteve të saj.”

Spears ndau një postim në Instagram të martën duke njoftuar gjithashtu datën e publikimit të librit të saj, me tekstin që shfaqej në një video ku shkruhej – “Po vjen. Më në fund historia ime, sipas kushteve të mia”.

Ofertë zyrtare nga Arabia për Raphinha

0

Sipas informacioneve të publikuara në rrjetin social Twitter nga gazetari, Achraf Ben Ayad, Barcelona ka marrë një propozim zyrtar nga Arabia Saudite për Raphinha-n.

Është e vështirë të mendosh se, në moshën 26-vjeçare, Raphinha vendos të ndërmarrë hapin për t’u larguar në një ligë si ajo arabe. Lojtari tregoi tashmë në fund të sezonit të kaluar gatishmërinë e tij për të vazhduar te Barcelona.

Përveç kësaj, Xavi Hernandez i ka varur tabelën “i patransferueshëm”, pavarësisht se ka edhe Ousmane Dembele-n në ekip. Të dy preferojnë të luajnë në krahun e djathtë dhe përvojat e tyre në krahun e majtë vitin e kaluar nuk ishin të kënaqshme.

Megjithatë, trajneri është i vetëdijshëm se me Raphinha dhe Dembele sigurohet prania e një lojtari më të mirë në të djathtë, më shumë duke theksuar se francezi zakonisht ka të paktën një dëmtim të madh në sezon.

Raphinha mbylli një sezon të parë të shkëlqyer te Barça, në të cilin luajti 50 ndeshje dhe shënoi 10 gola, disa vendimtarë, si dhe shpërndau dymbëdhjetë asistime.

Është gjithashtu një sezon kyç për të, sepse vitin e ardhshëm është Copa America dhe trajneri i ardhshëm i Brazilit është në La Liga (Carlo Ancelotti), ndërsa lojtari ka humbur vendin e tij te kombëtarja. Ai nuk ka hyrë në asnjë nga dy thirrjet që janë bërë pas Botërorit.Albanian Post 

Chelsea i jep ultimatum Inter-it për Lukaku-n

0

Chelsea i ka thënë Romelu Lukaku-t që të mos shkojë në stërvitjet parasezonale me klubin, ndërkohë që negociatat me Inter-in janë duke vazhduar, por sipas raportimeve në Itali, zikaltrit kanë pesë ditë kohë për të finalizuar marrëveshjen.

Reprezentuesi belg po dëshiron me çdo kusht të kthehet në “Stadio Meazza” dhe nuk do të rifillojë stërvitjet me Chelsea-n sot, e mërkurë, 12 korrik.

Të gjitha gazetat sportive italiane konfirmojnë se Lukaku nuk do të paraqitet në Cobham deri të hënën kur Blutë do të nisen për turneun parasezonal në SHBA.

Ndërkohë, mediumet italiane, “Il Corriere dello Sport” dhe “Tuttosport” shtojnë se Chelsea i ka dhënë pesë ditë kohë Inter-it për të finalizuar marrëveshjen.

 

Sipas “CorSport”, e njëjta gjë vlen edhe për klubet e tjera të interesuara, përfshirë Juventus-in, i cili do të kërkojë një sulmues të ri nëse largohet Dushan Vlahovic.

Kjo do të thotë se Lukaku mund t’i bashkohet Chelsea-t për turneun parasezonal në SHBA javën e ardhshme ose të qëndrojë në Cobham për t’u stërvitur.

Sulmuesi belg u kthye te Interi në formë huazimi verën e kaluar dhe shënoi 14 gola në 37 paraqitje në të gjitha garat.

Sipas “Gazzetta”, Chelsea e ka ulur çmimin e kërkuar në 40 milionë euro, por Inter-i nuk dëshiron të shpenzojë më shumë se 30 milionë euro plus shtesa.Albanian Post 

Aktakuzë ndaj dy personave për narkotikë në Prizren

0

Prokuroria Themelore në Prizren ka informuar sot se ka ngritur aktakuzë kundër një personi, me inicialet D.G., i cili gjendet në paraburgim për shkak të dyshimit se ka kryer veprën “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” si dhe ndaj një të pandehurës A.M., për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”.

“Sipas aktakuzës, i pandehuri D.G., me datë 04.05.2023 rreth orës 17:30 min në lagjen Arbana të Prizrenit, në hyrje – dalje të autostradës Prizren – veri, pa autorizim dhe me qëllim të shpërndarjes dhe shitjes, posedon substanca të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë dhe atë të llojit “marihuanë”, mirëpo të njëjtat nuk arrin t’i shesë pasi që ndërhynë policia, në atë mënyrë që i pandehuri pasi siguron narkotikun në një vend të panjohur afër qytetit të Pejës, me veturën e tij personale “BMW” të cilën po e drejtonte e pandehura A.M., sapo arrijnë afër pompës së derivateve, ndalen nga patrulla policore, mirëpo gjatë parkimit drejtuesja e automjetit niset me vrull duke vazhduar në drejtim të lagjes “Arbana” me shpejtësi të madhe, edhe pse e ndjekur pas nga patrulla policore, e njëjta kryen vozitje të rrezikshme ku gjatë kyçjes në rrugën “Skender Latifi” godet ulëset së bashku me tavolinat e një lokali që ndodhej aty, dhe më pas vazhdon deri në kryqëzimin e rrugës “Ismail Qemali” ku vetura pëson dëme duke i plasur goma e parë djathtas, në ato momente nga dera e pasme del i pandehuri D.G., hap bagazhin nga ku merr një thes dhe vazhdon të ikë duke kaluar pengesa e mure të shtëpive, derisa zyrtarët policorë arrijnë ta kapin brenda një oborri ku edhe i vendosin prangat dhe sekuestrojnë nga i njëjti një thes ngjyrë kafe në të cilin kishte dy qese plastike me substancë të dyshuar për narkotikë, e gjithë kjo sasi narkotiku në peshë të përgjithshme prej 2 kg 180.74 gram, e cila pas ekzaminimit dhe ekspertimit nga Laboratori i Agjencisë Kosovare për Forenzikë, rezulton të jetë e llojit kanabis – marihuanë.”, është bërë e ditur në komunikatë.

 

Ndërsa, e pandehura A.M., në datë, kohë dhe vend të njëjtë, me dashje e ka ndihmuar të pandehurin D.G., në shmangien e zbulimit dhe arrestimit, duke ndërmarrë veprime për pengimin e arrestimit të tij.

Po ashtu, lidhur me rastin, si mjete të kryerjes, janë konfiskuar sendet, të cilat kanë mundësuar kryerjen e veprës penale: Vetura e tipit BMW, pronë e të pandehurit D.G., një qese plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 1093.23 gramë, një qese plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 1087.51 gramë, një thes ngjyrë kafe, një sprej me ngjyrë të zezë, dy grinder – mullinj.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit lartëcekur për veprat penale, për të cilat akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.


Bëhu me banes  në super lokacion, pranë qendrave tregtare “Galeria Shopping Mall,  dhe Abi Çarshia, Qëndra Mjeksis Urgjente 100m , Stacioni i Autobusëve 100m.

Kontakti:

Mob: +383 44 128 112

Email: [email protected]

Web: www.renelualtahiri.com

Shkarkohet kryesuesi i Kuvendit Komunal të Rahovecit

0

Kuvendi Komunal i Rahovecit shkarkoi kryesuesin, Defrim Kafexhiun, i cili vjen nga Lëvizja Vetëvendosje në komunën që udhëhiqet nga kryetari Smajl Latifi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK). Nga 27 anëtarë prezentë në këtë seancë të jashtëzakonshme, 16 votuan pro shkarkimit të Kafexhiut, dhjetë ishin kundër ndërsa një abstenoi.

Në fjalën e tij para votimit, Kafexhiu deklaroi se nuk ka arsye për ta shkarkuar atë përpos që Latifi kërkon të jetë, edhe kryetar Komune, edhe kryesues i Kuvendit Komunal. personale.Kosovapress/

Arrestohet i dyshuari për bashkëjetesë me vajzën nën 16-vjeç në Rahovec

0

Një person është arrestuar të martën në Rahovec, pasi dyshohet se ka bashkëjetuar me një vajzë nën moshën 16 vjeçare.

Policia ka njoftuar se rastin e kanë raportuar familjarët e të miturës.

Viktima është rikthyer te familja e saj, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Pas dakordimit mes Lajçakut e Bislimit, Kurti paraqet katër pika që marrëveshja bazike të ketë sukses

0

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka reaguar pas dakordimit që është arritur për shtensionimin e situatës në veri të vendit në takimin mes kryenegociatorit, Besnik Bislimi, e të dërguarit special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Kurti tha se pika e katërt parasheh një takim mes Bislimit e Petkoviqit, për finalizimin e planit të sekuencimit të marrëveshjes bazike dhe aneksit të Ohrit, teksa tregoi edhe planin katërpikësh të tij për sukes të zbatimit të marrëveshjes.

“Për suksesin e zbatimit të marrëveshjes bazike, së pari të dy palët duhet ta pranojnë publikisht që marrëveshja është ligjërisht e obligueshme, gjë që s’ka ndodhur nga pala serbe”.

“Së dyti, që marrëveshja duhet të zbatohet në plotni, gjë që me gjasë ende nuk është e qartë për njërën nga palët”, tha Kurti, njofton Klankosova.tv.

Tutje, Kurti tha se kushti i tretë për suksesin e zbatimit të marrëveshjes bazike është “që zbatimi i neneve të marrëveshjes nuk mund të kushtëzohet”.

“Dhe së katërti, që të dyja palët duhet të kenë mundësinë të negociojnë nga pozicione të barabarta, gjë që është cenuar prej vendosjes së masave të përkohshme kundër Kosovës nga BE-ja”, tha Kurti, njofton Klankosova.tv.

Më tej, kreu i qeverisë tha se dakordimi që ndodhi në Bratisllavë, do të ndihmojë në vendosjen e barazisë midis palëve, që sipas tij, ndihmon zbatimin e plotë të marrëveshjes bazike dhe aneksit të saj.

Remi në Speciale: Adem Demaçi mi dha dy telefona gjatë kohës së luftës

0

Rrustem Mustafa i njohur si Komandant Remi do të vazhdojë edhe sot  dëshminë në Gjykatën Speciale.

Gjatë vazhdimit të dëshmisë, ai y pyet lidhur me kanalet e komunikimit gjatë kohës së luftës.

Komandant Remi tha se kryesisht kanë komunikuar përmes radio-lidhjeve, telefonave dhe takimeve sy me sy.

Ai përmendi se si Adem Demaçi ia kishte dhënë asokohe dy telefona.

Prokurorja: A ju kujtohet se çfarë numri telefoni përdornit në atë kohë?

Mustafa: Jo nuk më kujtohet numrat.

Prokurorja: Komunikimi a ishte në nivel të mirë në Zonën e Llapit?

Mustafa:  nuk ka qenë komunikimi përmes telefonave i mirë. Në atë kohë numrat e telefonave kanë qenë të kontrolluar nga Serbia. Kurse ne për nevoja të komandës kemi pasur telefon satelitor. Mirëpo shpesh here është ata kanë qenë jofunksional për arsye të pagesave. Komunikimi nuk ka qenë i mirë, i kënaqshëm nuk ka qenë.

Prokurorja: Çfarë pajisje komunikimi kishit?

Mustafa: Ka pasur radio-lidhje, telefon, dhe personalisht udhëtimi, takime sy me sy.

Prokurorja: A mund të na thoni përafërsisht se kur i keni sigluara këto pajisje të radiove?

Mustafa: Për zonë tri katër copë i kemi pasur qershor-korrik 1998. Gradualisht ka ardhur duke u shumuar numri i tyre. Na kanë sjellë njerëzit dhe ka ardhur numri duke u rritur.

Prokurorja: A kishit një vend të caktuar se ku i merrnit këto radio-lidhje?.

Mustafa: Kujtoj që një numër i radio-lidhjeve kanë ardhur nga Perëndimi.

Prokurorja: Këto radio-lidhjet i kishin edhe Brigadat edhe njësitet?

Mustafa: Po kanë qenë edhe njësitet por ka qenë problem, se kemi qenë pa rrymë dhe problem për me i mbush. I kemi pasur vështirësi tona teknike.

Prokurorja: Ju thatë që kishit edhe një numër telefonash, po ata nga i morët?

Mustafa: Ata kanë ardhur nga jashtë. Nga bashkatdhetarët tanë.  Më kujtohet që dy prej tyre i kam marrë nga shefi i zyrës politike të UÇK-së, Adem Demaçi.

Prokurorja: A ju kujtohet se në çfarë kohe i keni marrë këto?

Mustafa: Mund të jetë pas shtatorit, pas ofensivës ndaj nesh që ishte zhvilluar.

Prokurorja: Ku i mbanit këta telefona satelitor?

Mustafa: Telefoni që ka qenë i komandës është mbajt në komandë. Ku kemi qëndru e kemi mbajtë telefonin.

Prokurorja: Kush kishte të drejtë apo qasje në ta?

Mustafa: Ka qenë komandantët e Brigadave. Ata kanë mujt me i leju edhe të tjerët. Është dasht me qenë numri kufizuar i atyre që kanë pasur të drejtë ta përdorin.

Prokuorja: A ju mundësonin të komunikonit në zona të tjera dhe Shtabin e Përgjithshëm?

Mustafa: Ka pasur momente qe kemi zënë lidhjet por kanë qenë shumë të vështira sepse ndërhyrja e forcave armike në to ka qenë e lehtë, ne s’kemi mundur dhe s’kemi ditë me punu mirë me to dhe kemi pasur probleme.

Prokurorja: Po Shtabit të \Përgjithshëm a i dhatë pajisje të tilla komunikimi?

Mustafa: U kam ofruar dy rado-lidhje por nuk më kujtohet se kemi komunikuar përmes tyre me Shtabin e Përgjithshëm.

Prokurorja: e keni fjalën konkretisht me këto pajisje?

Mustafa: Po.

Prokurorja: A do të ishte saktë të themi se anëtarët e Zonës Operative të Llapit kishin kontakte të rregullta telefonik me Shtabin e Përgjithshëm?

Mustafa: Sa herë që kam mundur me i marrë në telefon jemi dëgjuar. Por të rregullta nuk do të kisha thënë.

Bëhu me banes  në super lokacion, pranë qendrave tregtare “Galeria Shopping Mall,  dhe Abi Çarshia, Qëndra Mjeksis Urgjente 100m , Stacioni i Autobusëve 100m.

Kontakti:

Mob: +383 44 128 112

Email: [email protected]

Web: www.renelualtahiri.com